NË VARRIMIN E KRISHTIT Nga LUMO KOLLESHI
E Hënë, 04.21.2014, 03:14pm (GMT+1)
Vetveten gënjeni e shtireni kot, Dhe lotët i keni marrë me qira, Me sy pons pilatësh shikoni ketë gropë Ku trupi im humnershëm aty ra.
Pa nxirrni pastaj ca thërrime fjalësh Tek shkundnit xhepat e hipokrizisë, Kërkoni te përlotni ata sy të gjallësh Që më ngritën ylberin e dashurisë.
Dhe prapë u them:Kot e më kot, Po hidhni lopatën e fundit me baltë Ikni këtej arratisur nga çdo zot, Edhe për ju unë prapë do të ngjitem lart.
LUMO KOLLESHI
|