VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ÇAMËRIA, PLAGË QË RRJEDH GJAK...Nga KËZE KOZETA ZYLO, New York

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 11:34am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

ÇAMËRIA, PLAGË QË RRJEDH GJAK...

Nga KËZE KOZETA ZYLO, New York


E Martë, 06.29.2010, 09:07am (GMT+1)


Shqipëria nuk mund të jetë e çliruar pa Çamërinë...

Shoqata "Çamëria" në Staten Island New York me kryetar z.Sali Bollati organizoi një ceremoni përkujtimore në nder të viktimave të popullsisë shqiptare Çame, që 66 vjet më parë u masakruan, u therrën, përdhunuan dhe u dëbuan nga tokat dhe shtëpitë e tyre, nga gjenerali famëkeq Zerva në bashkëpunim me shtetin grek.

Ceremoninë përkujtimore e hapi z.Cenko Brahimaj, një aktivist i çështjes çame, i cili po lufton me përkushtim për të drejtat e Çamërisë. Z.Brahimaj ftoi të pranishmit të mbanin një minutë heshtje në përkujtim të viktimave të Çamërisë.

Më vonë ai ia dha fjalën kryetarit të shoqatës "Çamëria" , z.Sali Bollati, një nga personalitetet e shquara të Diasporës, i cili së bashku me shoqatën dhe me familjen e tij fisnike, po bën përpjekjet maksimale për të fituar të drejtat e Çamërisë, dhe për të dënuar genocidin grek.

Z.Bollati foli me dhimbje në palcë të shpirtit për masakrat që janë bërë karshi popullit çam, dhe tha se shteti shqiptar dhe Parlamenti duhet të ngrenë zërin dhe të luftojnë për Çamerinë.

Z.Bollati është një i mbijetuar nga holokausti që shkaktoi gjenerali shpirtzi, greku Zerva.

Pas fjalës së tij tejet emocionuese ai ftoi të pranishmit të shikonin filmin dokumentar: "Endrra e Çamërisë", me regji nga regjisori i mirënjohur shqiptar Kujtim Gjonaj.

Të gjithë të pranishmit ishin të fokusuar tek filmi tejet i dhimbshëm, ku jepej realisht drama e popullit çam, një tragjedi që u luajt në zemër të Europës, në kurriz të popullit martir çam.

Në këtë përshpirtje morën pjesë dhe kryeatari i shoqatës "Vatra", dr.Gjon Bucaj, i cili në intervistën që dha për TV Alba Life, duke falënderuar organizatorët për këtë ceremoni përkujtimore, dënoi ashpër masakrën çame të ushtruar nga genocidi grek. Shqiptarët duhet të jenë të bashkuar dhe duhet të ngrenë zërin e tyre për Çamërinë vazhdoi ai, që të fitojnë të drejtat e tyre dhe pronat që ua vodhën barbarisht.

Ndërsa Editori i gazetës "Dielli", z.Dalip Greca, i cili disa herë ka publikuar shkrime analitike për cështjen çame, ishte tepër i prekur nga skenat e tmerrshme që shfaqeshin në ekran për Çamërinë, dhe pohoi para kamerave se genocidi grek duhet dënuar dhe viktimave duhet t'u kërkohet falje për masakrat që iu kane bërë brenda shtëpive të tyre çame.

Shkrimtari dhe aktivisti i palodhur i çështjes kombëtare, z.Naum Prifti kërkoi që zëri shqiptar duhet të çohet në instancat më të larta ndërkombëtare për të gjykuar genocidin që u ushtrua karshi popullsisë së pafajshme çame.

Z.Esad Rizai president i fondacionit të shoqatës shqiptaro amerikane, një patriot zemërzjarrtë që nuk lodhet kurrë për Atdheun, e dënoi me forcë terrorin që është bërë karshi popullit të Çamërisë, dhe tha se Holokausti fillon pikërisht në Çamëri...

Të gjithë të intervistuarit si anëtari i Bordit tëVatrës dhe i Ligës Qyetare shqiptare, z.Zef Balaj dhe i palodhuri çam z.Cenko Brahimaj dënuan ashpër dhe ndiheshin të tronditur, që akoma çështja çame nuk është zgjidhur.

Ndërsa u largova nga kjo ceremoni duke marrë me vete tronditjen dhe dhimbjen në sy, pasi Shqiperia nuk është e çliruar pa Çamërinë, në vesh akoma më ushtonin vargjet e Naimit, që u interpretuan aq mjeshtërisht në këtë film homazh për Çamërinë që ende rrjedh gjak:

Dellëndyshe bukuroshe, që thua mijëra fjale,
Dhe te k'enda vahn' e lumn, që vjen me vrap e me val,
A mos vjen nga Shqipëria? Eni vjen pej Camërie
Me këto MILËRA FJALË E ME GLUHË PERËNDIE? ...

Ceremonia përkujtimore do të publikohet në gazetat e Diasporës nga gazetarët e mirënjohur z.Greca dhe z.Sina dhe gjithashtu do të shfaqet dhe në TV Alba Life, SI, New York.

27 Qershor, 2010

Staten Island, New York

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KËZE KOZETA ZYLO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRYEMINISTRI BERISHA PRITI NËNKRYETARIN E FEDERATËS PAN-SHQIPTARE "VATRA" AGIM REXHAJ (06.28.2010)
FEDERATA PAN SHQIPTARE E AMERIKËS "VATRA" PROMOVOI" DEGËN E SAJ MË TË RE NË WASHINGTONNga BEQIR SINA, New York (06.26.2010)
JETA SHQIPTARE E ËNDRRAVE MERGIMTARENga BAKI YMERI (06.25.2010)
FLASIN NGA SHBA PËR VDEKJEN E AKTORIT TË MADH SHQIPTAR BEKIM FEHMIUFotoreportazh nga BEQIR SINA, New York (06.24.2010)
DRAMA DRAMATIKE E MËRGIMTARËVE SHQIPTARË NË ZVICËRNga SAIME ISUFI (06.24.2010)
EMIGRANTË SHQIPTARË TË KTHYER NGA GREQIA (06.22.2010)
20 QERSHORI, DITA NDËRKOMBËTARE E REFUGJATIT (06.20.2010)
SHKRIMTARJA KËZE KOZETA ZYLO MERR ÇERTIFIKATËN E MIRËNJOHJES PËR BAMIRËSI (06.15.2010)
DIKUR TË GATSHËM PËR KONFLIKT - KTHESA E TË RINJVE SHQIPTARË NË MYNIH (06.15.2010)
NJË PËRURIM I KOSOVËS LETRARE NË BUKURESHTNga BAKI YMERI (06.14.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]