Të gjitha kështjellat e mia në ajër janë shkrirë si bora,
të gjitha ëndërrat e mia kanë avulluar si uji,
nga gjithë ç'kam dashur më mbetet
një qiell i katër e ndonjë yll i zbehtë.
Era lëviz ngadalë nëpër drurë.
Boshi pushon. Uji është i heshtur.
Bredhi plak rri zgjuar dhe mendon
për renë e bardhë që ai e puthi në ëndërr.