VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - EKSPOZITA "GOGENI: KRIJUESI I MITEVE" NDIQET ME INTERES NË UASHINGTON

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 10:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
EKSPOZITA "GOGENI: KRIJUESI I MITEVE" NDIQET ME INTERES NË UASHINGTON
E Martë, 05.24.2011, 04:11pm (GMT+1)

Pleasures of the Evil Spirit (Arearea No Vareua Ino), 1894 by Paul Gauguin

Galeria Kombëtare e Artit në Uashington në bashkëpunim me Galerinë e Artit Modern Tejt të Londrës kanë hapur kohët e fundit ekspozitën "Gauguin: Maker of Myth", "Gogeni: Krijuesi i Miteve". Në ekspozitë paraqiten punime të piktorit francez, Pol Gogen. Kuratorja Meri Morton thotë se ekspozita "Gogeni: Krijuesi i Miteve" e merr frymëzimin nga artisti si shkrimtar, më tepër se sa artisti si piktor:

"Gogeni shkroi ese dhe filloi të botonte një gazetë në Tahiti, ai shkroi artikuj me përshtypje dhe ishte një shkrimtar shumë interesant. Ekspozita e merr frymëzimin nga strategjia e tij si shkrimtar dhe rreth gjithshkaje universale, çështjet dhe idetë njerëzore".

Sipas kuratores Morton, mitet bazë Gogeni i merrte nga letërsia dhe filozofia e Perëndimit, por ato fuqizohen nga ide dhe burime joperëndimore. Punimet e paraqitura trajtojnë çështje universale. Por ato i përkasin të gjitha kohërave dhe janë të hapura për interpretime, shpjegon Meri Morton. Një shembull është skulptura e Ovirit.

"Oviri në gjuhën tahitiane do të thotë "i egër, ose në gjendje të egër. Kjo vepër u frymëzua nga thëniet e tahitianëve për Ovirin nëpër xhungla, rrethuar nga shpirtërat e këqinj të të vdekurve duke ecur vjedhurazi. Por në fakt, kjo figurë nuk është hyjnore në Panteonin Polinizian. Gogeni krijon nga ideja e Ovirit një imazh. Gruaja e portretizuar është tepër joshëse dhe duket qartë që ka fuqi shkatërrimtare. Ajo e shtyp me këmbë ujkun. Oviri mban në duar këlyshin e ujkut. Ajo ngjan sikur e ka nën mbrojtje, por njëkohësisht ngjan e tmerrshme, shkatërrimtare".

Gogen trajton temat e mitologjisë, disa prej tyre plotësisht fryt i imagjinatës së tij. Ai ishte përfshirë nga ideja e artistit që është krijues, por njëkohësisht edhe shkatërrimtar, ndërsa lufton me demonët e tij personalë. Ai e identifikon veten me Ovirin në mënyrë të drejtpërdrejtë. Gogeni ishte gjithashtu i famshëm si njeri ëndërrimtar, në dashuri me botën shpirtërore.

"Unë mendoj se ai ishte në kërkim të një komuniteti apo kulture, e cila në një farë mënyre i kundërvihej jetës pariziane të viteve 1880; në kërkim të një shoqërie, e cila nuk sundohej nga një kod borgjez tepër strikt, të pakonsumar nga rendja drejt parasë, të një shoqërie jo dhe aq materialiste, por që të kishte elementë shpirtërorë dhe të dashurisë".

Vepra e Gogenit shpesh fokusohet tek roli i grave në botë dhe në kulturën njerëzore. Ai mendonte se gratë kishin një botë të tellë shpirtërore dhe se për këtë arsye nuk vlerësoheshin sa duhet nga qytetërimi perëndimor. Artisti u përpoq të shprehte përmes veprës së tij një ëndër ku dallohen qartë gratë, parajsa dhe roli i tij për ta ngritur nga humnera shoqërinë perëndimore, në një shoqëri në njerëzore, kuptimplotë, autentike dhe të vërtetë.

"Unë besoj se Gogeni mendonte se vepra e tij më e rëndësishme ishte Manao Tupapao, një pikturë tepër e veçantë, provokuese dhe mbresëlënëse e gruas së tij haitiane Tehemana, e shtrirë lakuriq përmbys. Atë është duke e parë një shpirt i keq, Tupapao".

Vija ndarëse mes realitetit dhe krijimit të fantazisë është tepër e hollë në paraqitjen e jetës nga Pol Gogeni. Kuratorja Morton thotë se ai është një nga artistët themelues të modernizmit në pikturë, skulpturë dhe në artin e shkruar.

"Kjo ekspozitë nuk e prezanton Gogenin si një artist formal, një njeri, i cili u përqoq të ndryshonte mënyrën e paraqitjes së shoqërisë perëndimore. Ajo nuk e paraqet atë si një artist radikal, por si një artist që përpiqet të arrijë një lloj kuptimi të tij të shoqërisë dhe pastaj ta ndajë atë me të tjerët".

Kuratorja Meri Morton arrin në përfundimin se Galeria Kombëtare e Artit dëshiron që përmes ekspozitës, vizitorët të shohin përtej imazheve mahnitëse të Pol Gogenit, duke zbuluar mesazhin që artisti donte të përçonte përmes veprës së tij.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KALORËSITPoezi nga XHENC BEZHI (05.24.2011)
NATA E PARË E MARTESËS ME SHINga ALEKO LIKAJ (05.22.2011)
DEUTSCHE WELLE - STRUKTURË E RE PROGRAMI NË PLATFORMË TRIMEDIALE (05.22.2011)
THUAJU ENGJEJVENga ANTIGONA MARKU (05.19.2011)
HAPAT E PARË NË UNIVERSITET - KUSHTET E PRANIMIT NË SHKOLLAT E LARTA GJERMANE (05.19.2011)
VLERËSIM NGA KRITIKA RUMUNE PËR LIBRIN "MAMAJA" TË VILHELME VRANARI HAXHIRAJPërgatiti: BAKI YMERI (05.15.2011)
...ISHTE 22 MAJI I VITIT 1825Tregim nga ALEKO LIKAJ (05.14.2011)
FAJTOR PA FAJKujtimit të shkencëtarit të shkëlqyer dhe artistit të madh Enriko VeiziTregim nga ZHULJANA JORGANXHI (05.11.2011)
ROLI I FILOZOFISË NË SHEKULLIN TONË ËSHTË I ANASHKALUARIntervistë me PETER SLOTERDIJK (05.11.2011)
ÇDO PERËNDIM MË VDES NGA PAKPoezi nga THANI NAQO (05.10.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]