VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SURPRIZA DHE DETAJE - ÇFARË DUHET TË DINI PËR EUROVISION 2011?

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 09:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
SURPRIZA DHE DETAJE - ÇFARË DUHET TË DINI PËR EUROVISION 2011?
E Hënë, 05.09.2011, 10:02am (GMT+1)

Zemra që pulson - simboli i Eurovision 2011

Për Countdown është ndoshta shumë herët, por disa detaje të rëndësishme të "Eurovision 2011" janë që tani të njohura. Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision është Aurela Gaçe me këngën "Feel the passion".

Këtë vit në edicionin e 56-të të Eurovision Song Contest (ESC) do të marrin pjesë artistë nga 43 vende nën moton "Feel Your Heart Beat!". Surpriza më e madhe është me siguri rikthimi i Italisë në ESC, e cila ka marrë pjesë për herë të fundit para 14 vjetësh. Këtë vit marrin pjesë edhe Austria pas një pushimi prej 4 vjetësh dhe Hungaria pas një pushimi dyvjeçar. Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision është Aurela Gaçe me këngën e saj "Feel the passion". Ndërsa fituesja e vjetshme, gjermanja, Lena Mayer-Landrut, përfaqëdon rishtazi Gjermaninë këtë vit me këngën "Taken by a stranger."

Biletat u shitën menjëherë


Përgatitjet për festivalin më të madh televiziv të Evropës janë drejt fundit, dhe në publik thuajse çdo ditë bëhet e ditur diçka e re. Edhe logo përkatëse është tashmë gati: një zemër që pulson me ngjyrat e flamurit gjerman. Kjo punë grafike është realizuar nga një dizenjator britanik, i cili është frymëzuar nga fituesja e edicionit të kaluar, gjermania, Lena Mayer-Landrut. Gjatë transmetimit live nga Oslo, Lena i falënderoi me këtë gjest fansat e saj. Ajo formoi një zemër me gishtat e dorës.

Pak histori - Ku u transmentua për herë të parë Eurovision?

Kjo është hera e tretë që Eurovision Song Contest zhvillohet në Gjermani që prej ribashkimit të dy shteteve gjermane. I themeluar në vitin 1956 nga European Broadcasting Union (EBU), Grand Prix Eurovision u organizua për herë të parë në vitin 1957 në Gjermani në Frankfurt. Rregulli, sipas të cilit gara zhvillohet vitin pasues në vendin fitues, asokohe nuk ekzistonte ende. Por kjo ndryshoi që prej vitit 1975. Falë këngës "Pak qetësi" të Ralph Siegel-it, me të cilin fitoi çmimin këngëtarja Nicole Siebert, Grand Prix erdhi në 1983 për herë të dytë në Gjermani e pikërisht në Mynih.

Pamje nga provat ndriçimit në Dyseldorf

Biletat për finalen më 14 maj tashmë janë shitur të gjitha. Portali në internet "dticket.de" shiti brenda pak orësh 35.000 bileta. Çmimet shkonin nga 89 deri 189 euro. Për dy gjysmëfinalet më 10 dhe 12 maj ka ende bileta. Më të shtrenjtat për vendet pranë tribunës kushtojnë 119 euro. Në mes të muajit janar pati një ndryshim në ekipin e Eurovision. Në vend të Svante Stockselius, i cili mori postin e supervizorit të ESC, vjen norvegjezi Jon Ola Sand, i cili deri atëherë kishte qenë drejtues i delegacionit norvegjez në ESC dhe njëkohësisht drejtues i prodhimit të Eurovision Song Contest në Oslo. Si producent ai ka qenë përgjegjës edhe për transmetimin live të çmimit Nobel.

Gjermania - vendi mikpritës i Eurovision

Zgjedhja e moderatorëve apo mikpritësve të Eurovision me siguri nuk ka habitur askënd. Aktorja gjermane Anke Engelke ka lindur në Montreal, Kanada, dhe flet frengjisht, çka është edhe një nga kërkesat e ekipit për moderatorët e ESC. Mbështetësi i Lenës, producenti i njohur gjerman njëkohësisht moderator, Stefan Raab,do të jetë krah Ankes në skenë. Kjo është për të hera e pestë që merr pjesë në Eurovision Song Contest. 1998 dhe 2004 ai mori pjesë si autor këngësh; si këngëtar dhe kantautor ai mori pjesë në ESC 2000 dhe zuri vendin e pestë. Pas suksesit në shfaqjen "Ylli ynë për Oslon", ku u bë përzgjedhja paraprake vitin e kaluar, këtë herë Stefan Raab në bashkëpunim me NDR është përgjegjës për shfaqjen "Kënga jonë për Gjermaninë". Në ekipin e moderatorëve në përzgjedhjen paraprake është i pranishëm dhe një personazh i njohur i kanalit të parë televiziv gjerman ARD, moderatorja Judith Rakers.

 

Stefan Raab, mbështetësi i Lenës, fitueses së Eurovision 2010 dhe moderator i njohur


Deri në mars vendet pjesëmarrëse duhet të regjistronin përfaqësuesit e tyre. Unioni i Radiove Evropiane (EBU) i lë vendet anëtare të vendosin vetë se si bëhet kjo përzgjedhje. Ka kanale televizive, të cilat kanë njoftuar se kush do e përfaqësojë vendin në ESC 2011 pa përzgjedhje paraprake. Kështu kanë vepruar këtë vit Turqia, Armenia dhe Bosnje-Hercegovina. Por ka edhe vende, të cilat tradicionalisht organizojnë festivale muzikore, si p.sh. Suedia (Melodifestival) apo Kroacia (Dora). Interesi për Eurovision rritet vazhdimisht. Në Lituani këtë vit konkurrojnë 43 artistë për të pasur nderin të përfaqësojnë vendin e tyre në Eurovision Song Contest.

Radio gjermane "Norddeutsche Rundfunk (NDR)" mbështeti idenë e Stefan Raabit, që Lena të përfaqësonte edhe këtë vit Gjermaninë. Një mbrojtje të tillë të titullit ka pasur shpesh në fillim të historisë së ESC-së. Në vitet 1950 disa fitues të festivalit, konkurronin sërish vitin pasues për vendin e tyre, si fituesja e parë e ESC-së, Lys Assia, për Zvicrën. Nëse Lena do të arrijë të mbrojë titullin për Gjermaninë mbetet të shihet. Luksemburgu ka fituar dy herë radhazi në 1972 dhe 1973, po kështu edhe Izraeli në 1978 dhe 1979. Më shumë fitore në ESC ka shënuar deri tani Irlanda: shtatë herë kanë fituar ata gjithsej, tri çmime i kanë marrë njëri pas tjetrit: 1992, 1993 dhe 1994.

 

Lena Meyer-Landrut - fituesja e Eurovision 2011

Rregulla të reja votimi

Deri tani nuk ka shenja se EBU do të ndryshojë përsëri rregullat e votimit. Rregullat e reja të cilat hynë në fuqi vitin e kaluar ishin mjaft të suksesshme. Hera e fundit që kishte ka fituar një nga katër vendet "e mëdha", Britania e Madhe, Spanja, Franca dhe Gjermania ishte në vitin 1997. "Katër të mëdhenjtë" mbajnë ndërkohë pjesën më të madhe të kostove për shfaqjen e preferuar muzikore evropiane, por qysh atëherë kishin pasur pak sukses.

Me Eurovisionin në Oslo kjo ndryshoi. Më në fund vendet kryesore kontribuese janë përsëri në lojë dhe shikuesit kanë njëlloj si juria ndikim të njëjtë në rezultat. Të dy vendosin se kush arrin në finale dhe kush fiton. Veç kësaj që prej vitit të kaluar shikuesit kanë mundësi të marrin në telefon apo të dërgojnë sms gjatë gjithë shfaqjes. Më shumë se 120 milionë teleshikues pritet të ndjekin Eurovision Song Contest. Ky numër është pothuajse sa ai i shikuesve që ndjekin ndarjen e çmimeve Oscar dhe finalen e futbollit amerikan në SHBA të marrë së bashku.

Autor: Jakov Leon/Eliana Xhani

Redaktoi: Lindita Arapi

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GRUAJA ME NALLANETregim nga ALEKO LIKAJ (05.08.2011)
ADEL HEDH NË TREG ALBUMIN E SAJ TË RI ME TITULL "21" (05.07.2011)
JA VIDEOJA "JUDAS" E LADY GAGA (05.07.2011)
KANDIDIME ME TONY AWARDS PËR "SISTER ACT" (05.05.2011)
NXITONI, NXITONI, PRA... Ç'PRISNI?Nga BEDRI ÇOKU (05.05.2011)
KËRKOVA XHEVATIN, TI MË PRURE GJITHË FSHATINTregim humoristik nga VELEDIN DURMISHI (05.03.2011)
VAJZA E LULEVETregim nga SPIRO THOMARI (05.03.2011)
PANAIRI ME 1000 TITUJ TË RINJ (05.03.2011)
DY LOT PA RIMË M'I BLLOKOJNË FJALËTPoezi nga AZEM BALIAJ (05.02.2011)
I MARRITregim nga DANIEL GÀZULLI (04.30.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]