VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FOTOREPORTAZH: 100 VJETORI I LINDJES SË NËNË TEREZËS U PËRKUJTUA ME AKTIVITETE TË VEÇANTA NË GJERMANI E MË GJERËNga ASLLAN DIBRANI

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 02:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

FOTOREPORTAZH: 100 VJETORI I LINDJES SË NËNË TEREZËS U PËRKUJTUA ME AKTIVITETE TË VEÇANTA NË GJERMANI E MË GJERË

Nga ASLLAN DIBRANI


E Enjte, 11.11.2010, 11:38am (GMT+1)

Shqiptarët po bëhet katër dekada që filluan të emigrojnë me një fluks të madh për në shtetet e perëndimit të shtrënguar fillimisht për shkaqe politike dhe ekonomike të asaj kohe.

Për shkaqe politike

1. Themi për shkaqe politike duke pasur parasysh se pakënaqësia e popullit shqiptar në vitin 1968 shprehu demostrativisht kërkesat e veta për pa drejtësitë e regjimit jugosllav, ndaj popullit shqiptar të Kosovës, që me forcë dhe në forma dinake mbeti nën administrimin e saj, dhe u nda nga Shqipëria dhe pjesët tjera shqiptare që akoma kanë mbetur problem i pa zgjidhur në shtetet e Ballkanit siç janë në Greqia, Maqedonia, Mali i Zi dhe në Luginën e Preshevës nën okupimin e Serbisë së sotshme e banuar me shqiptarë. Shqiptarët me këto ngjarje filluan t'ia japin plasaritjet e para Jugosllavisë artificiale të asaj kohe, prandaj u detyruan të largohen qindra mijëra shqiptar për shkaqe sigurie, emigruan në shtetet e Evropës.

Për shkaqe ekonomike

2. Themi për shkaqe ekonomike sepse, Kosova ishte një vend me një ekonomi të varfër dhe e eksplatuar nga pushtuesi dhe për ta zbutur situatën politike ish regjimi jugosllav i nxori nga Kosova një numër të madh qytetarësh , gjëja për punë,por qëllimi ishte siç cekëm ma lart thyerjen e revoltës shqiptare të udhëhequr nga student, intelektual dhe punëtorë për kërkesat e veta për shndërrimin e statusit nga një krahinë autonome në një Republikë të pavarur të Kosovës . Ajo kohë e viteve 70'ta nxori nga Kosova të gjitha kategoritë e njerëzve edhe intelektual por dominonte fuqia punëtore ,punëtorët e krahut rrugëve dhe kanaleve të shteteve të perëndimit që fatkeqësisht u llogaritshin si jugosllav nga administratat e këtyre shteteve siç ishte Gjermania,Zvicra,Austria,Franca Belgjika etj , kishte shqiptarë të përqendruar ma tepër. Nga kjo kohë dolën në skenë shumë intelektualë të fushave të ndryshme politike, kulturore dhe ekonomike që u bënë faktor organizues për interesin e Kosovës , për ta ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës pran faktorit ndërkombëtar për çlirimin e sajë nga okupatori serbo-sllav,deri në pavarësinë e saj, dhe në fushën e kulturës që sot njihen shumë prej tyre dhe evidentohen në shtetet e Evropës. Një numër i madh intelektualesh, si mjek ,inxhinier, krijues ,muzikant dhe biznesmen, u integruan në shtetet përkatëse por duke mos e harruar atdheun kurrë të përqendruar në fusha të ndryshme politike, kulturore, ekonomike etj.

Po kështu u veprua edhe këtë vit në 2010 me rastin e përkujtimit te 100 vjetorit të lindjes se figurës së shenjtores së madhe dhe shumë të shtrenjtë Nënë Terezës ,një figure me përmasa botërore! Në këtë kuadër te kësaj , brenda muajve të fundit në disa qytete dhe shtete të Evropës dhe ma gjerë si në Gjermani, Zvicër, Itali, Britani Austri,shtetet skandinave ,Amerikë e gjetiu, u përkujtua,u nderua dhe u ngrit figura e saj me aktivitete kulturore dhe artistike të ngjeshura,

Një tubim i tillë u mbajt edhe në Gjermani pikërisht në një qytezë regjionale, në rajonin e Freiburgut, në Emmedingen .Këtij takimi i paraprin me aktivitet organizativ shoqata "Yjet e Kosovës" e udhëhequr nga zoti Tahir Shabani.

 

Publikime mbi historinë e të madhes Nënë Terezës në Emmedingen Gjermani

Prandaj të pranishëm ishin Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani,zoti Vilson Mirdita, ku mbajti fjalën e rastit të këtij takimi. I përshëndeti të pranishmit e këtij takimi ku nderoj me një vlerësim të lart shëmbëlltyrën e kësaj humanisteje për njerëzit e varfër, falënderoj të pranishmit në sallë njëkohësisht e përshëndeti një ekspozitë arti qe ju dedikua Nënë Terezës për këtë ditë të kremtuese. I falënderoj krijuesit e artit më theks të veçantë qe ishin pjesëmarrës të kësaj ekspozite. Një takim, i tillë siç ishte ky ofroj edhe shumë pjesëmarrës gjerman dhe personalitete lokale si kryetar komune, politikan ,miq të shqiptarëve etj. Vlen të përmendet qe si meritë mund te theksohet se është e vëllezërve Tahir e Mustafë Shabani zonja Leinen etj, që në bashkëpunim me shoqatën e tyre ishin si projektues të këtij takimi me ç'rast e përkrahen edhe organet gjermane . Zyrtari Landrat Harno Huth, i përshëndeti të pranishmit, zotin Vilson Mirditën Ambasador i Kosovës në Berlin dhe falënderoj shoqatën "Yjet e Kosovës" në Emmendingen. Të pranishmit i përshëndeti edhe prifti ynë, Don Fran Kola, i cili duke folur me ndjenja dhe me emocione i përkujtoj shëmbëlltyrën dhe veprën e Nënë Terezës, ekspozitën dhe projektin e ndihmuan edhe Metzger-Gutjahr-Stiftung ,humanisti e atdhetari Pjeter Xhoni nga Zvicra, Dr Fatmir Dalladaku,dhe Z.Wipfler.

 

Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza emër i humanizmit botëror!

"Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Me besim , jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit". Nënë Terezës, me shtat të vogël, por me besim shkëmbor dhe te fuqishëm , të patundur, iu besua misioni të kumtonte dashurinë e etur të Jezusit për njerëzimin,humanitetin veçanërisht për më të varfëritë ndër të varfër. "Hyji vijon ta dojë botën dhe na dërgon ty e mua për t'u shprehur të varfërve dashurinë dhe mëshirën e Tij". Në shpirtin e saj, përplot me dritën e Krishtit e me dashuri të zjarrtë për Të, kishte një dëshirë të vetme : "Të shuante etjen e dashurisë së Tij për shpirtin njerëzor".

Kjo krijesë e ndritur e pa shembullt dhe dashurisë ndaj zotit Zotit, lindi më 26 gusht 1910 në Shkup, qytet i vendosur në udhëkryq të historisë së Ballkanit. Më e vogla e pesë fëmijëve të Nikollë dhe Drane Bojaxhiut, u pagëzua me emrin Gonxhe Anjeze, mori Kungimin e parë në moshën pesë vjeç e gjysmë e u krezmua në nëntor të vitit 1916. Që ditën e Kungimit të parë, ndjeu në zemër një dashuri të thellë për shpirtrat njerëzore. Me vdekjen e papritur të babait, për familjen filluan vështirësitë ekonomike. Dranja, grua burrneshë, i rriti fëmijët plot dashuri, duke ndikuar shumë në karakterin dhe rrugën e jetës që do të zgjidhte e bija. Më pas formimi fetar i Gonxhes u thellua në famullinë Zemrës së Krishtit, nën drejtimin e jezuitëve, në sa merrte pjesë gjallërisht ndër të gjitha veprimtaritë. Gonxhe Bojaxhiu, Nëna Terezë, (1910 1997), murgesha katolike, ka marrë pothuajse të gjitha mirënjohjet më të larta ndërkombëtare, deri edhe Shpërblimin Nobel për Paqe.Shpërblimin Nobël për Paqe ajo e mori me 10 dhjetor 1979, prej duarve të kryetarit të Komisionit Nobël, dr. John Sannes-it, në Oslo, në pranin e mbretit të Norvegjisë, Ollavit V, të shumë ministrave, diplomatëve, të shumë personaliteteve fetare kulturore nga e tërë bota. Qe ky kurorëzim më i lartë botëror për Nënë Terezën.

Nënë Tereza në vizitë në Shqipëri në mesin e qytetarëve ku para publikut e dëshmoi etnitetin e vet te origjinës para botës dhe goditi shovinistet maqedonas në përfitimin e kësaj figure si te veten!

Pas pranimit të Shpërblimit Nobel për Paqe, Nëna Terezë u bë e famshme në përmasa botërore- ndërkombëtare, kurse për shqiptarët u bë krenari kombëtare...!

Ne shenjë nderimi të 100 vjetorit te lindjes së Shenjtores së madhe Nënë Terezës.Një takim në shenjë respekti të 100 vjetorit te lindjes së Shenjtores së madhe Nënë Terezës. u hap ekspozitë artistike ku morën pjesë Malë Myrtaj skulptor,Dan Gashi,Sokol Maloku, Bukurie Dalladaku, Augustin Pepgegaj dhe Asllan Dibrani, piktorë.

 

Maloku, Dan Gashi dhe Augustin Pepgegaj piktor

Ishte një ekspozitë e veçantë, nga njerëz të artit që përmes brushës dhe talentit të tyre paraqiten shumë dimensionalen abstrakte, po edhe të realizmit në teknika të ndryshme . Vet prezenca e këtyre pikturave nga piktorët e lartpërmendur dhe skulpturave nga skulptori Malë Myrtaj shprehnin një gjuhë universale të artit, që fliste me gërshetimin e shumë ngjyrave, që flisnin për etnitetin , për popullin dhe grupe etnike autoktone, për historinë e kulturën e tyre të veçantë me motiv gjithnjë kombëtare por edhe portrete të Nënë Terezës.

Pjesëmarrjen e artistëve dhe krijuesve shqiptarë me rastin e hapjes se kësaj ekspozite, e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe personalitete të larta gjermane po dhe publiku gjerman ishte i konsiderueshëm.

Grupi i krijuesve me rastin e pranimit të mirënjohjeve nga e majta Dr Vilson Mirdita,Dan Gashi piktor,Malë Myrtaj skulptor,Sokol Maloku piktor,Shkodran Tolaj tenor,Augustin Pepgegaj piktor,Asllan Dibrani piktor dhe Tahir Shabani përfaqësues i Shoqatës "Yjet e Kosovë"

Në fund nga shoqata dhe organizatoret ju ndanë nga një mirënjohje këtyre krijuesve. Ekspozita u hap ne ambientet e një shtëpie kulture të qytezës Emmedingen dhe mbeti e hapur për disa ditë qe pritet të vizitohet nga publiku gjerman.

Për ti dhëne takimit një petk manifestimi edhe ma të denje në këtë tubim pjesëmarrës ishte edhe tenori ynë i shkëlqyer Shkodran Tolaj qe zëri i tij emocional melankolik te publiku la mbresa te mira qe u lidhnin me artin e muzikës përkatëse.

Ambasadori i Kosovës Dr .Vilson Mirdita ,Tahir Shabani dhe Asllan Dibrani me Grupin e nxënësve të Shoqatës shqiptare "Yjet e Kosovës"të Emmendingenit Gjermani

Shkodran Tolaj në ekzekutim me grupin e krijuesve pran publikut.

 

 

Pjesëmarrës ne takim ishin edhe Martin Çuni Kryetari Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani të shoqëruar nga Hasan Qyqalla Malë Myrtaj etj

 

Grup krijuesish dhe aktivist te çështjes kombëtare nga e majta Martin Cuni, Nikollë Gjoni, Shkodran Tolaj, Hasan Qyqalla,Malë Myertaj,Asllan Dibrani,Fatmire Musliu,Azem Ajvazi,Sokol Maloku,dhe Lon Karrica.

 

Pamje nga publiku në sallë

 

Pamje nga Ekspozita e hapur ne ditën e 100 vjetorit te lindjes së Nënë Terezës

 

Prononcime nga disa figura që ishin prezent në tubim e kësaj mbremje.

A.Dibrani. Zoti Ambasador mund te na thoni diçka për një ditë madhështore për ditën e madhe kushtuar figurës së Nënë Terezës me qe jeni pjesëmarrës dhe përfaqësues i popullit shqiptar në Gjermani?

Dr.Vilson Mirdita Ambasador i parë i Republikës së Kosovës theksoj : Po ndihem krenar qe sot jam pjesëmarrës i këtij takimi me qe ishim të organizuar në marrëveshje me Qeverinë e Kosovës ,ku vlen ta them se i falënderohem edhe Shoqatës "Yjet e Kosovës " qe na ndihmuan ,njëkohësisht i falënderoj edhe organet gjermane, duke filluar nga kryetari i komunës e deri të qytetarët e thjesht, qe u solidarizuan me përkrahjen dhe pjesëmarrjen në këtë ditë që i kemi kushtuar kësaj figure ,njëkohësisht ju falënderoj edhe ju krijuesve qe përmes ekspozitës së juaj treguat kulturën e popullit tone...

A.Dibrani. Zoti Tahir ju ishit në organizim, me që jeni edhe në udhëheqjen e shoqatës se juaj, u pa se latë përshtypje te një organizimi të mirë, me pjesëmarrjen e shume gjermaneve për këtë tubim kushtuar Nënë Terezës prononcimi i juaj ju lutem ?

Tahir Shabani kryetar i shoqatës "Yjet e Kosovës .Po ju falënderoj për pjesëmarrje ne këtë tubim juve dhe te gjithë publikun pjesëmarrës, qe vërtet nuk na e humbi mundi kot, sepse kemi punuar kaherë me popullin gjerman që ta tregojmë kulturën tone edhe përmes ekspozitës qe me iniciativën e Malë Myrtës dhe ju pjesëmarrësve tjerë si piktorë u shpreh ajo qe kërkohet nga kosovarët,qe ta identifikojmë origjinën e Nënë Terezës dhe madhështinë e saj si figurë.

A.Dibrani. Zonja Fatmire ju ishit në pjesëmarrjen e këtij takimi në cilësinë e sekretares se parë te Ambasadës se Republikës së Kosovës në Berlin përshtypjet e juaja për këtë mbrëmje kushtuar një nëne shqiptare qe me humanitetin e vet u bë figurë botërore ?

Fatmire Musliu Sekretare e parë Ambasadës se Republikës së Kosovës në Berlin. Po unë vi nga qyteti i Berlinit për ta nderuar një figurë qe beri emër ne arenën ndërkombëtare deri me fitimin e çmimit Nobël , dhe unë si femër e ndiej veten të privilegjuar që jam në mesin e këtyre intelektualëve,bashkatdhetarëve dhe pjesëmarrësve kushtuar kësaj feste.

A.Dibrani .Zoteri Ajvazi ishte një mbrëmje qe e sensibilizoj edhe popullin gjerman mendimi i juaj me këtë aktivitet manifestues me aktivitete kulturore .Azem Ajvazi kryetar i "Bashkësisë shqiptare" për rajonin e Freiburgut. Po ishte një dite madhështore qe vet prezenca e ambasadorit te Kosovës me staf dhe pjesëmarrja e zyrtareve gjerman është për ta vlerësuar si një nder tubimet ma të suksesëshme.

A.Dibrani.Zoti Hasan keni udhëtuar me qindra kilometra për ta përcjell këtë takim opinioni i juaj ?

Hasan Qyqalla poet .Theksoj se ishte një tubim impozant i gërshetuar me popullin gjerman ku lanë mbresa njerëzit e kulturës si në shfaqje ,njëkohësisht ekspozita e artit qe ishte për mrekulli po edhe nxënësit qe u publikuan me zakonet dhe vallet shqiptare kushtuar kësaj mbrëmje ishte madhështore .

A.Dibrani. Kemi të bëjmë me një aktivist Nikollë Gjonaj kryetar i shoqatës "Stublla" nga Koblenzi i Gjermanisë përshtypjet e juaja për këtë mbrëmje?

Zoti Nikollë Gjoni kryetar i shoqatës "Stublla "Ishte një organizim jashtë zakonisht mire i organizuar vet pjesëmarrja e dyanshme foli ku me pëlqej shume ekspozita e artit nga skulpturat dhe pikturat që ishte si e veçantë i këtij manifestimi për ta rritur dhe nderuar të madhen nënë Terezën .

A.Dibrani.Zoti Martin kudo qe lëvizë njeriu për çështjen shqiptare aty gjindesh edhe ti,po edhe kësaj mbrëmje madhështore ju ja shtuat vlerën si pjesëmarrës ne cilësinë e Kryetarit te Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani mbresat e juaja nga ky takim cilat janë.

Martin Çuni Kryetarit te Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani:Krijuesit dhe artistet shqiptar qe veprojnë në Gjermani dhe ma gjerë ku ka shqiptarë, janë pasqyra ma e mire e afirmimit të çështjes sonë kombëtare , po edhe ku është rasti i sotshëm i kësaj mbrëmje kushtuar të madhes Nënë Terezës.

A.Dibrani.Zoti Shkodran Tolaj tenori i zhanrit te veçantë te muzikës ju e mahnitet publikun me të shprehurit tuaj emocional si e përjetuat këtë mbrëmje? .

Shkodran Tolaj tenori: Po jam munduar qe te prezantohem me një përkushtim dhe atë e thotë publiku. Mua nuk me takon të flas për veten por falënderoj publikun qe me përkrahu ne këtë mbrëmje për te madhen Nënë Terezën e kame përgatitur dhe jam krenar qe isha ne një takim manifestues përfundoj Zoti Shkodran Tolaj.

Arti dhe kultura janë e vetmja alternativë e zhvillimit dhe ecjes në rrugën progresive të popullit shqiptare drejt popujve të mëdhenj në familjen evropiane.

Rasti i këtij manifestimi sinjalizon largpamësinë e popullit shqiptare se janë duke u sensibilizuar me realitetin e te gjitha fazave historike qe figurat e veta kombëtare ti lartësojnë,ti rrisin, ti ruajnë dhe ti përkujtojnë me përkujdesje të veçantë , sepse përmes këtyre njerëzve të mëdhenj te kombit tone ndërtohet historia,dhe vlera mbi mitet e figurave kombëtare po ne këtë rast edhe të shenjtores së shtrenjtë Nënë Terezës...

Foto-Reportazh nga Asllan Dibrani 2010 Shtutgard Gjermani

ASLLAN DIBRANI


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRISTINA MELO SI ZOG NË PEMËN E DIASPORËSNga KËZE KOZETA ZYLO (11.10.2010)
PAS "BOTA SOT" PËR MADAME CALY-REY EDHE NJË MIRËNJOHJE NGA DIASPORA (11.10.2010)
ANILDA IBRAHIMI SË SHPEJTI NË GJERMANISHT (11.07.2010)
Intervistë në Prishtinë me pilotin e pavarësisë Xhejms BerishaSI IU SHPËTUAN BALENAVE TË OQEANIT PILOTI XHEJMS BERISHA DHE SHOQËRUESI DURIM ELEZI NGA PRESHEVA GJATË AVENTURËS NË KËRKIMIN E NJOHJEVE TË PAVARËSISË (11.06.2010)
SI MUND TË LEGALIZOHEN EMIGRANTËT NË BRITANI (11.06.2010)
NJË KOMB, NJË FLAMUR DHE NJË GJUHË, PËR TË GJITHË SHQIPTARËT KUDO QË JANË(Intervistë me profesorin FEHMI KELMENDI nga Zvicra) (11.05.2010)
BIZNESET E SHQIPTARËVE NË GJERMANI (11.04.2010)
ÇFARË KA NDODHUR NGA VITI 2006 DERI TANI ME INTEGRIMIN E TË HUAJVE? (11.04.2010)
SAMITI I INTEGRIMIT NË GJERMANI - PLAN KOMBËTAR AKSIONI (11.04.2010)
GAZMEND TURDIU VIZITOI ZYRËN E REDAKTORIT TË GAZETËS KOMBËTARE "BOTA SOT" NË GJENEVË (11.03.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]