VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BIRIT TË NOMADITNga MAHMOUD DARWISH

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 01:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
BIRIT TË NOMADIT
Nga MAHMOUD DARWISH

E Hënë, 08.11.2014, 10:17am (GMT+1)



Mbathi sandalet e tua
dhe udhëto në rërën
që asnjë skllav nuk e ka shkelur ndonjëherë.
Zgjoje shpirtin tënd
dhe pi ujë në burimet
që asnjë flutur nuk i është vardisur ndonjëherë.
Shpërndaji mendimet e tua
drejt yllësive të qumështit
që asnjë i çmendur nuk ka guxuar t'i ëndërrojë ndonjëherë.
Largohu nga shkollat e nga dogmat:
misteret e heshtjes
që era ua sjell veshëve tu
të mjaftojnë.
Largohu nga pazaret dhe njerëzit
dhe përfytyroje panairin e yjeve
ku Orioni zgjat shpatën e tij,
ku buzëqeshin Plejadat
rrotull kandilit të Hënës,
ku madje asnjë fenikas nuk i ka lënë gjurmët e tij.
Mbille tendën tënde në horizontet
ku asnjë struc nuk ka ëndërruar të fshehë vezët e tij.
Nëse ti do që të rizgjohesh i lirë
si një fajkua që shpalon flatrat në qiej.
ekzistencën dhe asgjënë mbaji peshë
në flatrat e tua,
në jetën dhe në vdekjen tënde.
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NUK MUNDA TË VIJA...Nga NIKOLL NDOK ULNDREAJ (08.10.2014)
AH GJERËSI E PYLLIT TË PISHAVENga PABLO NERUDA (08.09.2014)
NDJENJËNga ARTHUR RIMBAUD (08.09.2014)
ZGJATEM NGA QIELLINga PËRPARIM KABO (08.09.2014)
MOLLA E KUQEvajtim a llomotitje pa lidhje...!Nga RROK BERISHA (08.09.2014)
NUK DO TË KTHEHEMNga JUAN RAMON JIMENEZ (08.08.2014)
KËTU TË DUANga PABLO NERUDA (08.08.2014)
SILLEM VONË ME MAKINË TË POSTOJ NJË LETËRNga ROBERT BLY (08.08.2014)
NJË LULE E BUKUR DIELLINga ARTUR VREKAJ (08.08.2014)
NË VERI...(Si ëndërr fëmijërore)Nga SEJDI BERISHA (08.06.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]