VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "Ia ka vlejtur" - Disidenti i dikurshëm polak Leh Valesa rrëfen

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 01:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
"Ia ka vlejtur" - Disidenti i dikurshëm polak Leh Valesa rrëfen
E Mërkurë, 12.16.2009, 04:28pm (GMT+1)

Fillimin e të tatëpjetës së komunizmit në Evropë e shënoi themelimi i Solidarnostit në Poloni, sindikatës së parë të pavarur në bllokun lindor.

 

Zhvillimet e vitit 1989 në Poloni paraqesin fillimin e një ere të re në Evropë. Zgjedhjet e para të lira në qershor të këtij viti, fitorja e befasishme e opozitës dhe emërimi i Tadeush Mazovjeckit si kryeministër i parë jo komunist në këtë vend, sinjalizuan fillimin e ndryshimeve të mëdha të sistemit komunist në Evropën Lindore, para rënies së murit të Berlinit. Por rruga e Polonisë në demokraci kishte filluar dhjetë vjet më parë në Dancing, ku filluan ndryshimet e udhëhequra nga sindikatat Solidarnashq dhe Leh Valensa.

 

Punëtorët mbajnë mbi supe Lech Valensa, drejtuesin e grevistëve, Varshavë 1980

 

Fillimin e të tatëpjetës së komunizmit në Evropë e shënoi themelimi i Solidarnoshqit, sindikatës së parë të pavarur në bllokun lindor. Lech Walesa, udhëheqësi i kësaj sindikate dhe grevave më të mëdha në historinë e bllokut lindor, më vonë President i Polonisë, hedh një vështrim pas.

 

"Në vitin 1980 ia dolëm t'i bashkojmë të gjitha grupet sociale në Poloni, madje me mbështetje dhe solidaritet edhe nga bota e jashtme. Komunistëve mund t'u thoshim: keni gënjyer gjithmonë, sepse ne jemi shumicë dhe ne nuk ju duam më! Pas kësaj goditjeje, ata më nuk mund të vepronin. Ishte kjo fitorja e parë e masave kundër komunizmit. Ata më nuk mund të bashkoheshin dhe të vepronin me sukses si në të kaluarën. Fitorja e dytë e madhe në atë kohë ishte lëvizja e parë e pavarur partiake në bllokun lindor. Ishte kjo një fitore 2:0 për ne

 

Papa i sapozgjedhur, Gjon Pali i dytë, 16 tetor 1978

 

Lech WaÅ‚Ä™sa dhe rreth 80 për qind e polakëve janë të bindur se udhëtimi i parë i pelegrinazhit të Papa Gjon Palit të Dytë në vitin 1979 ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në themelimin e Solidarnoschqit dhe rrëzimit të sistemit komunist.

"Ati i shenjtë ishte mbështetja jonë, ai na ka dhuruar shpresa të reja dhe vlera për themelimin e Solidarnoshqit. Kjo na dhuroi fitore të tjera."

As vendosja e gjendjes së luftës në Poloni me 13 dhjetor 1981 dhe internimi njëvjeçar i Lech WaÅ‚Ä™sës nuk e shpëtuan komunizmin. 

 

Presidenti polak, Lech Valensa, gjunjëzohet para Papës Gjon Pali II, 22 Maj 1995.

 

"Gjatë arrestimit u kam thënë se ne jemi fitues. Për ju komunistët kjo është gozhda e fundit në arkivol. Kam qenë i sigurtë se një lëvizje kaq e fuqishme nuk mund të ndalet. Ishte vetëm çështje kohe. Ne u detyruam t'i përballojnë disa goditje, por asnjë sekondë nuk kam dyshuar në fitoren tonë."

Kjo bindje u forcua dhe me çmimin Nobel për paqë, që Lech WaÅ‚Ä™sa fitoi në vitin 1983. Çmimin e morën gruaja dhe djali i tij në Stokholm, sepse Walesa nuk donte të largohej nga Polonia.

 

"Kam qenë i sigurtë se lëvizja, në krye të së cilës isha unë, dikur do të nderohet me çmimin Nobel për paqë. Kjo ndodhi në vitin 1983, që është mirë, sepse më 1982 do të ishte tepër heret. Në vitin 1983 punët nuk ishin tepër mirë, ndërkohë që çmimi Nobel na dha një fuqi të re për të vazhduar drejt fitores."

 

Valensa me 200 polakë të rinj të lindur me 31 gusht 1980, ditën e krijimit të lëvizjes Solidarnosc

 

Kur qeveria e Jaruzelskit tregoi gatishmëri për lëshime në vitin 1988, Walesa kërkoi ndërprerjen e protestave dhe fillimin e negociatave. 

 

"Unë kam besuar vetëm një gjë dhe për këtë kam luftuar: nuk ka liri pa Solidarnoshqin. Kam dashur që lëvizja sërish të fuqizohet dhe të luftojë për rrëzinim e komunizmit. Natyrisht që kam bërë edhe kompromise, pa të cilat nuk do të shkonte.

 

Pushtetmbajtësit e kishin kuptuar se nuk mund të bëhet asnjë lëvizje me injorimin e sindikatës Solidarnoashq dhe WaÅ‚Ä™sës.

 

"Tryeza e rrumbullakët ishte sipas mendimit tim një mistifikim. Komunistët e kanë ditur, se cilat janë dobësitë tona. E kanë ditur se as ata nuk janë të fortë, por ishin më të fortë se ne. Prandaj mendoj se e kanë zgjedhur variantin e sigurtë me 35% të vendeve në Parlament. Kishin planifikuar që disa prej nesh t'i kryejnë punët e tyre dhe që komunizmi të mbijetojë. Në anën tjetër mendoja se ne duhet të marrim atë, që na ofrohet, dhe kështu filloi e gjitha.

 

Gorbaçov (djathtas) dhe Valensa, në takimin e laureatëve të çmimit Nobel, 10 nëntor 2009, në Berlin

 

Sot 20 vjet pas rrëzimit të komunizmit, Walesa nuk ka asnjë fije dyshimi se ia ka vlejtur të luftohet, pa marrë parasysh pasojat.

"Ia ka vlejtur. Po të filloja sërish nga e para, do të bëja të njëjtat gjëra. Kam besuar se polakët gjatë jetës sime do të jenë një popull i lirë dhe se do të fitojmë ato, që gjenerata më parë kanë ëndërruar, se do të lirohemi nga sovjetët dhe skllavëria. Të gjitha këto u bënë realitet, ndërsa unë kam pasur një rol të rëndësishëm. Mund të jem shumë i lumtur për këto zhvillime dhe fitoren, që shënuam."

(http://www.dwelle.de)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Dhjetë apokalipse që nuk ndodhën (12.14.2009)
Déjà vu/E ardhmja në mendjen tonë (12.12.2009)
Ish oficeri i sigurimit që ka spiunuar Herta Mylerin thotë se nuk e ka terrorizuar atë (12.10.2009)
Lamtumirë dekadës së mallkuar, më në fund!Nga Andy Serwer (12.09.2009)
Ramiz Alia: Studentëve duhet t'ua këpusni dy gishtat (12.07.2009)
Kostot e papërgjegjshmërisë intelektuale të simpatizantëve sovjetikë (12.06.2009)
Londra qyteti i simboleveNga DAVID HAMBLING (12.04.2009)
Një alarm i mirë nga NASA për vitin 2012 (12.01.2009)
Letrat sekrete të Nënë Terezës dhe krizat e saj të besimit/Dy gabimet e mrekullueshme të Nënë TerezësNga David Van Biema, TIME MAGAZINE (11.28.2009)
Medvedevi para pasqyrës, sheh në të Putinin (III)Nga Teodo LAÇO (11.27.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]