E Premte, 05.03.2024, 08:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
NË MADRID SPROVË DIALOGU ZVICERO-LIBIAN
E Premte, 02.19.2010, 09:51am

 

Thelbësisht pozitivë treguesit e parë; bisedimet vazhdojnë edhe sot

 

 

Voal-online –Midis Libisë dhe Zvicrës “ka vullnet për të gjetur një zgjidhje”, ndonëse “mbeten vështirësi”, ka pohuar ministri i Jashtëm spanjoll Miguel Angel Moratinos, vendi i të cilit është kryesues i radhës i Bashkimit Evropian dhe në këtë cilësi është duke u përpjekur t’i zbutë tensionet midis Tripolit e Bernës.


Në mëngjesin e djeshëm shefat e dy diplomacive, Mousa Kousa e Micheline Calmy-Rey, kanë pasur një takim kokë më kokë në Madrid. Një bisedë të mëvonshme, por pa praninë e këshilltares federale, së cilës i duhej të kthehej në Zvicër, prandaj ia beson vijimin delegacionit që e kishte shoqëruar, do të mbahej gjatë ditës. Kolegu i tyre iberik i ka takuar palët veç e veç dhe pastaj së bashku. Dhe nga këto takime ka parë tregues thelbësisht pozitivë.

 

Moratinos ka theksuar se nga pala helvetike është shprehur sidomos këmbëngulja që dy konfederatët deri tani të mbajtur në vendin afrikan të mund të largohen nga Libia kurtë duan, ndërsa pala tjetër ende nuk e ka asimiluar arrestimin, më 2008 në Gjenevë, të njëri prej djemve të Muammar Gheddafi-t. Mospajtimi i palëve ka cënuar Brukselin ditët e fundit, me vendimin e marrë nga Berna për t’ua refuzuar vizat e hyrjes 188 personaliteteve libiane, midis të cilëve edhe vetë kolonelit, dhe masën pasuese të ndalimit të hyrjes së tyre në vendet e kontinentit të cilat i përkasin hapësirës Schengen.

Frattini, «zgjidhja afër» -

 

Ministri i Jashtëm italian Franco Frattini është shprehur i sigurtüe se të hënën në Bruksel ai dhe homologët e tij do të jenë në gjendje “ta ndihmojnë Zvicrën ta mbyllë mosmarrëveshjen e saj me Libinë”. “Do të thoja se në 48 orët e fundit të gjithë italianët të cilët kanë arritur në aerporotin e Tripolit kanë hyrë në Libi. Mendoj se kjo do të bëhet gradueslisht edhe për të gjitha vendet e tjera të hapësirës Schengen», ka nënvizuar Frattini.

E ARDHMJA E GJYKATËS EVROPIANE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT
E Enjte, 02.18.2010, 11:32am

Ministrat e 47 vendeve takohen në Interlaken të Zvicrës

 

 

Voal-online –E ardhmja e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut do të jetë në qendër të debateve të Ministrave të Drejtësisë, përgjegjës të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të 47 Shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, të cilët takohen më 18 dhe 19 shkurt në Casino Kursaal të Interlakenit.


Konferenca, organiuar nga Presidenca Zvicerane e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, synon të riktheksojë përkushtimin e Shteteve anëtare për të mbrojtur të drejtat e njeriut në Evropë dhe vendosmërinë e tyre për ta lejuar Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ingranazh përgjegjës i mekanizmit të mbrojtjes së këtyre të dretjave, të përballë shtimin në rritje të apeleve të paraqitura.

 

Ministrat do të diskutojnë reformat e duhura për të garantuar frytshmërinë afatgjatë të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe të instrumenteve që të jenë në gjendje të vrojtojnë mvi ekzekutimin e vendimeve dhe për të përmirësuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut në nivel kombëtar.


Presidenti i Komitetit të Ministrave dhe shefja e Departimentit Federal të Drejtësisë dhe Policisë do ta hapin konferencën të enjten më 18 shkurt, në orën 15:00. Pastaj do të marrin fjalën Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Presidenti i Asamblesë Parlamentare e Presidenti i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, nënpresidenti i Komisionit Evropian dhe Komisari për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Europës. Pastaj do të flasin kryetarët e delegacioneve kombëtare dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

 

Të premten më 19 shkurt është parashikuar nxjerrja e Deklaratës së Interlakenit dhe e një plani të aksioneve për reforma.

SWISSCOY MERR DETYRA TË REJA NË KOSOVË
E Mërkurë, 02.17.2010, 09:48am

Ushtria Zvicerane qëndron më tej me 220 trupat e saj në Kosovë dhe merr përsipër tashmë detyra të reja

 

 

Voal-online –Sot Kosova feston dyvjetorin e pavarësisë së saj. Dhjetë vjet pas luftës kundër Serbisë ky vend është i lirë dhe NATO e njësitë e saj kanë filluar të bëjnë ndërkohë shkurtimin e trupave.

 

Ushtria Zvicerane qëndron më tej me 220 trupat e saj në Kosovë dhe merr përsipër tashmë detyra të reja, thuhet në një lajm të sotëm të mediave zvicerane.

 

Trupa e Swisscoy-t (Swiss Company) në Kosovë përbëhet nga një kompani këmbësorie dhe një kompani logjistike. Vendndodhja e saj është në Kampin Kazablanka (Camp Casablanca), ku është vendosur edhe Radio Kazablanka (Radio Casablanca) me programe të zvicerane, gjermane dhe austriake.

BRUKSELI KËRKON NJË ZGJIDHJE MIDIS ZVICRËS DHE LIBISË
E Martë, 02.16.2010, 03:59pm

Por Berna nuk ndryshon politikën e saj shtrënguese për vizat libiane

 

 

Voal-online –I detyruar të zbresë në fushë në mosmarrëveshjen midis Libisë dhe Zvicrës nga vendimi i Tripolit për t’ua pezulluar vizat qytetarëve të zonës Schengen, Bashkimi Evropian i ka nisur “kontaktet në nivelin e lartë me autoritetet e Bernës dhe me ato të Tripolit". E ka bërë të ditur sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, zëdhënësi i komisarës së punëve të Brendshme evropiane Cecilia Malmstrom.

Një mbledhje e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesve të të Njëzet e Shtatëve është parashikuar të mbahet nesër dhe do të shërbejë për të vlerësuar “masat e përshtatshme për të marrë” që të mbyllet plasaritja e krijuar midis libianëve dhe zviceranëve e kështu për t’i dhënë fund bllokimit ndaj qytetarëve evropianë.

 

Bruksesli nuk e ka komentuar pozicionin e ministrit të Jashtëm italian Franco Frattini, sipas të cilit Zvicrra, me listën e saj të zezë të 188 personaliteteve libiane të padëshiruar, e cila e ka nxitur reaksionin e Tripolit, "është duke i mbajtur peng" të gjitha vendet që kanë aderuar në Schengen.

Berna nuk ndryshon pozicion

PARISI IA ZGJAT DORËN BERNËS
E Hënë, 02.15.2010, 01:29pm

 

Zvicra është hequr nga lista e zezë e parajsave fiskale të hartuar nga Franca

 

Voal-online –Zvicra nuk figuron në listën e zezë të vendeve të dyshuara si parajsa fiskale të hartuar nga Franca dhe të bërë të ditur nga e përditshmja Le Figaro, në të cilën denoncohen 18 vende, para së gjithash Karaibet dhe Amerika Qendrore.

 

Dokumenti, mbështetur javën e shkuar nga Christine Lagarde, ministre e Ekonomisë, dhe nga Eric Woerth, ministër i Bilancit, parashikon një presion më të madh fiskal ndaj ndërmarrjeve që veprojnë në këtë realitet.

Raportet me Bernën më të qeta

 

Senato francez kohët e fundit ka kërcënuar ta përfshinte Konfederatën në listë pas vendimit të Bernës, në fund të vitit 2009, për të përfshirë procesin e ratifikimit të një marrëveshjeje të tatimit të dyfishtë – respektues ndaj standardeve të fiksuara nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik – me Parisin. Ndërkohë ratifikimi – pezulluar për shkak të marrëdhënieve dypalëshe kundërthënëse në vijim të vjedhjes së të dhënave, shfrytëzuar nga Parisi, marrë nga filialja gjenevase e bankës HSBC – është shtyrë, siç kanë bërë të ditur të premten e shkuar autoritetet zvicerane dhe franceze.

WESTERWELLE NDËRMJETËSON BERNËN DHE BERLININ
E Djelë, 02.14.2010, 10:50am

E ka deklaruar ministri gjerman në një intervistë

Voal-online –Nën kancelari dhe ministër i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle (Guido Vestervele) është gati të bëjë ndërmjetësuesin në konfliktin fiskal që vë përballë Bernën dhe Berlinin. Qëllimi i tij është të bëjë “në mënyrë që shtetet mike si Gjermania dhe Zvicra të bashkëpunojnë më ngushtë se deri tani“.

Lideri i liberalëve ka deklaruar për gazetën “Rheinpflaz am Sonntag” – sot në treg – se është më mirë të veprohet së bashku për t’i ndalur krimet fiskale dhe vjedhjet e të dhënace. Ai është treguar kritik ndaj blerjes së listave të të dyshuarve si evazorë fiskalë. Sipas atij, autoritetet duhej të vendosnin mbi bazën e shtetit të së drejtës dhe jo mbi bazën e një oportuniteti politik.

"GJERMANIA DUHET TË NDËRMARRË NJË AMNISTI FISKALE"
E Shtunë, 02.13.2010, 04:43pm

 

Pohon presidenti i Credit Suisse Hans Ulrich Doerig

 

 

Voal-online –Sipas presidentit të këshillit administrativ të Credit Suisse, Hans-Ulrich Doerig, Gjermania, ashtu siç ka bërë Italia, duhet të ndërmarrë një mburojë fiskale: kjo, thotë ai, do të ishte një mjet i mirë për të bërë që të rikthehet në Gjermani paraja e evazorëve të mundshëm gjermanë.

 

Një amnisti fiskale mund të sillte një sukses të madh, ka thënë sot në radion e Zvicrës gjerman; Gjermania ka nevojë urgjentisht për fonde që të përballet me borxhin e vet publik, i cili sivjet do të kulmojë në mbi 110 miliardë euro.

Presioni mbi bankat helvete nëpërmjet blerjes së mundshme të të dhënave të klientëve gjermanë do të ulet, ka shtuar Doerig, duke pohuar se nuk di sa para e pataksuar ndodhet në institutin e tij financiar.


ORACLE FITON GARËN E PARË ME ALINGHIN
E Premte, 02.12.2010, 07:05pm

America's Cup, të dielën sfida e dytë midis tyre

Voal-online –Fuqia dhe stabiliteti i Oracle kanë pasur më rezultat se zhdëvjelltësia e Alinghi-t. Pas dy shtyrjeve për shkak të erës joideale, është zhvilluar sot raundi i parë i betejës detare, që e shënon Kupën e 33-të të Amerikës. Duke dëshmuar një epërsi të pastër, se paku në kushtet e erës dhe të valëzimit të sotëm. Nëse hendeku midis 'challenger' e 'defender' është vërtetë ky,  atëherë kupa e argjendë do ta marrë rrugën sërish për në SHBA.

 

Dy orë e 30 minuta të garës kanë qenë për Oracle një kalërim vetmitar, për Alinghi një vuajtje. Në mbërritje distanca ishte rrotull tetë minutave, bashkë me penalitetin, ka arritur në 15'28". Një naivitet që ka peshuar gjatë gjithë sfidës mbi moralin e ekuipazhit të ndëshkuar.

 

Krahu i fortë që shtyn trimaranin amerikan (i lartë 70 metra, i madh sa krahu i një avioni jumbo, formuar nga nëntë panelë të pavaruzr dhe të rregulluar nga kompujterët e bordit) me erën që e kalonte shpejtësinë 8-10 nyje ka shënuar distancën që nga fillimi, duke bërë që vleat ‘klasike’ të Alinghi të duken diçka e tejkaluar, së paku në këto nivele. E kjo pavarësisht se katamarani i konsorcumit zviceran është një koncentrat i teknologjisë.

 

Barka e padronit Ernesto Bertarelli, siç u tha, ishte edhe e rënduar nga një penalitet, që nuk e kishte percpetuar veprimin e Oracle në vijën e nisjes. Por skafi i manjatit Larry Ellison, duke shfrytëzuar erën e mbetur konstante gjatë gjithë garës (40 milje gjithësejt), ka dhënë përshtypjen se i kishte nën kontroll lëvizjet e kundërshtarit.

 

Oracle ka pasur vetëm në moment pavendosmërie kur ka ngulur këmbët dhe e ka lejuar Alinghi-n (timonuar nga vetë Bertarelli) të marrë një përparësi prej rreth 400 metrash. Por kjo histori nuk është përsëritur më sapo Oracle ka gjetur pozicionin ideal të cilin e ka ruajtur prej atëherë deri në fund. Duke lënë prapë Alinghin një çerek ore, Oracle ka lundruar me gjakftohtësi dhe siguri të plotë.

 

Tek Alinghi nuk është vërejtur dëshira për të rimarrë në duart e veta garën, ndërsa amerikanët kanë përfituar nga çdo mangësi e kundërshtarëve, duke treguar vendosmëri për të marrë trofenë e garës përfundimisht.

Të dhënat e vjedhura bankare, i kërkohet ndihmë Gjermanisë
E Enjte, 02.11.2010, 12:52pm

Prokurori publik i Konfederatës ka hapur një hetim kundër të panjohurve

 

 

Voal-online –Zvicra do t’i kërkojë ndihmë Gjermanisë në kuadrin e hetimit për vjedhjen e të dhënave bankara të blera pastaj nga autoriteti fiskal gjerman. E ka thënë Eveline Widmer-Schlumpf në një intervistë të botuar sot në gazetën Blick. Në bazë të një konvente midis dy shteteve, Berlini do të jetë i detyruar të bashkëpunojë, ka saktësuar këshilltarja federale.

 

Sipas përgjegjëses së Departamentit të Drejtësisë dhe të Policisë, autori i vjedhjes do të kërkohet edhe për të shmangur rrezikun e garës, pra të pasimit të shembullit të vjedhjeve të ngjashme në dëm të bankave helvete.

 

Prokurori publik i Konfederatës ndërkohë ka hapur një hetim kundër të panjohurve. Është e dyta e këtij lloji pas asaj në ngarkim të Hervé Falciani-t, informatorit që ia kishte shitur Francës emrat e evazorëve të mundshëm të nxjerra nga HSBC  e Gjenevës.

 

Gjermania iu vjen në ndihmë hetuesve helvetë, ngaqë vjedhësi ndodh që gjendet në territorin e saj dhe nuk ka të bëjë më këtë që takimi për blerjen e të dhënave ishte lënë jashtë vendit. Nga autoritetet gjermane Eveline Widmer-Schlumpf mëton që edhe kopen e CD me të dhënat bankare: vetëm kështu Berna mund t’ia japë ndihmën administrative Berlinit.

Maksimum historik për eksportimin e armëve
E Mërkurë, 02.10.2010, 01:12pm

Vitin e shkuar është shtuar edhe më shumë, pavarësisht krizës

 

Voal-online –Nuk ka krizë kur është fjala për trgtinë e materialeve luftarake: vitin e shkuar Zvicra ka eksportuar në 74 vende për gjithësejt 727,7 miliona franga, 0,8% më shumë në krahasim me vitin 2008.

 

E dhëna, bërë e ditur nga Sekretaria e Shtetit për Ekonominë, përbën një primat të ri. Armüet shkojnë kështu në kundër-rrymë në krahasim me ekonominë në tërësi, shitjet e së cilës janë në të njëjtën periudhë kanë renë me 13,5%.

 

Në hollësi, 175 auomjete të tipi Piranha dhe Eagle janë shitur në Gjermani, Belgjikë, Brazil, Danimarkë dhe Spanjë, për rreth 215 milionë franga. Arabia Saudite ka blerë ndërkaq, për 132 milionë franga, tetë sisteme të mbroejtjes ajrorje dhe munizionet përkatëse.

 

Shitja e sapopërmendur ishte autorizuar në vitin 2006 nga Këshilli Federal, që ka vepruar tashmë në këtë kontekst: në marsin e shkuar, në fakt, Berna ka miratuar tregun me Indinë dhe Korenë e Jugut, por jo me vetë Arabinë Saudite, Pakistanin dhe Egjipin. Vitin e shkuar kanë qenë gjithësejt 2 504 kërkesat e shqyrtuara, 2 493 të miratuarat, për një vlerë prej 2,7 miliardë frangash.

 

Një praktikë më e rreptë shpejgohet të paktën pjesërisht me presionin e ushtruar nga iniciativa popullore që kërkonte një ndalim të eksportit të armëve luftarake, një test mbi të cilin sovrani është shprehur më 29 nëntor, duke e hedhur poshtë me 68% të votave.

  » UBS: të ardhura 1,2 miliardë në tremujorin e katërt
  » Tito Tettamani bleu gazetën "Basler Zeitung"
  » Të hënën në Valencia sfida midis Alinghi e Oracle
  » Frédéric Mitterrand mysafir në Bazel
  » Max Göldi dënuar me gjobë
  » Urs Roth, "të dalë emri i informatorit"
  » Berlini do të vihet patjetër në zotërim të të dhënave të vjedhura
  » "Gjermania është partnere e rëndësishme"
  » Burkhalter bëri thirrje të mos ndërpriten bisedimet me Gjermaninë
  » Gjermania në gjah për mospaguesit e taksave



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]