VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KËRKOHEN ME URGJENCË PUNONJËS TË KUALIFIKUAR - KOALICIONI GJERMAN DO T'UA LEHTËSOJË RRUGËN DREJT TREGUT TË PUNËS EMIGRANTËVE TË KUALIFIKUAR

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 08:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

KËRKOHEN ME URGJENCË PUNONJËS TË KUALIFIKUAR - KOALICIONI GJERMAN DO T'UA LEHTËSOJË RRUGËN DREJT TREGUT TË PUNËS EMIGRANTËVE TË KUALIFIKUAR


E Mërkurë, 10.20.2010, 09:12pm (GMT+1)

Indiani Amit Kulkarni në vendin e tij të punës te ThyssenKrupp-Engineering në Essen

Sipas një sondazhi të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë 70% e firmave kanë tashmë "në përgjithësi ose së paku pjesërisht" vështirësi të gjejnë punonjës të kualifikuar të përshtatshëm për të zënë vendet e tyre të lira.

Ky zhvillim vetëm sa do të përkeqësohet si rezultat i koniunkturës së mirë. Tani qeveria gjermane do t'iu hapë rrugën drejt tregut të punës emigrantëve të kualifikuar, duke njohur zyrtarisht diplomat e marra në atdhe.

Do të ndalet harxhimi i dijes

Në atdheun e tyre kanë qenë mjekë, inxhinierë ose mësues, në Gjermani ngasin taksi, shërbejnë në restorant, shkojnë pastrojnë ose jetojnë me mbështetje sociale. Bëhet fjalë për migrantë, diplomat e të cilëve nuk njihen në vendin ku jetojnë. Qeveria gjermane përllogarit që këtu në vend të jenë rreth 500.000 të diplomuar, të cilët nuk punojnë në profesionet e tyre. Këshilli i Eskpertëve për Integrim dhe Migrim bën fjalë në ekspertizën e vet vjetore për një "brain waste", pra harxhim dijeje. Kjo gjendje planifikohet të ndryshojë. Koalicioni në Berlin do të iniciojë në pranverë një ligj përkatës. Në të do të përmbahet një e drejtë ligjore për njohje të diplomave, thotë politikani liberal Serkan Tören:

 

"Ne kemi një potencial gjigant punonjësish të kualifikuar, inxhinierësh dhe profesionesh të tjera, të cilët nuk mund ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre, sepse nuk njihet diploma. Për këtë arsye kjo është për ne, për ekonominë tonë një ndihmë e jashtëzakonshme, sepse natyrisht kësisoj ne së paku mund ta amortizonim disi mungesën e punonjësve të kualifikuar. Për njerëzit prekur kjo do të thotë: dalje nga asistenca Hartz IV ose hyrje në një profesion që qëndron më lart. Pra, një ndihmë e jashtëzakonshme për të prekurit, një lehtësim për njerëzit, që deri tani nuk dinë se ku të shkojnë me dëftesat e tyre."

Puna e zyrave të njohjes së diplomave do të racionalizohet

Aktualisht me njohjen e diplomave të huaja merren 400 zyra të ndryshme në Gjermani. Për shembull nëse është fjala për të diplomuar me provime shteti, me ta merret federata. Në rastin e mjekëve kanë të drejtën e fjalës edhe shoqatat profesionale dhe shoqatat e mjekëve. Zanatçinjtë nga ana tjetër i nënshtrohen mbikëqyrjes së dhomave rajonale të zanatçinjve. Me ligjin e ri në të ardhmen do të ketë në çdo komunë një qendër kontakti, thotë Tören. Personi i prekur do të ketë pastaj edhe një të drejtë ligjore që procedura e njohjes të mbyllet shpejt. Përgjigja e zyrës së verifikimit për bërësin e kërkesës do të jepet brenda gjysmë viti.

 

Për shembull me njohjen e pjesshme inxhinierët mund të punonin si teknikë. Në vitin e krizës 2009 në ekonominë gjermane mbetën pa u zënë 34.000 vende për inxhinierë. Ngushtica ka edhe te infermieret për të moshuarit ose te elektriçistët. Në sajë të rënies së lindjeve mungesat për punonjës të kualifikuar do të vijnë duke u acaruar, mendojnë ekspertët.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZBRAZËTIA SHQIPTARE NGJALL FRIKËNga SAMI REPISHTI (10.19.2010)
BINJAKET KOSOVARE MUND TË KTHEHEN NË AUSTRI (10.18.2010)
MERKEL: GJERMANIA KA DËSHTUAR NË KRJIMIN E NJË SHOQËRIE MULTIKULTURORE (10.17.2010)
HUMBJE E RËNDË NË FAMILJEN E DR. SELAHEDIN VELAJNga FRANK SHKRELI (10.16.2010)
U NËNSHKRUA MARRËVESHJA PËR RIATDHESIM MES KOSOVËS DHE NORVEGJISË (10.15.2010)
NJOFTIM MORTOR: U NDA NGA JETA AKSIDENTALISHT DRINI VELAJ (10.15.2010)
AUSTRIA AKUZOHET PËR SHKELJE TË TË DREJTAVE TË FËMIJËVE (10.14.2010)
KËRKOHET ANGAZHIM MË I MADH PËR PENSIONET E KOSOVARËVE NË ZVICËR (10.13.2010)
GJITHÇKA ME KOHËN, MADJE DHE MË E AVANCUAR SE KOHAMe VERA KURTIN, mësuese e edukimit special me fëmijët autistë në SHBA, bisedoi SOKOL DEMAKU (10.12.2010)
NË ZVICËR FILLUAN PËRGATITJET PËR SHËNIMIN E 30 VJETORIT TË DEMONSTRATAVE TË VITIT 1981Nga NEFAIL MALIQI (10.11.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]