MË KOT TË KËRKUAM Nga PABLO NERUDA
E Premte, 07.25.2014, 01:37pm (GMT+1)
Jo, asgjë s'do bashkojë dot formën tënde të fortë, as s'do ringjallë arenën tënde të përvëluar, gojën tënde s'do kthejë që dy petalet e saj të hapë, as veshjen e bardhë mbi gjoksin tënd s'do gufojë. Vetmia kripë, heshtje, thierza deti porositi, e konturin tënd si ushqim dhuroi në arenë, që në hapsirën e belit tënd të argjendtë humbi, vetëm, pa u prekur prej kalorësit të brazhdë që në zjarr trokth-rend deri në vdekje.
Përktheu: EMIL ASDURIAN
|