E Mërkurë, 09.23.2020, 04:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
People: Zërat për ndarjen e Brad Pitt dhe Angeline Jolie nuk janë të vërteta, thonë burimet
E Hënë, 01.25.2010, 03:35pm (GMT+1)

 

 

Voal-online –Sipas së përjavshmes People, nuk është e vërtetë se Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë duke u ndarë.

 

Zërat e përhapur edhe nga News of The World janë false (të rreme), i kanë thënë revistës amerikane burime të shumëfishta pranë çiftit.

 

 

“Gjithçka është në rregull në mes tyre,” thonë për Brad Pitt dhe Angelina Jolie të cilët janë prindër të gjashtë fëmijëve.

 

Një tjetër burim thotë se ato që janë thënë në tabloiden britanike janë “krejtësisht false”.

Javët e fundit të dy hollivudianët janë marrë me xhirime filmash, me probleme shtëpiake, me bamirësi – dhe nuk e kanë pasur mendjen tek ato që shkruajnë mediat tabloide.


Më 2 janar
Pitt, 46 vjeç, dhe Jolie, 34 vjeçe, patën një darkë romantike për dy veta në një restorant francez Le Perigord. "Unë mund të them se ata donin ta kalonin kohën vetëm për vetëm dhe nuk ia kishin ngenë askujt tjetër në botë,” thotë një burim. “Është mrekulli e madhe të shikosh një çift kaq të dashuruar.”

 

Ndërkohë të dy janë duke punuar në filmat e tyre; jolie në The Tourist  dhe Pitt në Lost City of Z. Më 16 janar Pitt mori djalin e madh, Maddox, në një udhëtim në lojën e New Orleans Saints, ndërsa Jolie është parë në një supermarket Apple Store në Los Anxhelos me vajzat, Zahara e Shiloh.

Jolie ishte këto ditë në Qytetin e Nju Jorkut për një seancë fotosh për revistën Vanity Fair, ndërsa Pitt qëndroi në Los Anxhelos për të marrë pjesë në teletonin e mikut të tij George Clooney, Hope for Haiti Now (Shpresa për Haitin tani). Pitt dhe Jolie ishin dhuruesit më të mëdhenj. Pitt nuk mori pjesë në veprimtarinë e së shtunës Screen Actors Guild Awards, ku filmi i tij Inglourious Basterds mori një çmim për trupën më të mirë.

 

Edhe uebsajti i specializuar në famozët, TMZ, Brad e Angelina janë çift i pandarë.

(http://www.people.com/people) (http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Sandra Bullock falënderon të shoqin pas triumfit në SAG Awards (01.24.2010)
Brooke Mueller po reagon mirë ndaj mjekimeve (01.21.2010)
Madonna: "Dua një fëmijë nga Jesus" (01.19.2010)
Mbi Qilimin e Kuq në Ceremoninë e Golden Globe (01.18.2010)
Para xhepi rekord, 11 mijë dollarë për të bijën e Madonna-s (01.17.2010)
Sandra Bullock sipas numrave (01.12.2010)
Sharon Stone: Meryl Streep "duket si një shtrat i pandrequr" (01.09.2010)
Si i propozoi Russell Brand për fejesë Katy Perry-t (01.07.2010)
Sandra Bullock, mbretëresha e arkëtimeve 2009 në SHBA (01.05.2010)
Parashikimet e revistës People për vitin 2010 (01.02.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2020  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 

 
VOAL
[Shko lart]