E Hënë, 04.29.2024, 08:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Erla Shehu - Një piktore e talentuar shqiptare në Amerikë - Nga ROZI THEOHARI, Boston
E Hënë, 02.23.2009, 06:25pm (GMT+1)

Një flamur amerikan i përmasave të mëdha në një pikturë murale në sallën e madhe të palestrës së "Collins Middle Sçool" të Salemit, Mass, duket sikur lëviz e valëvitet vazhdimisht në erë. Këtë simbol të kombit amerikan e ka pikturuar dora e 14-vjeçares shqiptare Erla Shehu, kur ajo ishte nxënëse e kësaj shkolle.
Pranë meje qëndron piktorja e talentuar shqiptaro-amerikane Erla Shehu, duke më treguar një artikull të gazetës së Salemit, 25 gusht 2000, me titull " Vajza shqiptare përdor artin për të treguar dashurinë e saj për SHBA". Nën titullin është vendosur fotografia ku shpaloset flamuri valëvitës bardh-kuq e blu, më poshtë një shkallë druri dykrahëshe dhe piktorja e vogël shqiptare. Erla, një vajzë simpatike, me një trup "thin" elegant, me një fytyrë të hijshme e dy sy të mëdhenj, të zinj e tepër shprehës, kujton vitin e parë kur erdhi nga Shqipëria në Amerikë dhe krejt "jetën e saj artistike".
                                    

PASIONI  I  SAJ  PËR  PIKTURËN    
 
Në moshën trevjeçare, në kopsht, kur edukatorja i jepte diçka për të vizatuar,  Erla e mbaronte shpejt dhe mësuesja ua tregonte fëmijëve: "Shikoni sa bukur e ka vizatuar Erla!".  Kur vinte në shtëpi, ajo merrte një laps e një gomë dhe vizatonte me orë të tëra , pa u kujtuar
as të hante ushqimin.  Çdo ditë ajo gjente kohë të vizatonte dhe vizatimet sa vinin e shtoheshin.  Zakonisht, në vizatimet e saj ishin personazhet e filmave vizatimorë të kohës, por  pjesa më e madhe e tyre  ishin thjesht nga fantazia e saj, njëra më e bukur se tjetra.
Prindërit e Erlës, Edmondi, agronom dhe Luljeta, mesuese e matematikës,  mendonin se vajza kishte talent dhe provuan që vizatimet e saj t'i shihte një piktor profesionist. Ai, sa i pa, u tha prindërve: "Vajza juaj do të konkurojë për në Liceun Artistik?" Kur ai u informua se
vogëlushja ishte 6 vjeç,  tha i befasuar:  "Ajo jo vetëm ka talent, por pikturat e saj janë të moshës 15- vjeçare. Me këto vizatime qe  ka bërë, mund të konkurojë në Lice dhe mund të fitojë." Sipas rekomandimit të tij, Erla u regjistrua në klasën e z. Bashkim Dervishi , i cili
kishte hapur  nje studio për fëmijë me emrin "Gezimi i syrit".  Bashkimi, mbasi i pa të gjitha punimet e pranoi  Erlën përnjëherë, pa i bërë testet përkatëse. Erla e vogël "ndriçoi" brenda këtij grupi piktorësh të vegjël, duke marrë pjesë në ekspozita brenda vendit dhe jashtë tij.  Së pari ajo punonte me laps te zi, dhe më vonë ngjyroste kompozimin me lapustila (crayola markers) me ngjyra te ndryshme.
" Në çdo ekspozite ku merrte pjesë, -thotë i ati,- i dalloja punimet e saj nga larg. Vizatimet e Erlës binin në sy jo vetëm nga cilësia, por edhe nga perdorimi i ngjyrave. Për moshën e saj të mitur, ajo i kombinonte ngjyrat me mjeshtëri, si të ishte nje piktore profesioniste."
Grupi "Gëzimi i syrit" kishte rreth 50 fëmijë të moshave të ndryshme dhe ishte shumë i njohur në Tiranë për talentin e tyre.  Fëmijë rreth moshës 4-12 vjeç liheshin të lirë të vizatonin dhe të ngjyrosnin kompozime sipas deshires dhe fantazise se tyre. Nxënësit 13- vjecare
vizatonin me laps segmente skulpturash të bardha allçie, të ndriçuara në mënyrë të tillë që të krijonin dritëhije interesante. Pjesëmarrja në këtë grup krijoi një përvojë shumë të mirë për Erlën. Si vajzë e vogël, asaj i pëlqente shume të pikturonte  me ngjyra. " Nuk më gëzonte
asgjë,-thotë ajo,- më shumë sesa krijimi i një pikture të bukur plot me ngjyra." Edhe pse shumë e re, ishte tepër kritike ndaj vetes. Ajo i përsoste vazhdimisht vizatimet dhe rrallë ishte e kënaqur me rezultatet e fundit. Por z. Dervishi e nxiste dhe e pergëzonte për punën e saj.
Kështu Erla filloi t'i besonte vetes dhe krijimeve të saj, pa qenë  aspak mendjemadhe me nxënësit e tjerë, por duke besuar në fantazinë dhe aftësitë e saj se një ditë do të ishte e zonja të pikturonte me ngjyra. Kjo ishte edhe ëndrra e saj pa kufi. Z. Dervishi kishte lidhje me vende
të ndryshme, si: me Hungarinë, Çekinë, Sllovakinë, Finlandën, Japoninë, Turqinë e Amerikën, kështu iu krijua mundësia edhe Erlës të merrte pjesë në ekspozitat konkurruese të këtyre vendeve, çdo vit. Z. Dervishi i nxiste nxënësit e vet që secili të krijonte nga një pikturë për të marrë pjesë në këto konkurrime. Erla ulej në tavolinën e saj për orë të tëra duke menduar, pikturuar dhe fshirë atë ç'ka kishte vizatuar, për të filluar përsëri nga e para. Çdo gjë që  do të pikturonte dhe do të ngjyroste, duhej të vinte drejtpërdrejt nga përfytyrimi i saj. Duke përdorur fantazinë dhe idetë  ajo fitoi një përvojë të mirë për të zhvilluar stilin e saj vetjak. Dhe të mendosh se ka qenë në  moshë të njomë  kur ka fituar aq çmime: "Silver Diploma" nga Galeria e artit të fëmijëvë në Hungari, më 1994;  "Diploma" në ekspozitën e Finlandës, më 1996;  vendin e tretë në konkursin e SOROS-it në Tiranë, më 1997;  vendin e parë në konkursin e UNICEF-it në Tiranë më 1997; "Diplomë speciale" në konkurimin artistik në Bangkok, Tailandë, më 1998 e shumë e shumë çmime të tjera.
Me rastin e 1 Qershorit, në vitin 1993 u organizua një ekspozitë e madhe në Tiranë ku erdhi edhe presidenti i republikës në atë kohë z Berisha. Në këtë ekspozitë, ku merrnin pjesë mbi 100 fëmijë të moshave të ndryshme, Erla fitoi çmimin e parë. Kur vajti të merrte diplomën u
habitën të gjithë sepse ata panë një vajzë të vogël 8-vjeçare! Mes përgëzimesh e lavderimesh kryetari i jurisë pohoi se "edhe një piktor profesionist nuk kishte ç't'i shtonte ose t'i hiqte asaj pikture!"...Në ekspozitën ndërkombëtare të fëmijëve që u hap në Budapest, Hungari, Erla u vlerësua me çmim të dytë. Ky lajm u dha në Radio Televizionin dhe në gazetat shqiptare. Ceremonia e dorëzimit të çmimit u organizua në ambasadën hungareze në Tiranë, ku u dha edhe një koktejl për të pranishmit.  Fjalën e rastit e mbajti ambasadori hungarez dhe ministri
shqiptar i Kulturës dhe i Arteve. Ambasadori i dorëzoi Erlës çmimin, në prani të përfaqësuesve të shtypit e te Televizionit Shqiptar. Ishte një ditë e shënuar jo vetëm për familjen Shehu, por edhe për kulturën shqiptare.
Kur Erla u bë 13 vjeçe babai i saj,  Edmondi, i propozoi të zgjidhte një metodë tjetër trainimi. Instruktor i saj i ri u bë z. Lec Shkreli, mjeshtër i njohur e i respektuar në gjithë vendin. Erla u
shtang kur vizitoi studion e pedagogut: "Pikturat e tij me ngjyra uji më janë skalitur në kujtesë,- thotë ajo,- më befasuan panoramat me ngjyra vaji, portretet dhe vizatimet bardhezi  të bëra kur ai ishte i ri... Z. Shkreli ishte i pari që ndikoi në krijimtarinë time për të
pikturuar nga observimi si dhe për të parë e ndier të bukurën në çdo send të thjeshtë."  Gjithashtu në studion e tij Erla pa për të parën herë libra voluminozë  ilustrativë me pikturat e famshme të piktorëve
më të mëdhej të botës dhe ajo, e vendosur, filloi të hedhë hapat e parë në këtë botë të mrekullueshme e marramendëse...Njerëzit e pyesin Erlën vazhdimisht nga i erdhi ky talent! Ajo pohon me modesti se talenti i saj u nxit nga prindërit, sidomos nga i ati, i cili ka qenë një
admirues i artit dhe i pikturave. Ai ishte i pari që e pikasi talentin e së bijës dhe e inkurajoi atë t'i futej kësaj rruge plot pasion. Gjyshja e saj gjithashtu, ishte një qëndistare e zonja dhe me duart e saj të arta krijonte zogj, lule e dekorime qëndismash, të cilat  kanë
ndikuar estetikisht tek Erla e vogël.

STUDENTE  NË   AMERIKË

Pasi Erla mbaroi klasën e shtatë, në moshën 14-vjeçare prindërit e saj gjetën mundësinë ta dërgonin në Amerikë pranë familjes së gjyshes dhe të hallës. Në verën e vitit 1999 Erla i la shëndetin familjes, miqve e shoqeve dhe u nis për në vendin e madh ku për mundësitë që të
krijon ai dhe për  lirinë pa kufi të zhvillimit të artit, ajo besonte pa asnjë mëdyshje. Erla banonte në Salem, Mass, dhe u regjistrua në "Collins Middle Shool" për të plotësuar 8-vjeçaren. Në fillim, vajza e vogël shqiptare pati vështirësi për të kuptuar anglishten e nxëënësve e të mësuesve. Ajo u shokua psikologjikisht nga ndryshimi i kulturës dhe
i përvojës së jetës së përditshme , po të shtojmë  këtu edhe mungesën e prindërve. Nxënësja e re shqiptare, e mësuar dhe e kalitur me një disiplinë të fortë pune, iu vu mësimit të gjuhës angleze, natë e ditë, duke kufizuar edhe orët e gjumit, aq të nevojshme për organizmin e saj.
Dhe ndodhi mrekullia, nuk kaloi shumë kohë e ajo filloi të komunikonte shumë mirë me studentët dhe mësuesit dhe, në fund të vitit shkollor ajo u nderua me një çmim si studentja më e mirë e diplomuar nga "Collins Middle Sçool" më 2000. Por ajo që rriti më shumë vemendjen e amerikanëve ndaj Erlës ishte talenti i saj i madh në vizatimet e pikturimet. Erla pohon se arti i saj i pikturimit ishte më i vlerësuar  nga nxënësit e studentët sesa përparimi i saj në mësime..." Sinqerisht, unë e ndjeva dhe isha "praud" (krenare) ta quaja veten student i
merituar në Amerikë". Ajo pikturoi një tablo murale 2m x 4m me pamje nga "Jeta nën ujë", në Sallën e madhe të artit. Ajo fitoi nderimin, admirimin dhe respektin e mesuesve dhe studentëve të klasave të artit.
Me çmimin që meritoi si studentja më e mirë, Erla fitoi një bursë për të ndjekur një program arti gjatë pushimeve verore. Vajza pohon se ishte dhurata më e mirë që i bëhej. Në mbarim të programit Erlës iu propozua nga "principali" i shkollës të pikturonte një tablo murale me
flamurin amerikan në një faqe muri të gymnasium it (palestrës). Erla kujton me emocion: "Unë punoja në mur, hipur në një shkallë dykrahëshe, për orë e orë të tëra, për gati dhjetë ditë. Dëshiroja që piktura e flamurit të ishte e përsosur, kështu që fillimisht, vizatova me shume 
kujdes vijat e përthyera të flamurit dhe yjet , para se t'i pikturoja me ngjyra akriliku. Ishte hera e parë që përdorja media akrilik...Në ditën e fundit, kur e mbarova,  ndjehesha e lumtur me punën që kisha kryer. Në të majtë të flamurit, në cep,  shkrova emrin tim dhe, nën të,
shkrova ALBA , për të paraqitur dhe nderuar vendin tim."...Erla është shqiptarja e dytë piktore murale në Massaçusetts.  E para, Thomaidha Zengo, ndër  ikonografet e para të vetme gra, ka qenë e përmendur në fillim të shekullit të kaluar  për pikturat murale në kishat shqiptare e greke të Bostonit dhe në rrethinat e tij.
Në një artikull të gazetës së Salemit, mësuesja e pikturës zonja Flynn, shkruante ndër të tjera: " "Është hera e parë gjatë 14 vjetëve që unë jap mësim, të kem një nxënëse si Erla...Aftësitë teknike dhe krijuese të saj, në një moshë kaq të re, janë mahnitëse!... Krijimet e saj në pikturë ngjasojnë me pikturat që mund t'i shikosh nëpër galeritë...Është e pabesueshme, gjithashtu kur shikon vizatimet e saj me laps, në skulpturë dhe në pikturimin me ngjyra!"
Së fundi erdhën në Amerikë edhe prindërit e Erlës dhe tani familja e tyre u vendos në Beverly, MA, ku Erla u regjistrua në "Beverly High Sçool". Ajo tregon me humorin e saj të zakonshëm se tashti, nuk i krijonin më shqetësime anglishtja ose ndryshimi i kulturës.  "Unë u poqa e u përshtata kaq shpejt me jetën amerikane dhe i vetmi  qëllim i jetës sime tani ishte piktura."...Ajo mbante nën sqetull pikturat dhe vizatimet e saj dhe me hap të sigurt shkoi në
zyrën e pedagoges më të respektuar të artit Mrs. Paula Borsetty.  Erla tregon: "Paula vështroi me vemendje pikturat e mia dhe tha disa fjalë. Pastaj shkroi diçka në një copë letër, të cilën ma dha mua e më drejtoi në zyrën e regjistrimeve...Automatikisht unë hyra në "Art class" të
Mrs. Borsetis. Që nga ai çast, me nxitjen dhe kujdesin prej nëne të Paulës,  mora pjesë në shumë  konkurrime dhe ekspozita të shkollave të mesme të Massaçusettsit, të organizuara në rang shteti...Unë i përballova të gjitha, madje, bëra edhe më  tepër...Në Amerikë, po punove shumë, të njihet e të çmohet puna dhe mundi"-, thotë vajza. Dhe s'kishte si të ndodhte ndryshe, kur emri i Erlës u përmend në revistën e artit me titull "Aegis", me një vjetërsi më shumë se 100 vjet. Kjo revistë seleksionon studentët më të mirë piktorë, poetë dhe tregimtarë.
Botuesit e "Aegis" kishin dëgjuar për sukseset e Erlës në pikturë  dhe ata i propozuan vajzës shqiptare t'u dhuronte një punim për kopertinën e revistës, si dhe disa të tjera për ilustrimin e faqeve të brendshme. Erla kujton: "Kjo revistë u bë pjesë e pandarë e viteve të mia në
shkollën e mesme...unë gati rashë në dashuri me të...Shumë kopertina të tjera dhe ilustrime të mia u përdorën nga kjo revistë, të cilat, më vonë kalonin automatikisht në konkurrime. Së fundi, nga botuesit e "Aegis" mora propozimin që të bëhesha "Art Editor" e re e revistës. Unë
pranova dhe në vitet qe pasuan punova me ngulm dhe dhashë maksimumin e aftësive të mia të mundshme." ...Erla fitoi "Çmimin e trete" (ose special recognition)  në konkurrimin nacional "Art of Harmony" të organizuar nga kompania Coca Cola. Gjithashtu, me dizenjimet që kreu në bluzat "T-shirt"te skuardave te futbollit, ajo dhuroi kohën dhe talentin pa asnjë përfitim material. Të gjitha të hollat ia dhuroi fondacionit për të ndihmuar fëmijët e varfër në zonën e Bostonit.

E njohur tashmë për talentin dhe sukseset e saj, në vitin 2004, në vitin e fundit të shkollës së mesme studentet e shkollës shfaqen dëshirën që Erla  të  ilustronte kopertinën e librit të shkollës për vitin 2004. Asnjë student më parë nuk kishte disenjuar mbulesën e parë të librit të vitit. "Unë e mora përsipër edhe këtë përgjegjësi, -thotë Erla.- Të gjithë ishin të kënaqur me ilustrimin tim."
              

 

HISTORIA E NJË PORTRETI

Erla e vazhdoi miqësinë me Mrs. Paola Borsettin, e cila,  mes të tjerash, ia pëlqente shumë vizatimet që vajza kryente me të moshuarit. Erlës gjithmonë i ka pëlqyer të vizatojë këto lloj portretesh , duke filluar nga gjyshi i saj i nderuar. Ajo pëlqen shprehjen e fytyrës së pleqve, e cila rizbulon karakterin dhe personalitetin...Çdo rrudhë tregon një histori..." Mrs. Borsetti solli një xhentëlmen plak në klasën tonë,- kujton Erla,- ky xhentëlmen ishte babai i saj. Veçse fytyra e tij nuk kishte rrudha, ishte shumë e bardhë dhe e pastër. Më ngjante me Plakun e Vitit të Ri. Ne filluam vizatimin. Por babai ishte i sëmurë e nuk rrinte dot  më shumë se 2-3 orë. Unë kisha punuar një pjesë të madhe të vizatimit dhe kisha dëshirë ta përfundoja, kështu që i bëra edhe disa fotografi në kënde të ndryshme, që të punoja me detajet më vonë. Punova
me këtë vizatim për shumë orë dhe në fund, isha e kënaqur me çka kisha arritur; e titullova "Alëood". Mrs. Paula mbeti e mallëngjyer nga portreti "Alëood". Një ditë ajo më kërkoi që ta blinte këtë portret, për t'ia dhuruar babait të saj për ditëlindjen. Unë dëshiroja t'ia dhuroja portretin, për respektin që kisha për mësuesen time. Ajo nuk pranoi e më shpërbleu, duke më porositur që të mos isha kaq dorëdhënë.." Portretin e pëlqeu shumë i ati i Paulës, dhe, tre vjet më vonë kur ai vdiq, pranë arkivolit të tij vendosën edhe portretin qe kishte punuar Erla, për t'u çmallur!...Kur u krye ceremonia e diplomimit të nxënësve të shkollës së mesme të Beverlit, ku u ndanë çmimet për nxënësit e dalluar të vitit të katërt, Paula mbajti një fjalim shumë prekës dhe me lot në sy prezantoi Erla Shehun duke i dhënë asaj çmimin "Exellence in Fine Arts" Erla, e prekur, kujton : " U ngjita në skenë, përballë më shumë se 500 nxënësve e mësuesve, dhe e përlotur, e përqafova për disa çaste mësuesen time të vyer...,  shoqëruar nga
duartrokitjet e pandërpera...Ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë..."
 

NË GJURMËT  E MJESHTRAVE TË PENELIT

Prej shtatorit 2004 deri në pranverë të 2008-s Erla ndoqi studimet në "Massaçusetts College of Art and Design", në Boston. Erdhi koha që shqiptarja e talentuar dhe e suksesshme tashmë të studionte mjeshtrit e pikturës dhe veprat e artit të madh në të kaluarën, të cilat ndikuan pa
masë në punën dhe talentin e saj... "Unë besoj se çdo artist ka për detyrë të studiojë shumë mjeshtër të penelit dhe shkolla të stileve të ndryshme të pikturimit."- thotë Erla. Ajo studioi impresionizmin, ekspresionizmin abstrakt, realizmin, kubizmin, romantizmin,
prerafaelizmin e të tjerë. "Unë mësova shumë nga të gjithë mjeshtrit,- vijon ajo,- nga Pikaso mësova për dritën pozitive e negative, aq mirë sa dhe për perspektivën dhe dekonstruksionin. Nga Rubensi dhe Moneti mësova forcën e ngjyrave..., nga John Singer Sergeant mësova realizmin dhe teksturën..." Ajo adhuron Paul Klee, i cili thotë: "Arti nuk riprodhon atë çka ju shikoni, por ju bën ju të shikoni!"
Erla, me kërkesa të rrepta, ëndërronte që një ditë të bëhej artiste e denjë. Ajo nuk e dinte çfarë rrugë do të ndiqte, por e dinte se ishte e talentuar dhe kishte pasion dhe synim që një ditë të arrinte të plotësonte dëshirat dhe ëndrrat...Ajo kujton me nostalgji se si, qysh e vogël , pas lapsit filloi të vizatonte edhe me lapistula (crayola markers), të cilat ishin të shtrenjta e ajo nuk mundej t'i blinte gjithnjë... Sot, piktorja nga Tirana nuk i ka më këto vështirësi. Asaj nuk i mungon asgjë, as bojrat, as vullneti, as aftësitë e as profesionalizmi. 
Stili i saj evoluon vazhdimisht... E mbushur plot ide, ndjenja e dashuri për artin, piktorja e re pohon se të pikturosh është një rrugë e pabesueshme komunikimi, është gjuha artistike  dhe mënyra se si njerëzit komunikojnë njeri me tjetrin. Ky ka qënë gjithnjë  frymëzimi i saj i madh për vizatimet bardhë e zi dhe për pikturën me ngjyra..."Me pikturën time  dëshiroj të tregoj një histori, kështu unë pikturoj e jap një "expression" (shprehje të mendimit) , e bëj trupin
njerëzor "të flasë", jap karakterin e tij, por gjithnjë, "e le derën hapur" për interpretimin personal të vizitorit...Unë synoj që shikuesi të ketë lidhje të ndërsjellta me pikturën time, duke krijuar një marrëdhënie "subjekt-objekt"...Gjatë ekspozitave të tablove të mia mua më
pëlqen kur vizitorët afrohen e më pyesin për kuptimin e pikturës, të ndonjë fragmenti apo të një detaji të caktuar. Kjo i fut ata në meditim dhe unë ndiej kënaqësi estetike nga ky reagim."... E pyes Erlën se çfarë i pëlqen më tepër të pikturojë. "Çdo gjë!", është përgjigjja e saj,- "çdo gjë që lidhet me imagjinatën."  Asaj i pëlqen të pikturojë në park, në zoopark, në pozime modelesh, në familje, në sfiladën e modës, në party e ceremoni të ndryshme, në klasat e shkollës etj.  Ajo kujton kohën kur konkurronte në ekspozitat e fillimit:  "Një botë e bashkuar rreth artit", "Fëmijët për demokracinë", "Rainboë"(Ylberi), "Shoqëria e parë mes syrit të fëmijëve", "Dita e nesërme" etj. ..."Para se të nis një pikturë të re,-vijon ajo,- së pari  përqëndrohem në formën humane të trupit e më vonë në fytyrën! Puna më e rëndësishme e projektit tim është të përqëndrohem ose të lidhem me pjesën më të dukshme të trupit,
me fytyrën! Fytyra dhe shprehja e saj janë kyçi i suksesit të një piktori...Fytyrave të karaktereve të mi u jap më shumë saktësi nga sa  paraqiten në realitet, për të arritur atje ku vizitori të thotë: "˜Ja një fytyrë që tregon një histori dhe shërben si një dritare e shpirtit.' Atëhere unë filloj një punim tjetër, të ri."

Në veprimtarinë e saj krijuese, vërehet prirja për të pikturuar njerëz te bukur e të hijshëm, veçanërisht subjekte gra. Kjo, mbase, lidhet edhe me bukurinë e fytyrës së saj dhe me një hollësi: kur ishte nxënëse në shkollën e Tiranës, fitoi kurorën e mis-it gjatë një konkursi bukurie...Erla i "krijon" gratë me një shtat të gjatë, të holla, gra elegante, duke u shtuar edhe pak arrogancë, për t'i pare ato në një dritë më të arrirë të mundshme..." Çdo grua interesohet gjithnjë të duket e hijshme, por bukuria e vërtetë e një gruaje, -thotë Erla,- vjen nga brendësia, nga zemra e shpirti i saj...Ja çfarë jam e interesuar të kap nga një pozim modeli!...Për mua, çdo grua është e bukur!"
                       

ÇMIM TË ARGJENDTË NË EKSPOZITËN E  "BOSTON GLOBE"

 

Erlës i pëlqen të pikturojë në bardhezi aq sa i pëlqejnë edhe ngjyrat. Ajo është e bindur se lapsi i zi shpreh gjendjen shpirtërore të saj për të ndikuar te gjendja shpirtërore e shikuesit. Ajo tani vizaton drejtpërdrejt nga observimi i natyrës së gjallë, nga pozime modelesh etj. Dhe, kur nuk është e mundur të vazhdojë me modelin,  përdor fotografimet për të plotësuar më vonë ndonjë detaj.
Në ekspozitën "Cell signal Exhibition" zonja amerikane Jean Pembroke bleu një pikturë të Erlës të titulluar "Critical Thinking" (Meditimi). Mrs. Pembroke i dërgoi një email Erlës e i kërkonte disa hollësi rreth këtij punimi. Ajo shkruante: "Hello Erla, gëzuar Vitin e Ri! Unë bleva një nga pikturat tuaja të ekspozitës. Është tabloja që paraqet një xhentëlmen të menduar, i cili ka mbështetur kokën në krahun e tij. Ndoshta vizitorët menduan se është gjyshi juaj , por mua më kujtohet se ju më thatë "jo"...Pikturën tuaj ia dhurova bashkëshortit për krishtlindje dhe ai e pëlqeu atë jashtë mase! Motra ime dhe bashkëshorti i saj gjithashtu e adhurojnë punën tënde. Faleminderit! Do të dëshiroja të më dërgonit ndonjë të dhënë rreth kësaj pikture dhe rreth jetës suaj, në mënyrë që t'u tregoj miqve tanë. Unë kujtoj kur ju më thatë se ju ka marrë shumë kohë pikturimi i portretit. Faleminderit!" Dhe ja më poshtë fragmente nga përgjigjja e Erlës: "...ky portret është një nga kompozimet e mia më të preferuara dhe ndjeva aq dhembje e vështirësi që të ndahesha prej tij. Portreti paraqet me njëgjuhë të qëlluar artistike një moment të caktuar të shprehjes së personalitetit, karakterit dhe ngjashmërisë së personit që ka pozuar. Ky portret që është vlerësuar e pëlqyer nga të gjithë, u paraqit në ekspozitën që organizoi gazeta "Boston Globe" në vitin 2003, ku morën pjesë më shumë se 3600 studentë të shkollave të mesme të Massaçusettsit.
Me "Critical Thinking" unë fitova çmimin e argjendtë..."
Gazeta "Boston Globe" organizoi në rang shteti një ekspozitë pikture me të gjitha shkollat e mesme të Massaçusettsit.  Pjesëmarrja ishte jashtzakonisht e madhe dhe mund të kenë qenë më shumë se 1000 punime nga gjini të ndryshme të pikturës dhe të skulpurës.  Në këtë
ekspozitë Erla fitoi çmimin e dytë,  "Silver Key" në kategorinë bardhezi.  Për Erlën ky ishte një suksese i madh  dhe mund të themi që u bë një nxitje për të, për të punuar më shumë e për të ndjekur rrugën e veshtirë dhe të bukur të artit të pikturës.  Emocionues ishte dhe vlerësimi i marrjes së çmimit në një ceremoni  që  u organizua nga bashkia e qytetit të Beverlit, ku ajo jeton sot.  Ishte një ceremoni serioze, ku merrnin pjesë kryetari dhe punonjësit e bashkisë. Pasi u  këndua himni kombëtar amerikan dhe u  ngrit flamuri amerikan, mes duartrokitjesh, Erla u përgëzua nga autoritetet e bashkisë sepse kishte nderuar qytetin e  Beverlit dhe shkollën e mesme.

Piktorja shqiptare më tregon me emocion për ditën e ceremonisë..."Kryetari i bashkisë së Beverlit, MA, më ofroi ta blinte këtë pikturë që ta varte në murin e zyrës së tij. Ky propozim, siç mund të përfytyrohet, ishte një nder për mua, por unë në atë kohë isha e
dashuruar dhe e lidhur shumë me atë copë arti...", - thotë ajo.
Kam qenë e pranishme në disa ekspozita të Massaçusettsit ku ka marrë pjesë edhe Erla me punimet e saj. Më kanë bërë përshtypje vizitorët amerikanë, të cilët qëndronin në heshtje, për çaste të tëra para pikturave të vajzës shqiptare. Në të njëjtën kohë, më kanë bërë përshtypje prindërit e saj, Luljeta dhe Edmondi, të pranishëm në çdo ekspozitë, me sa dashuri, respekt e zemërdhembshuri i rrethojnë ata dy vajzat e tyre...Duhet përmendur këtu edhe motra e dashur Lorina, pak më e madhe në moshë, një vajzë e këndshme, e sjellshme, edhe ajo aq e
suksesshme në studimet e saj të larta akademike, e cila sot vazhdon "master degree" ne Harvard...Të dyja ato, bija të prindërve të tillë të devotshëm që ndjekin me merak e vemendje ecurinë  në jetë të fëmijëve të tyre, vërtetojnë thënien popullore : "Dardha bie nën ardhë!..."

Ne kemi ndjekur  të gjitha ekspozitat ku ajo ka marrë pjesë, jo vetëm ditën e parë, por edhe në vazhdimësi,- thotë Edmondi,-  dhe kemi dëgjuar vlerësimet dhe përshtypjet e vizitorëve.  Më kujtohet, në Salem, MA, u hap një ekspozitë, dhe Erla mori pjesë me një portret të Xhon Lennonit. Per mua ky  është një nga portretet më të arrirë te saj dhe kudo ku e ka paraqitur këtë punim,  ka pasur sukses... Qëndroja para punimit të Erlës duke e parë portretin me vemendje e shumë i përqëndruar. Ndërkohë erdhi një grua e moshuar dhe më tha: "Unë jam
mesuese arti ne shkollen 8-vjeçare të Salemit dhe kam ndjekur nga afër punimet e saj. Më kanë pelqyer shumë! Ajo është shumë e talentuar dhe "she ëill succeed" (do të ketë sukses). Për mua, kompozimi i këtij portreti është i mrekullueshëm, me një cilësi të lartë artistike..."
Portreti kishte pseudonimin  ALBA dhe Erla njihej me këtë pseudonim.
                        

E R L A   S H E H U"”N JË  DHURATË!
    

Duke parë koleksionin e pikturave të punuara gjatë viteve të studimit në Massaçusetts College of Art and Design, befasohesh nga tablotë magjepsëse: "Zonjat pinë çaj", Pylli lakuriq", "Frutat e pjekura", "Zonja me kone", "Jetë", "Ledi lexon letër dashurie", Fluturat", "Dashuroj poezinë" e të tjera. Në këto kompozime elementet piktorike, pikëvështrimet, kombinimi e shkrirja e ngjyrave dhe loja me dritën të shkaktojnë një ndjenjë drithëruese. Piktura e Erlës rrezaton energji. Metafora e penelit të saj bashkon formën me përmbajtjen, i jep rrugë narracionit, duke zbuluar me delikatesë idetë dhe subjektet. Tablotë e artistes reflektojnë metaforën e jetës, mbuluar nga një vel i hollë e transparent , ndërthurur pazgjidhshmërisht me damarët e jetës.
Shfletoj gazetat lokale të Bostonit ku janë botuar artikuj vlerësues për talentin dhe veprimtarinë e piktores shqiptare. Gazeta e Beverlit, MA, ndër të tjera shkruan: "Një person kaq i admirueshëm dhe i shoqërueshëm, Erla Shehu po plotëson me sukses planet dhe qëllimet e saj artistike, e pajisur me një talent të jashtëzakonshëm, që rrallë e gjen mes studentëve..." Më poshtë radhiten çmimet e shumta që ajo ka fituar. Beverly, MA, është qyteti ku Erla jeton bashkë me prindërit, është vendi ku ajo u kualifikua me sukses në Montserrat College of Art" Beverly, MA, është komuniteti që i njeh më mirë e i vlerëson pikturat e saj në ekspozita e në media. Lexoj rezymenë e saj të pasur me emra shkollash kualifikimi e përfitimi përvojash profesionale. Shumë herë "Free lance work""”bashkëpunëtore e jashtme e shtypit dhe botimeve jo vetëm në Massaçusetts, por dhe në shtete të tjera të USA. Pjesëmarrëse në ekspozita të pikturës në "Starbuck Cofee", Beverly, më 2009; në "Barnes & Noble Booksellers" Peabody, MA, më 2009; në "The Gallery
Della-Piana, Little Gems" në Venham, MA më 2008;  në "Degree Project Shou, Mass Art" në Boston më 2008; në "Portfolio Open House, Mass Art" në Boston më 2008;  në "All Sçool Shou , Mass Art, në Boston më 2005 e në dhjetëra ekspozita të tjera të Massaçusettsit. Të panumërta janë edhe çmimet që ka fituar, duke përmendur mes të tjerash, çmimin "Stephen Phillips", me të cilin fitoi një bursë prej 12.000 dollarësh, më 2008.
Më 2007 fitoi  çmimin "Calvin Burnett Aëard" nga "Mass Art Faculty Design Department". Më 2004 fitoi  "1st  Place" nga "Theater Company". Më  2004 fitoi "Silver Key" dhe "Portofolio Nominee" nga
gazeta "The Boston Globe Sçoolastic Art Aëards".  Më 2004 fitoi "Special Congressional Recognition, Massaçusetts 6th  Congressional Art Competition", pasuar nga shumë çmime të tjera, të fituara qysh në vitin e parë të mbërritjes në Amerikë. Piktorja shqiptare është anëtare e "Museum of  Fine Arts" në Boston.Erla  është vlerësuar gjithashtu nga media si mjeshtre e formës dydimensionale që përdor ngjyrat e ujit, ngjyrat e vajit, lapsat me ngjyrë, grafitin, akrilikun, kanvasin, pikturimin mural, median digitale etj.
I rikthehemi edhe një herë pikturës murale të flamurit amerikan në sallën e madhe të shkollës së Salemit. "Unë pikturoja  gjatë pushimeve verore,- thotë ajo-. Së pari hipa shkallët dhe e skicova figurën e flamurit  në mur, me laps. Ditën e tretë, kur zbrita nga shkallët dhe pashë tërë atë tablo të madhe, psherëtiva: "O Zot!" Ajo ishte vetëm 14 vjeç! Por tepër e pjekur për të dhënë një vepër dinjitoze, flamurin e USA pranë të cilit, qysh prej vitit 2000, në çdo 4 korrik studentët e mësuesit e kësaj shkolle këndojnë himnin kombëtar.

Ata kujtojnë Erlën me nënshkrimin e saj poshtë pikturës së flamurit. Ata kujtojnë se ajo është "Albanian" nga sigla "ALBA", pseudonim që ajo zakonisht e vendos në pikturat.... E pyes për planet e saj. Si në një metaforë artistike, kur zbriti nga flamuri, ashtu i ngjan dhe tani,
duke vështruar mes perspektivës, tablonë e madhe të punimeve të saj skicuar në "pëlhurën" transparente të së ardhmes. Ajo punon "part- time" (me orar jo të plotë) për "bissnes office" në "Mass.College of Art and Design" në Boston, në kolegjin ku përfundoi studimet dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon në shtëpi duke pikturuar e ilustruar "me të dy duart"..."Planet e mia?... Së pari, "”observimi"”krijimi"”ilustrimi! në unitet edhe me idetë filozofike, siç kam vepruar deri tani...Së dyti, dëshira për të vizituar Shqipërinë e për të hapur një ekspozitë vetjake në Tiranë, duke përfshirë edhe kompozime me peizazhe nga natyra e bukur e atdheut tim",-përfundon ajo.
Erla është një dhuratë për prindërit, për motrën Lorina; është një dhuratë për diasporën shqiptaro-amerikane, për komunitetin amerikan, e më tej, për vendlindjen e saj.
 (Botoi Illyria)
Ps. Punimet e E.Shehut mund të ndiqen në adresën:
                                                                    
www.erlashehu.blogspot.com



Rating (Votes: )   
    Comments (2)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kryevepra e Kadaresë "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur" botohet edhe në gjuhën rome (02.22.2009)
SELMAN RIZA HERETIKU I GJUHËSISË SHQIPTARE (02.16.2009)
Historia e pabesueshme tragjike e Anë Nikolë Smith tani muzikal në Royal Opera House (02.12.2009)
Sindi Krauford ndër mbretëreshat e pashfronëzueshme të bukurisë (02.12.2009)
Topi dekoron artistin popullor Ali Mula me Urdhrin e Mjeshtrit të Madh (02.12.2009)
Studentët braktisin sallën ku referon Gynter Gras për librin e tij më të ri "Nga Gjermania për në Gjermani" (02.09.2009)
Në Los Anxhelos edicioni i 51-të i Oskarëve të Muzikës - Çmimeve Grammy Awards - Triumf për Plant dhe Krauss (02.09.2009)
Xhon Apdajk kishte persiatur për vdekjen në një poezi të re (02.02.2009)
Oprah Winfrey në 55 vjetorin e saj (01.29.2009)
Lamtumirë shkrimtarit amerikan Xhon Apdajk (01.28.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]