VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X2

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 11:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X2
E Hënë, 08.10.2009, 08:31am (GMT+1)

 

          Aubrey Herbert

Në mbledhjen që pati Komisioni i Vatrës me 18 Maj 1918, besedoj mi një letrë që mori nga Londoni prej delegatit Mehmed Konitzës, i cili propononte organizimin e një regjimenti shqipëtar nënë kumandën e Kolonelit Aubrey Herbert që të lëftonte në flamurin e Shqipërisë bashkë me Aliatet. Për atë çështje, Komisioni gatiti një qarkëtore dhe u a dërgoj degëve të Federatës që të shikonte se sa Shqipëtarë do të shkruheshin n'atë regjiment. Ahere u-formuan disa trupa vullnetarësh nëpër kollonit'e ndryshme, po gjër sa u bënë gati ata "për luftë", - Lufta n'Evropë mbaroj! 

Passi mori letrën nga Londoni prej delegatit të saj Mehmed Konitzës, Vatra menjëherë filloj nga puna për organizimin e regjimentit shqipëtar i cili të lëftonte me Aliatet në Shqipëri nënë kumandën e Kolonelit Aubrey Herbert. Japim këtu për botim Qerkëtoren e Komisionit të Vatrës që u dërgoj komisioneve të degëve të Federatës:

 

"Të dashur Pleq,

"Delegati ynë Mehmed Be Konitza ka patur gjithënjë idenë që e vetema mënyrë për të shiguruar independencën t'onë është të kemi një fuqi shqipëtare t'armatisur, e cila të leftojë bashkë me Aliatët në Shqipëri, dhe e cila të mundë të mbajë vëndin dhe të mbrojë kufiret e vëndit t'onë, posa të zbrazet Shqipëria prej ushtërive të huaja. U-përpoq pra me anën e guvernës Inglize të jipet leje prej Aliatëve për një regjiment (allaj, sintagma) shqipëtar, i cili të organizohet, të stervitet dhe të armatiset në Amerikë, dhe i cili të vëj në Shqipëri me FLAMURIN  E  SHQIPËRISË nënë kumandën e Shqipëtarofilit të njohur Kolonelit dhe deputetit inglis Aubrey Herbert.

 "Ja ç'na shkruan mi këtë pikë Mehmed Beu me 8 te Dhjetorit të shkuar:

"Pllani im, i pëlqyer dhe prej Kolonelit Aubrey Herbert, ka qenë ky: Koloneli Herbert do të marë kumandën e regjimentit shqipëtar, i cili do të lëftonjë bashkë me Aliatet, në Shqipëri, po nënë flamurin Shqipëtar. Si oficerë do të meren të gjithë Shqipëtarët oficerë që munt të gjënden, dhe në mos arifshin këta, të mbushën viset e zbrazura më oficerë aliatë." Miku ynë (Z. Aubrey Herbert) nisi të kujdeset për mënyrën më të cilën regjimenti ynë do të vishet, do të armatiset, do të stërvitet, do të ushqehet, edhe do shpiret në Shqipëri.

"Me 14 të muajit, muarmë nga Mehmed Beu këtë telegram: "˜Shikoni letrën t'ime te 8 Dhjetorit. Regjimenti shqipëtar ësht i mirëpritur. Telegrafomeni sa Shqipëtarë do të shkruhen në këtë regjiment që t'ia shtronj zyrtarisht Guvernës Inglize.'

"Nga ky telegram meret vesh që Guverna Inglize e mirëpriti pllanin e Regjimentit Shqipëtar më konditat e shtruara në letrën e Mehmed Beut, dhe tani mbetet vetëm të shohim sa shqipëtarë munt të shkruhen dhe a do të shkruhen miaft që të fomohet një regjiment.

"Komisioni, në mbledhjen që mbajti sonte, e pëlqeu me një zë proponimin e Regjimentit Shqipëtar dhe vendosi të dorgonjë këtë Qarkëtore Degëve, me anën e së cilës ju lutemi të bëni mbledhje, a të shkoni konak më konak për të regjistruar të gjithë Shqipëtarët në verse ushtëriake që më 20 gjër 40 vjetsh, të na telegrafoni brënda në tri a katër ditë sa veta u-shkruan në kolloninë t'uaj, dhe kështu të mundim të lajmerojmë delegatin Z. Konitza për numërin e përgjithëshmë.

 "U lutemi atdhetarëve t'u thoni keshtu: "ËœMe këtë Regjiment do të bëhemi shokë të Inglisë, të Amerikës dhe të Aliatëve të tjerë, dhe do t'i kemi mprojtës të patundur të Shqipërisë Independente me kufirë ethnografikë në Kongresin e Paqës. Ndryshe do të mbetemi pa krahë dhe do mos kemi ku të pështetim kokën. Shkoni nër mënd sa simpathi do të fitojmë këtu në Amerikë vetëm me këtë Regjiment. "ËœO burrani, duhet të bëhemi të pakën 5,000, në mos më shumë. E vetëma gjë kërkojmë është ushtarë. Kumandari do të kujdeset për restat (të tjërat). Rroftë Regjimenti Shqipëtar'."

Bërë në Boston, Mass., me 18 Maj 1918, dhe nënëshkruar nga zyrtarët e Vatrës: F. S. Noli, Loni Kristo, Goni Katundi, Hasan M. Bitincka, Stathi Suli dhe Shefki Aliko.

 

Shqipëtarët e Amerikës, ose më mirë munt të thomi Vatranët, u-përgjigjnë menjëherë në thirrjen e Vatrës duke organizuar trupa vullnetarësh në këto kolloni: Boston, Mass.; Manchester, N. H.; Southbridge, Mass.; Lonsdale, R. I.; Lewiston, Me., North Grosvenordale, Conn.; Biddeford, Me.; New Bedford, Mass. Mbeti gjër këtu sulmi i  organizimit të vullnetarëve se zjarri i luftës po shuhej, dhe s'ish më nevojë për regjimentin shqipëtar.

Po ata trupa vullnetarësh që u-organizuan, fytyrat e të cilëve në grupe të ndryshme janë botuar në Kalendarin e Vatrës 1918, i vazhduan stërvitjet e tyre ushtarake, dhe shumë prej tyre shkuan në Shqipëri në fillim të vitit 1920, nënë kumandën e Kolonel Aqif Permetit, i cili i shërbeu Vatrës disa vjet si manager i Diellit dhe si konferencier duke shetitur kollonitë shqipëtare t'Amerikës për të shtuar pajtimtarët e gazetës edhe anëtarët e Federatës. Kolonel Aqif Permetin e pushkatoj guverna komuniste në Tiranë me 1945, bashkë me shumë nacionalistë shqipëtarë të tjerë që punuan për lirin' e kombit shqipëtar që në kohë të sundimit turk.

 

Bashkë me Vullnetarët shkoj dhe Banda "Vatra" në Shqipëri, e udhëhequr nga Profesor Thoma Nassi. Si Vullnetarët ashtu dhe Banda "Vatra" u pritnë shumë mirë nga populli shqipëtar. Banda "Vatra" shetiti qytetet e Shqipërisë e dha shumë koncerta, muzike klasike dhe popullore. Me 1925, Bandës "Vatra" i dhanë këtë emër të ri: "Banda Presidenciale", dhe guverna caktoj një ndihmë modeste në Buxhet të Shtetit për harxhet e Bandës. Për çudin' e të gjithëve, atë ndihmë e gjeti "harxh të tepërt" At Gjergj Fishta me anë të shtypit, dhe miku i tij i ngushtë Faik Konitza i bëri një kritikë shqip latinisht farë të shkurtër në Dielli.

 

Përçarja e Shqipëtarëve t'Amerikës dhe lufta e fjalëve midis të dy palëve kundërshtare, të Vatrës dhe të "Partisë Politike", kishin plot një vit që po vazhdojin, dhe kur? Në kohën më kritike kur jeta e Shqipërisë si Shtet i lirë qe në rezikun më të math dhe ish nevoja më e madhe për bashkimin e gjithë Shqipëtarëve!

 

Me 7 Korrik 1918 u-mbloth kuvëndi i Vatrës ne John Winthrop Hall, Boston. U-perfaqesuan 43 degë në kuvënt, çdo degë kish një delegat, dhe sicilido prej tyre kish vota të caktuara si pas numërit t'anëtarëve që përfaqësonte. Passi kryetari i Vatrës Fan Noli hapi kuvëndin, u-zgjoth Kol Tromara

çairman, Stefan Lesho sekretar, Ndreko Stavro reporter, zyrtarë të kuvëndit.

 

Kuvëndi u-hap me 7 Korrik, po priti tri ditë sa mbaruan punët komisionet që kqyrnë llogarit' e Vatrës, t'ardhurat dhe të dalat, dhe vepërimet e Komisionit Qendral. Me 10 të muajit u-hap sesioni i dytë, dhe delegatët u-gostitnë me ëmbëlsira dhe sigare se atë ditë festohej Bajrami i Math. Pastaj sekretari këndoj disa telegrame urimesh për kuvëndin, midis tyre ish dhe një i Shoqërisë Anglo-Shqipëtare dërguar nga Londoni. Një telegram tjatër që tërhoqi vërejtjen e delegatëve që nga Qemal Veiseli, i cili uronte kuvëndin dhe si anëtar i Vatrës propononte për ardhjen e Midhat Be Frashërit n'Amerikë.

 

Me proponimin e Dhori Tsakos, delegat i degës Nr. 6  Lewiston, Me., dhe përkrahjen e Muke Permetit, delegat i degës Nr. 34 Saco, Me., kuvëndi vëndosi t'i hiqej një telegram Dr. Turtullit në Svicrë nga an' e kuvëndit që t'i lutej Midhat Be Frashërit të pranonte kryesin' e Vatrës. Telegrami u-pregatit nga Kostë Çekrezi, u-nënëshkrua nga çairmani i kuvëndit, dhe u-dërgua në  Svicrë. Kuvëndi desh të sillte për kryetar të Vatrës një njeri të larkmë që s'ish gjakosur nga përçarja e s'njihej përsonalisht prej Shqipëtarëve t'Amerikës. Në fjalë të tjera, kuvëndi u-përpoq të sillte bashkimin me çdo mënyrë.

 

Në seancën e tretë të kuvëndit, u-këndua një letrë nga Mihal Gramenua  i cili kërkonte leje të dërgonte Haxhi Gjebren në kuvënt si korrespondent të gazetës "Koha". Kuvëndi nuk e pranoj kërkesën e Gramenos shkaku se njeriu që deshi ay të dërgonte si përfaqësonjës të gazetës se tij ish i

përzënë nga Vatra dhe s'munt të qasej.

 

Kundërshtarët kishin kohë që hapnë fjalën se gjoja "Vatra kërkonte protektoraten italiane në Shqipëri"! Ajo propagandë kish ftohur miaft Vatranë atdhetarë. Kuvëndi këndoj dhe pëlqeu një memorandum mi këtë çështje të nënëshkruar nga të gjithë zyrtaret e Vatrës, që i ish dërguar Presidentit Wilson, Sekretarit te Shtetit Robert Llansing dhe Kolonelit Edward House në Washington. Memorandumi fliste kundrë protektoratës së Italisë mi Shqipërinë.

 

Me qellim për të sjellë bashkimin e Shqipëtarëve t'Amerikës rreth Vatrës dhe të mirte funt përçarja, kuvëndi ftoj me telegram të vijin në Boston për të marë pjesë në bisedimet për bashkim këta njeres: Mihal Gramenon, Nuredin Be Vloren, Haxhi Muratin, Mesut Camin dhe Dhimitër Balen. Kur po bisedohej çështja e bashkimit dhe u-ftuan njerëzit me telegram për atë qëllim, arriu në kuvënt një letrë nga "Partia Politike", po nuk e kënduan shkaku se Vatra "nukë njihte një parti të tillë"! E njihte ose jo, partia në fjalë botonte një gazetë të përjavëshme, i mori miaft anëtarë Vatrës, dhe po j'a sillte festen vërdallë! Këtu munt të thomi se të dy palët patnë faj për përçarjen, dhe që s'bëhej bashkimi. Dhe kur? Ahere kur Shqipëria ish në rezik të math nga fqinjet dhe kish nevojë të madhe për bashkimin e gjithë bijve të saj!

 

Në lidhje me vepërimet e Komisionit Qendral, kuvëndi çfaqi hidhërimin për mosmarëveshjen që kish ngjarë midis zyrtarëve të Vatrës dhe Z. Charles Woods, Shqipëtarofil i mirënjohur dhe një nga miqtë Inglizë që punuan sa muntnë për lirin' e Shqipërisë dhe të drejtat kombëtare të popullit të saj. U-vëndos t'i dërgohej një letrë Z. Woods me anë të çairmanit dhe t'i çfaqej keqardhja e kuvëndit për atë ngjarje të papritur.

 

Vatra ish në marëveshje me delegatët e saj Mehmed Konitzën dhe Mihal Turtullin për formuarjen e një Komiteti n'Evropë të përberë prej Shqipëtarësh dhe shqipëtarofilësh për punët e Shqipërisë, po shkaku i luftës ata nukë bashkoheshin dot tok që t'a bisedojin së bashku atë çështje. Mehmed Konitza u-nis të vinte në Svicrë ku ish kolegu i tij, po nukë i dha pashaportë guverna frenge.

 

Në kuvënt u bisedua gjuha që përdori editori i Diellit në shkrimet e tij gjate vitit, e butë apo e ashpër. Kjo çështje u-hoth në votë, dhe votat u-ndanë kështu: 37 e butë, dhe 36 e ashpër. Fitoj editori me 1 votë! Gjuha e editorit të Diellit që vërtet e ashpër, dhe më tepër kundrë Ismail Qemalit. Për gjuhën e tij t'ashpër, kur takoj Bahri Omari Kristo Dakon në stasionin e trenave në Boston, u-përleshnë të dy dhe vajti policia që i ndau!

Me proponimin e Shefqet Frashërit, delegat' i degës Nr. 25 Jamestown, N. Y., u-zgjoth një komision i përbërë prej delegatësh të kuvëndit që të merej vesh me përfaqësonjësit e "Partisë Politike" për çështjen e bashkimit te Shqipëtarëve t'Amerikës rreth Federatës Vatra, ose të pakën për hir të çështjes shqipëtare të priteshin grindjet politike midis të dy palëve. Komisioni për "bashkim" përbehej nga këta delegatë degësh të ndryshme: Muke Permeti, Kol Tromara, Xhafo Poshi, Kostë Çekrezi, Shefqet Frashëri dhe Bahri Omari. (vijon me KOMISIONET PËR BASHKIM)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X3 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI1 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI2 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI3 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI4 (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XII1 (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XII2 (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XIII (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XIV1 (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XIV2 (08.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]