Vijon turi në Shtetet e Bashkuara pas albumit 'The Noise'
Voal-online - NEW YORK - Është i fundmi hippie i vërtetë me kitarën e tij akustike dhe harmonikën alla folk singer me rrënjë në muzikën country.
Neil Young, 65 vjeç, është kështu dekani i rokerëve amerikanë. Ai sapo e ka filluar turin e tij nëpër Shtetet e Bashkuara, pak javë pas daljes së albumit 'The Noise'.
Dje e pardje ishte në New York, e pastaj zhvendoset në Baltimora, Detroit e Chicago, për të përfunduar në Toronton e tij, në Massey Hall.
(http://www.ansa.it)