E Djelë, 04.28.2024, 10:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
BRITANIA DO TË TRANSFEROJË NË ATDHE 200 SHQIPTARË TË DËNUAR
Të dënuarit për krime të rënda do vendosen në Krujë, Korçë dhe Peqin

E Djelë, 11.17.2013, 04:10pm (GMT+1)



Britania do të transferojë në Shqipëri rreth 200 të burgosur shqiptarë për krime të rënda. Burimet zyrtare thonë se duke nisur nga java që vjen një numër i konsiderueshëm të dënuarish shqiptarë që janë mbajtur deri tani në Britani do të transferohen me grupe të ndara në vendin tonë. Lajmi është bërë me dije nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila informoi se marrëveshja është arritur së fundi mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, pas negociatave disamujore mes autoriteteve të Drejtësisë. Barrën kryesore në zbatimin e operacionit të transferimit të të dënuarve shqiptarë në Britani pritet ta ketë Interpoli dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Duke nisur nga java e ardhshme sipas një grafiku të caktuar drejt Shqipërisë do të transferohen në grupe të vogla rreth 200 persona që ndodhen aktualisht në burgjet britanike. "Të gjithë këta persona janë të dënuar në Britani ose jashtë saj për krime të rënda dhe janë arrestuar brenda këtij shteti", kanë bërë të ditur burimet zyrtare. Sipas tyre, negociatat me palën britanike për transferimin e të dënuarve në Shqipëri kanë qenë komplekse dhe të detajuara.

MARRËVESHJA
Marrëveshja për transferimin nga Britania të shqiptarëve të dënuar atje është nënshkruar në janar 2013 gjatë një vizite të ministrit të asaj kohe të Drejtësisë, Eduard Halimi. Marrëveshja, e cila u negociua në detaje për mënyrën e zbatimit të saj deri pak ditë më parë nga ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, parasheh transferimin e dyanshëm të të dënuarve, duke përfshirë edhe shtetasit britanikë që ndodhen në burgjet shqiptare, të cilët dërgohen në atdheun e tyre. Sipas marrëveshjes, e vetmja gjë që do të ndryshojë për shqiptarët që do të vijnë nga Britania është vendi i vuajtjes së dënimit. "Qëllimi i marrëveshjes ka qenë transferimi i të burgosurve për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në vendin e tyre më pranë familjarëve të tyre dhe më parë mundësisë për të qenë pjesë e kësaj shoqërie ose për t'u riintegruar më lehtë", kanë thënë burimet nga Drejtoria e Burgjeve. Sipas tyre koha e dënimit mbetet e njëjtë duke u njohur pjesa e vuajtur jashtë vendit.

TRANSFERIMI I TË DËNUARVE
Dhjetë shqiptarët e parë që ndodhen në burgjet e Mbretërisë së Madhe pritet të mbërrijnë javën e ardhshme në Tiranë. Para transferimit të tyre, zyrtarët britanikë kanë kërkuar informacion në lidhje me burgjet ku do të vendosen personat në kontingjentin e transferimit. Ata kanë kërkuar që burgjet në fjalë të ofrojnë kushtet e përshtatshme dhe sigurinë maksimale. Në këtë mënyrë, mësohet se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur që të vendosë në Burgun e Fushë-Krujës, atë të Peqinit dhe të Korçës, kontingjentin e parë të të dënuarve të mbërrijnë nga Britania ditët në vazhdim.

Sipas burimeve zyrtare mësohet se përcaktimi i burgut ku do të vendosen personat do të bëhet mbi bazën e rrezikshmërisë së veprës për të cilën janë dënuar dhe masës së dënimit të dhënë ndaj tyre. Tashmë në Tiranë mësohet se ka mbërritur lista e personave që do të transferohen dhe javën e ardhshme pritet të nisë operacioni. Transferimi i personave pritet të bëhet në linjë ajrore nga oficerët e Interpolit, të cilët do t'i marrin të dënuarit në dorëzim nga burgjet britanike dhe t'i dorëzojnë në Rinas, te Policia e Burgjeve shqiptare.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GENTIANA MERTURI - ZËRI TJETËR SHQIPTAR NË 'THE VOICE OF GERMANY' (11.13.2013)
NJË UDHËTIM MAGJEPSËS NË VERIUN E LARGËT (4)Pjesë në vazhdime nga libri i autorëve ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU (11.11.2013)
SELANIK - FËMIJËT SHQIPTARË MARRIN NË DUAR ABETAREN (Fotoreportazh) (11.10.2013)
GËZIM MYSHKETA - SHQIPTARI QË BËRI PËR VETE SKENËN GJERMANE (11.08.2013)
Me rastin e 100-vjetorit të lindjes:FILADELFIA: VEPRIMTARI, KUSHTUAR PETRO MARKOS, IDEALISTIT DHE SHKRIMTARIT TË MADHNga LAVER NIKU (11.06.2013)
FTESË - PËR VEPRIMTARINË E BISHZ KUSHTUAR FLAMURIT KOMBËTAR DHE PËRURIMIT TË LIBRAVE NGA KATËR AUTORË (11.06.2013)
NJË UDHËTIM MAGJEPSËS NË VERIUN E LARGËT (3)Pjesë në vazhdime nga libri i autorëve ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU (11.03.2013)
NË TIRANË PËRUROHEN DY VEPRA ME 1100 FAQE TË SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË NË SUEDINga Prof. MURAT GECAJ (10.31.2013)
PIKTORI GJERGJ PALI RIKTHYER PAS 26 VITESH ME EKSPOZITËN 'UDHËTIMI' - SI E THYEM KUFIRIN ME KAMION MË 1988 Biri i Zef Palit, autorit të tekstit të këngës “Luleborë”, tregon dënimin e të atit dhe heqjen e autorësisë (10.30.2013)
LOS ANXHELOS - SHQIPTARI BËN BUJË ME SHPIKJEN E NJË RRJETI SOCIAL (10.29.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]