VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Argumentet e reja: Ajnshtajn vizitë sekrete në Shqipëri

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 05:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Argumentet e reja: Ajnshtajn vizitë sekrete në Shqipëri
E Martë, 11.03.2009, 06:52pm (GMT+1)

 

Ne vitin 1931, Albert Einstein mund të ketë kryer një vizitë të fshehtë në Shqipëri. Është pajisur me një pasaportë shqiptare, mbase edhe me emër të ndryshuar. Burimet e deritanishme dëshmojnë se këtë pasaportë e ka marrë në Pogradec. Mandej, pas një qëndrimi treditor, ka vijuar axhenën e tij përgjatë atyre viteve të mundimshme e të rrezikshme njëkohësisht, si për të, ashtu edhe për të gjithë hebrenjtë. Teza e guximshme e diskutuar edhe më parë në radhët e studiuesve e historianëve shqiptar, rikthehet me një analizë të re në librin e studiuesit Shaban Sinani, "Hebrenjtë në Shqipëri: prania dhe shpëtimi". Mes shumë dëshmive e fakteve mjaft intriguese të këtij libri (i sapobotuar nga shtëpia botuese "Naimi"), historinë befasuese që lidhet me gjeniun e madh, studiuesi Sinani e trajton që në kapitullin e parë e të monografisë së tij. "Ka të dhëna se në vitin 1931, në Shqipëri mund të ketë zhvilluar një udhëtim incognito ,edhe shkencëtari i famshëm A. Einstein. Dokumentet provojnë se në fillimin e atij viti ai ka pasur një kontakt shkresor me konsullatën shqiptare në Leipzig", - shkruan Sinani, ndërsa argumenton se, "kohët e fundit është shërbyer një burim shkresor nga Bashkia e Pogradecit, i pacertifikuar ende (sepse nuk është lëshuar nga shërbimi arkivor), sipas të cilit, në vitin 1931 kjo bashki ka lëshuar një certifikatë qytetarie (pasaportë) në emër të A.Einstein-it". Sidoqoftë, pyetja: "A e ka vizituar Shqipërinë në fillimin e viteve 1930 shkencëtari nobelist me prejardhje hebreje, Albert Einstein?", kërkon të tjera argumente për ta vërtetuar. Sipas studiuesit Sinani, studimi më i plotë për këtë argument mbetet ai i dr.Jovan Bashos, në të cilin janë sistemuar të dhëna të karakterit dokumentar dhe të tjera të karakterit memoaristik. Por, kërkimi i burimeve provuese autentike ka ndeshur në vështirësi. "Përgjithësisht, kërkimi i është përmbajtur tezës së një udhëtimi të fshehtë të Einstein-it në Shqipëri. Po të ndiqej një tezë tjetër, e një udhëtimi zyrtar, gjurma e kësaj vizite do të gjendej si në shtypin e kohës, ashtu dhe në burimet arkivore. Edhe për sa i përket mundësisë së pajisjes me pasaportë shqiptare nga qeveria mbretërore, është ndjekur i njëjti arsyetim: kjo pasaportë mund t'i jetë lëshuar në një emër tjetër. Në fakt, në kronografinë zyrtare të jetës së Einstein-it nuk gjendet asnjë e dhënë për një udhëtim të mundshëm të tij në Shqipëri dhe për zotërimin e një pasaporte shqiptare. Të gjitha këto të panjohura e vështirësojnë kërkimin, por nuk e pamundësojnë", - argumenton Shaban Sinani.


Letërkëmbimi me Bernstein


Shaban Sinani argumenton më tej në monografinë e tij se, burimet e tërthorta, të ndërlidhura me ato memoaristike dhe të arsyetuara në një disiplinë të fortë mendimi, mund të çojnë në përfundime bindëse rreth kësaj enigme të madhe. "Marrin rëndësi në mënyrë të veçantë disa burime që përshkruhen në 'Guide to the Papers of Herman Bernstein (1876-1935) 1899-1935', RG 713 (Regest nr. 713). Sipas këtyre të dhënave, në arkivat e ministrit të atëhershëm fuqiplotë të SHBA në Tiranë, pikërisht në vitet 1930-1933, gjenden dokumente që përmbajnë nota diplomatike për veprime rutinore konsullore, ose për dhënie vizash apo lehtësim procedurash vistimi", - shkruan Sinani. Por, sipas tij, mbi të gjitha e përforcon argumentin e mundësisë së një vizite të fshehtë të Einstein-it në Shqipëri letërkëmbimi i ambasadorit Bernstein personalisht me të dhe interesimi i shprehur zyrtarisht prej këtij të fundit për ardhjen e tij në Shqipëri, interesim i shprehur edhe për një tjetër personalitet amerikan me një rol historik në fushën e edukimit, Charles Telford Erickson.


Në foto së bashku


Fakti që Herman Bernstein dhe Albert Einstein dëshmohen në foto të përbashkëta prej vitit 1928 deri në vitin 1933, sipas të gjitha gjasave në Tiranë, merr një rëndësi parësore logjike dhe burimologjike, thotë studiuesi Shaban Sinani. Por, sidoqoftë kjo çështje mbetet e hapur për kërkime jo vetëm në arkivat e ambasadorit Bernstein, por sidomos në burimet shqiptare, në ato të Ministrisë së Punëve të Jashtme (shërbimi konsullor në Leipzig dhe në Vjenë), në arkivat administrative dhe financiare të Bankës së Shqipërisë, në arkivat e portit detar të Durrësit dhe në arkiva të tjera. Sipas Sinanit, marrin një rëndësi parësore edhe disa fakte të tjera, që zbulohen pikërisht përmes arkivave të H.Bernstein. "Në koleksionin e fotove të periudhës së shërbimit të tij diplomatik në Shqipëri gjendet, krahas A. Enistein-it, ndër të tjera edhe një prej dy miqve të tij të tjerë shumë të rëndësishëm, jo vetëm për mbrojtjen e hebrenjve para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe në themelimin e shtetit të Izraelit: Judah Leon (Leib) Magnes dhe Chaim Weizmann", - argumenton Sinani, ndërsa fokusohet pikërisht në arkivat e ambasadorit Bernstein, si një prej burimeve kyçe ku duhen vijuar hulumtimet. Nga ky arkiv, Sinani veçon regjistrin 713, ku shënjohen seria, nënseria, kutia, dosja dhe viti, të dhëna këto të mjaftueshme për të thelluar kërkimin. Në përshkrimet e të dhënave që ofron regjistri 713, emri i Albert Einstein-it figuron shpesh. Në nënserinë 16, që përmban foto, me vit më të hershëm 1928 dhe me vijueshmëri të papërcaktuar, por jo më vonë se viti 1934, kur Herman Bernstein ndahet nga jeta, pra pikërisht në periudhën kur ai shërbeu në Shqipëri si ambasador i SHBA, emri i Albert Einstein-it është i pari, argumenton studiuesi Sinani, duke lënë të hapur këtë tezë intriguese për të vijuar kërkime të mëvonshme, çka do të sillte fakte e dokumente shkencore që do të vërtetonin vizitën e fshehtë të fizikantit të madh në Shqipëri në vitin 1931. (http://www.balkanweb.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"This is it" - tejet fitimprurës (11.02.2009)
Zbulohen dorëshkrime shqipe me shkronja cirilikeNga Dr. Avzi MUSTAFA (11.01.2009)
Të jetosh me Atdheun, me vetvetenNga KLITON NESTURI (10.26.2009)
Del në qarkullim kundërbiografia e Sarah Palin (10.24.2009)
Musiné Kokalari bllokohet në Gjirokastër (10.23.2009)
Saramago polemizon me Kishën (10.22.2009)
DITA E VRASJES SË AZEMITROMAN nga ILIRJAN SADIKAJ (Pjesa I) (10.19.2009)
DITA E VRASJES SË AZEMITROMAN nga ILIRJAN SADIKAJ (Pjesa II) (10.19.2009)
DITA E VRAJSES SË AZEMITROMAN nga ILIRJAN SADIKAJ (Pjesa III) (10.19.2009)
SHBA: Revista "People" mbush 35 vite në treg (10.19.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]