VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PËRPJEKJE PËR MBROJTJEN E PINGUINËVE

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 07:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
PËRPJEKJE PËR MBROJTJEN E PINGUINËVE

E Premte, 07.04.2014, 04:04pm (GMT+1)



Oqeanët e botës janë në rrezik.  Shumë zona peshkimi janë në rrezik, ashtu siç janë rreth 90 për qind e peshqve më të mëdhenj për shkak të peshkimit pa kriter. Shtimi i gazeve të dëmshëm po rezulton në ngrohjen e ujërave të oqeanëve dhe rritjen e aciditetit të tyre, gjë që dëmton shkëmbinjtë koralorë nënujorë, ku jetojnë rreth një e treta e gjallesave detare. Një barometër i situatës së oqeaneve janë pinguinët, të cilët jetojnë  në hemisferën jugore, nga Ishujt Galapagos, pranë ekuatorit deri në Antarktidë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Rosanne Skirble njofton mbi luftën e tyre për mbijetesë dhe rreziqet e shumta me të cilat përballen ata.
 

Pinguinët janë zogj ujorë. Ata nuk fluturojnë, por jetojnë në oqean. Pinguinët i janë përshtatur posaçërisht jetës në ujë dhe preken nga çdo gjë në të. Ata vuajnë nga ndotja dhe mbipeshkimi, të cilët i kufizojnë burimet ushqimore. Ndryshimi i klimës është një tjetër kërcënim, thotë Andrea Kavanagh, Drejtore e fushatës Ruajtja Globale e Pinguinëve për organizatën "Pew Charitable Trusts".

"Ngrohja globale është një problem, ua largon gjithnjë e më shumë ushqimin pinguinëve, duke i detyruar ata të notojnë përherë më larg për t'u ushqyer."

Dy të tretat e popullsisë së pinguinëve në botë është nën rrezik, sipas Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës. Tetë specie, nga 18 në të gjithë botën, jetojnë në Antarktidë. Organizata Pew dhe grupe partnere të saj janë duke mbështetur një plan për të krijuar dy rezervate të mëdha detare në mbarë kontinentin e akullt. Sipas planit do të krijohet një zonë gati tre milionë kilometra katrorë në oqean, më shumë se një e treta e së cilës do të ishte e ndaluar për peshkim.
 
"Plani nuk do të lejojë peshkimin në zonat ku ushqehen pinguinët.  Përveç kësaj, plani nuk do të lejonte peshkimin e karkalecave  krill në zonën ku ushqehen pinguinët."
 
Peshqit e vegjël krill, të cilët duken si karkalecë deti, janë një nga ushqimet kryesorë të pinguinëve por ata peshkohen për vitamina për njerëz. Një komision i krijuar në bazë të Traktatit të Antarktidës, i cili qeveris kontinentin, është duke negociuar për fatin e rezervateve të propozuara. 24 shtetet anëtare dhe Bashkimi Evropian duhet të arrijnë një konsensus. Zonja Kavanagh thotë se vetëm Rusia ka hezituar që të heqë dorë nga peshkimi në zonën e propozuar.
 
"Dy vitet e fundit ne kemi punuar me kolegët tanë rusë dhe me të gjitha qeveritë e tjera anëtare të përpiqemi për të kuptuar problemet e tyre dhe të shohim nëse mund të punojnë me ta, në mënyrë që këtë vit, këtë tetor, të mund të përcaktojmë rezervatet detare."
 
Rezervatet do të dyfishojnë sipërfaqen e mbrojtur  të oqeaneve në mbarë botën për pinguinët dhe krijesat e tjera të detit.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 4 korrik?1456 - LUFTËRAT OSMANE NË EUROPË (07.04.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 3 korrik?1608 - FRANCEZI SAMUEL DE CHAMPLAIN THEMELON QYTETIN QUEBEC (07.03.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 2 korrik?437 - VALENTINIAN III FILLON MBRETËRIMIN MBI PERANDORINË ROMAKE TË PERËNDIMIT (07.03.2014)
BRENDA TOKËS NDOSHTA EDHE NJË TOKË? (07.02.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 1 korrik?552 - BETEJA E TAGINAES (07.02.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 30 qershor?1422 - ZHVILLOHET BETEJA E ARBEDOS MIDIS DUKËS SË MILANOS DHE KANTONEVE ZVICERANE (06.30.2014)
KËPUCËT LOUBOUTIN - SA DO TË PAGUANIT PËR TË PASUR NË KËMBËT TUAJA NJË VEPËR ARTISTIKE? (06.29.2014)
ZBULIME TË REJA PËR PLUHURIN E HËNËS (06.28.2014)
QENDRA QË PËRKUJDESET PËR ZOGJTË E RRALLË (06.28.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 28 qershor?1712 - LINDI NË ZVICËR JEAN-JEACQUES ROUSSEAU, I QUAJTUR 'FILOZOFI I GJENEVËS' (06.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]