VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X3

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 11:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X3
E Hënë, 08.10.2009, 08:25am (GMT+1)

 

  Mihal Grameno

 

Nga delegatët e "Partisë Politike" që ishin ftuar nga Vatra me harxhet e saj, erdhë këta që muarnë pjesë në bisedimet: Mihal Gramenua, Haxhi Murati, Dhimiter Bala dhe Mesut Cami. Nuredin Beu nuk erdhi dot.

Të dy komisionet për bashkim, i Vatrës dhe i "Partisë Politike", u-mblodhë më 15 Korrik 1918 në John Winthrope Hall atje ku mbahej kuvëndi i Vatrës po në një sallë të veçantë. Passi filluan bisedimet, delegatët e "Partisë Politike" kërkuan nga Vatra këto pika: Të mos ishin në komisionin e Vatrës për marëveshje të bashkimit këta njerës:

1) Fan S. Noli, Loni Kristo, Kristo Kirka, Bahri Omari dhe Kol Tromara.

2) Shoqëria Federata Vatra të quhej "Vatra dhe Partia Politike"!

3) Anëtarët e Vatrës t'ishin dhe anëtarë të "Partisë Politike."

4) Të bëheshin tre komisione: një i Vatres, një i "Partisë Politike" dhe një "inspektorial" që t'i kish nënë vërejtje komisionet e të dy organizatave.

5) Të mos pranoheshin për zyrtarë këta njerës: Fan S. Noli, Loni Kristo, Kol Tromara, Bahri Omari dhe Kristo Kirka. (Kundërshtimin për Tromarën e hoqnë passi e kënduan.)

6) Pagesat e anëtarëve të shtoheshin dhe të gjitha t'ardhurat të ndaheshin në mes të dy organizatave.

7) Ismail Qemali të pranohej nga Vatra si delegat n'Evropë.

8) Nuredin Be Vlora të njihej nga Vatra si delegat në Washington.

9) Komisioni i qendrës i "Partisë Politike" të zgjidhej nga kuvëndi i saj.

10) Të hollat e delegatëve të Vatrës të bashkoheshin më të hollat e "Partisë Politike"!

 

Kërkesa ose pika e fundit u-vinte kapak të gjithave! Vatra kish në bankë nj'a 100,000 dollarë për shpenzime diplomatike, kurse n'arkën e "Partisë Politike" po të binte miu thyente kokën. Komisioni i anës së Vatrës, i emëruar prej kuvëndit, i dëgjoj me kujdes kërkimet e anës kundërshtare dhe u-hoq menjanë në një sallë tjatër që prëgatiti përgjigjjen, e cila ish kjo:

1) Vatra të mbante emërin që i dhanë themelonjësit e saj pa bërë asnjë ndryshim, po të kish dhe një komision të veçantë për punët politike, përveç Komisionit të regullshëm të Federatës.

2) Nuk u-pranua si konditë heqja e të drejtës së çdo anëtari që të mos zgjidhej  zyrtar.

3) Ismail Qemali të mirej vesh me parë për bashkëpunim me delegatët e tjerë të Vatrës n'Evropë, pastaj të pranohej prej saj si delegat.

4) Nuredin Be Vlora të pranohej si delegat i Vatrës në Washington passi ay të përgenjeshtronte titullin "princ" që i kishin dhënë disa gazeta të vendit.

5) Komisioni "politik" i Vatrës të zgjidhej nga kuvëndi i saj, po të pranoheshin kandidatë për ofiqe n'atë komision dhe anëtarët e "Partisë Politike".

Bisedimet u-zgjatnë miaft, dhe më në funt delegatet e "Partisë Politike" ngulë këmbë në këto tri pika:

1) Vatra të ndryshonte emërin dhe të quhej "Vatra dhe Partia Politike".

2) Fan S. Noli, Loni Kristo, Bahri Omari dhe Kristo Kirka të mos kishin të drejtë të merjin ofiqe n'organizatën e re më asnjë mënyrë.

3) Ismail Qemali të pranohej prej Vatrës për delegat n'Evropë me doemos, pa i vënë nonjë kusht.

 

Te tria pikat e siperme nuk i pranuan delegatet e Vatrës. Çdo pikë qe shtrohej për bisedim nuk ish me sinqeritet për bashkim dhe të mirën e përgjithëshme; përandaj puna e bashkimit dështoj krejt, dhe përçarja u-ashpërua më tepër. Po kujt i bëhej dëm n'atë mes? Shqipërisë, natyrisht, ajo ish e shkelur prej ushtërive të huaja, e gjakosur nga lufta dhe vëlla-vrasjet, dhe priste shpetimin nga bijt' e saj, më tepër ata të mërgimit që ishin të lirë të vepërojin pa pengime, të cilët për kundrazi grindeshin në mes të tyre më tepër për të nxjerë inate personale se sa për interesat e Shqipërisë qe ish në rezik, jete ose vdekje! Ahere ish nevoja më e madhe për bashkimin e gjithë Shqipëtarëve t'Amerikës rreth Federatës VATRA.

Më proponimin e Muke Përmetit, delegat' i degës Nr. 34 Saco, Me., kuvëndi këshilloj delegatët që kur të ktheheshin nëpër kollonit' e tyre të bëjin mbledhje të degëve dhe t'u a shpjegojin anëtarëve që kuvëndi u-përpoq për bërjën e bashkimit dhe Vatra harxhoj miaft të holla për atë qëllim, po që e pamundur shkaku se ana tjatër s'deshi bashkim. Ay që mendim i mirë për të mbajtur anëtarët të bashkuar, po nuk ish ilaçi që munt të mbyllte plagën e përçarjes.

 

Një delegat, Sali O. Korça, i cili përfaqësonte degën Nr. 44, Wallaceburg, Ont., Kanada, u-deshpërua nga mosbërja e bashkimit dhe iku nga kuvëndi. I dërgoj çairmanit këtë telegram: "Me hidhërim largohem nga kuvëndi se e shoh që ndodhja kritike ka për të vazhduar në dëm t'Atdheut!" Mbase ay pati të drejtë që u-dëshpërua, dhe e kuptoj se as vota as influenca e tij nuk i ndreqjin punët e bashkimit, po nuk bëri mirë që iku se ikja e tij nga kuvëndi që pikerisht si një ushtar që heth armët dhe ikën nga lufta.

 

Në sesionin e 20-të të kuvëndit, me 17 të muajit, u-zgjodhë zyrtarët e Vatrës dhe të Diellit. Për kryetar i Vatrës u-zgjoth Midhat Frashëri në sesionin e dytë të kuvëndit, e pritej përgjigjia për pranimin e tij. Zgjedhja e tij kryetar u-bë me qellim për të sjellë bashkimin si njëri i paaneshme që s'kish marë pjesë në grindjet e Shqipëtarëve t'Amerikës. Kuvëndi emëroj Kol Tromarën si kryetar-zëvëndës gjër sa të vintë Midhat Frashëri, kryetari i zgjedhur. Po ay nuk erdhi dot, dhe ashtu mbeti Tromara për tërë vitin.

 

Sekretar i Vatrës u-zgjoth Ndreko Stavrua, Shqipëtar i mirë, punëtor dhe njeri i urtë. Editor i Diellit u-rizgjoth Bahri Omari, dhe nënë-editor Andon Frashëri. Manager i Diellit u-zgjoth Aqif Permeti, i cili kish nënë urdhër të tij punëtorët e shtypëshkronjës, dhe duhej të dilte kollonive shqipëtare për të bërë pajtimtarë të rinj të gazetës. Kostë Çekrezi u-zgjoth editor i revistës "Adriatik" ("The Adriatic Review"), shqip-inglisht, më tëpër inglisht.

Kuvëndi emëroj Fan Nolin si delegat të Shqipëtarëve n'Amerikë dhe këshillonjës politik në një shkallë me delegatët e tjerë të Vatrës n'Evropë. Emërimin e tij e kundërshtuan dy delegatë të degëve Nr. 20 St. Louis, Mo., dhe Nr. 61 Quincy, Mass. I pari shënoj në Rekord me dorë të tij këto: "Kundërshtimet (e mia) për delegatin At Nolin janë këto: (1) kam dyshim në politikën e tij; (2) nukë më pëlqen që kleri të përziet në politikë. Kundërshtimet për Kol Tromaren janë këto: (1) Nënë kryesin'e tij nisnë grindjet, dhe (2) si njeri jo i zoti për ofiqin." Dhe delegati i dytë bëri këtë dekllaratë me shkrim: "Jam kundrë delegacies se At  F. Nolit dhe rizgjedhjes së Omarit, po i bindem votës."

 

Kuvendi ngriti pagesën e anëtarëve të Vatrës; nga tri dollarë, e bëri $4.50 në vit dhe të paguhej në tre keshte: $1.50 çdo katër muaj, Qershor, Tetor dhe Shkurt. Sekretaret e degëve ahere punojin tepër rëndë, shetitjin posht'-e-lart që mblithjin kestet, dhe mbushjin raportet e kesteve tri herë në vit që i dërgojin në zyrë të Vatrës; natyrisht hesapet e kesteve i bëjin së bashku me arkëtarët e degëve.

Pa mbaruar kuvëndi, Kostë Çekrezi u-zemërua kundër Fan Nolit dhe dha dorëheqjen si editor i Revistës "Adriatik." Për atë shkak, u-vu në votë botimi i Revistës, po ose jo, dhe me shumësin' e votave, 52 me 18 u-vëndos që të botohej. Barren e drejtimit te Revistës e mori përsipër Fan Noli gjër sa të gjëndej një editor i regullshëm. Fan Noli n'atë mes i trëgoj Çekrezit se nuk varesh pun' e Revistës në dorë të tij vetëm.

Kuvëndi e hoqi Nikoll Kasnecin nga lista e delegatëve të Vatrës n'Evropë shkaku se ay s'tregoj nonjë interes për çështjen shqipëtare. Kur e emëroj Vatra si delegat me 1917, vëndosi t'i dërgonte dhe 500 dollarë për harxhet e udhëtimit nga Misiri në Francë. Nga ana tjatër, kuvëndi parëshikoj pengimet që munt të gjënte Midhat Frashëri për ardhjen e tij n'Amerikë shkaku i luftës, dhe vëndosi që po të mos vinte dot, të zgjidhej ay delegat i Vatrës në Svicrë.

 

Pas kuvëndit, Vatra i shtoj aktivitetet e saj, po u-shtuan dhe propagandat e armiqve kundrë saj. Më parë erdhi lajmi i mirë në zyrë se u-riorganizuan dy degë të Vatrës, njëra në Chicago, Ill., dhe tjatra në Syracuse, N. Y. Pastaj u-muar vesh se dy degë të tjera kishin turbullime: dega në Saco, Me., denoj delegatin e saj që pati në kuvënt, dhe dega e Canton-it, Ohio, dërgoj një rezollutë në Vatrë nga e cila kuptohej se kundërshtarët kishin gjetur shesh për prishje n'atë degë. Menjëherë Vatra dërgoj Hasan M. Bitincken si konferencier të saj në Canton që i ndreqi mosmareveshjet e asaj dege.

Më të hyrë të Vjeshtës III-te (1918) Komisioni i Vatrës bëri dy mbledhje njërën pas tjatrës, me 2 dhe 9 të muajit. Në mbledhjen e dytë ish thirrur dhe komisioni i zgjedhur për shkruarjen e disa librave shkollare shqip: Abetare, Këndime, Arithmetikë, Gramatikë, Bukur Shkrim, Historia e Shqipërisë, Jeta e Skënderbeut, Jeta e Piros, etj. Çairman i atij komisioni ish Fan Noli.

 

Me këshillën e delegatit të saj Mehmed Konitzës, Vatra emëroj Nikoll Lakon si korrespondent të Diellit në Paris, të cilit Komisioni i Vatrës i dërgoj 4,000 franga ar për të shtypur kartën e Shqipërisë që të përdorej në çdo mbledhje që munt të bisedohej geografia shqipëtare.

Delegati i Shqipëtarëve n'Amerikë Fan Noli dha një raport në mbledhjen e Komisionit mi vepërimet e tij qe nga kuvëndi e pastaj. Gjith'ashtu Komisioni dëgjoj edhe raportin e zëvëndëskryetarit Kol Tromarës, i cili vajti ne Washington, D. C., dhe pati një bashkëfjalim me Ambassadorin e Italisë. Ahere gjëtnë rast kundërshtarët që përsëritnë akuzimet e tyre se "disa zyrtarë të Vatrës duan protektoratën e Italisë në Shqipëri"! (vijon me MBLIDHET KËSHILLA KOMBËTARE)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI1 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI2 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI3 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI4 (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XII1 (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XII2 (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XIII (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XIV1 (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XIV2 (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XV (08.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]