Motra dhe vëllezër bashkatdhetarë.
Dr. Selahedin Velaj dhe familja e tij, ju falenderojnë për mesazhet e ngushëllimit drejtuar atij dhe familjes Velaj për humbjen tragjike të djalit të tyre Drini Velaj.
Unë, ditën e hënë, më 18 Tetor, 2010, në lamtumirën e fundit që iu bë të ndjerit Drini Velaj në "Round Hill Community Church", Greenwich, Connecticut, në fjalën time përpara të pranishmëve, lexova të gjithë emrat tuaj me mesazhet ngushëlluese drejtuar Dr. Velaj-t dhe familjes së tij.
Gjithashtu, të gjitha mesazhet tuaja, të printuara, ia dhashë familjes Velaj
Mes lotëve dhe dëshpërimit të madh që po jeton Dr. Selahedini këto ditë të dhimbëshme, më rekomandoi t'iu përcjell juve, falenderimet e tij dhe të familjes, që me mesazhet tuaja, iu ndodhët pranë në ditët më të vështira të jetës së tij.
Gëzime dhe vetëm gëzime paçim përherë në familjet tona dhe i dëgjofshim përherë të mirën njëri tjetrit.