E Martë, 05.07.2024, 10:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ROZI DOSTI - HASAN DOSTI AKUZOI AGJENTIN KIM FILBI PËR VDEKJEN E NJERËZVE TË TIJ NË SHQIPËRI
Nga FATOS VELIU

E Enjte, 01.31.2013, 07:41am (GMT+1)




E lam bisedën e numrit të kaluar zonja Dosti te meraku dhe përpjekjet e Hasan Dostit për çështjen e Shqipërisë gjë për të cilën m'u shprehët se kishte shumë ngërçe dhe për këtë kishte bërë takime me shumë personalitete. Dhe një herë doja të rikjtoja këto shqetësime dhe përpjekje të tij, pra me kë është takuar për qëllimin e tij të madh në interes të atdheut?
Së pari ju shpjegova se ai e kishte shumë merak çështjen e Kosovës, çështjen e kufijve të saj, çështjet e marrëdhënieve dhe konflikteve me Greqinë. Për këtë nuk ka reshtur së përpjekuri. Ka punuar shumë për t'u takuar me ambasadorët e këtyre vendeve. Të njëjtën gjë mund të them kishte edhe për çështjen e vëllavrasjeve që ndodhnin në vendin e tij. Ai këmbëngulte kundër një fenomeni të tillë dhe emocionohej në lidhje me këtë. Ndërsa në lidhje me takimet që ai mund të bënte si kryetar i komitetit "Shqipëria e Lirë" mund të them se Nexhat Peshkopia ishte një ndër shokët e tij më të mirë. Rastësisht, te ai vinin edhe disa miq të tjerë nga Shqipëria ose persona të tjerë që ishin emigrantë politikë. Në Los Anxhelos ishte edhe një grup me kosovarë emigrantë që vinin për ta takuar. Shpeshherë e ftonin zotin Dosti për festa të ndryshme. Ndërkohë mund të them me siguri se zoti Dosti ka takuar shumë herë Ahmet Zogun, me të cilin kishte marrëdhënie. Abaz Kupin e takonte gjithnjë. Ndërkohë, ai takohej me një numër të madh zyrtarësh amerikanë të njohur. Por atë e kontaktonin mjaft personalitete nga Evropa e lirë. Por ai takonte edhe personalitete nga Evropa e lire. Për këtë mbaj mend që kishte takuar Dimitrovin e Bullgarisë apo Nagin e Hungarisë etj. Atë vinin ta takonin edhe klerikë. Bisedonte me ta për katolicizmin apo për ortodoksinë. Një herë një peshkop hungarez më tha: "Ky di më shumë se unë, si ka mundësi?" Por ai ka udhëtuar edhe në mjaft vende të tjera dhe takohej atje me njerëzit.
E veçanta është se, në shumë raste të këtyre takimeve me personalitete, unë kam bërë përkthyesen. Por zotin Dosti vinin ta takonin edhe klerikë me të cilët bisedonte për katolicizmin apo për ortodoksinë. Mbaj mend njëherë, një peshkop hungarez më tha: "Ky di më shumë se unë, si ka mundësi?" Ndërkohë, ai takohej me një numër të madh zyrtarësh amerikanë të njohur. Por ju thashë edhe pak më parë, që, ai ka udhëtuar edhe në mjaft vende të tjera dhe takohej atje me njerëzit.

Ç'mendim kishte Hasan Dosti për mbështetjen amerikane?
Ai besonte se të punoje me amerikanët ishte gjithçka dhe që Shqipëria ka një mik shumë të mirë në Amerikë.

Kush ishte aktiviteti konkret i tij në krye të Komitetit antikomunist "Shqipëria e Lirë"?
Në atë kohë, Komiteti Kombëtar "Shqipërinë e Lirë" po i dërgonte njerëzit në Shqipëri për të shpërndarë trakte apo diçka të tillë, nuk e di me saktësi... Në atë kohë ata i tradhtuan dhe shumë prej tyre humbën jetën. Zoti Dosti ndaloi çdo aktivitet tjetër, sepse nuk donte që të vdiste më asnjë shqiptar tjetër për Kim Filbin. Ai u dëshpërua shumë kur mori vesh se vdiqën disa shqiptarë për atë çështje.

Për shqiptarët që vinin këtu në atë kohë për të luftuar komunizmin, zonja Rozi, propaganda zyrtare ishte e atillë që kishte krijuar bindjen publike se vinin për të marrë lirinë e popullit dhe për të cenuar sovranitetin e shtetit në favor të të huajve ku ishin shitur dhe jo për të sjellë lirinë. Kështu që ishte arritur një situatë e atillë që pjesa dërrmuese e popullit ishte kundër tyre, gjë që unë personalisht mendoj se është kjo arsyeja e dështimit të tyre, ndërkohë që pas rënies së komunizmit kam konstatuar nga figurat e shquara antikomuniste se shkaku i gjithë asaj situate të krijuar ka qenë vetëm Kim Filbi. Jua sqarova këtë fakt për të mësuar nga ju se kush ka qenë mendimi i Hasan Dostit për Kim Filbin? Pra, çfarë thoshte ai?
Kim Filbi ishte veç një tradhtar. Kishte tradhtuar vendin e tij. Ishte spiun. Ai kishte tradhtuar edhe njerëzit, të cilët u vranë për shkak të tij. Këto ishin mendimet e zotit Dosti për të.

Doja të dija zonja Rozi se, a ishte i bindur absolutisht Hasan Dosti që shkaku i vetëm i atij dështimi ishte Kim Filbi?
Po. Ai e dinte që Kim Filbi ishte njëri nga tradhtarët. Kim Filbi në atë kohë ishte në Angli.

Pra sipas tij, të gjitha informacionet Enver Hoxhës ia ka dhënë Kim Filbi?
Po, ne kështu e dimë.

Çfarë thonte tjetër Hasan Dosti për Kim Filbin, përveç faktit që ishte tradhtar?
Thjesht që ishte tradhtar dhe spiun. Asgjë më tepër.

A ishte entuziast, pra kishte besim për përmbysjen e komunizmit në Shqipëri?
Po, ishte shumë entuziast. Z. Dosti ishte më shumë i përqendruar tek një Shqipëri e lirë. Ai fliste vetëm për lirinë dhe demokracinë. Nuk e kam dëgjuar kurrë të flasë për gjëra të tjera përveçse për Shqipërinë e lirë.

Në Shqipëri sundonte sistemi komunist i Enver Hoxhës. Si e përjetonte ai këtë dhe a kishte besim në luftën që bënin se në një moment do arrinin ta përmbysnin?
Ne asnjëherë nuk mendonim se Shqipëria do të ishte e lirë në atë kohë. Por këtë të ardhme ai e lidhte vetëm me luftën e madhe dhe të mundimshme. Dhe vërtet fati i madh i jetës i rezervoi Hasan Dostit një fund shumë të bekuar, pasi ai arriti të jetonte dhe të shikonte atë për të cilën kishte ëndërruar dhe luftuar një jetë të tërë, duke sakrifikuar deri dhe familjen. Ai arriti të jetonte deri në lirinë e atdheut të tij, që nuk e hoqi nga goja dhe mendja në asnjë çast të jetës. Arriti të jetonte atë çast të papërsëritshëm kur nga Tirana i ra zilja e telefonit të shtëpisë në një mesnatë të papritur të '90-ës, për t'i dhënë lajmin e ekzaltues se në Shqipëri kishte rënë komunizmi barbar.

Gjendja e tij shpirtërore në atë situatë të lajmit të pritur prej dekadash?
Ishte pikërisht koha kur ai mendonte shumë dhimbshëm edhe faktin që në atdheun e tij kishte fëmijët dhe besonte shumë se një ditë do të rikthehej në Shqipëri. Edhe e kishte shpresën por nuk mund të mëndonte as një herë se do të vinte koha që Shqipëria të ishte e lirë. Këtë bindje e kishte krijuar për faktin se ky ishte qëllimi i përjetshëm i tij, gjithsesi ishte kthyer një utopi që një ditë Shqipëria do të ishte e lirë pavarësisht se ai besonte shumë se do të rikthehej si një qytetar i lirë.

Çfarë mendonte teksa kishte fëmijët në Shqipëri dhe vetë bënte përpjekjet titanike për probleme shumë madhore, kur ishte i shqetësuar për ato më jetiket, siç ishte familja e munguar?
Kësaj pyetjeje do t'i përgjigjem me të njëjtën pyetje që i bënë njëherë vetë zotit Dosti, kur i thanë: - Si ka mundësi që je në mërgim dhe familjen e ke lënë në Shqipëri. Ai iu përgjigj: - Unë nuk kam vetëm shtatë fëmijë, por aq sa është gjithë popullsia e Shqipërisë.

Ai i shikonte gjërat në një mënyrë shumë historike dhe filozofike, ndaj arriti të bënte sakrificën më të madhe njerëzore që të mund të jetonte përjetësisht larg fëmijëve. Se cili është ai që do të donte ta linte pas karrierën, punën dhe familjen?

Im atë, Elmaz Dosti, me një pasuri mjaft të reduktuar, që ishte diçka por jo e mjaftë për rrojtjen e një agai (shënoj se Kardhiqi ka qenë vendi nga kalonin kurveleshasit që ishin mësuar të bujtnin në familjen Dosti.) Në këtë gjendje financiare fort modeste, ai lë familjen për të marrë rrugën e kurbetit. Pas shumë peripecish ai u vendos në fushën e Artës, në Luros-Filipiadhe. Aty ka punuar sipas rasteve, herë si qiramarrës i ndonjë çifligu dhe herë si qehaja, që do të thoshte "Kujdestar i çifliqeve të bejlerëve". Kthehej në shtëpi për pak kohë në muajt e dimrit, pas të korrave dhe të vjelave. Im atë ka qenë njeri pa shkollë. Po ai fliste rrjedhshëm dhe shkruante, natyrisht pa sintaksë e ortografi, greqishten popullore. Në gjalljen e atit të tij, greqishtja ka qenë gati si gjuhë e dytë në familjen tonë. Atë e fliste edhe gjyshja ime, që e kishte mësuar nga shërbëtorët. Megjithëkëtë, në familjen tonë nuk ka munguar tradita e kulturës. Im atë, besnik i kujtimit të edukacionit të dy vëllezërve të tij, ku njëri kishte mbaruar shkollën ushtarake dhe tjetri vdiq si student në shkollën ushtarake të Manastirit, u kujdes për edukimin tim shkollor.

"Më 1901-in, në moshën 6-vjeçare filloj arsimin në Greqi"


Në Kardhiq ka pas ekzistuar një shkollë fillore në gjuhën turke dhe e drejtuar nga një hoxhë, por e mbyllur që para lindjes sime. Prandaj babai, në vitin 1901, kur isha në moshën 6-vjeçare, kundër vullnetit të nënës, më merr në Luros (Filipiadhe) dhe më vë në shkollën fillore. Mësuesi ka pasur emrin Apostol Bela. Në shkollë ishim afërsisht njëzet nxënës, të gjithë meshkuj, të ndarë në tri klasa. Unë i veshur mirë dhe me feste të kuqe, shquhesha midis nxënësve bijë të bujqërve. Mësuesi, i porositur nga babai im, më kushtonte një kujdes të veçantë. Në muajt e parë, sa u familjarizova me gjuhën greke, ndjeja një mërzitje të thellë. Babai im, si bektashi që kish qenë, më ka lënë të lirë jo vetëm të mbaj lidhje të afërta me shokët, por edhe të veja me ata në kishë - natyrisht pa hequr nga koka festen e kuqe - e të dëgjoja litanitë e himnet që zhvilloheshin në kishë. Më ka mbetur edhe sot në mendje himni "Hristo Anesti ek ekron" (Krishti u ngjall së vdekuri)".

Në shkollë nuk ka pasur nga mësuesi shuplaka rrahjeje, kurse në shkollat turke mësuesi ndëshkonte me shuplaka e shkopinj. Shkollat greke inspektoheshin prej inspektorëve të emëruar prej Peshkopatës së Prevezës, të përfaqësuar në Luros (Filipiadhe) prej një prifti të gradës së lartë që mbante titullin Protosingelos. Për çudi, Protosingelosi i quajtur Nestor, ishte shqiptar nga një fshat shqipfolës i Himarës. Ky ka qenë edhe miku i babait tim.

"Më 1907-ën mbaroj shkollën turke"
Më 1904-ën, kur kisha mbaruar shkollën fillore e cila ishte vetëm tri klasë, Protosingelosi, ndoshta pasi ka parë notat e mia të shkollës, të cilat nuk kanë qenë të dobëta, i propozoi babait nëse mund të interesohej për të më nxjerrë një bursë për të vazhduar mësimet në gjimnazin e famshëm "Zosimea" të Janinës. Babai në fillim hezitoi, por pranoi kur mësoi prej priftit, i cili ka qenë mjaft i edukuar, se në atë gjimnaz janë formuar edhe myslimanë, midis të cilëve edhe Ismail Qemali. Mirëpo atë vit u rihap në Kardhiq shkolla fillore turke, kështu që hoqi dorë për të marrë bursë nga Peshkopata Greke. Vazhdova mësimet në shkollën turke dhe mbarova në vitin 1907.

"Alfabetin shqip të kohës e kam mësuar nga Çerçiz Topulli dhe Mihal Grameno"
Kur ndiqja shkollën greke, vija në Kardhiq në muajt e pushimeve. Në atë vit dhe mëpastaj, sipas zakonit, këndoja me shokët e mi të fshatit këngët heroike të Gjolekës, të luftës së Lëkursit, të Abdyl Frashërit, të Ismail Qemalit etj. Këngët heroike të Labërisë janë histori. Më 1907-ën, ndjek, mësimet herë në gjimnazin turk të Gjirokastrës, herë në Janinë, sipas gjendjes financiare të tim eti. Aty në vitet 1907-1908 mësova prej Mihal Gramenos, kur ky vinte në Kardhiq me Çerçiz Topullin, shkrimin shqip sipas alfabetit të kohës.
"Isha në shkollën e Janinës kur në '14-ën më dogjën fshatin bandat greke të qeverisë së Epirit"
Më 1912-ën fitoj një bursë shteti me konkurs. Ndjek mësimet në gjuhën frënge në kolegjin "Alliance Universelle Izraelit" të Janinës. Më 1914-ën, tamam kur përgatitesha për provimet e vitit të fundit, detyrohem të largohem prej Janinës kur mësova prej disa gjirokastritëve se Kardhiqi ishte djegur. Këtë fat kishin pësuar fshatrat myslimane të Gjirokastrës dhe Korçës prej bandave të qeverisë së Epirit, të shpallur në 2 mars. Mbërrij në Vlorë në muajin maj 1914" .....
"Nga Janina, në '14-ën përfundoj në Vlorë"
*.... "Në Vlorë nuk njihja njeri, veç katër-pesë vetëve, studentë të ish-gjimnazit turk, midis tyre Rexhep Troqen, shok klase të dy viteve më parë. Në qytet nuk gjeje asnjërin prej këtyre të njohurve. I privuar që prej dy muajsh të periudhës së Autonomisë së Epirit nga dërgimet e familjes, kishte mbetur shumë ngushtë financiarisht. Arrij në qytet me një valixhe të vjetër në dorë dhe me këpucë të grisura nga poshtë dhe drejtohem në "Beledije" (bashki) ku gjej Abaz Mezinin, zëvendëskryetar në ndërkëmbësinë te Ibrahim Abdullahu. Abazi më ndihmon me një mexhite të nxjerrë nga xhepi i tij, nuk di nga arka e bashkisë ose nga fondi i refugjatëve, por që më lejoi të mbush barkun e të fle në rrogoz në han të Mustafa Kuçit. Njëkohësisht, zëvendëskryetari, i prekur nga kondita ime mizerabël, më drejton me një letër, shkruar me një turqishte shumë të mirë prej një sekretari të bashkisë, të cilin e njoha vitin tjetër tek prefekti Nexhip Peja, që quhej Faik Metohu. Ky më priti shumë mirë. Konstatova se nuk ishte në rrjedhim të ndodhjeve politike që zhvilloheshin në kancelaritë e Europës mbi çështjen e Epirit. Pasi i bëra një përshkrim të shkurtër mbi gjërat që kisha mësuar nga gazetat greke dhe veçanërisht "Messager d'Athene", u prek mjaft dhe mendoi të më vendoste në ndonjë nëpunësi në Vlorë për të më përdorur edhe si dragoman, (përkthyes) por nuk kishte vend nëpunësie dhe as kredi buxhetore për shpërblim shërbimi të jashtërëndësishëm.
* * *
Shkoj në vendin e nëpunësisë në Dukat me Mudir (krahinar) Razi Cipon nga Beshajiku. Pas pak ditëve prura dhe familjen, që qenë strehuar në Nivicë në shtëpi të Runajve. Në Dukat qëndrova pranë familjes deri në qershor të vitit 1915. Pas ndërkëmbësimit të regjimit të Mbretit Vilhelm me atë të rebelëve dhe më vonë me atë të Esadit, veja shpeshherë në Vlorë i rekomanduar tek Osmani (Haxhiu) prej Alem Mehmetit e Hamit Selmanit për emërim në ndonjë nëpunësi që të më lejonte sigurimin e bukës së përditshme të familjes"...


(Vijon nesër )


FATOS VELIU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HILLARI KLINTON DHE ZGJEDHJET E 2016s (01.31.2013)
DËSHTIMI I MADH I HASHIM THAQIT"Gruas dhe kombit nuk u falet të bien viktimë e aventurierit të parë". - Marks -Opinion nga IDRIZ ZQIRAJ (01.30.2013)
PËRKUJTOHET HEROI KOMBËTAR SKËNDERBEU DHE BËHET NJOHJA E PARË NË SHBA ME BOTIMIN NË GJUHËN ANGLISHT TË LIBRIT "THE SIEGE OF SHKODRA" TË MARIN BARLETIT “RRETHIMI I SHKODRËS”Fotoreportazh nga ARDIAN MURRAJ, Worcester, MA - (01.30.2013)
SUEDI - LDK DHE LDD MBAJTËN AKADEMINË PËRKUJTIMORE KUSHTUAR PRESIDENTIT TË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA (01.30.2013)
PIKTORI ALFRED MILOT MIRASHI DHE POETI ILIR PAJA NË EKSPOZITËN 'IO KLIMT SPENDORE ORO' (01.30.2013)
SKËNDER ZOGAJ - KAM PUNUAR SIPAS VIZIONIT DHE IDEALEVE SHTETFORMUESE TË PRESIDENTIT RUGOVAIntervistoi: XHEVAT REXHAJ (01.29.2013)
ROZI DOSTI - PËR ÇËSHTJEN E SHQIPËRISË HASAN DOSTI TAKOI DIMITROVIN E BULLGARISË (II)Nga FATOS VELIU (01.29.2013)
HISTORIA E PASAPORTËS SHQIPTARE TË ALBERT AJNSHTAJNIT NË GAZETËN GJERMANE DIE WELT“E vërteta është se Ajnshtajn në vitin 1935 iku në SHBA me një pasaportë shqiptare që e kishte marrë pas një qëndrimi të shkurtër në Shqipëri (01.29.2013)
SHQIPTAROFOBI E PAPARË - IDEOLOGU NEONAZIST I AGIMIT TË ARTË KRISTO PAPAS RRËFEHET TEK '360 GRADË' E ARTUR ZHEJIT (01.29.2013)
MAJLINDA KETA - DEMOKRACIA DUHET TË LARGOHET NGA (KJO) MERKATO DEPUTETËSH QË QEVERISIN PA MORALKeta - Kryesia dhe Asambleja e PS me përbërje e protagonizëm që vetëm socialiste nuk është. Pse opozita duhet të votojë tri ligjet e BE&am (01.29.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]