YJET Nga EDITH IRENE SÖDERGRAN
E Shtunë, 07.12.2014, 07:44pm (GMT+1)
Kur afrohet nata,
unë rri në shkallë dhe dëgjoj,
yjet roitin në kopsht
e unë jam në terr.
Dëgjo, një yll ka rënë duke kumbuar!
Mos shkoni zbathur mbi bar;
kopshti im është plot me cifla.
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ
|