VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "The New York Times" Valeria Durollari dhe Ken Biberaj

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 11:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
"The New York Times" Valeria Durollari dhe Ken Biberaj
E Shtunë, 04.11.2009, 11:52am (GMT+1)

 

Nga Temma Ehrenfeld, "New York Times"

Valerie Durollari dhe Ken Biberaj, fëmijë emigrantësh shqiptarë, u takuan gjatë një dasme të madhe shqiptare në fund të nëntorit 2004. Por ishte gatimi spanjoll që i vendosi ata në trajektoren e tyre për martesë.

Ata nuk i bënë shumë përshtypje njëri-tjetrit në fillim, por kishin arsye për të qenë të shpërqendruar. Zoti Biberaj, në atë kohë drejtor për kërkime politike në Florida për fushatën presidenciale të John Kerry, ishte i lodhur dhe ishte në mendime se ç'do të bënte më tej dhe zonjusha Durollari, një studente në New York University, për shkrimin kreativ, nuk ia kishte idenë se çfarë e priste pas diplomimit.

Ata shkëmbyen mesazhe me e-mail, dhe pak muaj më vonë ajo i kërkoi atij disa këshilla për karrierën.

Në atë kohë ai ishte zhvendosur në Nju-Jork dhe ishte bashkuar një biznesi pasurish të patundshme, në të cilin familja e tij kishte pjesë dhe që përfshinte dhe Russian Tea Room.

Ata zbuluan se ishin rritur në familje të mëdha, ajo në New Jersey dhe ai në Virginia. Dhe secili fliste çdo ditë me prindërit. "Familja është një prioritet shumë i madh", - thotë zonjusha Durollari.

Të dy njiheshin nga miqtë si të shoqërueshëm, por Becca Grossman, shoqe e zonjushës Durollari në N. Y. U., tha se ajo ka një natyrë delikate dhe të mbyllur.

Kjo doli të ishte një cilësi interesante për zotin Biberaj, i cili ishte i "fokusuar te karriera" dhe ruante axhendën strikte.

Në mars 2005, gjithçka ngeci papritur, kur zoti Biberaj nisi kursin e natës për pasuritë e paluajtshme në N. Y. U., dhe bëri plane të vazhdonte punën, ndërsa nisi studimet në New York Law School.

"Mendova se Val është e bukur, gazmore dhe shumë e zgjuar, por nuk isha gati për angazhimin", - thotë zoti Biberaj, tashmë 29 vjeçar.

"Dërguam e-mail-e dhe dolëm për darkë dy ose tri herë në muaj", - thotë zonja Durollari, tashmë 24 vjeç.

"Ishte diçka e natyrshme." Megjithatë zonjusha Durollari, e cila pëlqente të flinte vonë, nisi të zgjohej në 6 të mëngjesit.

E natyrshme apo jo, daljet e tyre u kthyen në garë për të parë kush e njihte më mirë Nju-Jorkun. Ajo e kishte çuar atë në shfaqje, ku rrëfeheshin histori në Moth në Lower East Side; ai e çoi në Carnegie Hall.

Pasi zonjusha Durollari u diplomua në 2006, zoti Biberaj e inkurajoi të niste punë në zyrë ligjore në një firmë imigrimi. Kur firma siguroi viza për disa kuzhinierë spanjollë, ajo rrëmbeu nja dy ftesa për një festival paele (gatim spanjoll), në Central Park dhe ftoi zotin Biberaj.

Ata kaluan pesë orë në festival, ku shijuan muzikën, ushqimin, pijet dhe njohjen me njëri-tjetrin. "Rrodhi pa përpjekje", - kujton zonjusha Durollari. Rivaliteti ishte zhdukur.

"Kur e takova për herë të parë, ai ishte argëtues", - tha ajo. "Kur dilnim bashkë, ai u bë shakaxhi në ekstrem. I jepet, jo për keq. Ai gjithmonë qesh edhe me shakatë e mia."

Zoti Biberaj filloi gjithashtu ta shikojë lidhjen e tyre në dritë të qartë.

"Vali është shumë qetësuese", - thotë ai. "Ajo më bën të ul ritmin, të gëzoj dhe çmoj gjithçka rreth meje." Në një e-mail ai vëzhgonte: "Pas festivalit të paelas nuk bëhej më fjalë për të qenë gati, e kisha të qartë se ishte pikërisht ajo. Nuk më pritej më."

Për atë nuk ishte e lehtë ulte ritmin e tij. Një herë, gjatë një udhëtimi për në Uashington, ku babai i tij drejton seksionin e Euroazisë në radion "Zëri i Amerikës", zoti Biberaj e përgatiti fundjavën e çiftit në segmente kohore të shkurtra. Pasi m'u dhanë 20 minuta për dush dhe të vishesha për një darkë vallëzimi, "i thashë atij, kurrë më", - tha zonjusha Durollari.

Duke lënë mënjanë mikro-menaxhimin e tij, ajo e shikonte zotin Biberaj si njeri që e orientonte. Sërish me inkurajimin e tij, ajo aplikoi për shkollën juridike. "Jeta ime ka shumë më shumë kuptim me të", - tha ajo, tani në vitin e dytë në Brooklyn Law School.

Prillin e kaluar, ndërsa afronin provimet për të dy, zoti Biberaj, i cili ishte bërë gjithashtu zëvendëspresident dhe zëdhënës i fondacionit RTR, i cili është pronar i Russian Tea Room, e planifikoi me një ruse që ta çonte zonjushën Durollari në katin e sipërm të restorantit. Sipërfaqja ishte bosh, por oxhaku flakëronte, shampanja ftohej në akull dhe aty, poshtë një mbulese të bardhë ishte një kuti blu.

Kështu, më 8 mars nisi jeta e tyre martesore me një tjetër dasmë të madhe shqiptare - kjo me 10 nuse të veshura me fustane ngjyrë vjollcë në Tea Room, ku prifti, Dr. Mel Hawthorne, prift igumenik, i zyrtarizoi. Pastaj dasma u zhvendos në një klub fshati në West Paterson, N. J., me 560 të ftuar. Një shoqe e nuses tregoi një histori që e kishte shkruar nusja, në të cilën gruaja bën dush me ujë të ftohtë, ndërsa i fejuari i saj rruhet, në mënyrë që ajo të mos e vishte pasqyrën me avull. Kur u pyet, nëse ky detaj ishte autobiografik, nusja uli zërin dhe tha me një buzëqeshje alla Mona Liza: "Është diçka që ajo e bën dhe ai nuk e di se e bën për të."

Dhëndri e shikoi i habitur: "Pasqyra ime nuk është me avull", - tha ai.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"YU-go!", "Jugo" dhe "jugoviçët" (04.09.2009)
Kledi Kadiu tridhjetepesëvjeçar (04.05.2009)
Pakësimi i dërgesave nga emigracioni, prirje që tremb Bankën e Shqipërisë (03.31.2009)
Toni Osmani ka projekt edhe për një film në Kosovë (03.28.2009)
101 vjet nga mesha e parë shqipe (03.25.2009)
NJË VËSHTRIM MBI TË FOLMEN SHQIPE NË ZVICËR (03.15.2009)
Ëmbëlsia e trishtimit berlinez (03.13.2009)
Shuhet "Dielli" (1909-2009) (03.10.2009)
La Repubblica: Shqiptarët në Itali të mrekullueshëm (03.08.2009)
Në projektin "Kamishibai" është përfshirë edhe letërsia shqipe për fëmije - Nga Nexhmije MEHMETAJ, Mësuese në Jura-Zvicër (02.28.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]