E Hënë, 05.20.2024, 07:01pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
TA DUASH, TA NDËRTOSH DHE MBROSH TË VËRTETËN!
Parathënia e librit 'Tirania e tranzicionit" të Elida Buçpapajt
Nga Dr. PËRPARIM KABO

E Shtunë, 05.04.2013, 01:30pm (GMT+1)



E vërteta ka dishepujt e vet, ka popullin e vet, ka kodet e saj, ka moralin dhe ruajtësit e saj të përditëshëm. Media dhe mediatarët janë vigjilentët e palodhur të së vëretës, ata që e duan atë, që e ndërtojnë dhe që e mbrojnë atë. E tillë është për mua gazetarja Elida (Skënderi) Buçpapaj.

Ky është më shumë se një postulat, është filozofi ekzistenciale që ndryshe konvertohet në atë që quhet cila është rruga, cilat janë parimet dhe ku fillon dinjiteti?! Marëdhënia me të vërtetën është më e vështira, aq sa dëshmori i saj në kryq e mbylli frymën në tokë duke mos u tërhequr nga thënia e tij: "Thuajeni të vëretën që të ndjeheni të lirë!" Binomi e vërteta-liria, janë themeli i dinjitetit njerëzor dhe sfida e shoqërisë njerëzore në të gjitha kohërat. Demokracia në udhëtimin e saj kalvar deri sa mbërriti tek sistemi i sotëm i demokracisë që në qendër ka liritë dhe të drejtat e njeriut, është dashur që në frymë të saj të ketë treguar kujdes të thellë për të vërtetën dhe lirinë, për njeriun dhe individin, për autoritetin dhe mizorinë, për shpresën dhe për vrasjen e jetës, duke mbajtur në gji të vet gjithçka progresive dhe duke u ndehur e fituar me gjithçka autoritariste dhe antihumane.

Në këtë hulli kaq të vështirë dhe fisnike ecet edhe në ditët tona, sepse nuk ka një betejë të fundit që përcakton vijën e gjelbërt përtej së cilës ne themi se jemi duke mbretëruar në "ruajalitetin" e së vëretës që nuk rrezikohet!

Njeriu jeton edhe me jehonat e thella të brezave që nuk janë me fizikisht. Ai dhe institucionet qofshin edhe në ditët e sotëme, nuk janë të imunizuara në "eternita" si të parrezikuara nga gënjeshtra, fallciteti, imoraliteti apo informaliteti korruptiv! Një shoqëri e tillë sterile është pjellë e fantazisë fëminore.

E vërteta ka dishepujt e vet, ka popullin e vet, ka kodet e saj, ka moralin dhe ruajtësit e saj të përditëshëm. Media dhe mediatarët janë vigjilentët e palodhur të së vëretës, ata që e duan atë, që e ndërtojnë dhe që e mbrojnë atë. E tillë është për mua gazetarja Elida (Skënderi) Buçpapaj.

Një sy vigjilent që nuk fle! Nje mendje qe punon pa u lodhur, sepse dashuron njeriun që ushqehet nga e vërteta. Një shpirt kritik që "rebelohet" krenarisht për të mbrojtur të vërtetat e rëndësishme principiale por edhe ato të voglat e përditëshme sepse "metri" i saj etik është dinjiteti njerëzor. Tek e lexon shkrimin e saj në faqet e bardha të jetës por edhe në dritëhijet e ndeshjes së përditëshme, ke arsye që të kujtosh një thënie të Nënë Terezës, që "në vend që të mposhtesh nga mërzia, ndiz një dritë të vogël të shpresës!"
E kam ndjekur Elidën në këto dy dekadat e fundit dhe libri që ajo sjell para lexuesit është një pjesë e jetës së saj të përditëshme në peshoren e shqetësimit njerëzor, civil dhe atdhetar, ku shtrirja është sa lokale aq edhe globale, sa institucionale aq edhe njerëzore, sa e ditës aq edhe anticipuese! Në librin e saj me publicistikë të përzgjedhur ne marrim në dorë si të thuash një ditar të pulsit të jetës, të fatit dhe sfidës, të shqetësimit dhe protestës, të oponencës dhe demaskimit, sepse Elida Buçpapaj jeton me shqetësimin e njeriut në nevojë, me brengën e lodhjes për fatin e shqiptares si universale, kudo ku ajo ndodhet; ajo është vigjilente për gjithçka që hidhet në harresën denigruese, dhe për atë që e pret të ardhmen e shoqërisë shqiptare kudo ku ata jetojnë si unitet kombëtar por edhe si segmente social dhe kulturor të bashkësive më të gjëra.

Në gjykimin tim personal Elida Buçpapaj në të gjithë "materien" e librit të saj ravijëzon një arkitekturë solide dhe me densitet, gati si një manual rrëfyes se si duhet të sillemi me faktin, me ngjarjen, me dukurinë, me realitetin, me kundërthënien, me informimin, me dizinformimin, me alternativën, me vijat e kithta të pseudoinformimit që shpërndajnë mjegull dhe iluzion. Në besë të kësaj sjelljeje ajo nuk shkon të vizitojë disa të vërteta që njihen dhe janë certifikuar e më tej të na i sjelli të spërkatura me "erëzat" dhe "salcat" pikante të "guzhinës" politike të protagonistëve të ditës që "bëjnë orgji" me disa media që vetëm të tilla nuk janë. Elida është besnike e të vërtetës që godet, që rrezikon, që shpotit, që rrëfen, që këlthet, që proteston, që paralajmëron dhe që me kurajo civile dhe me peshë "Sizifiane", akuzon duke vënë gishtin mbi plagën. Në këtë kuptim ajo është një reportere në frontin e rrezikut dhe të ndeshjes.

Kjo do të thotë ta duash të vërtetën si veten dhe ta mbrosh atë jo për veten por për socialen, për publiken, për humanen, për zhvillimin, për dinjitetin. Në librin e saj ne ndeshemi me dukuri që kanë ndodhur kohë më parë por nëse arsyetimet e saj në të shumtën e rasteve kanë qenë parashijonjës dhe paralajmërues, kjo shpreh se analiza e saj, gjykimi dhe drejtpeshimet paskërkan qenë në ekuilibër dhe në zemër të ciklonit. Ajo ka folur, ka sjellë mesazhin e saj, si të thuash "ka folur dhe ka shpëtuar shpirtin e saj" - si thoshin latinët; por se ka dhënë kontributin si një "dishepulle e së vërtetës" që gjërat të ishin gjykuar dhe projektuar më mirë në kohën e duhur.

Besnikëria me të vërtetën është provë karakteri, është kujdes në vijueshmërinë që verifikon, është syçelësi në përplasje e papritura, dhe gjetje e peshores historike për gjithëkohësi. Në këtë gjithëgjykim, Elida ka treguar se nuk bën kompromise me konjunkturën, nuk lyp strehë alibish si kovalishencë të politikës së ditës dhe "kuajve të rradhës" mprehur në "karrocën e ekzekutivit" në kohën konkrete. Larg interesave të tilla ajo është e lirë të takojë lirinë, ajo është e lirë të na sjelli lirinë e informimit pa censurë dhe pa vetëcensurë, ajo është e lirë të gjykojë me kokën e saj dhe të peshojë me arsyen e saj pa tabu.
Një mediatare e tillë është e plotësuar me formimin intelektual, dhe adresuar në mënyrë speciale me kulturën publicistike, ku spikat fjala e gjallë, mendimi virulent, stili luftarak, forma joshëse, lundrimi me begati i fjalës, dhe dinamika e shpalosur "katër kanat" ku asgjë nuk fshihet, çdo gjë në dritë të diellit!

Ndokujt kjo kurajo dhe shpirt proteste nuk i ka pëlqyer, i ka krijuar bezdi dhe një lloj urrejtje shpagimi, por se ajo nuk është frikësuar nga sulmet e hapura apo të "ambalazhuara", nuk është mikluar nga joshjet shkurajuese që dhurojnë "puthje jude", nuk është tronditur në boshtet e saj edhe nga kundërshtimet arogante që jashtë kostumit zyrtar në pafuqinë e tyre sillen me arrogancën e (mos)kulturës së rrugës. Si një "skllave" e lirisë e dinjitetit dhe së vërtetës, ajo ka vijuar punën, duke ndërtuar profilin që ka sot.

Dinjitoze, e vëmendëshme në çdo grimë të kohës, mbajtëse e rregullt e bilanceve të ngjarjeve dhe një penë kurajoze që flet me zërin, që di të dëgjoj jehonën e vet por edhe të kombinohet në koralet serioze që media ka sot.

Gjeografia e këtj zëri është globale. Lëvizet në Shqipëri në meridianet dhe paralelelet gati kapilare të shoqërisë shqiptare. Në institucionet, partitë, aleancat, intrigat dhe poshtërsitë, në fitoret reale dhe arritjet e atdheut. Zgjerohte kjo gjeografi në Kosovë, dhe kudo ku janë shqiptarët. Elida është në Bruksel, në Strasburg, në Hagë apo në Paris, në Londër apo në New York, në Beograd apo Athinë, ajo është kudo me syrin e saj vigjilent ku globi përpiqet të çajë me kalimin e vështirësive drejt së ardhmes dhe paqes. Është atje ku institucionet ndërkomëbëtare rrahin mendimet, përballin versionet, dhe ndeshen pro dhe kundër në sitsteme ku" gijotina" e vetos ndal rrjedhat historike! Ky puls shqetësimi dhe ky kujdes qelibar e shembullor, e ka bërë punën e përditëshme të gazetares Elida Buçpapa një arkiv të çmuar të historisë së dy-tre dekadave të fundit. Në këtë këndëvështrim librin që kemi në duar dhe që do ta kemi si një alamanak në gjithëkohësin e pasme, do duhet ta çmojmë edhe si një lloj biografie të historisë sonë Brenda asaj 100 vjeçare të Shqipërisë si shtet i pavarur!

Vlerësoj tek Elida edhe kuptimin mbi kujtesën historike. Ajo e kombinon atë me qëndrimin kritik ndaj adresës historike. Elida është kundër amnezisë historike, jo në udhë dhe frymëzim të shpagimit për kalvarin e saj dhe të familjes gjatë rregjimit komunist! Kurrsesi jo në atë kahje! Ajo ka një bindje të thellë civile dhe formim intelektual që e mbajnë larg dallgëve të tilla turbullonjëse.
Për Elidën të mos harrosh do të thotë të njohësh rrethanat, subjektet, individët, protagonistët, xhelatët, spiunët, mashtruesit, "shumëfytyrësit" të cilët nuk kanë humbur, por se kanë ndryshuar kostumet dhe llojin e humorit. Nga ai i ziu tek ai rozi, nga ai gri tek ai laramani! Në këtë gjendje ajo nuk e fsheh neverinë e përligjur. E mbron me forcë të drejtën sepse ndryshe ne jemi në gënjeshtër të plotë me veten, me demokracinë, me të ardhmen.

Në lirinë e gjykimit secili ka në posedim të plotë veten dhe përjetimet e tij. Edhe kur të lexojë librin është i lirë të thotë me këtë jam në një mendje, me këtë nuk jam dakord, kjo më duket e motivuar, kjo nuk më bind.

Vetëm kështu jemi në ujërat e rrjedhave plurale dhe të diversitetit. Argument i autores është udhërëfyes, argumentet tanë janë komplementarë. Ne jemi të lirë të gjykojmë me mendjen tonë, por nëse jemi në sinergji me mesazhet që përcjell autorja Elida Buçpapaj, qoftë edhe si ndryshim qëndrimi dhe argument, edhe në këtë rast ne jemi në demokracinë e mendimit, të barabartë si të ndryshëm. Këtë kontrastim ia kemi për mirënjohje autores Elida Buçpapa dhe librit të saj.

* * *

Të sjellësh një libër në jetë është ngjarje për autorin/autoren. Në të gjen shqetësimin dhe jetën e saj në puls të shqetësimit qytetar dhe intelektual.

Bashkë me të ne si lexues marrim me vete edhe një pjesë të vet autorit që si peng respekti dhe miqësie na vjen për të nyjëzuar lidhjen reciproke.

Për ata që e kanë njohur me kohë Elidën (ky është rasti im) janë në gjendje të thellojnë miqësinë përmes prurjeve të reja të ndërsjellta dhe miqësi të tilla vjetrohen si vera. Për ata që njohjen e kanë të kohëfundit ky libër është një shans më shumë për komunikim që thellojnë njohjen sepse kështu bëhet e mundur që të bashkohen kontributet.

Për lexuesin që e takon autoren për here të parë, është e thjeshtë, nga dita që ai merr në dorë librin e saj ka mundësinë që të zgjerojë njohjen për problematikën e rrokur dhe të celebrojë një miqësi të re, sepse Elida është një personalitet mendjehapur, që i shton humanizmit nga humanizmi i saj bujar. Nga sot ne kemi një libër më shumë në qarkullim, pra një doracak më shumë në udhëtimin që për fatin tonë të mirë është i përbashkët.

Libri dhe shqetësimi i Elida Buçpapajt e ka brënda natyrshëm edhe këtë shqetësim apo mesazh, si do të jetë udhëtimi ynë i ardhshëm, le të mendojmë që sot në mënyrë që nesër të mos themi të zënë në përgjegjësinë e fajit të mosveprimit, përse nuk e bëmë dje këtë gjë!
Të faleminderit Elida!
Tiranë më 07.12.2012
PËRPARIM KABO


Dr. PËRPARIM KABO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MARTIRI I KOMBIT ISLAM BALI NOKSHIQI, I NDERUAR NË TRI SHTETENga RAMIZ LUSHAJ (05.04.2013)
SEKRETARI KERRY - SOLIDARITET ME MEDIAT E PAVARURA NË GJITHË BOTËN (05.03.2013)
FRAGMENT I MAJËS SË KULLËS SË RE TË QENDRËS BOTËRORE TË TREGITISË (05.03.2013)
PËRGËNJESHTROHET ADEM DEMAÇI - FOTOGRAFITË E TIJ ME TAHIR ZEMAJN JANË ORIGJINALE (05.03.2013)
AUSTRO – HUNGARIA DHE 'MOSMIRNJOHJA' SHQIPTARE!KLERIKËT E LARTË KATOLIKË TË SHKOLLUAR NË AUSTRI DHE TË SHFAROSUR NGA GJENOCIDI KOMUNISTNga FRITZ RADOVANI (05.03.2013)
DEKLARATË E GRUPIT TË TRANSMETUESVE KRYESORË NDËRKOMBËTARË - MEDIAT NDODHEN PËRBALLË SFIDAVE MË TË MËDHA QË NGA LUFTA E FTOHTË (05.03.2013)
KEN BIBERAJ NË DASMË ME BILL CLINTONIN (05.03.2013)
LAMA - ZËVENDËSMINISTRI I FSK ËSHTË SPIUN I BEOGRADIT (05.03.2013)
ZBULOHET KARIKATURA KUNDËR COPËTIMIT TË SHQIPËRISË MË 1913 (05.02.2013)
ÇFARË PËRMBAN ALBUMI 'TERRORI KOMUNIST NË SHQIPËRI' (05.02.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]