E Martë, 11.12.2019, 04:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA PETER JENNINGS (Peter Xhenings, 1938-2005)
E Djelë, 01.30.2011, 11:07am (GMT+1)

Voal-online 30 janar-Dy javë janë një kohë e gjatë në politikën amerikane.

Gazetari priret të mendojë se nuk ekzistojnë kufizimet në asgjë.

A mendoj unë se kam lindur për t'u bërë gazetar dhe për ta kërkuar të vërtetën? Jo, aspak.

E zgjedhim ne një njeri për shkak të veprimeve të tij, për shkak të qëndrimeve të tij, për shkak të mënyrës si e bën ai kombin të ndjejë?

Të mos u gënjejë mendja se interesi im ndaj religjionit, besimit dhe spiritualitetit është udhëhequr nga ndonjë ndjesi e besimit tim apo spiritualitetit tim.

Të gjithë kandidatët shkojnë në çdo debat duke shpresuar se mund të ketë në dorë një moment të veçantë.

Të kesh një ndjesi humori për jetën - ti ke nevojë për të. Dhe të jesh i mirësjellshëm.

Unë jam i ndjeshëm ndaj vlerës së besimit, religjionit dhe spiritualitetit në jetën e njerëzve, sepse jam gazetar.

Unë kam mbetur pa mend sesi 300 vjet pas ekzekutimit të tij, krishterimi i bë religjioni zyrtar i Perandorisë Romake.

Unë nuk mendoj se një reporter duhet të japë këshilla apo të bëjë parashikime.

Unë nuk mendoj se kushdo që tregohet i vëmendshëm ndaj nesh, mendon se jemi organizatë e majtë apo e djathtë.

Unë kam kaluar nëpër një periudhë të kërkimit që të kuptoja se çfarë, sa fuqishëm dhe cilat janë lidhjet që kam unë me Zotin.

Unë mendoj se jam tejet në qendër të vëmendjes - kam bërë shumë gjëra të mira në jetën time.

Unë mendoj se kam arritur ta shikoj Islamin, ose së paku një pjesë të Islamit, si një mekanizëm të rëndësishëm mbrojtës kundër komercializimit të botës.

Unë mendoj se është e pamundur për cilindo nga ne ta konsiderojë bindës televizionin dhe procesin politik në pamjen e tij më të mirë në televizion.

Unë mendoj se fushata negative është në sytë e autorit të saj. Dhe nuk besoj se do t'i hiqet kurrë andej.

Unë mendoj se ndonjëherë mund të jesh cinik ndaj religjionit. Dhe sigurisht të jesh mosbesues ndaj masës me të cilën disa njerëz e përdorin religjionin për ta manipuluar popullin.

Jam rritur me mendimin se është mirë të bësh pyetje. Dhe është mirë të them se nuk jam i sigurtë. Unë besoj, por nuk jam krejt i sigurtë për ringjalljen e njeriut.

Jam një adhurues i madh i CNN. Jam shikues i tij që nga fillimi.

Jam pakëz i shqetësuar me mendimin se të gjithë duan që ne të jemi objektivë.

Unë jam një reporter. Nuk jam një dijetar.

Unë jam një emigrant dhe gjithmonë kam dashur të shkruaj diçka për Amerikën.

Unë nuk jam një skllav i objektivitetit. Unë asnjëherë nuk jam plotësisht i sigurtë për kuptimin e tij. Dhe ai ka kuptime të ndryshme për njerëz të ndryshëm.

Unë kam qëndruar gjithmonë larg zgjuarsisë konvencionale, ndonëse e di pushtetin e saj.

Nëse ti e ujdis pikëpamjen tënde në mënyrë që ajo të jetë thjesht pikëpamja jote, kështu ti je duke menduar se dikush tjetër ka një pikëpamje të ndryshme nga ti, dhe kjo mund të jetë gabim.

Është thelbësore për politikanët të krijojnë lidhje me ne, siç bëri Franklin Roosevelt, siç bëri Teddy Roosevelt, siç bëri John F. Kennedy, siç bëri Ronald Reagan.

Dijetarët grinden me njëri tjetrin për gjithçka.

Disa njerëz vazhdojnë të mëtojnë që drejtuesit e emisioneve televizive janë reporterë.

Kandidati që është i pari në Ditën e Punës historikisht ka dalë i pari në zgjedhjet e Nëntorit.

Një gjë të cilën e kam bërë vërtetë mirë në jetën time është që jam bërë baba.

Nuk ka gjë të tillë si njeriu i pavarur.

Ne kemi jetuar një periudhë kur kemi parë fuqinë të largohet nga Uashingtoni. Kush është më i rëndësishëm sot në botë: Bill Clinton apo Bill Gates? Unë nuk e di.

Sido që të mendoni ju për natyrën e zonjës Clinton, unë mendoj se ajo beson fuqimisht në detyrën shtetërore./Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA THOMAS JEFFERSON (Tomas Xhefërson, 1743-1826) (01.16.2011)
AFORIZMA NGA ANGELINA JOLIE (Anzhelinë Zholi, 1975) (01.09.2011)
AFORIZMA NGA CARL JUNG (Karl Jung, 1875-1961) (01.02.2011)
AFORIZMA TË JAMES JOYCE (Xhejms Xhojs, 1882-1941) (12.21.2010)
AFORIZMA NGA MICHAEL JACKSON (Majkëll Xhekson, 1958-25.06.2009) (12.14.2010)
AFORIZMA NGA HENRIK IBSEN (1828-1906) (12.08.2010)
AFORIZMA NGA NATALIE IMBRUGLIA (Natalie Imbrulja, 1975) (12.03.2010)
AFORIZMA NGA EUGENE IONESCO (Eugjen Jonesko, 1912-1994) (11.26.2010)
AFORIZMA TË ALIJA IZETBEGOVIC (Alija Izetbegoviç, 1925-2003) (11.17.2010)
AFORIZMA NGA SALMA HAYEK (Salma Hajek, 1966) (11.11.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 

 
VOAL
[Shko lart]