E Premte, 09.20.2019, 03:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA FRANZ KAFKA (Franc Kafka, 1883-1924)
E Djelë, 02.13.2011, 01:54pm (GMT+1)

Voal-online 13 shkurt-Libri duhet të jetë sëpata për të çarë detin e ngrirë brenda nesh.

Shenja e parë e fillimit të kuptimit është dëshira për të vdekur.

Njeriu i veprimit i detyruar të mendojë, është i palumtur deri në çastin që ia arrin të dalë nga kjo situatë.

Një shkallë që nuk konsumohet nga hapat e njerëzve, nisur nga pikëpamja e saj, është vetëm diçka e rëndomtë prej druri.

Gjithmonë fillimisht merrte frymë thellë pasi çlirohej nga kotësia dhe vetëkënaqësia.

Kushdo që nuk arrin të gjejë kuptimin e jetës së tij, ndërkohë që ai është gjallë, ka nevojë që një dorë ta ruajë paksa nga dëshpërimi ndaj fatit të tij... por me dorën tjetër ai nuk mund të zhdavaritë çfarë shikon në mes të rrënojave.

Kushdo që ruan aftësinë për ta parë bukurinë, nuk ka për t'u plakur kurrë.

Shoqërimi me qenie njerëzore çon në vetëvëzhgim.

Atlasit i ishte lejuar opinioni se ai ishte i lirë, nëse donte, ta kapte Tokën dhe ta hidhte tutje; por ky opinion ishte e vetmja gjë që i ishte lejuar.

Të besosh në progresin nuk do të thotë të besosh se është bërë ndonjë progres.

Duke besuar me pasion në diçka që ende nuk ekziston, ne e krijojmë atë. Joekzistuesja është çfarëdo gjëje që ne nuk e kemi dëshiruar mjaftueshëm.

Duke ia imponuar një përgjegjësi tepër të madhe, për më tepër, të gjithë përgjegjësinë, vetvetes, ti e rrënon vetveten.

Fatkeqësia e Don Kishotit nuk është përfytyrimi i tij, por Sanço Pançoja.

Mos u dëshpëro, madje as nga fakti se ti nuk dëshpërohesh.

Trembja prej natës. Trembja prej jo-natës.

Çdo revolucion avullon dhe lë prapa vetëm lëmashkun e një burokracie të re.

E ligë është çdo gjë dëfryese.

Nga një pikë e caktuar e lëvizjes përpara nuk ka më kthim prapa. Kjo është pika e cila duhet arritur.

Zoti t'i jep arrat, por ai nuk t'i thyen ato.

Ai që kërkon nuk gjen, por ai që nuk kërkon do të gjendet.

Qielli është memec, ai i bën jehonë vetëm memecërisë.

Ngurim para lindjes. Nëse ka një shpërngulje të shpirtrave, atëherë unë ende nuk jam i vënë në radhë. Jeta ime është një ngurim para lindjes.

Vendet e fshehjes janë të panumërta, arratisja është vetëm një, por mundësitë e arratisjes, prapë se prapë, janë aq të shumta sa edhe vendet e fshehjes.

Si mund të gjesh kënaqësi në botë nëse nuk e ke atë për strehë?

Unë nuk i lexoj reklamat. Sepse do ta harxhoja gjithë kohën duke kërkuar gjëra.

Unë kam ndjesinë e vërtetë të vetes sime vetëm kur jam tej mase i palumtur.

Dembelia është fillimi i të gjitha veseve, kurora e të gjitha virtuteteve.

Nëse unë do të jetoj përjetësisht, si do të ekzistoj nesër?

Nëse do të ishte e mundur të ndërtohet Kulla e Babilonisë pa u ngjitur atje, atëherë do të ishte lejuar ndërtimi i saj.

Në njëfarë kuptimi e Mira është e parehatshme.

Në debate krahasimet janë si këngët në ashuri; ato përshkruajnë shumë, por nuk vërtetojnë asgjë.

Në luftën midis teje dhe botës, përkrahe botën.

Në teori ka një mundësi të lumturisë së përkryer: Të besosh në elementin e pashkatërrueshëm brenda dikujt, dhe të mos përplasesh me të.

Është e rehatshme të mendosh se shpërpjesëtimi i gjërave në botë duket se është vetëm aritmetik.

Është shpesh më e sigurtë të jesh në zinxhirë se të jesh i lirë.

Sa tmerrshëm e pakët është njohja e vetes sime, krahasuar me njohjen e dhomës sime.

Nuk është e nevojshme të largohesh nga shtëpia jote. Rri në tryerë dhe dëgjo. Madje mos dëgjo, vetëm prit. Madje as mos prit, vetëm rri qetësisht dhe vetmitar. Bota do të paraqitet tek ti pa masë, nuk ka rrugë tjetër, vetëm do të bjerë në gjunj para teje.

Është vetëm konceptimi i kohës që na bën ne ta quajmë Gjyqin e Fundit me këtë emër. Në fakt është një lloj ligji ushtarak.

Lejomë ta kujtoj fjalën e moçme: njerëzit e dyshuar janë më normalë se të tjerët, gjersa ata rrinë në baraspeshë pa e ditur këtë gjë, duke qenë të peshuar bashkë me mëkatet e tyre.

"Frika" im është thelbi im, dhe ndoshta pjesa ime më e mirë.

Parimi im prijës është ky: Faji nuk duhet dyshuar kurrë.

Ende pa i thënë gjërat, i bën - kështu vepron njeriu me vlera.

Askush nuk mund ta shohë të vërtetën, por mund të jetë e vërteta.

Një përparësi në mbajtjen e ditarit është se ju nuk i vini re ndryshimet nga të cilat vuani papushim.

Njeriu thotë sa më pak gënjeshtra që të jetë e mundur vetëm duke thënë sa më pak gënjeshtra që të jetë e mundur, dhe mos e pasur asnjë mundësi që ta bëjë këtë gjë.

Frytshmëri është të bësh gjëra që nuk ishe i aftë t'i bëje më parë.

Vetëkontroll do të thotë të dëshirosh të jesh i frytshëm në një pikë në rrezatim të pafund me ekzistencën time shpirtërore.

Sa kohë që e ke kafshatën në bojë, atëherë i ke zgjidhur të gjith a problemet e momentit.

Fillo me çka është e drejtë sesa të fillosh me çka është e pranueshme.

Vuajtja është elementi pozitiv i kësaj bote, në të vërtetë është e vetmja lidhje midis kësaj botes dhe pozitives.

Dashuria sensuale është mashtruese si dhe dashuria hyjnore; ajo nuk mund të bëhet vetë, por gjersa e ka pavetëdijshëm elementin e dashurisë hyjnore brenda vetes, mund të bëhet edhe kështu.

Provohu me njerëzimin. Kjo është diçka që e bë dyshuesin të dyshojë, besuesin të besojë.

Historia e njerëzimit është çasti midis dy hapave të udhëtarit.

Medimi nga ana e gjarpërit është i nevojshëm. E keqja mund ta bëjë për vete njeriun, por nuk mund të bëhet njeri.

Fakti që synimi ynë është i matur saktësisht me jetën tonë, na e jep ne përshtypjen se jemi të përjetshëm.

Shpirti bëhet i lirë vetëm kur ai të pushojë së qeni një mbështetje.

Ka vetëm dy gjëra. E vërteta dhe gënjeshtrat. E vërteta është e pandashme, gjersa ajo nuk e njeh veten; të gjithë ata që duan ta njohin, vetëm sa gënjejnë.

Ne të gjithë kemi flatra, por ato nuk na duhen ne për asgjë dhe nëse do të mundnim, do t'i shqyenim.

Rinia është e lumtur, sepse ajo e ka mundësinë ta shohë të bukurën. Të gjithë ata që janë të aftë ta shohin të bukurën, nuk plaken kurrë.

Ne jemi mëkatarë jo vetëm se kemi ngrënë Pemën e Dijes, pore edhe sepse nuk e kemi ngrënë Pemën e Jetës. Gjendja në të cilën ndodhemi është mëkatare, pavarësisht nga faji.

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA JANIS JOPLIN (Xhejnis Xhoplin, 1943 - 1970) (02.08.2011)
AFORIZMA NGA PETER JENNINGS (Peter Xhenings, 1938-2005) (01.30.2011)
AFORIZMA NGA THOMAS JEFFERSON (Tomas Xhefërson, 1743-1826) (01.16.2011)
AFORIZMA NGA ANGELINA JOLIE (Anzhelinë Zholi, 1975) (01.09.2011)
AFORIZMA NGA CARL JUNG (Karl Jung, 1875-1961) (01.02.2011)
AFORIZMA TË JAMES JOYCE (Xhejms Xhojs, 1882-1941) (12.21.2010)
AFORIZMA NGA MICHAEL JACKSON (Majkëll Xhekson, 1958-25.06.2009) (12.14.2010)
AFORIZMA NGA HENRIK IBSEN (1828-1906) (12.08.2010)
AFORIZMA NGA NATALIE IMBRUGLIA (Natalie Imbrulja, 1975) (12.03.2010)
AFORIZMA NGA EUGENE IONESCO (Eugjen Jonesko, 1912-1994) (11.26.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 

 
VOAL
[Shko lart]