VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Fashizmi në rritje në RusiNga Valery Balayan, Kevin O'Flynn

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 05:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 

Fashizmi në rritje në Rusi

Nga Valery Balayan, Kevin O'Flynn


E Martë, 01.19.2010, 05:41pm (GMT+1)

 

 



Një vit më parë, avokati Stanislav Markelov u vra në mes të ditës në një rrugë në qendër të Moskës, kur një sulmues e qëlloi për vdekje në kokë nga afërsia.

Anastasia Baburova, gazetarja e re që udhëtonte me Markelovin në kohën e sulmit, gjithashtu u qëllua dhe vdiq nga plagët një ditë më pas.

Markelov ishte aktivist për të drejtat e njeriut, i cili i mbronte viktimat e krimeve të luftës në Çeçeni, dhe ishte luftëtar aktiv kundër lëvizjes fashiste ruse në rritje.

Markelov, i cili e përfaqësonte familjen e një gruaje çeçene të vrarë në vitin 2000 nga oficeri i armatës ruse, Juri Budanov, u vra menjëherë pasi mbajti një konferencë për shtyp, ku protestoi për lirimin e Budanovit.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se vrasja e tij kishte pothuaj lidhje të pashmangshme me punën e tij.

Baburova, një aktiviste ekologjike, e cila punonte në "Novaja Gazeta", sapo e kishte filluar karrierën.

Prindërit e saj, Larisa dhe Eduard Baburov, fillimisht menduan se ajo ishte viktimë fatkeqe e rrethanave, në vend të gabuar e në kohë të gabuar.

Një vit më vonë, Eduard Baburov thotë se e sheh ndryshe situatën.

"Para se të vritet vajza jonë, nuk e kisha idenë se çfarë po ndodhte në Rusi. Vetëm pas vrasjes së saj filluam të lexojmë dhe të mësojmë më shumë se sa i zhvilluar është fashizmi".

"Kam përshtypjen se procesi ka dalë jashtë kontrollit dhe autoritetet tash nuk mund të bëjnë gjë. Ideologjia e nazizmit, fashizmi, ka lëshuar rrënjë në nivelet më të larta, ka përfaqësues në strukturat e ndryshme shtetërore, në Duma, gjithandej"
, thotë Baburov.

Në një letër të botuar në "Novaja Gazeta", më 30 nëntor, në ditëlindjen e 26-të të bijës së vet, Baburov shkroi se fashizmi ka lëshuar rrënjë në Rusi dhe bëri thirrje që ta pranojnë këtë problem.

Për vrasjen e avokatit dhe gazetares u arrestuan dy persona, të ndërlidhur me të djathtën ekstreme.

"Novaja Gazeta" raportoi të hënën se gjatë arrestimit, në banesën e tyre janë gjetur armë, dhjetëra mijë euro dhe dokumente të falsifikuar.

Por, gazeta shkroi se Nikita Tihonov dhe Jevgenia Hazis, janë vetëm disa nga ekstremistët e djathtë që janë të gatshëm të sulmojnë aktivistët antifashistë.

Tihonov njëherë e pranoi vrasjen, por pastaj e tërhoqi deklaratën, duke thënë se e kishin detyruar të pranojë.

Gaina Kozhevnikova, aktiviste nga qendra "Sova", autoriteti më i lartë rus për krimet e urrejtjes dhe grupet ultranacionaliste, thotë se grupet ekstremiste mbeten të fuqishme dhe taktikat e tyre po ndryshojnë.

"Ultra të djathtët i janë kthyer haptas terrorit direkt dhe antishtetëror, duke i vënë synim vetes që të destabilizojnë situatën në vend duke përhapur panik, me të cilin do të mund të fillonin një grusht shtet",
thotë Kozhevnikova.

Pjesë e kësaj strategjie, shton ajo, janë sulmet ndaj aktivistëve antifashistë.

"Ky terror nuk ka në shënjestër vetëm autoritetet e shtetit, por frikësimin dhe vrasjen e aktivistëve që punojnë kundër kseneofobisë. Baburova dhe Markelov janë vetëm disa nga viktimat e vitit të kaluar. Ka pasur shumë kërcënime, madje jemi kërcënuar edhe ne
", pohon Kozhevnikova.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Atentatori lirohet, misteri mbetet (01.18.2010)
Fundi i një shërbimi sekret - Para 20 vjetësh qytetarët e RDGJ sulmuan qendrën e STAS-it (01.16.2010)
Thirrja e kryqëzataveNga Jonathan Philips (01.15.2010)
I ftohti i madh është për faj të njollave diellore? (01.11.2010)
Tri fytyrat e RomësNga Andrew McCarthy (01.11.2010)
El Dorado vërtetë ekziston (01.08.2010)
Google nxjerr në treg supertelefonin (01.06.2010)
Shanse të vogla për ratifikimin e Marrëveshjes për Ndalimin e Armëve Bërthamore (01.06.2010)
Bashkimi Evropian (BE) i ri duhet të merret më 2010 me probleme të vërteta (01.05.2010)
Gjykata Supreme e Malajzisë lejon fjalën Allah për të krishterët (01.04.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]