VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Lamtumirë dekadës së mallkuar, më në fund!Nga Andy Serwer

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 03:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 

Lamtumirë dekadës së mallkuar, më në fund!

Nga Andy Serwer


E Mërkurë, 12.09.2009, 05:55pm (GMT+1)

 

 

Ekzaktësisht 2 minuta pas mesnatës së 1 janarit 2000, shpërtheu alarmi në një pikë fuqie nukleare në Onagawa, Japoni. Zyrtarët e qeverisë dhe shkencëtarët e kompjuterave përreth botës mbajtën frymën. Mos bëhej fjalë për një shkatërrim masiv i komjuterave Y2K? Në fakt jo! Ishte një problem i izoluar, shkatërrimi i 500 makinerive në Delaware, ndërkohë që dielli lindte duke na shtyrë drejt dekadës së re.

 

Askush nuk e dinte që ëndrra amerikane ishte drejt venitjes. I nisur më 11 shtator dhe i përmbyll me një kolaps ekonomik, 10 vitet e para të shekullit do të ngelen në histori si dekada më e tmerrshme dhe më shkatërruese që amerikanët kanë përjetuar ndonjëherë që nga periudha pas Luftës së Dytë Botërore. Jemi vetëm disa javë larg fundit të vitit 2009 dhe është ende shumë herët për të dhënë gjykime. Mund ta quani Dekada e Mallkuar, Dekada e Ardhur nga Ferri, Dekada e Endrrave të Thyera ose Dekada e Humbur. Mund ta quani si të doni, e rëndësishme është të falenderoni Zotin që po mbaron.

 

Ti quash vitet 2000 si më të tmerrshmit mund të duket si një etiketim disi i tepruar, duke marrë në konsideratë që kanë qenë vite gjatë së cilëve nuk është luftuar asnjë luftë madhore, në termin historik. Megjithatë, është një etiketim shumë i përshtatshëm për familjet e mijëra viktimave të 11 shtatorit dhe për ushtarët apo të gjithë të vdekurit në Afganistan dhe Irak. Mungesa e konflikteve të mëdha të armatosura nuk i bën këto 10 vjet më të qeta. Kjo ka qenë dekada më e tmerrshme e të gjitha dekadave paqësore të gjithë historisë. Ndërmjet luftës së Perëndimit kundër ekstremizmit islamik dhe eksperiencës së fundit shumë pranë vdekjes ekonomike që ka stopuar përkohësisht zhvillimin botëror, nuk është çudi që në të ndjejmë sikur kemi kaluar një dhjetëvjeçar ferri. Amerikanët janë ata që mund të kenë përjetuar pamjen më të errët të viteve të fundit të historisë, përderisa ka qenë pikërisht Amerika që është prekur drejtpërsëdrejti ka tersi i kësaj dekade. Nëse jeton në Brazil ose Kinë, atëherë mund të thuash se ke kaluar një dhjetëvjeçar të mirë ekonomik. Dikur, Amerika ka qenë një nga vendet më me diell dhe më optimistë të botës. Tani nuk është më!

 

Shtetet e Bashkuara kanë përjetuar jo vetëm një, por çdo goditje tregu, një në çdo fund dekade. Të gjithë e kujtojnë rënien e parë të Wall Street-it, kur stoket teknologjike ranë nga 2000 në 2001, ndërkohë që shifrat normale ishin 2150 në 2200. Ekonomia shkoi drejt një krize që tani duket, në mënyrë qesharake, e butë. Ajo çfarë ndodhi në pas nuk ishte aspak qesharake: zgjedhjet presidenciale më përçarëse dhe më të turbullta në të gjithë historinë, një dramë çoroditëse që më parë mund të kishim imagjinuar se mund të ndodhte vetën në Botën e Tretë.

Më pas, erdhi momenti deciziv i dekatës, sulmi terrorist i 11 shtatorit, i cili ripërcaktoi politikat globale për të paktën një brez dhe që e bëri të gjithë botën të dyshonte mbi sigurinë kontinentale, të cilën e gëzonte prej shumë kohësh. Financuam luftën në Afganistan, e cila sot është bërë më vdekjeprurëse se kurrë. Më pas, erdhi fiascoja në Irak. Nuk duhen harruar gjithashtu edhe letrat me antraks, snaiperat në Washington, D.C. si edhe skandalet e Wall Street të ndezura nga Enron dhe WorldCom.

Nganjëherë dukej sikur vetë Zoti po konspironte kundër kësaj dekate. Më 29 gusht 2005, afër pikës qëndrore të dekadës, Uragani Katrina rrafshoi të gjithë Luizianën, duke lënë pas mbi 1.500 të vdekur dhe duke shkaktur dëme prej 100 bilion dollarësh. Ishte katastrofa natyrore më e madhe e të gjithë historisë.

Nuk ka asgjë natyrore rreth krizës ekonomike e megjithatë jemi ende, duke luftuar kundër saj, ndërkohë që dekata largohet dalënagdalë. Blerja e shtëpive në flluskë me anë të parave të lehta dhe kredive të mëdha të dhëna, të ashtuquajturat armë financiare të shkatërrimit masiv, e çuan ekonominë drejt rrënimit. Dëmet e saj do të përjetohen për disa vite me radhë. Ndërkohë, simboli i gjallë i kësaj neverie ekonomike, i burgosuri Nr. 61727-054, Bernie Madoff, do të kalbet në një qeli të burgut në New York për 150 vjet, pasi është dënuar për orkestrimin e skemës më të madhe Ponzi në historinë e njerëzimit.

 

Kriza e madhe ekonomike

 

A ishin amerikanët të vetëm në problemet e tyre. Sigurisht që jo! Tsunami aziatik i vitit 2004, vrau mbi 200.000 persona. Kriza ekonomike e tyre u përhap me shpejtësi në të gjithë cepat e botës si një murtajë. Sipas këndvështrimit të dëshpëruar të shekullit 20 (ose të Shekullit Amerikan" siç e ka quajtur themeluesi i revistës TIME) rënia ka qenë e menjëhershme. Kush ka shpëtuar pa u plagosur? Jo shumë. Edhe pse asnjë nga familja juaj nuk ka vdekur në luftë, mundësia më e madhe është që të jeni të mbytur me borxhe dhe këste kredie të papërballueshme. Nëse, citon pyetjen e Ronald Reagan që bëri vite më parë "A jeni më mirë sot në krahasim me filimin e dekatës", përgjigja për pjesën më të madhe të botës do të ishte padyshim jo dhe ka disa arsye për këtë. Si fillim tregu i stoqeve ka rënë me 26% që në fillim të vitit 2000, duke e bërë këtë, dekatën më të keqe për stoqet.

 

Për punëtorët e shtresës mesatare ky dhjetëvjeçar ka qenë tepër i mjerë, pasi të ardhurat e tyre vjetore kanë shkuar deri në 50.303 dollarë në vit, ndërkohë që para vitit 2000, ato ishin mbi 52.500 dollarë. Duke qenë se përqindja e papaunësisë është rritur deri në 10.2, të ardhurat vjetore janë të destinuara të jenë edhe për shumë kohë në ulje. Amerikanët e shtresave të ulta kanë vuajtur edhe më shumë. Në vitin 2000, 11.3% e amerikanëve jetonin nën nivelet e varfërisë, ndërkohë që në vitin 2008 ky numër është rritur deri në 13.2%, ndërkohë, përqindja e amerikanëve që jetojnë dhe punojnë pa sigurime shëndetësore është rritur nga 13.7% në 15.4%.

 

Më e keqja është se nuk është dëmtuar vetëm ekonomia, por edhe psiqika e njerëzve për shkak të numrave rekord të kompanive gjigande të falimentuara si: Kmart, United Airlines, Circuit City, Lehman Brothers, GM dhe Chrysler. Çmimi i naftës u trefishua këtë dekadë, duke u vlerësuar me më shumë se 70 dollarë për fuçi, duke e rrënuar kështu ekonominë.

 

Sigurisht që lajmet e këqija të dhjetëvjeçarit nuk janë lexuar vetëm në faqet financiare. A ka patur lajme edhe më të këqija se rrënimimi ekonomik? Përgjigja është një po shumë objektive. Për shembull, është rritur jashtëzakonisht numri i vrasjeve masive dhe vrasjeve sidomos nëpër shkolla si vrasja e 32 studentëve në gjimnazin e Virxhinias në vitin 2007 dhe krime të tjera masive si kurrë më parë. Ka patur shumë më tepër bombardime terroriste dhe sulme nëpër vende si Anglia, Spanja, Pakistani, Indonezia, Rusia, Jordan, Filipine, Turqi, Indi dhe sigurisht në Shtetet e Bashkuara. Numri absolut i të vrarëve nuk ka qenë rekord, por thjesht ideja që një sulm mund të ndodhë në çdo moment të ditës dhe kudo nëpër botë është e re dhe tmerrësisht shumë e frikshme.

 

Shumë nga herojtë tanë janë degraduar dalëngadalë, që nga dopingu i atletëve, çiklistëve dhe olimpistëve deri tek skandalet politike dhe seksuale të ndyra dhe të pafund. Lajmet e tyre sknadaloze janë dëgjuar dhe parë kudo nëpër stacionet 24 orëshe kabllore, internet apo reality show dhe kronikat nuk bënin gjë tjetër përveç se përforconin gjithnjë e më shumë panoramën e degraduar botërore. Etja e medias të pakufizuar ndaj kritikave dukej se e intensifikonin më shumë çdo skandal, duke mos lënë asnjë figurë publike pa i hedhur baltë. Sigurisht që kanë ndodhur edhe disa gjëra të jashtëzakonshme dhe të bukura këtë dhjetëvjeçar që nga lulëzimi i papritur i Kinës dhe nga produktet teknologjike marramendëse të Apple e deri tek risia e Amerikës me Presidentin e saj të parë afroamerikan. Megjithatë, e gjitha kjo duket më tepër kundërpërgjigje se sa një arritje.

 

Ndoshta u mbingarkuam me vetpëlqim nga euforia e fundit të Luftës së Ftohtë. Ky ishte një zhgënjim i madh i përçuar nga vazhdimësia e gjatë pozitive historike. Fillimisht, Amerika dhe Aleancat fituan Luftën e Dytë Botërore, pas 45 vjetësh rrëzohet Muri i Berlinit dhe mundet komunizmi gjithashtu. Pas kësaj, ndoshta menduam se, bota do të ishte përgjithmonë në paqe dhe pakonflikte. Disa mendimtarë e quajtën këtë periudhë si fundi i historisë. Fakti është që historia nuk vdiq. U rikthye përsëri me të gjithë furinë dhe inatin e saj. Konflikti i vjetër në fakt vdiq dhe nuk u ngjall më, por lindën të tjerë dhe ende nuk e dimë sa të këqinj do të jenë.

 

Çfarë shkoi keq?

 

Ja ku është edhe pyetja madhore: Pse? Pse ndodhën kaq shumë gjëra të këqija këtë dekadë? A ishte thjesht fat i keq apo diçka më shumë? Sigurisht që disa kanë qenë vetëm rastësi, por sigurisht që disa mund të mendojnë se nuk ka qenë fati arkitekti i vetëm i kësaj historie. Për pjesën më të madhe të gjërave duhet të fajësojmë veten. Nëse analizon disa nga shkaqet e brendshme të disa zhvillimeve më problematike të dekadës mund të arrish të evidentosh disa fajtorë thelbësorë. Gama e gjërë e problemeve financiare, lufta me ekstremizmin islamik, kolapsi i GM dhe shumë industrive të tjera, madje edhe shkatërrimi masiv i bërë nga Katrina, kanë të gjitha disa arsye themelore që i bashkojnë:

 

o Shpërfillja. Kultura amerikane për të parë gjithmonë vetëm punët e saj nuk e la atë që të kuptonte shenjat paralajmëruese nga e gjithë bota dhe nga brendapërbrenda vendit - që terrorizmi islamik po i afrohej brigjeve të saj.

 

o Lakmia. Besimi absolut ndaj tregut i ushqyer nga Wall Street i kombinuar me rregullatorët që përcaktonin sistemin finaciar.

 

o Interesi personal. Industria e makinave pothuajse u shpërbë, ndërkohë që menaxhimi dhe fuqia punëtore shëtiste nga një kontratë e keqe në tjetrën, duke lënë pas dore klientët dhe kompeticionin, duke parë vetëm interesat e disa politikanëve.

 

o Papërgjegjshmëria. Sistemi i energjisë elektrike ka nevojë për rikonstruktim dhe urat po rrëzohen përtokë, pasi nuk gjendet fuqia politike dhe popullore për t'i rregulluar ato. New Orleans u përmbyt, pasi autoritetet nuk reaguan në kohë para se Katrina të godiste vendin. Në Amerikë duket tamam sikur njerëzit kanë thënë në dekadat e kaluara, "Pse ta bëjmë sot atë punë që mund ta shtyjmë deri në dhjetëvjeçarin e parë të shek 21?", e megjithatë asnjëri nuk i bëri ballë sfidave të reja të shekullit.

Si shembull mund të merret lufta mjaft e kushtueshme, që po bëhet kundër al-Qaedës dhe rrjetit të tij. Ky konflikt ishte shumë i imagjinueshëm në vitet '90 dhe këtu qëndron i gjithë problemi. Shumica e informacioneve tregojnë se, Osama bin Laden e ka themeluar organizatën e tij diku rreth viteve 1988 dhe 1990. Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar pjesërisht në krijimin e bandës së tyre të urryer, duke themeluar mujahedinin, që luftonte sovjetikët në Afganistan gjatë viteve '80 dhe ka siguruar trajnimin dhe stërvitjen adekuate për shumicën e ushtarëve të bin Ladenit. Por, luftëtarët "miqësor" u kundërvunë si mos më keq. Në vitin 1992, al-Qaeda bombardoi një hotel në Jemen, duke shpresuar që të vriste ushtarët amerikanë të Marinës që ishin të vendosur në kufi të Somalisë. Më pas, ndodhi bombardimi i parë i Qendrës Tregtare Botërore në vitin 1993. Tre vjet më pas, u bombarduan Kullat Khobar në Arabinë Saudite, ku mbetën të vrarë 19 amerikanë, personel i Air Force. Në vitin 1996 dhe 1998, bin Laden i drejtohej popullit mysliman diku i bërë thirrje të ngriheshin të gjithë bashkë për të vrarë amerikanët. Duke ndjekur këshillën e bin Ladenit, al-Qaeda hodhi në erë amdasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani, me dy sulme të sinkronizuara më 7 gusht 1998, duke vrarë mbi 200 njerëz përfshirë këtu edhe 12 amerikanë. Në tetor të vitit 2000, terroristët goditën përsëri, duke bombaruar U.S.S. Cole në Jemen dhe, duke vrarë 17 njerëz personel shërbimi.

 

Dhe pas gjithë kësaj tragjedie, 11 shtatori duhet të kishte qenë një surprizë? Kishte edhe nga ata që e prisnin këtë sulm si agjenti i famshëm i FBI-së, John O'Neill, i cili vdiq në sulmin e Qendrës Tregtare Botërore, historia e të cilit tregohet me dataje në librin kryevepër të Lawrence Wright, "Kulla në hije: Al-Qaeda dhe rruga e tij drejt 11 shtatorit". O'Neill i ka paralajmëruar jo rrallë eprorët e tij se, Al-Qaeda tashmë ishte gati për sulmin e madh, por përgjërimet e tij shërbyen vetëm për ta ulur në detyrë, duke e detyruar që të largohej nga byroja.

 

Një zë tjetër parashikues i fatkeqsisë ka qenë ai i Samuel Huntington, profesor i Harvardit, libri i të cilit "The Clash of Civilizations and the Remaking of World Order", tregonte se kultura dhe besimi fetar do të ishin burime konflikti në botën pas Luftës së Ftohtë. Huntington nuk e kufizonte luftën e tij vetëm ndërmjet Perëndimit dhe Islamit duke sygjeruar se bota kishte ende shunë probleme të pazgjidhura dhe se paqja botërore ishte ende shumë larg.

 

Nga ana tjetër, çfarë mund të themi për shkatërrimin masiv të Uraganit Katrina? Një vepër e Zotit ë? Në, nuk ka qenë kjo arsyeja. Kur stuhia po drejtohej me shpejtësi dhe me gjithë intensitetin dhe fuqinë e saj të mundshme drejt New Orleanit në fund të gushtit të vitit 2005, shkencëtarët e "National Oceanic and Atmospheric Administration", po i trembeshin më të keqes. Për vite me radhë ata janë munduar të paralajmërojnë trupat e inxhinierëve të Ushtrisë, të cilët mbikqyrnin 350 miljet molit, se sistemi i tyre ishte inadekuat për të përballuar një stuhi gjigande apo një uragan të përmasave të Katrinës. Shkencëtarët donin që, Trupat të rishikonin Projektin Standart të Uraganëve, një model që përcakton sa sa i zgjeruar duhet të jetë një mol për të përballuar katastrofat natyrore.

 

Për shembull, trupat nuk e kishin parashikuar tendencën e dheut për t'u fundosur me kalimin e kohës dhe e kishin përjashtuar tërësisht mundësinë e një stuhie tmerrësisht shumë të fuqishme që mund të godiste qytetin, pasi për ta nuk ishte aspak e zakonshme, gjë që dhunon principet bazë të statistikës, madje edhe logjikën e thjeshtë. Më 18 Nëntor, një gjyqtar federal vendosi se Trupat ishin drejtpërsëdrejti përgjegjëse për pëmbytjen në Shën Bernard Parish dhe Lower Ninth Ward. "Dështimi dhe papërgjegjshmëria e "Trupave" për të përmbushur detyrat e tyre çoi drejt humbjeve katastrofike të jetëve njerëzore dhe pronave në një mënyrë të paprecedent dhe të paturpshme", tha gjyqtari. Qeveria pritet të apelojë.

 

Përveç Trupave Ushtarake, keqmenaxhimi nga bordet lokale të molit kontribuoi në këtë katastrofë. Katrina në fakt nuk qe as një stuhi aq e fuqishme po të krahasohet me atë që shkencëtarët parashikonin, por, moli nuk ishte në gjendje aq të mirë sa pretendohej. Disa vendimmarrje të bazuara në fakte, mund të kishin shpëtuar mijëra jetë njerëzish dhe biliona dollarë. Edhe kjo ndodhi ka qenë vepër e vetpëlqimit dhe papërgjegjshmërisë njerëzore, jo një përjashtim, as një vepër e Zotit. Çmimi u pagua njëqindfish!

 

Të fillosh nga e para!

 

Nëqoftëse sot jemi duke pritur të shohim perëndimin e diellit të Dekadës së Ardhur nga Ferri, a do të thotë kjo që dekada e ardhshme do të jetë e mirë dhe e lavdishme? Sigurisht që jo! Megjithatë, ekzistojnë disa shenja të mira dhe shpresëdhënëse. Tashmë e kemi parë forcën shkatërrimtare të papërgjegjshmërisë dhe shpërfilljes së infrastrukturës, politikës kombëtare dhe ndërkombëtare, të tregjeve financiare dhe qeverisjeve korporative dhe ndoshta është me vend të thuhet dhe vetëdija dhe kuptimi i rrezikut është shumë herë më i lartë sot seç ka qenë dhjetë vite më parë. Ndoshta për herë të parë të gjithë do të bashkohen së bashku për këtë kauzë madhore. Të heqim qafe një herë e përgjithmonë tersin e këtij dhjetëvjeçari.

 

Si do të mund të rregullohet Wall Street? Duke i bërë ballë përgjegjësive dhe fatkeqësisë. Ndoshta, duke punuar dhe duke shtrënguar kushtet e dhënies së kredive nga bankat. Mund të rimëkëmbet vetëm, duke mos lënë asnjë institucion, kompani, industri apo korporatë, të bëhet aq e madhe sa për të falimentuar. Mos ndoshta kjo do të thotë, që disa vende të botës mund të bëhen përparohen më shpejt se Amerika në kuptimin e inovacionit financiar? Ndoshta, por çfarë problemi ka? Për pjesën më të madhe të kësaj dekade, Anglia dhe Islanda janë konsideruar si shumë herë më të forta dhe të afërta ndaj kapitalit të tregut në krahasim me Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që tani Anglia është e stërlodhur dhe Islanda e falimentuar.

 

Ekzistojnë gjithashtu edhe shumë cikle natyrore të historisë. Nëse të gjithë amerikanët do të mendonin se kishin prekur fundin dhe ishin drejt zbritjes së përhershme, atëherë nuk do të kishte më asnjë arsye për të ecur përpara. "Zakonisht, kur përjeton një dhjetëvjeçar tejmase të keq si ky i fundit, dhjetëvjeçari tjetër rezulton të jetë shumë herë më frytdhënës për investitorët", thotë Richard Sylla, Profesor i Ekonomisë në Unversitetin e Biznesit të Neë Yorkut. "Ndoshta pas dhjetë vjetësh, njerëzit që po investojnë sot do të arrijnë të përfitojnë të ardhura marramendëse dhe të paimagjinueshme". Gjatë kësaj kohe, stoqet janë rritur gradualisht me 9%. Në një kohë kur stoqet uleshin për çdo vit gjatë kësaj dekate me 1.2%, ndërkohë që gjatë viteve '90 rriteshin çdo vit, duke arritur deri në 18.2%, kjo rritje që po përjetojmë tani nuk është shumë e papërfillshme.

 

Duhet theksuar gjithashtu se, tregu i stoqeve zakonisht pasqyron situatën politike dhe ekonomike të një vendi. Ndërkohë që, e ardhmja parashikohet të jetë e qëndrueshme dhe e sigurt, tregu duket se po ecën përpara. Kur ndodhin evente të paparashikuara dhe pozitive, si bumi i internetit në vitet '90, stoqet prodhojnë kthesa mbi mesataren. Këtë dekadë, surprizat kanë qenë kryesisht negative, duke e bërë tregun botëror të përballet me ulje drastike.

 

Në një moment të caktuar, zhvillimet pozitive të paparashikuara do ta çojnë tregun drejt rritjes: ndoshta do të ketë një ulje të ndjeshme tensioni ndërmjet Perëndimit dhe Islamizmit, ndoshta do të ketë ndonjë zbulim të mrekullueshëm në teknologjinë e gjelbërt ose ndoshta diçka tërësisht e paimagjinueshme. Nëse ishim tejmase optimistë kur hymë në vitet 2000, kjo nuk do të thotë që të jemi tejmse negativë, ndërkohë që hyjmë në dekadën e ardhshme. Megjithatë edhe kjo nuk është ndonjë gjë shumë e keqe. Të paktën do të ketë një vetëdije masive dhe një gatishmëri më të madhe për të larë borxhet e mëdha bankare ndoshta për të shpëtuar përgjithmonë nga kjo krizë e tmerrshme. Të paktën, njerëzit do të jenë më të përgjegjshëm kur një sekser do t'i trokasë në derë, duke i kërkuar ta shkëmbejë shtëpinë e tyre me një vilë në ndonjë vend ekzotik që ka dyfishin e vlerës së pronës së tyre. Të paktën, do të ketë inovacione financiare dhe më e rëndësishmja është që njerëzit dhe qeveria do ta marrin më seriozisht rëndësinë e zgjidhjes së problemeve tani dhe jo disa vite më vonë.

 

Nuk ka asnjë garanci që, dekada e ardhshme do të jetë shumë e mirë se kjo që është gati të largohet. Ka shumë mundësi, që Kina do të vazhdojë të rritet shumë më shpejt se Amerika, e cila do të vazhdojë të shikojë zbehjen e pushtetit të saj global. Megjithatë, jo gjithçka është e humbur për Amerikën. Do të vazhdojë ende të luajë disa role protagonizmi në skenën botërore. Vazhdon të ketë ende fuqinë më të madhe ushtarake, gjë që do të thotë se do të vazhdojë të drejtojë dhe të sigurojë paqen botërore. Vazhdojnë të jenë ende liderët e inovacioneve teknologjike dhe vazhdojnë ende të jenë vendi me të cilin mundohen të krahasohen të gjitha vendet e tjera. Nëse mbahen parasysh të gjitha këto cilësi të mira dhe harrohen rrugët e shkurtra të papërgjegjshmërisë dhe shpërfilljes, atëherë dekada e ardhshme mund të jetë më e lulëzuar se e kaluara.

Përgatiti KLARITA BAJRAKTARI

Andy Serwer


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ramiz Alia: Studentëve duhet t'ua këpusni dy gishtat (12.07.2009)
Kostot e papërgjegjshmërisë intelektuale të simpatizantëve sovjetikë (12.06.2009)
Londra qyteti i simboleveNga DAVID HAMBLING (12.04.2009)
Një alarm i mirë nga NASA për vitin 2012 (12.01.2009)
Letrat sekrete të Nënë Terezës dhe krizat e saj të besimit/Dy gabimet e mrekullueshme të Nënë TerezësNga David Van Biema, TIME MAGAZINE (11.28.2009)
Medvedevi para pasqyrës, sheh në të Putinin (III)Nga Teodo LAÇO (11.27.2009)
Si i përballoi Putini prapaskenat e oligarkëve të padëshirueshëm (II)Nga Teodor LAÇO (11.26.2009)
Si erdhi Putini në krye të RusisëNga Teodor Laço (11.24.2009)
Ismail Kadare: Letërsia dhe jeta, dy botë në luftë (11.23.2009)
POPULLI I ËNDËRRAVE (11.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]