E Shtunë, 05.04.2024, 07:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MALËSIA E GJAKOVËS NË LËVIZJEN KOMBËTARE SHQIPTARE
Nga VELI HAKLAJ, studiues

E Shtunë, 07.13.2013, 06:04pm (GMT+1)



Në fillim të shekullit të kaluar, studiuesi gjerman Ernest von Hessewortegg, në përshkrimet e udhëtimeve të tij, botuar me titullin "Shtetet e Ballkanit dhe popujt e tyre", duke folur për Veriun e Shqipërisë së 1913-ës, shprehet: "... Malësorët e Alpeve Shqiptare, nga Vermoshi deri në Shkelzen, janë krenarë, të zgjuar, të guximshëm, të dashuruar pas lirisë". Kjo shprehje është sintezë e realitetit të përjetuar brez pas brezi në krahinën malore të Shqipërisë së Veriut ose, siç quhet në dokumenta historike, Malet Shqiptare, ku u zhvillua historikisht një luftë e vazhdueshme kundër çdo pushtuesi, duke u shndërruar shpeshherë në epiqendër të ngjarjeve politike.
Studiuesi i mirënjohur Jakov Milaj, në librin e tij Raca Shqiptare, pasi e konsideron Veriun e Shqipërisë balli i kombit, argumenton se atje kemi përfaqësonjësit më të përsosur të racës sonë. Në këtë ball të kombit tradita numëron 12 fise: Berisha, Gashi, Hoti, Kelmendi, Kastrati, Gruda, Shkreli, Krasniqja, Bytyçi, Thaçi, Kabashi, Morina. Që nga fundi i mesjetës, në Malësinë e Gjakovës evidentohen fiset e Gashit, Krasniqes, Bytyçit, Nikajt (janë vëlla me Krasniqen) dhe Mërturit (janë fis Berishë) si dhe degë të fiseve Berishë, Kelmend dhe Hot. Këto fise kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare që kulmoi me shpalljen e Pavarësisë, më 28 nëntor 1912.

Në vijim, ne do të ndalojmë shkurtimisht në disa momente kulmore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ku ka kontribut të spikatur edhe Malësia e Gjakovës.
Nga principatat e Shqipërisë së Epërme, do evidentojmë, pjesëmarrjen në Kuvendin e Lezhës, më 2 mars 1444, të prijësit të Gashit, Pjetër Spanit, bashkë me katër djemtë Aleksin, Bozhidarin, Vruon dhe Mirkon (selia e Pjetërspanëve ishte në Geghysen të Malësisë së Gjakovës), si dhe princat Nikollë dhe Pal Dukagjini, të cilët u dalluan në betejat e forcave të Lidhjes, nën drejtimin e kryekomandantit Gjergj Kastrioti, kundër fuqive të Perandorisë Osmane. Sipas një prej traditave, Gashi janë pasues të Palit të Bardhë, siç është quajtur Pal Dukagjini. Po t'i referohemi Fan Nolit në"Historia e Skënderbeut", gjejmë se Pal Dukagjini (babai i Lekë Dukagjinit) vdiq në fundin e motit 1446, pasi mbretëroi pothujase 40 vjet. Ishte një kapedan i pajisur me të gjitha cilësitë: bujar, besnik, dorëhapur, zemërmirë, i zgjuar, i zoti, trim, që meritonte një principatë më të madhe. Skënderbeu thoshte që, sikur të kishte edhe disa kapedanë të tjerë si Pal Dukagjini, Shqipëria do të ishte bërë vendi më i lulëzuar i botës. Vulpiana (sipas disa studiuesve Tplani i sotëm, në Malësinë e Gjakovës) kryeqyteti i Pal Dukagjinit, kur hipi në fron, ishte një kështjellë e vogël dhe e varfër që s'kishte më tepër se 1 500 banorë. Kur vdiq, ishte bërë një nga qytetet më të pasur të Malësive, dhe kishte më tepër se 15 000 banorë. Të gjithë këta ishin mbledhur atje me qeverimin e tij të urtë dhe të drejtë. Vdekja e tij e hidhëroi shumë Skënderbeun, jo vetëm se e kishte mik të ngushtë, por e humbi një aleat të fortë, i cili me besnikërinë e tij shembullore e mbante të bashkuar Lidhjen e Kapedanëve.

Më shumë se një shekull pas pushtimit nga Perandoria Osmane, për të dalë me kërkesa të njësuara, në emër të të gjithë shqiptarëve, ndihej nevoja e organizimit të një kuvendi mbarëshqiptarë. Më 15 shkurt 1602, në kishën e Shën Aleksandrit, në fshatin Dukagjin të Mati, u mblodhën 1 656 vetë, përfaqësues nga 13 krahina shqiptare: Dukagjini, Kosova, Dibra, Shkodra, Zadrima me Lezhën, Mati, Kurbini, Kruja, Petrela, Shpati, Durrësi, Elbasani dhe Myzeqeja. Kontribut të çmuar në këtë Kuvend dhanë peshkopi i Sapës, Nikollë Bardhi, nga fisi i t'Bardhajve (Gashi dhe Bytyçi janë Bardhaj), dhe përfaqësuesi i krahinës së Matit, Marin Gashi.

Një nga dokumentat e para të shkrimit të gjuhës shqipe, është edhe Letra e Krenëve të Gashit, e 30 majit të vitit 1689, drejtuar Papës së Romës, e cila paraqet një vlerë të jashtëzakonshme jo vetëm gjuhësore por dhe historike. Kjo letër tregon se ka një Kuvend të Gashit në veprim si në viset e tjera. Në një periudhë që jo vetëm kleri, por edhe popullsitë fshatare dhe qytetare shqiptare i drejtoheshin Papës në italisht, "duhet të këtë pasur, megjithatë, një arsye të shëndoshë se përse ky dokument është shkruar në gjuhën shqipe dhe kjo arsye, sipas studiuesit Martin Camaj, është se krenat (Paria) e Gashit mund të shprehte dëshirën e tyre vetëm në gjuhën shqipe".

Pikërisht pas letrës së krenëve të Gashit, me sa duket midis viteve 1693 - 1695, Pashai i Pejës, në krye të një ekspedite, i vuri zjarrin dhe e shkatërroi Gashin dhe të gjithë banorët e tij i zhvendosi në Rrafshin e Dukagjinit. Sigurish që shumë shpejt ata u rikthyen në trojet e tyre, sepse në dokumentat osmane shifet se me rastin e luftës austro - turke, kryengritja shqiptare ka përfshirë sanxhakët e Dukagjinit, Ohrit, Manastirit dhe Shkupit dhe Gashi del aty si kryengritës bashkë me nahije të tjera.
Përsëri në dokumentat turke, më 1716, del Gashi në një operacion ndëshkues që duhet të bëjë Tahir Pasha i Dukagjinit kundër Kelmendit, Pultit, Shalës, Gashit e Mirditës.

Në maj të vitit 1845, rreth 8 000 luftëtarë nga Malësia e Gjakovës dhe Reka, të udhëhequr nga Binak Alia e Sokol Rama, Haxhi Brahim Bajraktari, Sulejman Abaz Lushaj e Tahir Bek Bajraktari, Mul Deli Bajraktari e prijës të tjerë, i thyen forcat turke në Qafën e Morinës e të Prushit, hynë në qytetin e Gjakovës dhe e detyruan garnizonin turk, prej 35 000 forcash, të largohej.

Gjatë viteve 1867 - 1870 kemi beteja të zhvilluara kundër forcave turke në Gjakovë e rrethina, në Deçan e deri në Pejë, ku forcave të Malësisë së Gjakovës u prinin Ali Ibër Neza, Haxhi Brahim Bajraktari, Binak Alia, Shaqir Curri, Man Avdia, Mal Dul Bajraktari etj.

Në betejat për mbrojtjen e tokave shqiptare në Plavë e Guci, në vitet 1872 dhe 1875, morën pjesë rreth 3 000 luftëtarë nga Malësia e Gjakovës. Në këto luftime të rrepta pati të vrarë nga të tana fiset e Malësisë së Gjakovës, midis të cilëve edhe bajraktari i Gashit, Haxhi Brahimi.

Kontribut të shquar dha Malësia e Gjakovës në zhvillimet e Kuvendit të Prizrenit, më 10 qershor 1978, dhe në të gjitha betejat që zhvilluan forcat e kësaj Lidhjeje kundër fuqive osmane dhe atyre serbo malzeze, që synonin copëtimin e trojeve shqiptare. Rol të spikatur në këtë periudhë patën Binak Alia e Mic Sokoli, Halil Brahimi e Ali Hoxha, Ali Ibra e Ahmet Sadria, Shpend Zeqiri, Mal Dula, Prel Tuli etj.

Halil Brahim Bajraktari dhe Shaban Binaku ishin krahu i djathtë i Haxhi Zek Byberit, në Kuvendin e Pejës (23 29 janar 1899), si dhe në zbatimet e vendimeve të këtij kuvendi, që përbën një ndër kulminacionet e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Megjithëse Malësia e Gjakovës, më 20 korik 1908, me më shumë se 2000 malësorë të armatosur nga të gjitha fiset, mori pjesë në Kuvendin e Ferizajt, në mbështetje të revolucioni xhonturk, ajo ishte e para që vazhdoi qëndresën e armatosur kundër masave represive të Perandorisë Osmane.

Duke synuar t'i nënshtronte shqiptarët e Kosovës, t'i çarmatoste për t'i bërë të paaftë për të rezistuar, t'i detyronte të paguanin taksat e prapambetura dhe t'i rekrutonte me forcë në ushtrinë osmane, qeveria xhonturke ndërmori ekspedita ndëshkimore të njëpasnjëshme, të komanduara nga Xhavit Pasha, që vazhduan në pranverën e vitit 1909 e deri në muajin tetor. Ekspedita e madhe turke e përbërë nga 30 000 (tridhjetë mijë) ushtarë, të cilët qendrën kryesore e kishin në Gjakovë, me gjithë përforcimet e tyre me artileri e armatime të tjera, sulmuan në Qafë të Morinës Malësinë e Gjakovës për ta pushtuar, meqenëse nuk kishte pranue me dorëzue armët, me pague taksat dhe me dhanë ushtarë. Gjatë luftimeve që u zhvilluan në Qafë të Morinës dhe në brendësi të saj, u përdor artileria në stil të gjerë. Shkatërrimi i fshatrave shkaktoi zemërimin e malësorëve të Gashit e Krasniqes, të cilët më 12 qershor sulmuan ushtrinë e Xhavit Pashës në Qafën e Morinës, duke e detyruar atë të tërhiqej në Gjakovë. Siç thuhet në gojëdhana, ushtria turke la në betejë rreth 800 (tetëqind) të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur. Rapsodi popullor këtë luftë e ka përjetësue me këngën:

Ç'ka po thotë pash' Xhaviti!
- Kurrkush luftën s'un ma nisi,
Veç n'Mitrovicë Is' Boletini
N'Qaf t'Morinës Zeqir Halili
N'Qaf t'Morinës Krasniqe e Gash.
- Kush e nisi luftën ma i pari?
- Halit Dula prej Myhejani,
- Sadik Rama e Sadri Bardhi,
- Brahim Hoxha i Hoxh Dollapit.


Kryengritja kundërosmane e vititi 1910 ishte një ndër kryengritjet e mëdha që përgatitën truallin për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, më 1912. Pas thyerjes së kryengritësve në Grykën e Kaçanikut dhe Grykën e Caralevës, ushtritë perandorake përmbytën rrethet e Shkupit, Prizrenit, Gjakovës, Pejës. Duke ndjekur rrugë të ndryshme nëpër Fushën e Kosovës, në muajin qershor 1910, forcat turke arriten në kufijtë e bajraqeve të Malësisë së Gjakovës, me synim depërtimin në Malet e Veriut të Shqipërisë që nuk ishin nënshtruar asnjëherë nga pushtuesit.

Divizioni i dytë i ushtrisë turke, nën drejtimin e Shefqet Turgut pashës i ra Malësisë së Gjakovës nga ana e Shishmanit dhe Lajqit. Rezistenca e parë nga fiset krenare të Gashit dhe Krasniqes, u bë në Qafën e Morinës. Por ushtria perandorake përforcohej gjithnjë. Ndërkohë, nëntë tabore të Divizionit të parë të Osman Pashës kaluan Qafën e Prushit dhe nisen operacionin në rajonin e Hasit dhe të Bytyçit, kaluan Qafën e Luzhës dhe sulmuan nga mbrapa forcat kryengritëse të Gashit. Në këto kushte kryengritësit lëshuan Qafën e Morinës duke u tërhequr në brendësi të territorit të Gashit. Siç rezulton nga dokumentat arkivore, kundër fisit luftarak të Gashit u përdor hekuri, zjarri, rrënimi i plotë. Në gjithë këtë fis nuk mbeti shtëpi ose kullë në këmbë, gjithshka u rrënue nga qitjet e topave, gjithshka u dogj. Gjatë këtyre luftimeve, që zgjaten 15 ditë, ku qëndresa kryesore u organizua në kodrat e lagjes Haklaj, forcat kryengritëse të Gashit drejtoheshin nga Adullah Hoxha, Halil e Zenel Brahimi, Shpend e Grosh Zeqiri, Arif Delia etj.

Këto ngjarje populli i ka përjetue me këngë:

Kaçaniku e paska lëshue,
Kur ka ba me u farue.
Duel Kosova burr'e grue!
Burr'e grue s'mun e kan nalë,
Edhe pushkët i paska marrë!
N'Qafë t'Morinës konka dalë
(Turgut Pasha-V.H.),
n'Qafë t'Morinës konka bashkue,
Paris letren ja paska çue:
- A po vjen me u pjek me mue,
me t'vndue bes', me t'rahatue,
tu t'jen'liksht për me e forcue?
Bimi mhyrt për me t'i shkrue!
E ka thirr'Gashin e s'i ka shkue...

Pas thyerjes së qëndresës në Gash, Shefqet Turgut Pasha, kaloi nëpër Krasniqe dhe iu drejtua Nikaj-Mërturit. Salca, Palçi dhe Brisa nuk pranuan t'i nënshtroheshin ushtrisë turke. Kodra e Palçit ishte kryeprita ku qëndruan Prel Tuli e Deli Tahiri me dhjetra burra nga Salca. Në jug Man Avdia me Palçin, ndërsa në kodrën e Koldoçit e deri në Sukën e Marvatës do të rreshtohej Brisa. Kënga popullore e kohës i mban gjallë këto kujtime:

Çon Prel Tuli fjalë n'Toplanë:
- Pshtoni robtë e pshtoni gjanë.
Turgut pasha na ka rrethue
E kem da mendjen me luftue.


Rezistenca zgjati për 12 ditë. Guri Murg, ky shkëmb kolos, u bë kështjellë e shkuar kështjellës për luftëtarët kryengritës të Salcës, Palçit dhe Brisës.

Nga dokumentat arkivore rezulton se, si rezultat i lëvizjes së drejtuar nga Trenc Toçi, në Mirditë, më 28 prill 1911, u themelue Qeveria e Përteshme e Shqypnisë, e cila mbështetej nga Mirdita në Mitrovicë. Në përllogaritje të bërë për forcat mbështetëse për Qeverinë e Përteshme, në totalin prej 16 500 luftëtarësh, kishin deklaruar mbështetjen e tyre dhe Sulejman ag Batusha, 4000 vetë; Isa Boletini, 2000 vetë; Osman ag Berisha, 1000 vetë; Zeqir Halili i Krasniqes, 1000 vetë; Halil Brahimi, bajraktari i Gashit, 1000 vetë; Prel Tuli, nga Mërturi, 1000 vetë.

Pjesëmarrje masive pati nga Malësia e Gjakovës në Kryengritjen e Përgjithshme, të vitit 1912, të udhëhequr nga patriotët e shquar Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Riza Kryeziu, Idriz Seferi etj. Forcat e Malësisë së Gjakovës u drejtuan nga Halil Brahimi e Sadik Hoxha, Brah Alia e Bajram Sylejmani; Zeqir Halili, Bajram Mani, Qerim Binaku e Ibrahim Hoxha; Elez Hoxha e Miftar Syla etj.

Gjatë përgatitjeve për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, dhe disa muaj më pas, Malësia e Gjakovës luftoi pandërprerë kundër pushtuesve serbo - malazezë. Pas çlirimit nga pushtuesit, në fiset e kësaj krahine u ngrit flamuri kombëtar dhe u zgjodhën përfaqësuesit e tyre që shkuan në Vlorë, në mbështetje të Qeverisë së Ismail Qemal bej Vlorës.

Nga Malësia e Gjakovës, shkuan në Vlorë me Isa Boletinin, më 29 nëntor 1912, Brahim e Azem Hoxhë Dollapi. Më pas shkuan në Vlorë edhe Zeqir Halili, Sali Mani, Bajram Haziri, Kadri Zmajli, Abaz Sadiku, Halil Brahimi, Arif Delia, Sadik Hoxha, Brah Alia, Aga i Mejdanit, Bardhec Hajdari, Bajram Sylejmani, Brahim Bardhi, Azgan Ahmeti, Sejdi Avdyli, Bek Ahmeti, Bek Bashkurti, Maxhun Nimani, Elez Hoxha, Niman Syla, Sherif Mustafa, Hoxhë Pajaziti, Çel Arifi.

Në vlerësim të këtij kontributi ndër shekuj, në kuadër të 100 Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, në disa aktivitete të zhvilluara në muajt nëntor - dhjetor, nën kujdesin e deputetit të Tropojës z. Besnik Dusha, Komuna e Tropojës, me kryetar z. Ram Kortoçi dhe kryetar e sekretar të këshillit zotërinjtë Adem Dushi e Idriz Tahiri, nderuan me titullin Qytetar Nderi disa nga personalitetet më të spikatura të kësaj komune, por dhe të Malësisë së Gjakovës e më gjerë, si: Arif Deli Kortoçi, Shpend Zeqir Haklaj, Rrustem Sylejman Lushaj, Tahir Bek Bajraktari, Zeqir Halil Berisha, Hamdi Isuf Bajraktari, Halit Dul Memia, Ram Muj Hoxha, Tahir Adullah Hoxha, Alush Bali Kurtbalaj, Bajram Ram Sylaj, Rexhep Bel Boshnjaku.

Nder e lavdi përjetë këtyre patriotëve, familjeve të tyre dhe mbarë Malësisë së Gjakovës për kontributin e dhënë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare!


VELI HAKLAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (2)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
U MBAJT AKADEMIA PËRKUJTIMORE PËR GJENERALMAJOR AGIM QELAJFotoreportazh nga XHAFER LECI (07.13.2013)
MBËRRITJA NË BRINDISI-Si sot 23 vjet më parë u larguam nga Shqipëria. Ky shkrim është një rrëfim i thjeshtë i atyre përjetimeve të paharruaraNga ARJAN A. BEJKO (07.13.2013)
SHPËRTHEN LUFTA MES FAHRI BALLIUT DHE KËSHILLTARIT TË RIDVAN BODES - PËRMENDET GËRDECI DHE VIDEOJA E FAHRIUT (07.13.2013)
SOKOL OLLDASHI - 'ZËRIN E POPULLIT' NUK E LEXOJ PREJ KUR KA IKUR FAHRI BALLIU (07.13.2013)
Kujtim, SYRJA VLORA - LARGIMI I PRINC VIDIT DHE GRABITJA E PALLATIT NGA ESAT PASHA (07.13.2013)
'MA MIRË VONË SE KURRË!', THOTË POPULLI!Shumë herë kam pyetë veten se: “Kur do të vijë kjo ditë per Ju, Sali Berisha!”?Nga FRITZ RADOVANI (07.13.2013)
SERBËVE IU DUKEN SHUMË SHQIPTARËT NË LUGINË - KËRKOJNË REGJISTRIM URGJENT TË POPULLSISË NË KOMUNAT E PRESHEVËS, MEDVEGJËS E BUJANOCIT (07.12.2013)
RUSMALI FLET PËR DUSHKUN 2013 TË BERISHËS - PD UA DHUROI 6 MANDATE ALEATËVE , ATA NA NDIHMUAN ME 1 MANDAT NË KUKËS (07.12.2013)
KUJT I SHËRBEN LIGJI PËR AMNISTI?!Opinion nga XHAFER LECI (07.12.2013)
Deutsche Welle - KORRUPSIONI I LARTË DHE PASTRIMI I PARAVE MBAJNË PENG ZHVILLIMIN E BALLKANIT PERËNDIMOR111,6 miliardë dollarë kanë dalë jashtë Evropës Juglindore nga aktivitetet kriminale dhe evasioni fiskal (07.12.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]