VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Eseja Ariel, një nga esetë më të rëndësishme filozofike të modernizmitESEJA "ARIEL" NGA JOSE ENRIQUE RODONga GJEKË MARINAJ

                                                                                      

E Mërkurë, 05.08.2024, 08:44pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

Eseja Ariel, një nga esetë më të rëndësishme filozofike të modernizmit

ESEJA "ARIEL" NGA JOSE ENRIQUE RODO

Nga GJEKË MARINAJ


E Mërkurë, 04.27.2011, 02:33pm (GMT+1)

Eseja Ariel, e shkruar në vitin 1900 nga shkrimtari dhe filozofi uruguaian Jose Enrique Rodo (kur ishte në moshën 28 vjeçare), mbetet një nga esetë më të rëndësishme filozofike të modernizmit. I shqetësuar seriozisht se materializmi, si pjesë qendrore e jetës amerikane, mund të dëmtonte drejtimin moral tradicional të rinisë latino-amerikane deri në atë pikë sa ta "delatinizonte" atë, Rodo parashtroi mes të tjerave këtë pyetje të rëndësishme: "A mund të jetë rinia pjesë vitale në shoqëri, sikurse është në jetën personale?" (Rodo 38). Përmbajtja delikate dhe mënyra me të cilën u artikuluan shqetësimet e Rodo-së të sjella gjatë krizës politike dhe sociale të Amerikës, jo vetëm që nënvlerësuan rëndësinë e jashtëzakonshme të esesë për njerëzimin, por edhe ndaluan përkthimin e tij në gjuhën angleze, deri sa i paanshmi F. J. Stimonos (ish-ambasadori i Amerikës në Argjentinë) arriti të nxjerrë në shtyp, pas 22 vjetëve, përkthimin e esesë "Ariel" nga shtëpia botuese Riverside.

Ajo që më shqetëson më shumë si studiues i letërsisë latino-amerikane qëndron në atë që perceptimi i ftohtë i esesë "Ariel" akoma nuk është fenomen i së kaluarës. U deshën edhe 66 vjet të tjera deri sa shtëpia botuese e Univeristetit Austin të Teksasit botoi një nga përkthimet më bashkëkohore të esesë nga Margaret Sayers Peden. Studiuesi amerikan James W. Symington, për më tepër, në parathënien e librit, përcaktoi se "Ariel" është "një ese e ndjeshme dhe mirënjohëse ndaj sukseseve të Amerikës Veriore për lirinë politike, shkencën dhe teknologjinë" dhe se "krahasimet e sugjeruara të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kalibanin si të dallueshme nga mirënjohja që ka për bukurinë dhe çka rrjedh prej saj, siç është drejtësia dhe morali" të cilat ndërthuren në esenë "Ariel", ku i përulet lexuesit të "mos nxitojë në kundërshtime" duke kthjelltësuar se "disa, jo të gjitha mospranimet e tij, janë të sakta vetëm pjesërisht, sepse nuk kërkon veçojë Amerikën, por më së shumti ta përdorë atë si model i përshtatshëm për analizën e problematikës që e kuptoi se po përparonte në mbarë njerëzimin" (Symington 9). Eksodi nga Spanja drejt Amerikës në vitin 1810 (që përfundoi pas një dhjetëvjeçari), përveç realitetit historik, solli edhe kaos të ndjeshëm politik, ekonomik, moral dhe estetik. Fakti që eseja "Ariel" e Rodosë i paraqiti jo të plota efektet anësore të këtij kaosi qëndronte vetëm pjesërisht, sepse pas 80 vjetëve, me vendosjen e materializmit që dominoi shoqërinë latino-amerikane, një tjetër studiues amerikan, Carlos Fuentes, do të hap prologun e këtij libri me fjalët akademike dhe pesimiste të padëgjuara më parë: "Është libër tepër acarues" (Fuentes 13). Ndërkohë po në të njëjtën faqe, vazhdon gjithashtu të zhvlerësohet rëndësia e autorit: "Rodoja nuk është poet dhe analogjia e tij nuk është e kalibrit të Darios. Ai është orator. Ai nuk e trillon retorikën e modernizmit, ai e përdor atë në një situatë të veçantë mugëtire" (Carlos Fuentes, Prologu 13). Qellimi im në këtë rast është të dal në mbështetje të shkrimtarit Rado. Të dy, Fuentes dhe Symington sjellin theksime esenciale mbi rëndësinë e esesë "Ariel" me shembujt personal të librit. Fuentes zbulon në të njëjtën kohë se, çfarë është në të vërtetë Ariel: "është një libër i rëndësishëm në kërkim të identitetit të përjetshëm latino - amerikan" (Fuentes, Prologu 13). Ajo çka më intereson më shumë është se, ata ndiejnë ende domosdoshmërinë në një farë mënyre t'i kërkojnë ndjesë lexuesve, duke e vlerësuar esenë sipas interesit të tyre. Me shfaqjen e dymendësisë (deri në një fare pike), ata mund të shpërfillin misionin real të esesë dhe të rrezikojnë të keqkuptohen nga lexuesit si konformistë ndaj idesë anakronike se "Ariel" nuk është kryevepër në interes të humanizmit.

Për mua, Ariel, është sa kryevepër, aq edhe në interes të njerëzimit. Rodo përjeton përgjegjësinë parësore si shkrimtar, i cili është për të vërtetën. Nga kjo e vërtetë përfiton jo vetëm latino amerikani, por gjithë popujt. Ai e injekton të vërtetën tek audienca e trishtuar, duke përdorur një teknikë penetruese "trysnie" paksa të fshehtë, por ky rast, vërteton se mbetet më i suksesshmi, ndërsa fshihet nga skena, sepse nuk kërkonte që rinia latino - amerikane të kuptonte se janë të shtypur, por të besonte se po sillen për interesin më të mirë, që t'i rikthehen identitetit të vërtetë. Kjo teknikë u bë e domosdoshme për Rodonë, sepse ndërsa e përdor atë, "kur materializmi dhe rehatia dominojnë po aq fuqishëm shoqërinë, sa edhe sot e kësaj dite, pasojat e një mendje-ngushtësie dhe kultura unike bëhen tepër katastrofike për prezantimin e ideve" (Rodo, 44). Si askund në ese, amerikanët nuk kanë qenë të diskriminuar. Përveç faktit kur Rodoja flet në mënyrë të drejtpërdrejt për rininë latino - amerikane, interesat e tij qenë për të mirën e përbashkët dhe pasqyronin së paku të disa prej vlerave të përbashkëta si "lumturinë", "dashurinë" dhe "shpresën" me popullin amerikan: "Rinia ekziston sepse simbolizon lumturinë, dashurinë dhe energjinë për njerëzit, brezat dhe procesin evolucionist të shoqërisë" (Rodo, 34). Deri më tani, në alternativën më të vagullt që trajtoi duke polemizuar rrugën e së ardhmes së historisë, me Arielin si përfaqësuese të Amerikës Latine dhe Kalibanin si folës në emër të Amerikës Veriore, nuk mund të konsiderohet objektivisht vepër antisociale për amerikanët, pasi frymëzimin e mori nga Stuhia (The Tempest) e Shekspirit, i cili nuk i përkiste shkrimtarëve latino - amerikan dhe vdiq qindra vjet para se të kristalizohej modernizmi nga Dario.

Rodoja, gjithashtu, nuk e pranoi qëllimin për të indoktrinuar rininë me këmbënguljen se synonte arsimimin për të cilën shkruan "të rinjtë duhen mësuar" (Rodo, 39). Mund të duket zgjedhja e duhur e fjalëve, apo teknika pragmatiste që përdoret prej tij për të ndikuar opinionin publik në vetë esenë "Ariel", e cila jep faktin se, Rodoja kishte për qëllim të ishte zëri i botës, jo vetëm tek rinia latino amerikane, por edhe tek kushdo që e vlerësonte realisht origjinën e traditës greko-romake, duke besuar se "koncepti i vërtetë i arsimimit, jo vetëm që përqafon ndryshimet kulturore të bijve përmes përvojave të etërve, por edhe beson në lojën e ndershme dhe në sakrificën e interesave vetjake për mirëqenien e të gjithëve që do të duhet ta pranojnë dhe mbështesin. Madje edhe thirrja e tij kundër materializmit dhe jetës amerikane është një mesazh, nga i cili mund të përfitojnë të gjithë, duke përfshirë edhe amerikanët, sepse pa këtë qëllim ideja e tij do mbetej thjesht një çështje që përfshinte vetëm latino amerikanët. Qëllimi i tij mbetet të nxisë analizën e problematikës së materializmit dhe të kërkojë që të gjithë njerëzit të pranojnë zgjidhjen, e cila nxjerr për ta maksimumin e përfitimit. Përdormi i fjalëve të tilla si "rinia", "Amerika Latine", "arsimi", "besimi", "tradita", "kultura", "utilitarizmi", "nordomania" dhe "fryma" që dominojnë esenë "Ariel" shërbejnë mes të tjerash për të nxitur të gjithë latino-amerikanët dhe të huajt për t'u vet identifikuar nga ana logjike dhe emocionale me idenë e tij se "edhe nëse mbështeten tek arsyeja apo përvoja, asnjë pesimizëm nuk do ta kundërshtonte thirrjen krenare "ec përpara!" e cila e ka burimin nga thelbi i jetës" (Rodo, 34).

Një tjetër çështje e rëndësishme konceptuale që na parashtron Rodoja përmes esesë "Ariel" (e cila nuk i drejtohet personalisht në mënyrë të veçantë rinisë latino - amerikane, por njerëzimit në përgjithësi), mbart sensin e peshës për të besuar në të ardhmen. Plotësisht i bindur se gjatë modernizmit, Amerika përjetoi zgjerimin dhe konsolidimin e fuqisë së biznesit dhe influencës në krijimin e mirëqenies së përgjithshme, shumë shpejt u bë e mjaftueshme për të ndryshuar vlerat morale tradicionale në mënyrë që të ishin pjesë e saj, për të cilën Rodoja ndërmjetëson duke i kujtuar botës se "gjithçka në Amerikën bashkëkohore që i përkushtohet propagandimit dhe mbrojtjes së vetë idealizmit shpirtëror, shkencës, moralit, sigurisë fetare, ideve politike, duhet të përqendrohet në besimin e palëkundur tek e ardhmja" (Rodo, 94). Me fjalë të tjera, "Amerikës i nevojitet rinia", sepse idetë e së mirës dhe të keqes, drejtësisë dhe padrejtësisë, moralitetit dhe imoralitetit, janë aspekte të kulturës që vijnë nga e kaluara. Prandaj, themelet e standardeve tona të drejtësisë nuk i përcaktojnë përkufizimet, por realitetet objektive. Madje edhe në raste të rralla, kur thërret Rodoja, thirrja e tij është e vërtetë dhe jo ofensive: "I njohur si izolim i dhimbshëm, izolimi në të cilin jetojnë latino-amerikanët, përshtypja ime për të tashmen në Amerikën tonë, ndoshta e justifikon një studim analog. " (Rodo, 40).

Në mbyllje, e veçanta esenciale e Ariel si vepër arti shtrihet thellë përtej asaj që shfaqet në pamjen të parë. Kjo e veçantë rrjedh nga fakti se mësimet dhe observimet e saj nuk i pengojnë por përkundrazi i nxisin ndryshimet sociale që në planet afatgjata mbështesin gjithë njerëzimin. Ato duhen të shfaqen, ama, plotësisht të qarta për fuqinë njerëzore që zotërojnë dhe të vetëdijshme se "në botën materiale mund të devijojnë dhe vdesin nga inercia si një projektil i harxhuar. Ky thesar i çmuar është dhuratë e natyrës, por forca krijuese e tij shtrihet në ide, dhe po u shpërdorua apo shpërnda në vetëdije individuale, njerëzimi nuk do përfitojë prej tij" (Rodo, 36).

Përktheu: Irena Papingji

GJEKË MARINAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NEIL YOUNG, I FUNDMI HIPPIE I VËRTETË (04.26.2011)
ÇËSHTJA E FRYMËZIMIT NË KRIJIMTARINË LETRARE NËPËR SHEKUJ DHE EPOKA KRIJUESEMISTERI I FRYMËZIMIT, KU MIRREN UDHËZIMET DHE POROSITË PËR TË SHKRUAR?!Nga Prof. Asc. XHAVIT ALIÇKAJ (04.26.2011)
SHPIRT I BURGOSURTregim nga ISTREF HAXHILLARI (04.26.2011)
NJË PROGRAM I MUZIKËS RROK I BËN PËR VETE ADOLESHENTËT (04.25.2011)
FILM I RI PËR VRASJEN E PRESIDENTIT AMERIKAN ABRAHAM LINKOLN (04.25.2011)
ROBOTI Pi4, NJË KOLEG I RI NË VENDET E PUNËS (04.24.2011)
PIRATERIA LULËZON - SI MUND TË MBROHET NË SHQIPËRI E DREJTA E AUTORIT (04.24.2011)
MREKULLIA E AGJËRIMIT - KOHË PREHJEJE PËR TRUPIN E SHPIRTIN (04.23.2011)
JAVA E MADHE E PASHKËVE DHE KUPTIMI I SAJ! (04.22.2011)
COTILLARD E GORDON-LEVIT NË "BATMAN" (04.21.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]