E Martë, 05.21.2024, 03:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

NJË KAFE ME PRODUCENTET SUSAN E GRETA

"Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe" (Nënë Tereza)

Nga MIMOZA DAJÇI 


E Premte, 04.08.2011, 03:38pm (GMT+1)

Në kuadrin e pregatitjve për festën e Mother's Day, anëtaret e organizatës "Hope & Peace" ndoqën pak ditë më parë sekuencat e plota filmike të dokumentarit artistik "Women, forgotten faces of war" dedikuar femrave të dhunuara e masakruara nga makineria serbe gjatë luftës në Kosovë.

DVD-ja e këtij filmi i u dërgua si dhuratë e veçantë kësaj organizate nga producentet e filmit Susan Muska e Greta Olafsdottir, i cili do të shfaqet në mbrëmjen speciale që do të mbahet më 7 Maj. Dokumentari është një eksplorues i qartë i pastrimit ethnik në Kosovë, ku nëpërmjet të mbijetuarave njihemi edhe me abuzimet e masakrave serbe ndaj femrës shqiptare. "Historia e tyre është shumë e dhimbshme. Rrëfimet e tyre janë tepër tronditëse e prekin cilindo person që i shikon për herë të parë thonë producentet amerikane". Dikush loton apo nuk ka kurojo ti ndjekë deri në fund këto sekuenca, por mos të harrojmë se ky është realiteti i hidhur i asaj lufte, që na detyron të ndalemi duke kthyer kokën pak mbrapa.

Xhirimet fillojnë në Kampet e Mikpritjes së Refugjatëve në Shqipëri, e vazhdojnë me kthimin e tyre pas lufte në Kosovë. Filmi dokumentar i realizuar me shumë kujdes e profesionalizëm nga producentet Susan e Greta dëshmon fakte e ngjarje tragjike që ka përjetuar popullsia e pambrojtur në Kosovë, veçanerisht vajzat e gratë, të cilat përpos ekzekutimeve në masë që kanë parë të kryhen tek familjarët, burrat e fëmijët e tyre nga kriminelët e Millosheviçit, gjejnë kurajo të flasin mbi abuzimet e masakrat që janë ushtruar padrejtësisht mbi ato. Disa nga të mbijetuarat - protagoniste në këtë dokumentar kanë qenë pjesë e dëshmive në Tribunalin e Hagës. Sot janë nën kujdesin e Organizatave Jo Qeveritare që veprojnë në Kosovë, por që kanë akoma probleme me shëndetin dhe anën social ekonomike.

Megjithëse kanë përjetuar trauma e dhunë të përgjashme, ato karaterizohen nga një guxim e vendosmëri për të përballuar të shkuarën. Dëshmia e tyre në Tribunalin e Hagës thyen çdo tabu, frikë e mentalitet mbytës. Ato me një vullnet të fuqishëm shikojnë përpara të ardhmen edhe për fëmijët e tyre pasi e dinë se e drejta megjiithëse me disfata të mëdha triumfoi. Kosovës i u dha Pavarësia. Populli fitoi lirinë e ëndërruar. E për të gjitha këto, ato u janë mirënjohëse SHBA, Anglisë e të gjithë shteteve demokratike që duan paqen e lirinë në botë.

Si i gjithë populli amerikan duke filluar me Presidentin Bill Clinton e George W. Bush edhe producentet Susan Muska e Greta Olafsdottir fituese të disa Çmimeve, nuk mund të qëndronin indiferente ndaj kësaj ngjarje që tronditi botën. Të dyja së bashku u angazhuan në shumë fluturime për në Kosovë, Shqipëri, SHBA e anasjelltas duke filluar nga viti 1998, 1999, 2000, 2001, ku edhe pas realizimit të këtij dokumentari kanë qenë disa herë atje, e ruajnë raporte të mira me organizatat e grave pas lufte në Kosovë e Shqipëri. Vizita e tyre e fundit në këto vende ishte fundi i vitit 2009.

Nëse do t'i kthehemi punës së tyre krijuese si producente do të shikojmë se për dokumetarin "Women, forgotten faces of war" janë nominuar me Çmimin; "Dokumentari më i Mirë" nga Juria "Astra International Documentary" Festival. Gjithashtu ky dokumentar ka qenë për afro dy vjet pjesë shoqërimi për parandalimn e dhunës e luftës ndaj gruas nëpër botë nga Amnesty International.

Një kafe e një bisedë me producentet amerikane i dha më shumë shanse e perspektivë për të ardhmen Organizatës së Gruas Shqiptaro - Amerikane "Hope & Peace" që tashmë zhvillon veprimtarinë e saj të ngjeshur social - shoqërore në dobi të femrës shqiptare në diasporë.

MIMOZA DAJÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Bullgaria tërheq ambasadorëtDIPLOMATË TË RANGJEVE TË LARTA QË KANË PATUR LIDHJE ME TË KALUARËN KOMUNISTE THËRRITEN NË ATDHE (04.08.2011)
"AMBASADORI DELL KUMTOI LAJMIN E GËZUAR" -SHTYPI GJERMAN PËR PRESIDENTEN E KOSOVËS (04.08.2011)
KURT COBAIN, NJË QIELLOR I ISHTE RIKTHYER PËRFUNDIMISHT QIELLIT, PA MARRË LEJEN E ASKUJT NË TOKË (04.07.2011)
DASMËN MBRETËRORE DO TA SHIKOJNË 2 MILIARDË VETA (04.07.2011)
MADONNA NUK ËSHTË NËN HETIMET NGA FBI (04.06.2011)
PRESIDENTI BARAK OBAMA NË RRUGËN DREJT MANDATIT TË DYTË PRESIDENCIAL (04.05.2011)
KOMPENSIMI I DËMEVE TË LUFTËS (04.04.2011)
MUSTAFA: KOSOVA NË UDHËKRYQ - RRUGËDALJA NJË MARRËVESHJE MES PUSHTETIT DHE OPOZITËS (04.04.2011)
NUMËR REKORD VIZITORËSH NË FESTIVALIN E LULËZIMIT TË QERSHIVE (04.03.2011)
GJASHTË VJET MË PARË NDËRRONTE JETË KAROL VOJTILA, PAPA QË U LUT GJITHNJË PËR KOSOVËN DHE PËR TË ARDHMEN E KOMBIT SHQIPTAR (04.02.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]