VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XV2

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 11:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XV2
E Shtunë, 08.08.2009, 05:13pm (GMT+1)

 

Kur humpnë në zgjedhjet, njerës t'Opozitës britnë me zë të fortë se gjoja partia kundershtare "vodhi votat e tyre"! Janë edhe sot ca njerës tutkunë që besojnë ashtu. Ky është një zakon i vjetër për ata që humbasin. Në zgjedhjet munt të bëhen gabime, po jo vjedhje votash me dashje se kur numërohen votat ka njerës nga të dy palët qe i ruajnë.

Kuvendi i Vatres u-mbloth ne Boston me 8 Korrik 1923, dhe vazhdoj gjer më 15 të muajit. Çdo kuvent në të shkuaren mbante jo më pakë se një javë, perandaj bëheshin punë të pëlqyera dhe Vatra shkonte përpara. Kryetari Faik Konitza hapi kuvendin, mbajti fjalën e rastit që përshëndeti delegatet, dhe kërkoj nga delegatet zgjedhjen e zyrtarëve të Kuvendit. Çairman u-zgjoth Pandi Janaq, delegat i degës Niles, Ohio; sekretar Petraq V. Kolonja, delegat i degës Hudson, Mass., dhe reporter Sefer Prishta, delegat i degës Southbridge, Mass.

 

Kur u-bënë zgjedhjet e zyrtarëve, Faik Konitza u-rizgjoth kryetar i Vatrës dhe krye-editor i Diellit, ndihmesit e tij si editorë u-emeruan Andon Frashëri dhe Aqile Tasi. Sekretar i Vatres u-emërua Pandeli Chechua, i cili pakë vjet më von u-dorëzua prift. Kur i thanë ca njerës (për shaka) Peshkop Nolit se ç'e deshi atë për prift, ay u-përgjigj: "Unë kam nevojë për priftërinj kombëtarë, dhe këtë e di që është kombëtar" dhe vërtet ish.

Çairmani i kuvendit, i shtyrë nga delegatet, kërkoj nga kryetari Faik Konitza të çfaqte përpara delegatëve aresyet përse Dielli përdorte gjuhë të ashpër? Dhe Konitza u-përgjigj në këte mënyrë:

"Duhet bërë një ndryshim në mes të sjelljes që duhet të ketë njeriu në marëdhëniet private me njerëz të tjerë, dhe nga tjetra anë të sjelljes që njeriu duhet të ketë në luftrat për një ideal. Faik Konitza si njeri privat ka patur kurdoherë marëdhënie të pëlqyera me të gjith'ata që ka njohur përsonalisht, dhe në jetë të tij private nuk i ka ngjarë të shkelë regullat e hoborrësisë, të lëndojë zemera dhe të zihet për arësye përsonale. Po në jetë politike puna qëndron ndryshe; këtu nuk është sheshi i marëdhënieve shoqërore t'ëmbla dhe të holla; këtu është një shesh luftë për përparimin e një programi, dhe kush thotë luftë, thotë grushtë të dhëna e të pritura. Pa fjalë kjo luftë shumë herë nuk ësht' e bukur në dukje, po ësht' e domosdoshme kur marim nër sy qellimet. Në jetë private ata që duan t'a kenë mirë më të gjithë janë për të lëvduar; po në jetë politike vetëm ata që duan të lënë deriçka për "˜compromises' të fitimshme për vetën e tyre, vetëm ata heshtin, kurcejnë, mbyllin sytë; ata janë hipokritë dhe njerës të dyshimshëm. Luftëtari i vërtetë s'duhet as të kurcejë grushtin, qetësinë dhe reziqet e jetës për vetën e tija. Vetëm me këtë mënyrë fitohen luftërat. Dielli që në nisje, ka qenë një organ luftë: dhe Peshkop Noli si editor, Bahri Omari, Loni Kristo, dhe të tjerët, të gjithë kanë mbrojtur të Dielli idealet t'ona me forcën e pa kurcyer, ashpërsinë të pahieshme po të domosdoshme t'ushtarit në shesh të luftës."

 

Çairmani, në emër të delegatëve të kuvendit, i hoqi një kabllogram protestimi Regjencës në Tiranë për ndaluarjen e Diellit në Shqipëri prej guvernes.

Kur u-qas me të mbyllur, kuvëndi i Korrikut 1923 u-bëri një thirrje Vatranëve dhe Shqipëtarëve t'Amerikës, e cila është kjo:

"Neve të nënëshkruarët, Delegatë në Kuvënt të dymbëdhjetë të Vatrës të mbledhur në Boston që më 8 e gjër 15 Korrik 1923, ju bejmë të njohur se hesapet e Vatrës i gjetmë të paqme, gjithë punët në regull, dhe përgjithërisht përparim e lulëzim të bukur në Federatën t'onë. Vellezër (Vatranë dhe Shqipëtarë përgjithërisht)! Mos u vëni veshin çpifarakëve, mos u gënjeni me dinakerit' e propagandistëve që duan prishjen e Vatrës.

"Vatra ësht' e shënteruar! Vatrën duhet t'a mproni! Vatrës duhet t'i zini besë, se Vatra e shpetoj Shqipërinë, dhe Vatra ësht'ajo që do t'a lulëzojë e do t'a lumtërojë Shqipërinë!

"Mblidhuni pra rreth Vatrës, mos kurseni as ndihmat për Fushatën e Binasë, as mundimet për të shtuar numërin e anëtareve te Federates. Se Vatra është juaja, dhe kur i jepni përkrahjen Vatrës, i jepni përkrahje vet-vetes.

"O burrani, pra të bashkuar për të mirën e Shqipërisë, dhe përpara në udhë të mbarësisë dhe të nderit." (Vazhdojnë nënëshkrimet e delegatëve, 26 gjithësej.)

 

Thirrja e delegatëve t'atij kuvëndi ka qenë shumë e mirë për të ndezur patriotizmën e Vatranëve, dhe për të zgjuar nga gjumi ata që flenë me sy hapur, po delegatët i kanë ngarkuar Vatrës një barrë shumë të rëndë! S'ka asnjë shoqëri në botë që munt të sjellë lulëzimin dhe përparimin e një Shteti, sado e fuqishme që të jetë shoqeria. Përandaj çdo Shtet i përparuar ka dy dhe tri parti politike të ndryshme që punojnë së bashku për të mirën e vëndit tyre.

Pas kuvëndit, Komisioni i Vatrës pati mbledhje dhe vëndosi për blerjen e binasë së Vatrës, ose të gjënte vëndin për të ngritur një bina të re. Në kuvendet dhe mbledhjet e komisioneve janë bërë vendime të mira për Vatrën, po mjerisht kanë mbetur të shkruara në kartë nga shkaku se s'ka dalë hesapi! Fjala popullore thotë: "Hesapi i shtepisë nuk del në pazart".

 

Lufta politike e Vatrës me guvernën shqipëtare ish e ndezur prej kohesh, po pas zgjedhjeve parlamentare mori zjarr më keq! Në New York konsull i Shqipërisë ish djali i Vatrës i qojtur Konstandin Tashko, të cilin guverna e Tiranës e pushoj nga detyra dhe dërgoj një tjatër njeri në vënt të tij. Ahere Vatra, ose zyrtarët të cilët flisjin në emër të saj, bëri këtë dekllaratë:

"Vatra çfaq hidherimin për sjelljen e Kabinetit te Tiranës, i cili pa marë nër sy demin që i behet Shqipërisë, kalli politiken dhe frymën e intriges nër përfaqesitë dhe në konsullatat, duke hequr nga puna Z. Konstandin Tashko vetëm e vetëm se ay ushqente një simpathi për Vatrën dhe për partinë liberale, ndonëse detyrën e tij kundrejt Guvernës e ka mbaruar kurdoherë në menyre konkrete dhe të ndershëme."

Po të flasim të vërtetën si njeri i paanëshmë, fakti është se çdo guvernë në botë vë në detyra diplomatike dhe konsullore njerës të besuar dhe besnikë të saj, dhe Konstandin Tashkua nuk ish njeriu i guvernës, në fakt ay ish kundërshtar dhe punonte kundrë saj. E vërteta është se të dy palët bëjin intriga politike njëra parti kundrë tjatrës; dhe nukë munt t'i qortosh dot se ato janë lodrat politike, na pelqen ose jo, duhet të mos hidhërohet ana që e humbet luftën.

 

Guverna shqipëtare dërgoj Abdul Sulën konsull në New York, të cilin e lëftoj Dielli. Dhe Vatra emëroj Konstandin Tashkon si konferencier të saj që vizitoj kollonitë shqipëtare t'Amerikës për hesap të Vatrës dhe të tij i cili si zyrtar i pushuar nga detyra prej guvernes, natyrisht foli kundrë saj në menyrën më të fortë kudo që vajti. Kështu njerëzit e Vatres dhe zyrtarët e guvernës në vënt që të punojin se bashku për te hethur themele të shendosha Shtetit tyre të posa krijuar, ata lëftojin në mes të tyre! Perse? Për të marë fuqin' e guvernës në dorë!

Në zgjedhjet parlamentare me 1923, Partia Liberale humbi, po kryetari i saj dhe deputet' i Vatrës Peshkop Fan Noli u-zgjoth deputet i Korçës, dhe nuk e përfaqesonte më Vatrën zyrtarisht. Po në Jenar 1924, kur fillonte roga e vitit, Komisioni vëndosi që Vatra t'i dërgonte rogen 2,000 dollarë ish-deputetit të saj. Shume Vatranë nuk e pëlqyen atë vendim të Komisionit, të cilet thanë se nuk ish e drejtë të paguante Vatra për rogën e deputetit te Korçës. Atë kundërshtim e pareshikonte dhe Fan Noli vetë, dhe ja çfaqte kryetarit të Vatrës në një letrë private, të cilit i qante hallin se munt të mbetesh keq po t'i pritesh roga e Vatrës.

 

Konferencieri i Vatres Konstandin (Koço) Tashkua u-kthye ne Boston nga udhëtimi i konferencave, po zyrtaret e Vatres nuk u-kënaqne nga shpjegimet e tij mi ndodhjen e degëve të Federatës. Përandaj Zyra e Vatres vendosi t'u hiqesh vërejtja degëve dhe të ruheshin nga një pakicë njerës të cilët ishin anëtarë për sy e faqe, dhe nga ana tjater punojin nënë-dhe për kundërshtaret duke bërë propagandë për të dobësuar Federatën me anë të çpifjeve të tyre. Për anëtarë me dy pale faqe, Zyra e Vatrës u-përmendi degëve Nyjat e Kanunores.

Punët nuk dukeshin mirë në Shqipëri, re të zeza kishin dalë përmi Dajtin, dhe pritesh të pelciste rrebeshi çdo ditë. Në Maj 1924 u-mbloth Komisioni në zyrat e Vatrës, po Kryetari nuk mori pjesë ish i sëmurë, dhe la Arkëtarin në vënt të tij. Punët nuk ishin mirë fare, kabllogramet venë e vinë midis Tiranës dhe Boston-it. N'atë mbledhje u-kënduan disa kabllograme nga Fan Noli deputeti i Korçës.

 

Përveç atyre kabllograme që prisjin përgjigje, Zyra e Vatres kish dhe shumë halle të tjera në shtepi të saj! Konsulli i Shqipërisë në New York u-kish dërguar thirrje degëve të Vatres për punën e tij, dhe degët pyetnë Qendrën se ç'munt të bejin. Zyra e Vatres lajmëroj degët që të mos e përfilljin thirrjen e konsullatës shqipëtare të New York-ut! S'kemi nonjë dokument që t'a dimë shigurisht se ç'kërkonte zyra e konsullatës, po kuptohet se ka dashur nonjë bashkëpunim të vogël nga degët e Vatrës për punën e pashaportave t'udhëtarëve shqipëtarë.

Sido që të ketë qenë, Konsulli shqipëtar duhesh të kish kërkuar leje nga Zyra e Vatrës më parë se t'u drejtohesh degëve të saj për çdo punë. Ay gabim munt të ndreqesh fare lehtë po të kishin marëveshje miqësore në mes të tyre, po mjerisht ata ishin të ndarë politikërisht dhe shikoheshin me sy të keq. (vijon me KRYENGRITJA E QERSHORIT 1924)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XV3 (08.08.2009)
Refat Gurrazezi dishepull i Faik KonicësNga Idriz LAMAJ (08.08.2009)
Festa kombëtare e Zvicrës dhe shqiptarëtPërgatitur nga Alfred Papuçiu* (08.02.2009)
Çfarë ka bërë AKM dhe çfarë po bën AKP në Kosovë rreth privatizimit? (07.29.2009)
PJETËR ARBNORI MIKU I MADH I DIASPORES (07.09.2009)
Në Turqi protestë kundër genocidit ndaj çamëve (06.30.2009)
Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës ia dorëzoi Mirënjohjen artistes Vaçe Zela, Nderi i Kombit (06.16.2009)
Ambasadori i Republikës të Kosovës Z.Naim Malaj priti anëtarët e LAPSH-itAmbasadori i Kosovës e vlerësoi lart kontributin e LAPSH-itShkruan: Nexhmije Mehmetaj (06.11.2009)
Tryeza e Rrumbullakët e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës - BISHZ (06.08.2009)
NJOFTIM-Announcement-100th Birthday of "Dielli" (06.04.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]