VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJË DIELL HIJEVE TË OQEANIT...REFLEKSE PËR POETIN, SHKRIMTARIN, PUBLICISTIN ADNAN MEHMETINga MËHILL VELAJ

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 08:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

NJË DIELL HIJEVE TË OQEANIT...

REFLEKSE PËR POETIN, SHKRIMTARIN, PUBLICISTIN ADNAN MEHMETI

Nga MËHILL VELAJ


E Hënë, 10.25.2010, 07:33am (GMT+1)

Foto: Adnan Mehmeti

Mos ik nga bota e mendimeve! Diellin përherë fute në xhep! Shtrat të kesh qetësinë e vendin me miq, larg vetmisë! Kërko që dera përherë të jetë e hapur që të hyjë aty liria për atdheun tënd, për njerëzimin! Hyr pa trokitur kurrë në derën e shtëpisë sate, se aty gjen kënaqësinë! U bëre më shumë se poet, shkrimtar e publicst. Vazhdo të heqësh detin në mes! Rri urë ashtu si je, shkëmb, Rozafë që sa herë të biesh në tokë, të ngrihesh përsëri...

Adnan Mehmeti u lind në Luginën e Preshevës, në fshatin Letovicë. Që në klasën e parë të fillores, kur mësoi alfabetin, kuptoi fshehtësinë e 36 shkronjave të arta, me të cilat mund të bënte mrekulli. Çuditërisht, herët iku nga lodrat dhe u fut në botën e poezisë. Si i ri, merrte pjesë në aktivitete të lira letrare. Që në bankat e shkollës dallohej nga moshatarët e tij për dellin poetik që kishte. Lugina ia fali talentin, ai cep i Kosovës, ku dielli lind kuq si zjarri, ku dielli nxiton që të bashkojë ato gjymtyrë të ndara të Shqipërisë etnike.

Lugina e Preshevës dha emra në lëmenj të ndryshëm, si Xhim Xhema, biznesmen, Vehbi Bajrami, publicist etj. Por, sot kemi në spikamë pikërisht Adnan Mehmetin për të thënë ca fjalë për figurën dhe personalitetin e tij prej publicisti, pedagogu, artisti dhe shkrimtari për njeriun besnik të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (SHSHSHA) që nga orët e para të formimit të saj.

Adnani nisi të shijojë mjaltin e mençurisë shqiptare, i frymëzuar nga Fishta i ndaluar dhe nga thënia e një filozofi, i cili thotë: "Po qave nga gëzimi, mos i fshij lotët, sepse ti ia vjedh ato dhimbjes". I tillë është subjekti im, Adnani i këtyre rreshtave.

Adnanin nuk e përkedhëli rinia. I ri ishte, kur shpirti iu damkos nga tëra të zezat e diktaturës serbosllave, që i vuanin populli dhe bashkëkohanikët e tij. Adnani nuk u ndal as atëherë kur bënte vapë, as kur bënte furtunë. Eci dhe nuk u ndal kurrë, duke u bërë argat i popullit të tij, duke vënë një gur më shumë në pavarësinë e trojeve e shqiptare. Prandaj jo një varg e shkroi me gjakun e martirëve të Karadakut.

Futi në një strajcë me ca copa gurësh të Ilirisë antike dhe mori botën në sy, duke lënë Luginën me sy të përlotur. "Oj tokë, do të kthehem vetëm kur do të bëhem dikushi, njeri me vlerë", - i kishte thënë vetes dikur dhe mbajti fjalën. Kreu studimet albanologjike në Universitetin e Prishtinës, ndërkohë që dallgët e jetës e sollën në Shqipëri, e cila i dha ngrohtësi nëne. Iku në Zvicër dhe së fundi përtej Atlantikut, në shkrepat e Teksasit, duke mbajtur gjithmonë në shpirt e në zemër atë luginën e lotëve dhe njerëzit e saj të mirë, sepse atje kishte si zogu folenë, si bleta amën. Rrallë shkonte të takonte familjen dhe njerëzit e tij të dashur. Prindërit e prisnin me mall, por krenarë. Atje merrte frymëzim për punë. Shkruante dhe nuk ndalej kurrë.

Hyri në botën e mendimeve. Aforizmat e para me titull "Bota e mendimeve" i mblodhi dhe botoi në Tiranë, në vitin 1996. Iu fut kësaj aventure të parë që të ruajë nektarin e diturisë shqiptare, të filozofisë, e ruajtur si e virgjër nder shekuj. Një punë e tillë, për mendimin tim, do të thotë shumë. Më kujton Thimi Mitkon, Anton Çetën dhe Demush Shalën. Adnani dha një kontribut të çmuar për ruajtjen e atij nektari, që ishte polemi i diturisë dhe i mençurisë shqiptare.

Derisa Adnani po bënte atë projekt dhe të realizonte atë, po akumulonte energji poetike për t'u bërë poet. Ato dromca vargjesh, që po i ruante me xhelozi nga koha e bankave të shkollës fillore, dhe shumë të tjera që i shkroi pastaj, i lidhi si një buqetë lulesh. Në vitin 2001 na dhuroi përmbledhjen e parë me poezi, me një titull të bukur simbolik "Diellin e kam futur në xhep". E botoi në Tiranë, në kryeqytetin shqiptar, që prej andej atë diell që e kishte futur në xhep, donte t'ua dërgonte dhuratë tokave ilire. Dhe, vinin zëra se Adnani është nisur në udhën e vështirë të artit poetik për t'u bërë poet i madh. Duke shfletuar titujt e bukur të poezive të tij mëson për uratën e Aragonisë, për Mbretëreshen ilire, për betimin e ushtarëve ilirë, për fjalën e dhënë, për besnikërinë, për fronin, për vallen e plisave... Këtë diell me ato mijëra fije rrezsh në xhep e ka shpërndarë pastaj horizonteve të frymëzimit të vet, duke u bërë herë Kameleon, herë hamall i vuajtjeve të popullit dhe i bashkimit të trojeve të tij të copëtuara.

Maratonën, Adnani e vazhdoi në vitin 2004, kur në Dallas botoi poemën me titull shumë karakteristik "Ikje nga vetmia", sepse dëshironte të ikte nga stresi dhe nga vetmia. E provoi ndryshe nga poetë të tjerë që vetminë ta kthejë në vetëmohim, të vetëflijohet për të tjerët në mes të udhëve dhe në themele urash të Dallasit, duke u futur në pellgun e madh të lotëve të Kosovës që po priste lirinë e vet. Për këtë poemë, shkrimtari dhe publicisti Ramiz Gjini do të thoshte: "Vargjet e Adnan Mehmetit janë produkte të dhimbjes, por janë dhe produkte fatlume të dashurive, theksi i të cilave ndjek gjithmonë poetin nga pas si një hije. Kjo ndodh, sepse Adnani me artin e tij të bukur tashmë udhëton në atë vendin e diellëzuar". Ndërsa, Shefqet Dibrani thotë: "Poeti Adnan kur përshkruan momente dramatike ose çaste vendimtare, ndonëse në distanca kohore, lexohen po me ato ndjenja, po me ato emocione". Pa gjak s'ka dasmë të madhe".

Për Kosovën, Iliridën, Çamërinë e Malësinë, Adnani flijohet në çdo kohë dhe dëshiron të bëhet kurban që ato vende vetëm e vetëm të mbijetojnë dhe të frymojnë shqip.

Prapë poeti nuk ndalet. Gjithnjë i palodhur, për joshqiptarë shkroi veprën poetike "Live the dore open" ("Lëreni derën hapur"). Në mënyrë simbolike, ai i drejtohet vendlindjes: "Lëre derën hapur, se liria e shumëpritur po vjen! Dhe, i porosit njerëzit e saj që liria të mos i gjejë në gjumë. "Rrini zgjuar!", u thotë. Rrëfehet si një profet i gjallë i ditëve tona, për të treguar pastaj me tërë sinqeritetin njerëzor se u përket njerëzve të vet, prandaj më 2005 botoi librin tjetër, duhe thënë që në titull atë shpirt "Unë juaji jam".

Adnani mori në shqyrtim një gamë të gjerë veprimtarie për të bërë një punim të zgjedhur publicistik, ku e ka në spikamë një personalitet shumëdimensional dhe gjithpërfshirës, s disident e të rafinuar, njeriun që bëri ndryshime në nënqiellin shqiptar, publicistin, poetin, shkrimtarin dhe profesorin e nderuar Gjekë Marinaj, njëherësh themelues i SHSHSHA-së. Vështrimet kritike për të i botoi me titull "Gjekë Marinaj, më shumë se poet". Në njëfarë mënyre, Adnani lau një borxh meritor që lexuesit shqiptarë të njohin për së afermi këtë pinjoll të artit e të letërsisë, pedagogun e urtë që me punën e tij profesionale nëpër kolegjet amerikane po ngre lart modelin e të qenit shqiptar. E bëri emrin të përveçëm, ashtu si është burrin Gjekë Marinaj, autor i vargjut refleksiv "Vallë, Kosova po vdes për të rilindur, apo ka lindur për të mos vdekur".

Në vitin 2008, Adnani dhuroi librin me poezi "Deti në mes", recenzentë të të cilit u bënë Albana Liftschin, Adelina Mamaqi dhe Zois Shuttie, kurse ballinën e punoi Kastriot Sinani. Tani Adnani lë diellin e merret me detin, sepse ai është mes tij dhe atdheut të vet, mes miqsh dhe njerëzve që i do. Si do të thoshte Çajupi, atje ku kemi rininë, atje ku kemi mëmë e at, atje ku na njeh dhe guri i thatë, atje dëshiron të jetë poeti. Prandaj, Adnani detin në mes e ka vetëm në globin ku jetojmë. Por, Adnani është kudo mes miqsh e shokësh, mes shqiptarësh. Është bashkautor i disa antologjive. Është anëtar i PEN-it. Ka shumë pozita me përgjegjësi në Amerikë dhe gjetkë. Ka shkruar dhe po shkruan e nuk po ndalet kurre.

Sa kohë do të duhej të analizohej puna e tij. Duhen vlerësime të veçanta, sepse Adnani është rruga dhe jeta, deti dhe hapësira se si duhet të ec një njeri dinjitoz. Ai nuk ka rënë kurrë. Qëndroi si burrë me vepra të reja. Frymëzimin ia dhanë miqtë dhe shokët e shumtë që ka. Pa dyshim është figurë e admiruar e letrave shqipe. Është frymëzim i frymëzimeve. Në tërë këtë kalvar, ai nuk ecën vetë. Kishte dhe ka përkrahjen e familjes, të babait, të nënës dhe të vëllezërve. Kishte dhe ka përkrahjen e Vilmës, Teas dhe të Andit. Ishte dhe është i mbushur me dashurinë e tyre. Ata e bënë më shumë se prind, pedagog, shkrimtar, poet e publicist. Dhe, ai di të menaxhojë kohën dhe familjen. Në momentet kur po ballafaqohej me peripeci të mëdha dhe ishte gati të dorëzohej, Vilma, Tea dhe Andi e shtyjnë që të ecte përpara, duke i thënë: " Ec ballëlartë! Mos e ndal punen!".

Adnani shihet nga sytë e familjes së tij si një maratonist që nuk do të ketë të ndalur kurrë. Librat e tij janë frymëzim për brezat që vijnë. Dhe, ç'të thëm më shumë për të, veçse ta porosis: Mos ik nga bota e mendimeve! Diellin përherë fute në xhep! Shtrat të kesh qetësinë e vendin me miq, larg vetmisë! Kërko që dera përherë të jetë e hapur që të hyjë aty liria për atdheun tënd, për njerëzimin! Hyr pa trokitur kurrë në derën e shtëpisë sate, se aty gjen kënaqësinë! U bëre më shumë se poet, shkrimtar e publicst. Vazhdo të heqësh detin në mes! Rri urë ashtu si je, shkëmb, Rozafë që sa herë të biesh në tokë, të ngrihesh përsëri...

Stamford CT USA

MËHILL VELAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RRUGA E MUNDIMSHME DHE E SUKSESSHME E PIKTORIT ALFRED DADE (10.24.2010)
KUJTIMET E SHPIRTITNga BAKI YMERI (10.23.2010)
AUTORITETET GREKE PO PRAKTIKOJNË MASA TË REJA PËR LEJET E KALIMIT TË EMIGRANTËVE SHQIPTARË (10.22.2010)
NË ARAU TË ZVICRËS PREJ 22-24 TETOR MBAHEN DITËT E NËNË TEREZËS NË DIASPORË 2010 (10.22.2010)
Binjaket Komani u kthyen në Austri (10.22.2010)
DR. SELAHUDIN VELAJ DHE FAMILJA E TIJ FALËNDEROJNË PËR MESAZHET E NGUSHËLLIMIT (10.21.2010)
KËRKOHEN ME URGJENCË PUNONJËS TË KUALIFIKUAR - KOALICIONI GJERMAN DO T'UA LEHTËSOJË RRUGËN DREJT TREGUT TË PUNËS EMIGRANTËVE TË KUALIFIKUAR (10.20.2010)
ZBRAZËTIA SHQIPTARE NGJALL FRIKËNga SAMI REPISHTI (10.19.2010)
BINJAKET KOSOVARE MUND TË KTHEHEN NË AUSTRI (10.18.2010)
MERKEL: GJERMANIA KA DËSHTUAR NË KRJIMIN E NJË SHOQËRIE MULTIKULTURORE (10.17.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]