FËMINIA Nga FREDERIK RESHPJA
E Enjte, 07.17.2014, 08:04am (GMT+1)
Asokohe ngjyrat qenë shpirtra. Në fund të kopshtit ngrihej olimpi, mbi një mitologji trëndafilash.
Ah, tërë trëndafilave të botës do t'u bie në gjunjë, por ata tinguj nuk do t'i dëgjoj më kurrë.
Tani jam një perëndi ilire e rrëzuar, sepse olimpin e trëndafilave e humba përgjithnjë.
Por, o Zot, më shumë ka humbur ai që nuk ka qenë kurrë fëmijë.
FREDERIK RESHPJA
|