Muzikali i Whoopi Goldberg në skenë në Broadway
Voal-online - Sister Act rrëmben 5 kandidime në edicionin e 65-të të Tony Awards, çmimi që kurorëzon stinën teatrore amerikane.
Muzikali i Whoopi Goldberg e Stage Entertainment, prej dy javësh në skenë në Broadway konkuron si muzikali më i mirë, teksti më i mirë dhe kollona zanore më e mirë.
Dy kandidatura edhe për gratë që luajnë në skenë, protagonistja Patina Miller e Victoria Clark, e cila interpreton nënën e murgeshës superiore. Emrat e fituesve të Tony Awards do të shpallen më 12 qershor në New York.
(http://www.ansa.it)