VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DY POEMA NGA XHEMAIL PECIShoqëruar me një shënim të DR. GËZIM ALPIONIT

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 08:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

DY POEMA NGA XHEMAIL PECI

Shoqëruar me një shënim të DR. GËZIM ALPIONIT


E Premte, 07.30.2010, 10:14am (GMT+1)

 


 

RRËMBIMI I HELENËS

"A ishte kjo fytyra që fundosi me mijëra anije,

dhe që dogji kështjella t'Ilionit me majat e tyre të pafundme,

Helenë e bukur, më bëj të pavdekshëm: Me një puthje."

Kristofor Marlou: "Dr. Faustus"

1.

Ç'dhunti e dhënë nga vet perënditë- si një peng shpërblimi,

tagrin e xhelozisë ç'e pagoi dhe befas u bë zi dëshpërimi,

mes kujës e mes gjakut, n' mes lotëve dhe në mes të plojës,

shkon kaluar në krahët e Paridit rënë, vet Helena e Trojës.

O sa gjak dhe sa dhembje përzier janë me mllefin mbledhur,

9 vite rrjesht mëritë zier kanë përbrenda gati për t'u derdhur,

e në vitin e dhjetë Parkat e Mitologjisë fatin sa keq ua endin,

bukuria e Helenës me gjak dhe në plojë e lau gjithë vendin.

Një Hyjni e Olimpit bëhet sikur mjellmë, e është Zeusi vet,

sa zog i mrekullueshëm i tha Leda, se zemrën ah fort i vret,

e grua e Tindarit , Mbretit të Spartës sa fort i jepet pasionit,

lindet Helena, dëshirë e hyjnive a vallë mallkim i ri i fatit!?

E vallë ç'kanë që qajnë Priami dhe Hekuba me lotët si shi,

Perënditë vet Paridin ua kanë falë: Pagëzim i tyre për fëmi,

ah sa ëndërr e tmerrshme, prindërve ua shfaqë një profeci:

Ai do të djegë muret e Trojës, ah ai do të ndjellë kob të zi !

Sa bari i pashëm që ish sa edhe vet hyjnitë dehte n'dashuri:

e nimfa Oenone jepet në qejf pas tij, muzika e Panit magji,

a sa keq i joshë mbret i pyllit me njëri-tjetrin, e fijet e perit

i dredhin Parkat fatit e prap ç'e mbjellin tok farën e tmerrit.

Mollë e sherrit qe, e mallkuar a zë i hyjnive: Më Të Bukurës,

harron Paridi Oenonë e si për kob ia dhuron vet: Afërditës!

Dhe Afërdita di e i premton gruan më të bukur në këtë botë,

e shkallët ç'i rrëfejnë Pallatin e Menelaut, Mbret në Spartë.

Ah, fytyra si dritë e diellit, verbon siç u verbua vet Homeri,

e flokët si flakë yjesh, sytë e bukur Deti Egje, mollë sherri,

qafën si mermer e duart si zana vet, vetullat tej zgjatur hark,

sfidë i bëjnë diademës ballit të Afërditës, e sfida pikon gjak.

2.
Molla e artë vallë kujt do i jipej, me mbishkrimin Më Të Bukurës,

në logun e bjeshkëve a në logun e fushës si në vet logun e luftës,

si në një log zanash kur shiu ì njomë si lot prej qielli barin e rritë,

rri keza gjethlare e fitimit, dridhur prej ngashërimit ç'rri tue pritë.

Dhe ì tha Hera: Ah ma jep ti mua Mbishkrimin e unë të premtojë,

se zot të të gjithë Azisë unë do të bëjë, e tutje tëhu ç'u fut në lojë,

Athina e mençur ì tha: Bari ì ri, unë prore do t'bëjë fitues në luftë;

E Afërdita e di se jo skeptri po zemrën Paridit me çka t'ia mbushë.

O bari ì ri e ì pashëm, bari ì Malit Ida, Paris, mollën e artë ti mua,

ma jep, dhe unë s'të premtoj as skeptrin e as fronin, por një grua,

një më të bukurën që është në botë, po një yll që shqim vezullon,

ah buzëqeshje e ëmbël, ah magji e kurthë, ah mashtrim që verbon.

Ti fuqi që në tallje gjunjëzon zemra hyjnish dhe mortarësh njëlloj,

lajkat apo furtuna e fatit të pafat që loznin dhe me njerëzit njësoj,

flakët dashurisë ndezën pasionin e zjarr ì dhanë Trojës jo më pak,

e prenë Priamin plak, n'ankth e n'lebeti zhytur mëritë la me gjak.

E prapa mbet hija e Paridit me Helenën, kalorës dashnie magjepsur,

lëmsh legjendash a te vërtetash pa fund kur thanë se e kishte gjetur,

prap burri ì saj në Egjipt, se me Akilin u bashkua n'Ishull t'Bekuar,

se e varën në dru, urdhër i Mbretëreshës Polyxo a Amori mallkuar!?

Ç'mori vallë Paridi, kush humbi e kush fitoi, kur gjaku e lau Trojën,

në re gjaku mbuluar qe Greqia, e në shi të përgjakur e lanë epokën,

përgjaur heksametrat e Homerit e zemrat trandur si Toka e Olimpit,

Trofe ì luftës pru në Trojë a fantazmë e Helenës në krah të Paridit!?

3.
Bukuri që verbon, ti dritë që dhe terrin e shpon, është vet Helena,

s'ka parë jo Greqia femër më të bukur, dhe as Homeri në rreshta,

të tillë s'ka parë as Zeusi, po Zot kjo flakë e ky gjak zie në zemër,

është Paridi vet, verbuar prej bukurisë , Helenë ç'i thonë në emër.

Ah faj i zi, ah vaj e mëkat e rrënkim, a pasion i dehur në vërshim,

si Titania vet, në krahët e dashurisë Paridi, në afsh dhe n'rrëmbim,

çante anije e tyre në mes dallgëve të detit , drejt Trojës ç'shkonin,

trazimin e gjakut përbrenda dhe përpara kobin që dot s' kujtonin.

Ç'dremitej Homeri nëpër epet e tij dhe tok me të edhe vet agimi,

e tutje brigjeve të detit, gishtërinjtë e trëndafiltë me vel trishtimi,

nuk ish këtë rradhë lëshuar si një shi i përgjakur Olimpit - Zeusi,

e as Afërdita këmbëzbathur në det ecur, ishin Helena dhe Paridi.

Veshur i ka Helena rrobet e Greqisë, dheu i miteve dhe i arteve,

aty çdo nënë të birin e di si hyjni, e aty çdo krua nxjerrë Perëndi,

kujt më bukur ndenjur s'i kanë jo rrobet të mbërthyera për shtati,

ah ç'mynxyrrë dhe ç'lebeti - fushë e betejës për një qejf shtrati !?

Patkonjtë e kuajve u nxjerrin strall, dhe flegrat gjakun u nuhasin,

kujt do i mbajnë anën hyjnitë, ç'anmiq që as Zotërat nuk i qasin,

Hënë e përgjakur ndrinë përmbi kufoma, s'po zbardhë dot agimi,

Pergament i Perëndive Helena, mallkim apo lot me zi trishtimi !?

Ah qejfi i një femre sa keq ka ndezur mëri zotërash në hakmarrje,

Kali i Drunjtë rri tek portat e Trojës, goditur rri në luftën e madhe,

e ka ndjerë Helena dredhinë e Uliksit e zë t'i joshë si gratë e tyre,

po s'jepet Odiseu dot, shokët i këshillon: Kujdes se është yshtje !

I ka endur penda e fatit penjtë e jetës, ç' ogur i zi emër i Helenës,

Tezeut i lindi fëmijë, Menelaun e tradhtoi:Bir i Atreut t'Mikenës,

e ka lënë Hermionin foshnjë dhe joshur është në krahët e Paridit,

sa fat i zi e solli tek muret e Trojës e në gjak ç'u la toka e Olimpit!

Hutuar vështrojnë zotërat,gjaku rrjedhë rrëke,kufomat dergjen tej,

rrotull në betejë trima n'za: Agamemnoni, Idomeni dhe vet Akili,

Patrokli e Menelau, Eneu dhe Hektori, trupa që heqin zi e zvarrë,

Hektorin e therrë Akili, Priami n'vaj e Andromaka e ve zemërvarr.

4.
Lotojnë sytë e bukur të Helenës për plagën kulluar gjak të Paridit,

Filoketa ç'e qëlloi me shigjetë hekuri,ah tej për tej shpuar gjoksit,

e Oenona s'ia heq dot: Shpagim i bën për shpinën që ai ia ktheu,

bariu i pashëm kur ate përbuzi dhe Helenën afshit kur e mbërtheu.

Lotojnë pallatit tej, Kasandra dhe Hekuba me lotët shkuar çurgë,

Paridi është i vdekur, ngjitaz është Hektori,e gjaku derdhur gurrë,

e Pyrrusi, i biri i Akilit e ka mbytyr Piramin sulur mbi të n'egërsi,

kështu re e vdekjes shtrihet në log të luftë - si kob i zi mbi Greqi.

Gjaku i një gruaje ka ndjellë gjak dhe viktimat u takojnë hyjnive,

ç'po dridhej si purteka zemra e Helenës, mes fatit dhe dashurive,

Menelau dhe Uliksi e kanë çarë rrethimin, rrotull sundon vdekja:

Ajaksi vdes n' duart e Akilit, e Agamemnonin vret Klitemnestra.


Fyta- fyt grekët me trojanët, ndezur keq mëritë e perëndive mbi ta,

mes Scillës dhe Haridbës bukuria që i verbon rri, rri në zi Helena,

e nëpër heksametra gishtërinjtë e saj të trëndafiltë ç'i pikojnë gjak,

si vet zemra, mallkim hyjnish a bukuri vrastare në Ballkanin plak!

Dashuri e verbër, a përgjërim i përshpirtshëm i zemrës së Paridit,

tundim a rrëmbim i afshit, apo Parkat që endur kanë perin e jetës,

e mbushur mëkatit, zili e mëri a dënim i dhënë prej vet Perëndive,

e bukur si yll Helena e Trojës a enigmë me gjurmë të lashtësive!?

--

POEMË PËR TROPOJËN

Pushkë e mbushur ndër tufane

Moj Tropoja Iliriane.

Fatime Sokoli

Kushtuar Djelmënisë Atdhetare të Tropojës Kreshnike

E brinjave të Ilirisë Tropoja,

flatër në flatrat e shqiponjës,

në qiellin e përflakur të Arbërisë,

kësulë e bardhë mbi sy të Shqipërisë,

shami e bardhë në vallet e Dardanisë ;

Këngë kreshnikësh e Moteve të Mëdha Tropoja,

gërshetë e lidhur e Dadës Shotë,

psherëtimë lulevirgjër

piskamë ndër mote e Kullat Kështjella,

trëndafil mbi bokërrima

me plagët gjak e me kurmin Flamur,

është vet Kosova,

vet Tahir Sinani ballin me vetëtima:

Herë tek Kosova ,

herë tek Presheva

e herë tek Tetova,

lidhur plagët e trupit me shokët e brezit,

e brezave të Ilirisë Tropoja,

plaga e nëntë e Gjergj Elez Alisë,

fole shqiponjash

e kokë kryengritëse e Shqipërisë,

Tropoja.

Me lot prej zemre plagët ia prekë Kosova,

jelek me plumba Tropoja

e shtatin si të Mic Sokolit,

Pushka e ngrehur e Bacë Bajramit,

e Haxhi Zekë Biberajt e Binak Alisë,

e Ali Ibrës e Qerim Delisë,

e Prelë Tulit e Smajl Hysenit,

zgjuar rri në meloditë e gëzhojave të barotit,

Tropoja pushkë e ngerhur e Dif Dragojve të Dardanisë,

Lazaratit ì thërret në jug e Kosovës tutje në veri,

Kështjellë Kapidanësh e Vatër Dardanësh Tropoja,

në zjarr dhe në hekur,

në lak dhe në gjak,

rrethuar me tanke dhe me topa :

Vjeshtë e Tretë Tropoja,

Obleisku madhështor ì Poemave të Naimit,

jehona epike e tetërrokshave të Gjergj Fishtës,

shamia e bardhë e Ajshe Gërvallës Tropoja,

Kënga eshkë dhe strall e Fatime Sokolit,

Tropoja,

Epika kreshnike e burrave me shtatin si lisat në furtunë,

simfoni tragjike me tone heroike

e sfidë e përgjakur në tribunë,

në thëllime e në stuhi kohe,

Vjeshtë e Tretë e shqiponjë me fletë Tropoja,

Psherrëtimë lulevirgjër e Poetëve të saj Tropoja,

Vargani vigan ì maleve epike në këngëtimet e gjakut,

e vargjet si plisat në vdekjet kreshnike,

plisat kreshtabardhat e Ilirisë,

Epike e vargjeve të Hamit Alisë,

me vello nusërie,

e Dasmave të Dardanisë Tropoja,

e gjirit të Shqipërisë Tropoja,

Eposi ì kreshnikëve në zërat e vajtueshëm të Lahutës Hyjnore,

e krisma e bardhë e hutës për Shqipërinë,

në zërat e çìftelisë, në këngët e pushkës.

Tropoja ëndrra stërgjyshore e ëngjujve të trazuar

me shiprt të Shqipërisë;

Mbledhur rreth një kënge,

mbledhur rreth një sofre,

Pagëzim ndër shekuj e Pagëzim ndër mote,

Lirika jote Lirikë me shi Shqipëri,

Epikë kreshnikësh emrat

e çerdhe fatosash zemrat:
Tropoja,

Lirika e Poetëve të saj që pinë sisë

nga gji ì shenjtë ì Shqipërisë,

çerdhe Çerçizësh Shqipëria

e fole e trimave me fletë Tropoja,

Tropoja re e përgjakur me shi Mëmë Shqipëri,

Tanushë Tropoja,

gjoksin e burrave për mburrojë,

në Kosovë e në Tropojë,

brinjtë e trupit jatagana

e për sqep të shqiponjës ì mba Shqipëria

Djelmëninë Vigane të Tropojës,

Djelmëninë Dardane në Flatrat e Shqipëri Shqiponjës:

Malet e heshtjes së madhe Tropoja,

e Manushaqe me duart petale Tropoja,

Epika e Përgjakur e Alpeve Shqiptare Tropoja,

Tropoja Bjeshka e mbushur me varre,

Tropoja deti ì Shqipërisë ì larë me gjak,

Tragjedia e Otrantos

e shqiponjë e plagosur ndër shekuj Tropoja,

Tropoja Kënga e Përshpirtshme për një rreze drite,

Sofra e shtruar me bukë, me kripë

e me Besa-Besën Tropoja,

me tirq galana Kullat

e me bujari dhe burrëri Burrat,

Tropoja Simfonia e Gjakut të Arbrit,

e gjakut melodi në lotët si shi :

O Moj e Bukura Arbëri :

Tropoja dhembja e madhe e ëndrrës së përgjakur,

e plagëve kulluar gjak shtatit të Shqipërisë,

Baladë e Përgjakur në Qiellin e Përflakur

të Shqipërisë së Gjithë Shqiptarëve,

Tropoja Epikë burrërore e zanoreve të përgjakura,

e tingëllimave mashkullore të gjuhës shqipe,

gjoksin mbushur plumba kur zemra ì doi veç pëllumba,

Kosovën me kokën në prag

e Nëntorët e Lirisë si nositët ì kullojnë gjak:
A pret Vllazën ,O Azem Hajdari?

Mirë se vjen ,O Adem Jashari.

Tropoja Këngë e Përvajshme,

e zemër e drithëruar në dëshpërim,

në ankth ëndërr e kombit, në vaj,

në këngë, në mallëngjim,

zemrat e nënave-

Lokemadheve me zemrat Dragobi,

Shamibardhave me zemrat Dardani,

Duarbardhave me zemrat Shqipëri.

Tropoja:

Breznitë Orëmira

në Vallen e Madhe,

të Ditës së Madhe,

Lirikë e Poetëve që pinë qumësht-

nga gjiri yt ì shenjtë Mëmë Shqipëri,

Tropoja,

Epika e Vargjeve të Hamit Alisë:

Me vello nusërie kjo Nuse Lirie,

Zemrën Dardani

e Shpirtin Shqipëri,

Tropoja.

...

Ëndrrat e nusërisë,

Tanushë Tropojës vallë kush ia grisë,

dhe tok me to ëndrrat si shami e nusërisë,

kush ia përgjaku,

kush ia grishë?!

Vallë kush ua prishë qetësinë e shpirtit,

pyjeve me gështenja,

e delës bardhokë dhe tufës së saj,

e qingjave të Poemave të Naimit,

kush u doli para,

krushqve udhën kush ua preu,

e ç'ujk iu sul në thellësinë e netëve me qëndisma gjaku?

Kush ia vodhi në degë kumbullën e zezë,

o kush s'e la të piqet në etjen që digjet,

e delen bardhokë ç'ujk e shtriu për tokë,

e mbretëreshën e mjaltrave tek Zogajt,

vallë kush e mbushi me vrerë e me helm kush,

kush ia vrau Këngën

dhe mitet me legjendat,

kush ì lau në gjak,

kush?!

Visare e Kombit Tropoja,

veshur kuq e zi Tropoja,

tirq galana e xhamadana,

Binak Alia, Haxhi Zekë Byberi e Ali Ibër Neza,

ÃŒ ka ba e ka me ì ba po gjithmonë nana,

djem petrita e varza si zana,

Shqiponjë që rritë shqiponja në të shtatë grykat,

me plisin e bardhë mbi vetull Tropoja,

e kaltërt ëndrra e saj si e kaltërta e qiellit,

mes për mes të Shqipërisë,

e kaltërt si Valbona përshkuar përmes,

si Drini ì Lasgush Poradecit

Shqipërinë e të Gjithë Shqiptarëve,

si Drini ì vargjeve të Vehbi Skënderit,

si vetëtimat e pendës shkrimit të tij:
Kush ì fryn këtij zjarri

antikosovar

dhe

antikombëtar?!

Vallëzim ì shqipeve Tropoja,

e telat e çiftelisë dridhen në mallëngjim,

e nën tingujt e fyellit,

ì zoti ì shtëpisë,

bukë e kripë dhe zemër shtegtarit ì jep,

e nga Shpirt ì Bardhë ì Shqipërisë,

Nënat e Tropojës,

me ëmbëlsinë e koshereve të bletëve,

ì luten Perëndisë,

e atje lart tek Zogajt-Mbretëresha e Mjlatrave,

me gjuhën e mjaltrave flet Tropoja,

po dhe me gjuhën e shpatave,

varësisht prej situatave,

shtetrrethimeve apo dasmave,

e këngët kreshnike rrijnë në gjirin e saj,

si në thellësitë e shekujve

e si në kullat e qëndresës,

barotin kur e mbante terur,

rrethuar me legjendat dhe këngët epike,

me zanat dhe me shtojzovallet,

e në Vallen e Çikave,

e kaltërta e Valbonës

dhe tok me të,

tingujt e lodrës të shtatë grykave

Kushtrimin ì çojnë Grykës së Kaçanikut

e Fushës me Lulëkuqet e Kosovës:

Jungjatjeta, nga Malësia e Tropojës.

...

Tropoja, Kokë Kryengritëse e Shqipërisë

e fole shqiponjash Tropoja,

me plagët kulluar gjak

e me trupin Flamur Tropoja,

piskamë ndër mote e Kullat Kështjella,

lidhur me shokët e brezit cepave të Ilirisë,

shkëmb në këmbë e luftërat sy për sy

e dhëmb për dhëmb,

e gjoksin xhamandan me flatra,

ecur këmbëzbathur ,

përgjakur përmbi bajoneta,

përmbi plumba,

përmbi shpata,

jelek me plumba Tropoja,

shtatin si të Mic Sokoloit,

Tropoja pushkë e ngrehur e Bacë Bajramit,

Kështjellë Kapidanësh

e Vatër Dardanësh Tropoja,

në zjarr dhe në hekur,

në lak dhe në gjak,

në tanke dhe në topa,

Vjeshtë e Tretë Tropoja,

një Flamur mba mbi Djepa

e një Ninulë këndon ndër breza:

Ti Shqipëri më ep Nder, më ep emrin Shqipëtar,

Zemrën ti ma gatove, plot me dëshirë dhe me zjarr;

Jehona epike e tetërrokshave të Fishtës Tropoja:

Edhe Hana le ta dij,

edhe Dielli le t'ket pa,

se përçark ksaj rrokullie,

si Shqypnia i vend nuk ka.

Shamia e bardhë e Ajshe Gërvallës Tropoja,

Kënga eshkë dhe strall e Fatime Sokolit Tropoja,

Epika legjendare e burrave me shtatin

si lisat në furtunë,

aténtate në fushë,

atentat në mal,

atentat në tribunë,

simfoni tragjike me tone heroike Tropoja,

përkundur djepat me kangë kreshnikësh

e ninulat gatuar me barot,

vargani ì maleve epike,

e maleve kreshnike Tropoja,

psherëtimë lulevirgjër e poetëve të saj-

në këngëtimet e gjakut,

me vargjet si plisat në vdekjet e eposit të kreshnikëve,

si vet plisat - kreshtabardhat e Ilirisë;

Epika e Vargjeve të Hamit Alisë,

me vello nusërie e Dasmave të Dardanisë,

Eposi ì Kreshnikëve në zërat e vajtueshëm

drurit të zgavruar të Lahutës

ku ndezur e ka gjithmonë gacë-zhargun,

e në zërat e thekshëm të çiftelisë,

ku ndezur e ka gjithmonë çarkun,

është ëndrra stërgjyshore e ëngjujve të trazuar,

shkruar me shpirt të Shqipërisë,

Pagëzim ì shekujve e Bekim ndër mote,

mbledhur rreth një Kënge,

mbledhur rreth një Sofre,

lirika jote lirikë me shi Shqipëri:

Mujë, Ukë, Skënder...

Nga Eposi ì Kreshnikëve ì njerr'

e kudo tek vete,

kahdo që shkon,

në gji ì mba e me vete ì merr.

Tropoja e Bajram Currit,

e Djemve Azgana,

Epika e Alpeve Shqiptare,

Tropoja dhembja e madhe

që gjak kullon,

Tropoja balada e të vrarëve,

Tropoja baladë e përgjakur

e Shqipërisë së gjithë Shqiptarëve:

Nuk vret pushka,

sa ka me ì vra buka,

O Sylë Lusha:

Bukë e Mëmëdheut,

ÃŒ zëntë tradhëtorët e pabesë!

Bujani, Valbona e Bushtrica,

pylli i dendur i gështenjave

e Tokat e Markgegajve:

E legjendave të kreshnikëve Tropoja,

e Valbonës së Kaltër,

e ëndrrave të bardha ujvarë,

e me të Shtatë Grykat,

si nëpër legjenda

e Eposit të Kreshnikëve

Tropoja,

Zemrën Shqipëri

e Shpirtin

Iliri.

--

POEMA TË SHKRUARA JO ME DORË, POR ME ZEMËR

Poemat e Xhemail Pecit shoqërohen edhe me një shënim të Dr. GËZIM ALPIONIT, Universiteti i Birminghamit, Angli, ku, ndër të tjera, shkruan:

"Këtë herë po ju shkruaj për të ndarë me ju dy poezi të mikut tim z Xhemail Peci, një poet i talentuar, me të cilin fillimisht kam pasur kënaqësinë të takohem para 10 vjetësh kur ndoqi një leksion që dhashë në University College London.... Si studiues i poezisë mendoj se Z Peci është një zë poetik interesant që e përdor muzën harmonishëm me erudicion e thellë. Kjo mund të jetë disi pengesë për lexuesin e zakonshëm, por arti (siç e kuptoj unë këtë koncept në aspektin elitist) jo gjithmonë është i destinuar për konsumatorin (nuk gjeja dot fjalë tjetër) e rëndomtë por për krijesa që janë kërkues dhe përpiqen të mësojnë nga arti dhe jo vetëm të argëtohen prej tij.

Në poezitë e tjera që kam lexuar nga z Peci për vite me radhë kam verejtuar se ai shkruan për atdheun dhe kombin me një përkushtim që të kujton poetikën e rilindasve, një poetikë që nuk e ka humbur rëndësinë, aq më tepër tani kur klasat politike tek ne, si gjithmonë, nuk kanë mundur dot të ngrihen në nivelin e përkushtimit ndaj atdheut i cili menifestohet tek shqiptarët e thjeshtë që e duan atdheun pa interes. Para disa vitesh mbaj mend qe i kam shkruar Z Peci se ai shkruan jo me dorë por me zemër. Këtë ia kam zili."

XHEMAIL PECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LUFTA ME DEMA NË KATALONJE - TRADITË E PËRGJAKSHME (07.29.2010)
20 MIJË TITUJ LIBRASH NË PANAIRIN E LIBRIT "ULQIN 2010"Nga FLORA NIKOLLA (07.29.2010)
NJË RRUGË E PUBLICISTIKËS E PAPËRFUNDUAR, FAIK KONICA OSE 'ETALONI I ENCIKLOPEDISË QË ECËN'Nga NEKI KOTHERJA (07.26.2010)
SHPIRTI SHQIPTAR NË NJË FESTIVAL NDËRKOMBËTARNga BAKI YMERI (07.23.2010)
REVISTA 'PENA' DHE MISIONI I Sj (07.22.2010)
AGIM SPAHIU: DITARI QË ZBULON POETIN E DY DRINAVENga HAKI KASUMI (07.20.2010)
MUZEU I SPIUNAZHIT NË UASHINGTON TËRHEQ VIZITORË TË RINJ (07.20.2010)
GOLGOTA KOSOVARE NË GJUHËN RUMUNENga BAKI YMERI (07.16.2010)
ME RASTIN E 150 VJETORIT TË KOMPOZITORIT GUSTAV MAHLER (07.14.2010)
LASGUSH PORADECI - VIJA THEMELTAREEssé nga SKËNDER LUARASI( Shoqëruar me një letër të Lasgushit dërguar M. Kutelit dhe me një shënim përkatës për botimin tonë nga Petro Skënder Luarasi ) (07.04.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]