VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ALEXANDER MCQUEEN NË MUZEUN METROPOLITAN

                                                                                      

E Mërkurë, 05.08.2024, 04:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
ALEXANDER MCQUEEN NË MUZEUN METROPOLITAN
E Djelë, 06.12.2011, 06:02pm (GMT+1)

Karolin Uivër | Nju Jork E shtunë, 11 Qershor 2011

Një ekspozitë në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork po thyen rekordet e mëparshme. Që kur u hap më 4 maj, më shumë se 225 mijë vizitorë kanë vërshuar për të parë Savage Beauty, ekspozitën me punët e stilistit të ndjerë britanik Alexander McQueen. Muzeu ka shtuar orë të hënën për të akomoduar turmën e njerëzve. Materiali në vazhdim na njeh me bukurinë dhe stilin jashtëzakonisht imagjinar të shfaqur në ekspozitë.

Në karrierën e tij 20 vjeçare, Aleksandër McQueen fitoi një mori admiruesish të devotshëm dhe ndihmoi në rigjallërimin e industrisë britanike të modës. Ekspozita Savage Beauty në Muzeun Metropolitan, paraqet disa nga krijimet e tij më ekstreme.

Është një fustan balloje i bërë me guacka deti. Një xhaketë që ka në shpatulla kokë krokodilësh. Një kapele me pendë të pikturuara për t'u dukur si një tufë fluturash të kuqe. Këpucë që duket si thundra metali. Kuratori Andrew Bolton thotë se McQueen ishte më pak i interesuar për të krijuar veshje normale dhe kërkonte të krijonte indentitete të reja të papritura.

"Mendoj se McQueeni donte të prekte emocionet e njerëzve përmes modës së tij. Ai ishte gati si një poet romantik, apo artist i shekullit të 19-të. Ai e shikonte modën si një mjet të fuqishëm për të shprehur identitetin, por edhe si një mjet për të diskutuar ide dhe koncepte komplekse".

Bolton thotë se McQueen gjente frymëzim kudo: në letërsi, pikturë, filma, histori dhe në jetën e tij personale. Prejardhja e tij skoceze ishte një magjepsje e veçantë, e theksuar në koleksionin e vitit 1995 të titulluar "Highland Rape". Veshjet e grisura dhe të çara janë krijuar për të evokuar dhunën e shkaktuar në Skoci nga Britania në vitet 1700 dhe 1800 kur mijëra skocezë u detyruan të iknin nga tokat e tyre.

"Ai ishte shumë provokues. I pëlqente të provokonte reagimet e audiencës dhe të shtypit dhe shpesh paraqitej në media si një djalë me reputacion të keq. Kështu, koleksionet e tij në fillim janë shpesh të zymta dhe agresive përsa i përket stilit dhe prezantimit".

Historitë e horrorit ishin një tjetër burim frymëzimi për të. Një pelerinë e zezë e madhe në një manekin i maskuar prezantohet përmes erës që e bën copën të lëvizë.

"McQueen shpesh eksploroi anën e errët të shekullit të 19-të dhe i pëlqente shumë kontrasti mes dritës dhe errësirës, jetës dhe vdekjes. Ky krijim vjen nga ideja e kusarit. Shumë nga personazhet e McQueenit vijnë nga tradita gotike e shekullit të 19-të; vampirët, kusarët".

Në se krijimet e McQueenit ishin ekstravagante, ato bazoheshin në mjeshtërinë që ai e mësoi në një nga rrobaqepsitë më të sofistikuara për veshjet e burrave në Londër. McQueen thoshte se donte t'u jepte pushtet grave duke krijuar veshje që shprehnin forcën madje edhe frikën. Kjo nënkuptonte gjithashtu të sfidoje nocionet konvencionale të bukurisë.

"Ai shpesh thoshte se kur ecte në rrugët e Londrës, pikaste gjërat e shëmtuara dhe jo të bukurat. Por përsëri, ai ishte për të lidhur të bukurën dhe grotesken. Ai e pa bukurinë në mënyrë të veçantë, jo në mënyrën klasike pra që ka të bëjë me përpjestimet dhe simetrinë".

McQueen ishte i magjepsur edhe nga kulturat e tjera, veçanërisht ajo kineze dhe japoneze.

"Pjesa e sipërme e fustanit është bërë nga perde japoneze ndërsa pjesa e brendshme nga qindra guacka".

Ekspozita përfshin disa pjesë nga koleksioni i papërfunduar i McQueen. Ai kreu vetvrasje në shkurt të vitit 2010, disa ditë pasi i kishte vdekur e ëma. McQueen ishte 40 vjeç. Ish ndihmësja e tij, Sarah Burton, drejton tani studion që mban emrin e tij.

Ekspozita me punimet e McQueenit do të qëndrojë e hapur në Nju Jork deri në datën 7 gusht.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BUZËT E PURPURTA E XHIGERIN NË VRESHTA, VETULLËN E HËNËS QË LËKUNDET SI DJEPTri poezi nga THANI NAQO (06.10.2011)
MË 30 GUSHT ALBUMI I RI I HOT CHILI PEPPERS (06.08.2011)
A DEL FAMILJE E LUMTUR KUR NDAHEN ZJARRI PREJ PRUSHIT?Cikël poetik nga VALON BEQIRI (06.07.2011)
ANKTHPoezi nga XHENC BEZHI (06.06.2011)
KËNGËT MË TË MIRA BLUZ NDEROHEN NË CEREMONINË E 32-të VJETORE (06.05.2011)
MË VJEN KEQ GALILÈ, KANË KALUAR QINDRA VJET, E MEGJITHATË ASGJË NUK LËVIZTri poezi nga SHPEND SALLAKU (06.05.2011)
RIHANA THOTË SE VIDEOJA "MAN DOWN" I FUQIZON GRATË (06.05.2011)
PAVIONI GJERMAN NË BIENALEN E VENECIAS (06.05.2011)
SHPIRTI I FJALËS QË ZBRET NGA QIELLI(Adelina Dokja, Një engjëll duke zbritur nga qielli, Bukuresht 2011) Nga BAKI YMERI (06.03.2011)
PARA SHIKOPoezi nga XHENC BEZHI (06.02.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]