VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Myslimanët shiitë e kremtojnë me madhështi festën e Hashures

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 03:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

Myslimanët shiitë e kremtojnë me madhështi festën e Hashures


E Djelë, 12.27.2009, 12:58pm (GMT+1)

 

Voal-online Myslimanët shiitë sot festojnë ditën e Hashures. Hashurja është dita e dhjetë e muajit Muharrem, kur, sipas traditave islame, nipi i Profetit Muhamet, Imam Hyseni u vra në betejën e vitit 680. Kjo festë kremtohet me madhështi në Irak dhe në vende të tjera me bashkësi fetare myslimane shiite, përfshirë Afganistanin, Azerbaixhanin, Bahreinin, Iranin, Libanin, Pakistanin, Arabinë Saudite dhe Sirinë. Edhe myslimanët syni e përkujtojnë vdekjen e Imam Huseinit, por jo në ato përmasa.

 

Miliona shiitë bashkohen sot në vendet e shenjta dhe në xhamitë anembanë Irakut për festën e Hashures, ndërsa forcat irakiane të sigurisë rrinë në gatishmëri për mbajtjen e rregullit dhe të rendit.

 

Në këtë ditë me zë të lartë këndohen këngë tradicionale të Hashures në Bagdad dhe në Qytetin e Qerbelasë (Kerbala), qendër e vendit më të rëndësishëm të shenjtë kur myslimanët shiitë përkujtojnë rënien e Imamit Husein.

 

Diktatori Saddam Hussein kishte vënë kufizime të rrepta në pelegrinazhet e Qerbelasë, por që nga rrëzimi I tij më 2003 festa e Hashures kremtohet me shumë madhështi.

 

Nja 20 000 pjesëtarë të forcave të sigurisë të Irakut kanë formuar kordone rrotull Qerbelasë, qarkullimi i automjeteve është ndaluar dhe 1 000 snajpera janë vendosur në çatitë e ndërtesave. Pelegrinët e vlerësojnë pozitivisht përforcimin e veçantë të rendit këtë ditë.

 

"Është e vështirë të arrish në vendin e festimit, por është më mirë se të krijohen incidente," iu ka thënë reporterëve të Reuters pelegrini Mohammed Abu Sajad, në Qerbela.

 

Pelegrinët kanë mbushur rrugët kryesore që të çojnë në tempullin e shenjtë me kubenë e florinjtë të Imam Hysenit dhe Imam Abazit, duke kryer rituale tradicionale që shprehin pikëllimin për rënien e Imam Hysenit në fushën e betejës të Qerbelasë.

 

Kjo temë është trajtuar edhe në poemën e madhe epike të poetit tonë kombëtar Naim Frashëri, me titullin "Qerbelaja".

 

Ndërkohë në ditën e Hashures në Teheran janë njoftuar përleshje të dhunshme.

 

Faqet e internetit të opozitës në Iran raportojnë se forcat e sigurisë kanë hapur zjarr gjatë demonstratave antiqeveritare në Teheran, kurse një uebsajt njoftoi se tre persona janë vrarë.

Raporti për të vrarët, të cilin e bëri publik uebsajti proreformator Rah-e-Sabz nuk ka mundur të verifikohet nga burime të pavarura.

Më herët, dëshmitarët thanë se policia dhe forcat e sigurisë përdorën shufra dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra protestuesit, të cilët ishin nisur drejt qendrës së Teheranit.

Raporte tjera thonë se disa protestues brohoritnin "Vdekje diktatorit" dhe "Në këtë muaj të përgjakur, basixh do të bjerë", duke iu referuar milicisë qeveritare, e cila luan rol kryesor në shtypjen e protestave.

Protestat e sotme në Teheran vijnë në ditën e kulminimit të festës shiite të Ashuras, e cila përkujton nipin e vrarë të Profetit Muhamed.

Sot gjithashtu mbushen shtatë ditë nga vdekja e Ajatollahut të Madh, Hosein Ali Montazeri, i cili ishte kritik kryesor i regjimit aktual.

(http://www.reuters.com) (http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"Natë jo plotësisht e shenjtë" - Krishtlindjet dhe nacionalsocialistët (12.27.2009)
"Ti ulesh prej parrizit" dhe "O e qeta natë" - You came down a star from Heaven - Tu schendi dalle stelle - Stille Nacht -  (12.25.2009)
Mishelë Hunciker, mrekullia zvicerane që mahnit publikun italian dhe gjerman (12.24.2009)
Çarls Dikens dhe "Një këngë gazmore për Krishtlindje" (12.24.2009)
Luvri pasurohet me një tjetër kryevepër të pikturës (12.22.2009)
Kush do t'i kryesojë shitjet muzikore, Suzanë Bojle apo Tejlor Suift? (12.20.2009)
Eminemi shpallet artisti i dekadës në klasifikimet amerikane (12.19.2009)
BALADË PËR VETEN DHE PËR MIKUN TIM XHO (humor)Nga THANI NAQO (12.18.2009)
Kontrastet poetike të Skënder BuçpapajtNga Dr.Xhavit Aliçkaj, Dekan i Fakultetit të Letërsisë, Prishtinë (12.14.2009)
Albumi i U2 më i miri i vitit 2009 (12.13.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]