VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KUJTIMET E SHPIRTITNga BAKI YMERI

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 08:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

KUJTIMET E SHPIRTIT

Nga BAKI YMERI


E Shtunë, 10.23.2010, 02:55pm (GMT+1)

Ja edhe një antologji e re poetike që doli në dritë nën përkujdesjen e Shoqatës së Gruas Italo/Shqiptare Camminiamo Insieme dhe redaksisë së revistës Shqiptari! Në kuadrin e parathënies së Visar Zhitit me moton Teksa shpërndahemi, vendtakim kemi poezinë, përmendet fakti se dëshira për t'u marrë me poezi është e hershme, aq sa ç'është i hershëm dhe njeriu, madje dhe ikja e tij në kërkim të vendeve të tjera, mbase në fund të fundit është kërkimi i poezisë së vetvetes, i thelbit, zbulim i së bukurës. Nëse përsëritet shpesh thënia e Dostojevkit se e bukura do ta shpëtojë botën, mua më pëlqen të shtoj se poezia është ajo që na shpëton ne nga kotësia dhe zvetënimi i gjërave dhe na jep emocionin e duhur, aftësinë për t'u mrekulluar.

Bij të gadishullit më poetik, me fqinjë grekërit, prej të cilëve kanë marrë shumë, ku besoj, se s'kanë dhënë më pak, me sllavët e Jugut, që ndajmë dhe me ta mite dhe legjenda të përbashkëta, me rumunët me të cilët na lidh një bashkëpunim brilant i rilindësve tanë, shqiptarët, tashmë në dy shtete, në Shqipërinë e lashtë dhe në Kosovë, në Republikën më të re në botë, në Maqedoni dhe në Mal të Zi, me një diasporë më të madhe se veten, duke pasur përballë dhe Italinë, porta e Evropës për ta, duan të jenë dhe janë copëz e kulturës së përbashkët të njerëzimit, ku më e rëndësishme se multikulturalizmi është bërë interkultura, të përfshirë dhe ata në këtë lëvizje, ku duan të shpalosin veten, duan të marrin botë, por edhe të japin.

Dëshmi konkrete e mendimeve briliante të V. Zhitit është edhe kjo antologji ku defilojnë, kronologjikisht sipas moshës, vlerat e disa krijuesve nga Kosova, Rumania dhe diaspora shqiptare. Vargjet e poetëve rumunë jepen në gjuhën shqipe, ndërsa ato të poetëve tanë në gjuhën rumune. I pari është Lek Pervizi nga Kurbini i Alpeve shqiptare, i lindur para 80 vitesh në gjirin e një familjeje me tradita patriotike. Kreu shkollën fillore e të mesme në Itali dhe vazhdoi Liceun Artistik në Tiranë, për pikturë. U dallua për talentin e tij artistik e letrar dhe që në moshë fare të re, duke përjetuar skëterrën e burgjeve dhe kampeve të internimi gjatë gjithë periudhës 45 vjeçare, për arësye se babai i tij, Gjeneral Prenk Pervizi ishte i arratisur politik jashtë shtetit. Në ato kushte aq të vështira e të rrezikshme, me vullnet e vendosmëri të pamposhtur mundi të krijojë e ruajë në kujtesë poezitë e përfshira në vëllimin Gjurmë të humbura (Arbëria, Tiranë, 2002). Shembja e komunizmit i jep mundësi të kalojë në Belgjikë ku vazhdon të shkruajë e botojë revistën Kuq e Zi që e drejton me kompetenca profesionale dhe përkushtim patriotik.

Muhamed Kërveshi vjen nga Kosova në faqet e këtij albumi poetik. Kreu Fakultetin Filozofik në Beograd, studimet pasuniversitare në Zagreb, kurse doktoratën e mbrojti në Prishtinë. Njihet si poet, poliglot, përkthyes dhe personalitet i shquar i kulturës shqiptare. Poezitë, esetë, tregimet etj. të këtij autori janë të përkthyera afro në 20 gjuhë. Ka përkthyer poetët më të njohur francezë, është prezent në një varg antologjishë dhe ka botuar 29 përmbledhje me poezi, disa vepra me tregime, drama, monodrama, romane, një vëllim me ese e kritika dhe përallëza. Është thënë dhe është shkuar se edhe në përkthime të M. Kërveshit hetohen individualiteti i veçantë i tij dhe dhuntia hyjnore. Pason Nexhat Rexha me studime të larta albanologjike në Universitetin e Shkupit. Merret me poezi dhe kritikë letrare. Jeton në Kosovë dhe është redaktor dhe reçensent i një numri të konsideruar veprash letrare e shkencore. Aktualisht është kryeredaktor i revistës letrare "Nositi", që del në Dardanë. Sipas Sabit Rrusetmit, gjaku i shkronjave kthehet në paqë dhe në dashuri, tek poezia e Nexhat Rexhës. Passionaria Stoicescu u lind më 1946, në Bukuresht. Kreu Shkollën Pedagogjike, Buzëu (1965), absolvoi filologjinë në Universitetin e Bukureshtit (1970). Anëtare titullare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë (1976), dega e Poezisë. Vepra origjinale: 47 tituj; 10 poezi, 6 prozë, 31 literaturë për fëmijë, ndërsa Vezir Ukaj u lind në katundin Dobrajë e Madhe të komunës së Lipjanit. Është mësues i gjuhës shqipe. Ka mbaruar studimet e larta për letërsinë dhe gjuhën shqipe në Prishtinë. Si veprimtar i Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, me Adem Demaçin në krye, ka qenë i dënuar politikisht dhe, për disa vjet, dënimin e ka vuajtur në burgun më famëkeq të Serbisë në Nish. Edhe pas vuajtjes së këtij dënimi, është arrestuar disa herë. Vezir Ukaj është shkrimtar dhe ka botuar tri përmbledhje me poezi. Jeton dhe punon gazetar e redaktor i kulturës në gazetën e mësuesit "Shkëndija" në Prishtinë.

Florica Bud vjen nga Maramureshi. Ka kryer liceun në Baia Mare dhe ka studjuar në Institutin e Xeheve në Petroshan. Revolucioni antikomunist i Dhjetorit 1989 e gjen si programuese e Qendrës Territoriale të Llogarive në Baia Mare. Është e martuar me deputetin Nicolae Bug dhe ka dy fëmijë (Roksana dhe Aleksandru). Ka debutuar në vitin 1993 me vëllimin me prozë të shkurtë, Dashuri jam një objekt që fluturon, duke botuar në ndërkohë vëllimet me prozë Billklintonienët, Mariatereza jam unë, Glina joshëse, Flamuri i dëshirave, shqip-rumanisht, etj. Është prezente në antologjitë Çelësi i shpirtit, Tempulli i fjalës, Fluturimi i fjalëve, Magjia e fjalëve, si dhe në koleksionin Personaliteteve maramureshene të Bibliotekës së Rrethit (Baia Mare, 2008). Sipas kritikës rumune, Florika Bud është një Madame de Recamier e ditëve tona që i mbron artistët nga pasojat e tranzicionit.

Pason Miradije Ramiqi nga Pozharani i Kosovës, poete dhe piktore e afirmuar në përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare. Merret aktivisht me krijimtari letrare e artistike dhe, pos pjesëmarrjes në ekspozita të shumta të arteve figurative, kolektive e individuale, ka botuar edhe disa vëllime poetike si Drithërimë ngjyrash, Shi në pasqyrë, Pëshpërimë mbretërie, Shpirt i përflakur, Heshtje e (k)thyer etj. Sipas Agim Vincës, poezinë e Miradijes e karakterizon përpjekja e autores që me një gjuhë të figurshme poetike të shprehë preokupimet e saj jetësore. Krijuese që u falet hireve të fjalës, të ngjyrave dhe të perspektivës, Miradije Ramiqi është në kërkim të identitetit krijues. Ecejaket e saj imagjinative në botën antike shqiptare, po aq sa edhe në përditshmërinë tonë jetësore, me imazhet dhe topografinë e saj autentike; rurale e urbane, përfundojnë në studion e poetes-piktore dhe të piktores-poete, ku ajo rikrijon botën e saj artistike.

Sadik Krasniqi ka kryer studimet e gjuhës dhe letërsisë Shqipe në Universitetin të Prishtinës, disa vjet ka ushtruar profesionin e arsimtarit në vendlindje ndërsa aktualisht jeton dhe vepron në Gjermani. Me shkrime është marrë si student dhe krijimet e tij janë botuar pothuajse në të gjitha gazetat dhe revistat e kohës. Ka botuar poezi, tregime dhe vështrime kritike. Poezitë e tij janë të përfshira edhe në antologjitë Asht e gjak Atbërie (Hanover) dhe Pëshpëritjet e shpirtit (Bukuresht). Është laureat i çmimit të parë dhe të dytë në Konkursin letrar organizuar nga Universiteti Popullor Shqiptar (UPSH), në Gjenevë (2005), i nderuar edhe me çmimin letrar "Agim Ramadani" (2006). Bibliografi letrare: Ofshamë në urnë (Faik Konica, Prishtinë, 2008), Loti i jetës (Bukuresht, 2010). Poet, dramaturg, aktor. Liman Zogaj vjen në faqet e antologjisë nga Lladroci i Kosovës. Ka studiuar letërsinë dhe gjuhën shqipe në Fakultetin filologjik në Universitetin e Kosovës në Prishtinë. Shkruan poezi, pjesë teatrale, por merret edhe me gazetari dhe regji. Tekstet teatrale dhe regjit e bëra nga ky krijues janë interpretuar dhe janë shpërblyer në festivale serioze teatrale në Kosovë. Që nga viti 1983 jeton, punon dhe krijon në Gjermani, ku ka themeluar dhe udhëhequr vatra kulturore të mërgimtarëve tanë në Shvelm, Enepetal dhe Essen, për ta begatuar jetën kulturore për shqiptarët e mërguar. Tani është viti i shtatë kur ky shqiptar i frymëzuar aktron në Teatrin Gjerman në Essen. Krijimet poetike të tij janë prezantuar në antologjinë poetike "Metafora e arratisur", si dhe në antologjinë "Asht e gjak Arbërie". Deri tani ka botuar vëllimet poetike "Kosovë nuk ta mora diellin", "Shtigjet e dritës", "Loja mbi gurë", ndërsa gjatë këtij viti pason të dalë një libër i tij edhe në gjuhën rumune.

Remzi Limani vjen nga Shala e Drenicës. Ka kryer shkollën e artit në Pejë dhe më pastaj u diplomua në Fakultetin e Arteve, Dega e Dizajnit, në Prishtinë. Në krijimet artistike, kryefjalë dhe kallëzues i ka artet e bukura me intensitet të ndryshëm. Përmes shprehjeve artistike në fushën e dizajnit, pikturës, poezisë, prozës, eseve, aforizmave, por edhe përmes kuptimeve për artin, përkatësisht kritikës për artet pamore dhe muzikës profesionale. Në të gjitha këto krijime ai ruan baraspeshën e arsyes dhe të ndjenjës, në atë mënyrë që arti të shtrihet gjerë e gjatë në rrafshin e vlerave kombëtare në fushën e kulturës. Për punën e tij krijuese në fushën e arteve figurative dhe aplikative, zënë vend njëmbëdhjetë shpërblime e mirënjohje vendore dhe ndërkombëtare. Ka botuar 7 vepra ndërsa vëllimi poetik "Tinguj të humbur " e pa dritën e bitimit bilingv, në Bukuresht (2010). Aktualisht punon në Pallatin e Rinisë, Kulturës dhe Sporteve në Prishtinë, në cilësinë e udhëheqësit të kulturës.

Shqiponja Duro ka lindur më 24 korrik 1971, në Gjirokastër (Valare), ku ka kryer edhe Shkollën e Mesme Pedagogjike "Pandeli Sotiri". Studimet e larta për gjuhën franceze i kreu në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tiranës. Që nga viti 1997 ajo jeton në Belgjikë, ku ka kryer studimet e larta për Shkencat Sociale. Shkruan poezi e prozë, redakton revistën Albania, është aktiviste e manifestimeve letrare të shqiptarëve në Brukselit dhe merret me përkthime e pikturë. Kopsht lakuriq është libri i saj i parë. Sabit Idrizi u lind në Cerajë, fshati më verior i Kosovës i banuar me shqiptarë. Ka studiuar gjuhën shqipe dhe letërsinë. Është kryeredaktor i revistës letrare Fjalë e valë. Deri më tash ka botuar këta libra: Pesha e fundshekullit, Përderisa është e martë, Diell me dhëmbë, Finalja e zhgënjimit të tyre të madh, Mbretëresha është gjallë, Zarfi, Ma fsheh bregun tjetër.

Autori i fundit, përnga mosha, i përfshirë në gjirin e Kujtimeve të shpirtit është Jeton Kelmendi, poet, publicist dhe veteran i UÇK-së. U lind më 1978, në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa studimet në Prishtinë. Punon për shumë media në Kosovë dhe bashkëpunon me të tjera edhe jashtë vendit. Kelmendi është i njohur, pos si poet me gjashtë libra të botuar, edhe për shkrimet e tij publicistike, sidomos rreth çështjeve kulturore. Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë dhe janë pjesë e disa antologjive. Kritika i ka cilësuar si poezi të mesazheve të qarta dhe moderne në konceptimin e ideve. Esenca e mendimit poetik të Kelmendit është etika e të shprehurit. Motive dominuese në krijimtarinë e tij janë lirika e dashurisë dhe realiteti i kohës. Bibliografi lirike: Shekulli i Premtimeve, 1999, Përtej Heshtjes, 2002, Në qoftë mesditë, 2004, Më fal pak Atdhe, 2005, Ku shkojnë ardhjet, 2007, Zonja Fjalë, 2007, Ce mult s-au rărit scrisorile/ Sa fort janë rralluar letrat, 2007 etj.

BAKI YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AUTORITETET GREKE PO PRAKTIKOJNË MASA TË REJA PËR LEJET E KALIMIT TË EMIGRANTËVE SHQIPTARË (10.22.2010)
NË ARAU TË ZVICRËS PREJ 22-24 TETOR MBAHEN DITËT E NËNË TEREZËS NË DIASPORË 2010 (10.22.2010)
Binjaket Komani u kthyen në Austri (10.22.2010)
DR. SELAHUDIN VELAJ DHE FAMILJA E TIJ FALËNDEROJNË PËR MESAZHET E NGUSHËLLIMIT (10.21.2010)
KËRKOHEN ME URGJENCË PUNONJËS TË KUALIFIKUAR - KOALICIONI GJERMAN DO T'UA LEHTËSOJË RRUGËN DREJT TREGUT TË PUNËS EMIGRANTËVE TË KUALIFIKUAR (10.20.2010)
ZBRAZËTIA SHQIPTARE NGJALL FRIKËNga SAMI REPISHTI (10.19.2010)
BINJAKET KOSOVARE MUND TË KTHEHEN NË AUSTRI (10.18.2010)
MERKEL: GJERMANIA KA DËSHTUAR NË KRJIMIN E NJË SHOQËRIE MULTIKULTURORE (10.17.2010)
HUMBJE E RËNDË NË FAMILJEN E DR. SELAHEDIN VELAJNga FRANK SHKRELI (10.16.2010)
U NËNSHKRUA MARRËVESHJA PËR RIATDHESIM MES KOSOVËS DHE NORVEGJISË (10.15.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]