ITALI, VDES NË PUNË EMIGRANTI SHQIPTAR
E Djelë, 11.14.2010, 10:10pm (GMT+1)
Një emigrant shqiptar ka mbetur i vdekur pas një aksidenti në punë në provincën e Cervias në Itali.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, të cilët raportojnë se 41 vjeçari Besnik Duka humbi jetën pasi u godit nga ganxha e një makinerie rreth orës 14:30 të ditës së sotme.
Autoambulanca dhe mjekët mbërritën menjëherë në vendngjarje por goditja ka qenë fatale për 41 vjeçarin, baba i 3 fëmijëve.
Sipas hetimeve paraprake kantieri i ndërtimit ishte brenda të gjitha rregullave të sigurisë, ndërsa 41 vjeçari ishte emigrant i rregullt në Itali.
(http://www.balkanweb.com)
www.voal-online.ch
|