VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DASHURIA PA KUSHTE E SHPRESA YMERIT

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 10:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
DASHURIA PA KUSHTE E SHPRESA YMERIT

E Enjte, 07.10.2014, 10:51am (GMT+1)



Tirane, 9 Korrik/ATSH/.- Shpresa Ymeri ndihet krenare që është lindur në Vlorë. Sot bankiere në Filadelfia thotë se e përcjell origjinën përmes kujtimeve dhe bisedave në jetën e përditshme, por edhe gjatë prezantimit me të panjohur. Nuk mjaftohet duke përsëritur "jam nga Shqipëria", por e bën të njohur atdheun duke nisur nga vendlindja e saj, Vlorë, të cilën e konsideron perlë të Europës. Ajo thotë në këtë intervistë se të mbetesh vetvetja, me të njëjtat zakone, virtyte dhe të besosh po në të njëjtën rrugë drejt suksesit, është paksa e vështirë kur të duhet të jesh përballë strategjisë agresive të kulturës Perëndimore. Familja e saj e dashur janë dy fëmijët, James dhe Eriana, prindërit, Aredin dhe Rabie, dhe i dashuri Steven me të cilin ka lidhur jetën. I duhet të jetë nënë e mirë, bijë e devotshme dhe grua plot energji. Fundjavën, përgjithësisht, e kalon duke u argëtuar. Forma e preferuar është udhëtimi. I pëlqen të shkoj në vende të reja dhe të shoh bukuritë natyrore, të njoh kulturën e popujve dhe të mësojë cilat janë prioritetet e njerëzve. Do të dëshironte që profesionin e saj ta përdorte për të ndihmuar bizneset që të ndërmarrin masa produktive në fushën e financës. Pasioni i saj është edhe poezia dhe proza. Thotë se shumë shpejt do të botojë dy libra, ndërsa shton se ky do të jetë kontributi i saj në fushën e artit të fjalës!

Prej gati dy dekadash ju jetoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si e kujtoni largimin nga vendlindja dhe impaktin e parë me këtë vend të madh?

Ka qënë vera e vitit 1994 kur në Vlorë erdhën xhaxhi i nënës sime me bashkëshorten e tij, të cilët jetonin në SHBA. Ata më ftuan për vizitë dhe në 8 Nëntor të vitit 1995 udhëtova për herë të parë në SHBA, me destinacion Las Vegas-in. Ishte një udhëtim emocionues, edhe pse nuk ishte hera e parë që dilja jashtë kufijve të Shqipërise. Më kujtohet kur aeroplani po zbriste në Las-Vegas dhe piloti përshëndeti pasagjerët me fjalët: Mirëseerdhët në Las-Vegas. Në atë moment hodha vështrimin nga dritarja dhe u mahnita me pamjen e ndërtesave -casino, ndërtesa me ngjyra të larmishme marramendëse. Ishte një peisazh jo i zakonshëm për mua. Në vitin 2001 u vendosa në Filadelfia, sepse doja të jetoja pranë komunitetit shqiptar. Por, ndihesha edhe shumë e përmalluar për Vlorën dhe njerëzit e mi më të dashur... Nga Filadelfia, në ato vite udhëtoja të paktën dy herë në vit drejt Shqipërisë. Gjeografikisht, Filadelfia është më afër Kontinentit  Europian.


Vazhdoni të keni po aq mall për Vlorën, edhe sot pas gati dy dekadash që jeni larguar prej saj?


Ndihem krenare që jam lindur në Vlorë. E përcjell origjinën nëpërmjet kujtimeve dhe bisedave në jetën e përditshme, qoftë edhe gjatë prezantimit me të panjohur. Nuk mjaftohem duke thënë vetëm: Jam nga Shqipëria. Tregoj se jam nga jugu i Shqipërisë, lindur dhe rritur në Vlorë, një qytet që konsideroj perlë të Europës. Largimi nga Vlora ishte shumë i vështirë dhe më mungon çdo ditë edhe sot. Komponentët më kryesorë të rrënjëve të mia në Vlorën time të dashur mbeten familja, miqtë, Skela, bukuria mahnitëse e bregdetit, të dy detet që i adhuroj dhe janë burimi më i fuqishëm i frymëzimit tim në letra. Aty u linda, u rrita, u shkollova, lash dhe mora mbresa të paharrueshme!

Aktualisht jeni bankiere e portofoleve personale dhe e bizneseve të vogla në Filadelfia...Ç'përfaqëson për ju ky profesion?

Me profesionin që kam zgjedhur nuk është aspak e vështirë të kryej detyrat e përditshme, përkundër, kjo punë më jep kënaqësi dhe kam në vazhdimësi rezultate konkurruese. Fakti që flas anglisht me theks shqiptar dhe të qënit vetvetja, dëshira që më karakterizon të njoh problemet e njerëzve ose të bizneseve dhe t'i zgjidh më jep kënaqësi. Puna ime e tre viteve të fundit konsiston me dhënien e kredive bankare për bizneset. Ndihem mirë kur këto transaksione rezultojnë me sukses.

Ishte i vështirë integrimi social në Filadelfia?


Integrimi social në Filadelfia ishte pak a shumë pa vështirësi të theksuara. Natyrisht, ruajtja e vlerave personale dhe integriteti, ndërkohë që krijoja një ambient dhe rreth të ri shoqëror, ishte çfarë më ndihmoi të kem sukses.Të mbetesh vetvetja, me të njëjtat zakone, virtyte dhe të besosh po në të njëjtën rrugë drejt suksesit, atë të të qënit i mirëfilltë, është paksa e vështirë kur të duhet të jesh përballë strategjisë agresive të kulturës Perëndimore.

Në komunitetin shqiptar në Filadelfia njiheni dhe si një aktiviste e palodhur në ndihmë të bashkëatdhetarëve tuaj. Si lindi kjo dëshirë tek ju dhe a mendoni se shqiptarët kanë arritur të integrohen dhe njehsohen me vendasit?

Në hapat e mia të parë në Filadelfia, mu dha mundësia të ndihmoj në rolin e përkthyesit shumë shqiptarë të sapoardhur në Amerikë. Më pas, përgjatë karrierës në bankë, kam ndihmuar dhe vazhdojë të jem "avokate" e bashkëatdhetarëve, nga dhënia e ndihmës më të thjeshtë, duke i prezantuar me sistemin bankar, por sidomos me pjesën më delikate, atë të kredibilitetit personal dhe kredisë bankare. Mendoj se shqiptarët kanë arritur të njehsohen dhe integrohen mirë këtu në SHBA. Nuk mund të prodhoj numra të saktë tani, por ndjej të domosdoshme të theksoj se shqiptarët dallohen për ambicie dhe krenari për të qënë në krye.


Nuk ju ka munguar këtu në Amerikë edhe frymëzimi poetik... Cili është raporti juaj me këtë gjini të letrave dhe cila është muza juaj? Po përkthimi ç"˜vend zë?

Jam një romantike e lindur, por me këmbë në tokë. Muza ime është Vlora, malli për bukurinë dhe paqen që ma dhuron vetëm bregdeti i qytetit tim. Vlora ime e dashur është një pikë e dobët, natyrisht, por edhe vlerat, ndjenjat dhe integriteti njerëzor më interesojnë dhe janë pjesë e mesazheve të poezive të mia, apo tregimeve. Në projektet e mia është botimi i dy librave, poezi dhe prozë. Ky do të jetë guri im i parë dhe kontributi im në fushën e artit të fjalës. Përkthimet? Në këto vitet e fundit nuk kanë zënë aq shumë vend sa do të doja. Kam në plan një projekt të ri, të cilit besoj se do t'i kushtohem së shpejti.

Ju bashkëjetoni me një shtetas amerikan. Mendoni se dashuria shkrin akujt midis mentaliteteve?


Steve vjen nga një familje me tradita të mirëfillta dhe me shumë integritet në shoqëri. Kjo e thjeshtoi mirëkuptimin mes nesh. Vlerësimi dhe mirënjohja për gjininë e kundërt, e kultivuar në familje dhe e pasqyruar në marrëdhënien tonë, është një detaj i mrekullueshëm që më bënë të lumtur. I pëlqen natyra, gjuetia, të ndërtojë mobilje në kohën e lirë dhe të udhëtojë. Beson në respektin reciprok dhe në barazinë gjinore. Disa tradita të cilat ndryshojnë i mësojmë me kënaqësi dhe nuk paraqesin vështirësi.


Mendoni se keni arritur të gjeni balancën mes punës dhe jetës private?

Unë punoj çdo ditë, me përjashtim të së shtunës dhe së dielës. Familja ime e dashur janë dy fëmijët e mi, James dhe Eriana, prindërit e mi, Aredin dhe Rabie, dhe i dashuri im Steven me të cilin kam lidhur jetën. Pra, më duhet të jem nënë e mirë, bijë e devotshme dhe grua plot energji. Fundjavën përgjithësisht e kalojmë duke u argëtuar. Forma ime e preferuar e argëtimit është udhëtimi. Më pëlqen të shkoj në vende të reja dhe të mësoj e të shoh nga afër bukuritë natyrore, të njoh kulturën e popujve dhe të mësoj cilat janë prioritetet e njerëzve në vende të ndryshme të botës. Për t'iu përgjigjur pyetjes suaj mendoj se të gjitha angazhimet mund të përmbushen nëse ke plane dhe prioritete të qarta.

Sa kanë ndikuar prindërit në formimin tuaj dhe cilat vlera të trashëguara prej tyre u kanë shërbyer më së shumti edhe në SHBA?


Padyshim që mjedisi familjar ka patur ndikim në formimin tim. Në mënyrë të mirëfilltë, përkushtimin, vendosmërinë dhe këmbënguljen për të arritur sukses ua dedikoj prindërve të mi të dashur. Shembulli i tyre më ndihmoi të përvetësojë virtyte që janë udhërrëfyesi im edhe në jetën time këtu në SHBA.

Si i konsideroni ndryshimet që ka pësuar Vlora gjatë viteve të fundit?


Për herë të fundit, Vlorën e kam vizituar në maj të vitit 2006. Kujtoj se ndryshimet më evidente ishin në urbanistikë dhe gjelbërimi. Më bëri përshtypje pozitive zhvillimi i bizneseve të vogla dhe larmishmëria e produkteve të përdorimit të përditshëm, të cilat janë shprehje e zhvillimit dhe integrimit drejt kapitalizmit. Duke qënë se isha shumë e përmallur dhe meqënëse isha në Vlorë vetëm për 7 ditë, isha predispozuar ta aprovoja evolimin. Në veçanti më pëlqeu projekti në vazhdim i rregullimit të rrugës së unazës rreth qytetit.

Çfarë nisme propozoni ju për qytetarët e Vlorës?

Një nismë "Për bashkëpunim dhe miqësi në emër të Vlorës" do të ishte për mendimin tim shumë fitimprurëse për të ndihmuar në bashkim dhe mirënjohje. Kam vënë re që faktori politik ka përçarë sadopak qytetarinë. Në sytë e mi politika është një mënyrë apo një tjetër për të qeverisur. Një aktivitet që duhet do të organizohet çdo 3 muaj dhe që sipas idesë sime i bashkon njerëzit, pavarësisht nga pikpamjet politike. Nëpërmjet këtij aktiviteti do të përfitojë qyteti i Vlorës. Vlora ka nevojë për paqe dhe dashuri.

Si e konsideroni iniciativën e Albanian Excellence për prezantimin e historive të suksesit të emigrantëve vlonjatë?

Për mendimin tim është një dritë që do të ndriçojë hapat e vlonjatëve të larguar dhe i thërret ata të japin mbështetjen për të zhvilluar dhe zbukuruar Vlorën.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
CEREMONI BETIMI PËR SHTETASIT E RINJ AMERIKANË (07.06.2014)
NEW YORK - KONFERENCA E KOALICIONIT TË EMIGRANTËVE (07.06.2014)
MIRATOHET LIGJI PËR NËNSHTETËSINË E DYFISHTË NË GJERMANI (07.05.2014)
E DREJTA PËR AZIL VETËM ATYRE QË E JUSTIFIKOJNË (07.04.2014)
PRESIDENTI GJERMAN BËN THIRRJE PËR NJË POLITIKË MË TË MIRË NDAJ REFUGJATËVE (07.02.2014)
AGRON SALIU HAP EKSPOZITË NË BERLIN (06.27.2014)
FTESË E SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË, SUEDI (06.26.2014)
UNË JETOJ NË KANADA POR UNË JAM SHQIPTARIntervistë me sportistin e suksesshëm Gëzim Dimnaku që sot përfaqëson Kanadanë në aktivitete ndërkombëtarePër Tribuna Shqiptare, Ajet Nuro, Montreal, Kanada (06.23.2014)
TALLJE SHQIP E GAZETËS ZVICERANE ME KOMBËTAREN E ZVICRËS (06.22.2014)
10 vjet të Shkollës Shqipe "Gjuha Jonë ":RUAJTJA E GJUHËS AMTARE, DETYRË PARËSORE E ÇDO SHQIPTARINga LLAZAR VERO publicist, Filadelfia-SHBA (06.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]