E Shtunë, 05.04.2024, 05:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
GOSSIPE
 
Pas 18 muajsh esëll Kirsten Duns i kthehet gotës
E Premte, 11.20.2009, 09:24pm

Rasti i këtyre ditëve shtron pyetjen nëse aktorja është kthyer rregullisht tek alkooli apo ishte vetëm një shmangie e papërsëritur. Edhe në gusht Kirsten është zënë nga paparacët duke dalë nga një klub nate

 

Voal-online –Një vit e gjysmë esëll kanë mbaruar tashmë. Aktorja Kirsten Dunst (26 vjeçe) është parë në shoqëri me një mike të saj në rrugët e Los Anxhelosit e dehur. Ato kishin dalë nga „Hudson Bar“ pasi kishin zbrazur gota pas gotash. Kështu „ditët me fyt të tharë Â» kanë marrë fund për Kirsten Dunst.

 

Në shkurt 2008, për shkak të depresionit dhe alkoolit, aktorja është dërguar në klinikën „Cirque Lodge Treatment Center“ në Utah. Pas terapisë ajo pati deklaruar me vendosmëri: „Unë e dua veten time!“

 

Rasti i këtyre ditëve shtron pyetjen nëse aktorja është kthyer rregullisht tek alkooli apo ishte vetëm një shmangie e papërsëritur. Edhe në gusht Kirsten është zënë nga paparacët duke dalë nga një klub nate.

Xhoni Dep shpallet më i bukuri i botës
E Enjte, 11.19.2009, 07:48am

Revista People: Femrat zverdhen përballë tij, besnikëria ndaj familjes e bën tërheqës

Voal-online -Johnny Depp është “burri më sexy i botës'' sipas një sondazhi në mesin e lexuesve të saj, bërë nga revista amerikane People.

 

Aktori amerikan, 46 vjeç, protagonist rolesh nga më të larmishmet në filma si “Piratët e Karaibeve”, “ Çokollata” “Eduardi duargërshërë” është vlerësuar nga revista jo aq për paraqitjet e tij të shumta kinematografike se për vëmendjen kushtuar familjes si baba dhe si burrë.

 

''Femrat zverdhen përballë tij – ka shkruar People –por është besnikëria e tij ndaj familjes gjëja që e bën më tërheqës.” Martuar me këngëtaren franceze Vanessa Paradis, nga e cila ka pasur dy fëmijë, Depp pason si burri më sexy i vitit aktorin australian Hugh Jackman. Në të kaluarën këtë titull e kanë marrë aktorë si Brad Pitt e George Clooney.

Nën akuzë gjermani - ka dashur të zhvatë paratë nga Sindi Krauford
E Shtunë, 11.14.2009, 09:27am

Voal-online –Një gjerman është vënë nën akuzë se ka dashur të zhvatë $100 000 nga ish  supermodelja Cindy Crawford dhe nga burri i saj për një fotografi të vajzës së tyre lidhur në karrike me gojë të mbyllur, thanë autoritetet.

Edis Kayalar, njeriu në qendër të ngjarjes, u akuzua nga gjyqi federal në Los Anxhelos të enjten, por ai kohët e fundit u përzu për në Gjermani dhe nuk është arrestuar.

Duket se fotoja është shkrepur nga nga dadoja e saj kur po luanin “polici dhe hajdutët”me vajzën, atëherë 7 vjeçe. Fotoja ra në duart e Kayalar, i cili është mik i dados, sipas dokumenteve gjyqësore.

Në verë Kayalar komunikoi me Crawford dhe të shoqin Rande Gerber, të cilët nuk dinin gjë për foton dhe iu kërkoi atyre t’i dërgonin para, përndryshe mediat tabloide do ta paguanin atë me shuma të majme.

Çifti njoftoi autoritetet duke bërë që policia e Los Anxhelosit të fillonte hetimet kriminale.

Kayalar u arrestua në shtator dhe u përzu në Gjermani për hyrje klandestine në vend, por në fillim të nëntorit ai prapë iu telefonoi Crawford-it dhe Gerber-it e iu kërkoi $100 000, çka çoi në vënien e tij nën akuzë për zhvatje.

Autoritetet e SHBA thanë se janë në lidhje me zyrtarët gjermanë për rastin.Kayalar përballet me dy vite burg nëse rikthehet në SHBA dhe dënohet.

Në një deklaratë, një zëdhënës i Crawford tha se ajo dhe i shoqi “synojnë të ndërmarrin çdo veprim të duhur ligjor kundër secilit që do ta ndihmojë grabitësin në publikimin e fotografisë së vajzës së tyre.“

Ministërja çeke libër për marrëdhëniet dashurore
E Enjte, 11.12.2009, 04:37pm

 

Daniela Kovarova ka prezantuar në Pragë librin “Tregime dashurore”

Voal-online –Daniela Kovarova (44 vjeçe është ministre e Drejtësisë e Republikës Çeke. Dje zonja Kovarova ka prezantuar në Pragë librin e saj të ri, “Tregime dashurore”

 

 

Nën pseudonimin Ida Sebastiani (emri i gjyshes së saj italiane), Kovarova, e njohur për ambicjet e saj letrare dhe për deklaratat e saj pasionante rreth mrekullive të dashurisë, e përshkruan në librin e ri nga këndvështrimi i saj botën dashurore.

 

Mishelë Hynciker është përsëri single
E Hënë, 11.09.2009, 06:28pm

Zvicerania me bukuri tunduese duket se nuk ka fat me burrat…

 

Voal-online –Michelle Hünziker nuk ka fat me burrat, ndonëse është inteligjente, e suksesshme dhe shumë e bukur…

 

Kjo grua është një fenomen: Fundjavën që shkoi u bë e ditur se Michelle (32 vjeçe) është ndarë nga bashkëjetuesi i një kohe të gjatë, Luigi De Laurentiis (35 vjeçe), prandaj ajo është përsëri single. Megjithatë ajo u pa qeshur në drejtimin e emisonit “Si mban ky mot..”!

 

Zvicerania bukuroshe dhe producenti italian i filmave kishin dy vjet që bashkëjetonin, pas një dashurie intensive. Bashkë kishin punuar në kinekomedinë për Krishtlindjet e vitit 2007 dhe prej  atëherë nuk ishin ndarë më.

 

Në tetor çifti kishte kërkuar të blinte një shtëpi në Los Anxhelos, prandaj ndarja e tyre është një e papritur zhgënjyese.

 

Por Michelle nuk dorëzohet. „Unë me siguri që do të martohem prapë,” ka thënë ajo për gazetën gjermane „Bild“.

Kate Uinslet fiton $40 000 nga një padi për shpifje
E Martë, 11.03.2009, 06:46pm

Voal-online –Aktorja fituese e Academy Award Kate Winslet tha të martën se ishte e kënaqur të fitojë një düemshpërblim prej $40 000 nga një gazeta britnaike që, sipas saj, gënjeu rreth regjimit të saj stërvitor.

 

“Besoj fuqimisht se gratë duhet trimëruar për ta pranuar veten ashtu siç janë, prandaj të thoshje se unë po gënjeja ishte një akuzë e papranueshme hipokrite,” tha nëna 33 vjeçare e dy fëmijëve në një deklaratë. Në janar Winslet iu tha gazetarëve se ajo ishte duke e marrë veten për kollaj dhe nuk është duke u stërvitur gjatë mujave të ngjeshur me çmime.

 

Ajo gjithmonë ka deklaruar se gratë duhet të jenë krenare për ta pranuar veten ashtu si duken, prandaj kur Daily Mail botoi një artikull për të cilin aktorja mendon se po e keqorientonte publikun, atëherë nuk nguroi të ngrinte padi për shpifje.

Mel Gibson baba për herë të tetë
E Hënë, 11.02.2009, 08:41am

E dashura e tij Oksana ia ka sjellë në jetë një vajzë të vogël

Voal-online –Superylli i Hollivudit Mel Gibson është bërë baba për të tetën herë! Siç bën të ditur „RadarOnline“, Oskana (39 vjeçe) ia ka sjellë në jetë një vajzë të vogël.

 

Kolin Farrell dhe e fejuara janë bërë me djalë
E Shtunë, 10.31.2009, 10:44pm

Voal-online –Është djalë fëmija i Colin Farrell dhe së fejuarës Alicja Bachleda.

 

Çifti, që luan rolet kryesore në filmin e ardhshëm Ondine, mirseardhën djalin Henry Taduesz Farrell më 7 tetor në Los Anxhelos, bëri të ditur zëdhënësi i aktorit për revistën People.

 

Henry është fëmija i parë për Bachleda, 26 vjeçe, dhe I dyti për Fareell, që ka një djalë tjetër, 6 vjeç, James ,e modelen Kim Bordenave.

 

Duke konfimuar shtatzaninë e së fejuarës për revistën People në shtator, Farrell, 33 vjeç, pati thënë se po përgatitej me “gjithçka” për prindërinë.

Xhud Llo mohon të ketë rifilluar romanë me Siena Miller
E Premte, 10.30.2009, 06:45pm

Voal-online –Ndërkohë që Jude Law dhe Sienna Miller janë të dy duke luajtur pranë e pranë në Broadway, siç thonë dëshmitarët nuk janë duke përsëritur rolet e tyre si i fejuar dhe e fejuar.

 

“Jude dhe Sienna janë thjesht miq dhe shihen me njëri tjetrin vetëm rastësisht meqë të dy janë në Broadway, duke luajtur fare pak larg njëri tjetrit,” ka thënë një zëdhënës i Jude Law për Glamour.com.

 

Law, 36 vjeç, dhe Miller, 27 vjeçe, u ndanë në vitin 2006 pas një fejese disavjeçare. Ata ishin të fejuar zyrtarisht dhe pritej të martoheshin, por planet u prishën kur doli në dritë afera e Jude me kujdestaren e fëmijëve të tij.

 

Leona Ljuis mbron të fejuarin elektricist
E Mërkurë, 10.28.2009, 09:20am

Voal-online –Këngëtarja britanike Leona Lewis ka kundërvepruar ndaj disa përshpëritjeve në media për faktin se ajo është ende e fejuar me të njëjtin djalosh që kishte para se të bëhej e famshme.

 

Lewis, 24, është me elektricistin Lou Al-Chamaa qëkur ajo ishte 17 vjeçe dhe e quan atë “mikun më të mirë“ ("best friend") në një intervistë të re.

 

Kur e pyetën për „sjelljet e vrazhda“ që i shoqërojnë pasqyrimet mediatike kur është fjala për dashurinë e tyre jetëgjatë, ajo thotë „kjo nuk më zemëron. Sepse ai është një njeri i mrekullueshëm. Nuk ka rëndësi çfarë bën ti në jetë, çfarë pune, ke, nga vjen“.

 

  » Brad Pit i mbijetoi aksidentit me motoçikletë
  » Ivanka martohet sot - në stilin Tramp
  » Raperi Keini Uest nuk ka vdekur
  » Britni i rikthehet dashurisë me agjentin
  » Sulmuesi i Leona Luisit vihet nën akuzë
  » Haidi Klum lindi një vajzë
  » Madona e pushon traineren: Më bëre tepër muskuloze
  » Princ Harri dhe Çelsi Deivi prapë bashkë?
  » Maraja më në fund shtatzënë?
  » Do të jetë Penélope Kruz së shpejti zonja e Havier Bardemit?



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]