VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DY LOT PA RIMË M'I BLLOKOJNË FJALËTPoezi nga AZEM BALIAJ

                                                                                      

E Mërkurë, 05.08.2024, 06:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

DY LOT PA RIMË M'I BLLOKOJNË FJALËT

Poezi nga AZEM BALIAJ


E Hënë, 05.02.2011, 03:37pm (GMT+1)

Poetit Frederik Rreshpja

 

Shpesh më merr malli për ty poet

Dhe dy lot pa rimë m'i bllokojnë fjalët

Pastaj si në elegji një zë më "bërtet"

Mos qaj! Mos qaj kurrë për të gjallët!...

Lezhë,më 15.04.09

 

"Guxim "

Poetit Havzi Nela

Ah, Havzi Nela,Havzi Nela

Varur në litar,lidhur me tela!

..Tash që u këputën tela e litar

E bëra dhe unë një "trimëri"

Me një "guxim" të madh qytetar

Bleva "krimet" tua në librari.

Lezhë,më 10.03.09


 

"Ankesë"

Fabulistit Ferit Lamaj

Dhelpra i tha kalit: Prit,

Ti e ke mashtruar Trojën

Odisenë e shtoi zoti Ferit,

Të më nxjerë mua bojën

I jam drejtuar kasacionit:

Ferit Lamaj duhet dënuar,

Sepse...sipas zakonit

Sojin tim ka injoruar...

Ezopi më tall' për ca rrush

Që s' ma ka shijuar gojën

Besomë ,o kalë, ti e çdo kush

Zoti Lamaj më ngatërroi me Trojën!

Ia ktheu kali qimekuq:

Ç' ta dënojmë një fabulist

Do na shkojë gjyqi huq,

Ai ka tallur dhe ...juristë!

B.Curri, më 13.11.1998

 

"Të shkretët"

Xhevahir Spahiut

Vizë për në parajsë

Asnjëherë nuk arritën

Të marrin poetët.

Për në ferr,

Ua dhanë shpesh Jagot

Injoratët,ministrat,

shtetet...

Duke u dhënë shpresë

Me vargje të tjerëve,

Mbetën në ferrparajsë

"Të shkretët",

Poetët.

B.Curri,më 17.04.1995

"Për mjerimin"

-Pasi lexova Migjenin së pari -

Vrapi i ndjenjave asht' vrap që s'ndalet

Nuk pyet n'se fryhen lumenjt a shemben malet

Ai asht krenar si krenaria

Ai asht naiv,naiv si fëmija

Sa ma shumë ndjenjat vrapojnë e shtohen

N'at vrap të madh, prej t'hutuemit gëzim

Të duket se po ngatërrohen...

Por,jo!

Vetë ndjenjat në gëzim shpërthejnë

E dorën, e shpirtin

Rreptë t'a mbërthejnë...

Kërkon diçka shpirti...çka?

Luli i vocërr në qoshen e vet

I trembur prej vrapit të ndjenjave

Po prêt...

Sheh ata që s'dijnë çka asht mjerimi

Eh, thotë në mend të veta

Në më marrtë gëzimi në gjinin e vet

S'pata me dijtë çka asht trishtimi

Vrapi i ndjenjave asht vrap që s'ndalet

Fëmijës së një të kamuri

Luli në idhnim

Ia kqyr sandalet...

B.Curri,më 25.03.1973

OQEANI

At Gjergj Fishtës

Qebesa, or Gjergj Fishta

Me mujt' "zullumin" kurr s'ta ndaj

Pse si le shqiptart' me i thirrë

Deri t'lodhen, derrit,daj...

A po ndie,or Gjergj Fishta

Me mujt t'ironizoj , t'baj ibret

Pse u kalle n'zemra shqiptarve

Dashtni për troje e atme t'vet.

Burrnisht ,or Gjergj Fishta po t'thom:

Faj ma t'madh ,ske pas si ban

Të ishte për mua...eshtnat tua

Qebesa i kisha hedh ... në oqean.

Lezhë,më 12.06.2009

AZEM BALIAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
I MARRITregim nga DANIEL GÀZULLI (04.30.2011)
Eseja Ariel, një nga esetë më të rëndësishme filozofike të modernizmitESEJA "ARIEL" NGA JOSE ENRIQUE RODONga GJEKË MARINAJ (04.27.2011)
NEIL YOUNG, I FUNDMI HIPPIE I VËRTETË (04.26.2011)
ÇËSHTJA E FRYMËZIMIT NË KRIJIMTARINË LETRARE NËPËR SHEKUJ DHE EPOKA KRIJUESEMISTERI I FRYMËZIMIT, KU MIRREN UDHËZIMET DHE POROSITË PËR TË SHKRUAR?!Nga Prof. Asc. XHAVIT ALIÇKAJ (04.26.2011)
SHPIRT I BURGOSURTregim nga ISTREF HAXHILLARI (04.26.2011)
NJË PROGRAM I MUZIKËS RROK I BËN PËR VETE ADOLESHENTËT (04.25.2011)
FILM I RI PËR VRASJEN E PRESIDENTIT AMERIKAN ABRAHAM LINKOLN (04.25.2011)
ROBOTI Pi4, NJË KOLEG I RI NË VENDET E PUNËS (04.24.2011)
PIRATERIA LULËZON - SI MUND TË MBROHET NË SHQIPËRI E DREJTA E AUTORIT (04.24.2011)
MREKULLIA E AGJËRIMIT - KOHË PREHJEJE PËR TRUPIN E SHPIRTIN (04.23.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]