E Martë, 05.14.2024, 11:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

E MAJTA E PËRÇARË MUND TË HUMBASË EDHE NË 2013...

Nga KASTRIOT ISLAMI


E Premte, 05.27.2011, 02:02pm (GMT+1)

Jam sot ketu per te marre pjese ne kete seance te Kuvendit, nder te tjera per dy arsye. Njera madhore dhe tjetra dytesore dhe ndoshta per shume vete jashte PS e parendesishme. Ndryshe do te thoja qe arsyeja madhore lidhet me thelbin e ketij vendimi nderkohe qe arsyeja e dyte, thjesht procedurale, ka nje karakter ndoshta me pak te rendesishem ose banal te themi por jo ne kuptimin negativ te kesaj fjale.

1. Bojkoti dyvjeçar deshtoi...

E para, lidhet me bindjen time te thelle per te kundershtuar qendrimet ekstreme dhe radikale qe ka aplikuar PS gjate dy vjeteve, te tilla si bojkoti, bllokimet e rrugeve, protestat me elemente dhune, greva e urise deri tek veprimet e pajustifikueshme dhe provokative para KQZ. Keto qendrime kane qene fillimisht brenda institucioneve dhe forumeve te PS dhe me tej kur jane mbyllur te gjithe hapesirat dhe ka pasur edhe raste kercenimesh ato kane qene publike. Por asnjehere mendimi i ndryshem per keto sjellje nuk eshte kthyer ne qendrim ndryshe duke pritur qe lideri Rama do te reflektonte, ne menyre te vecante me rastin e zgjedhjeve vendore te 8 majit 2011. Pra une dhe koleget e mi kane respektuar disipline partiake ndonese kemi qene te bindur se po ecet e veprohet gabimisht. Koha na dha te drejte, te gjithe keto veprime deshtuan dhe per me teper rezultati zgjedhor tregoi se votuesit nuk e miratojne nje sjellje radikale.

2. Qendrimi antibojkot ne rezonance me ate te faktorit nderkombetar

Ne menyre specifike qendrimi i kane kritik lidhur me marredheniet me parlamentin. Besoj dhe vazhdoj te besoj se bojkoti apo shpikja e "marredhenieve te kushtezuara" me kuvendin ka qene te pajustifikueshme, te gabuara dhe jo efikase per te mos thene e kane demtuar imazhin e PS dhe kane ulur mbeshtetjen e saj elektorale. Fatmiresisht ky qendrim kritik ndaj bojkotit ka rezonuar me qendrimin e te gjithe partnereve nderkombetar duke rezultuar jo i suksesshem e besoj ne te ardhmen do te jete akoma me i pasuksesshem e deri i denueshem; prandaj gjykoj dhe kerkoj reflektim nga Rama qe kjo sjellje te stopohet.

3. Kantrimen, vleresim i balancuar dhe i sakte, mesazh i qarte dhe direkt

Arsyeja madhore apo thelbesore qe jam sot ketu lidhet pikerisht per te demonstruar nje veprim ndryshe ndaj ketij vendim te gabuar qe ne kontekstin aktual eshte eshte jo vetem naiv dhe i pakuptueshem por edhe pa sens. Per me teper vij sot ketu jo vetem nga mesazhi qe dhane shqiptaret ne 8 maj por me kenaqesi te vecante qe ky mendim dhe qendrim rezonon plotesisht me qendrim e zyrtarit me te larte amerikan, zoti Kantrimen per zgjedhjet ne Shqiperi dhe mesazhet e tij per popullin shqiptare dhe politiken shqiptare. Qendrimi zotit Kantrimen eshte jo vetem i qarte e sakte por perben pershkrimin me realist per zgjedhjet ne Shqiperi, per rezultatin zgjedhor dhe deri per problemet qe kane shoqeruar zgjedhjet ne Tirane. Pa modesti mund te them qe rezonoj plotesisht me mendimet e tij mua per zgjedhjet e 8 majit ne Shqiperi dhe per pozicionin qe duhet te mbajne forcat politike; kjo ka qene nje shtyse tjeter e madhe per te mua per te thyer bojkotin, kete veprim te gabuar te PS sidomos pas ketyre zgjedhjeve. Zyrtari i larte amerikan ka qene shume direkt dhe i qarte lidhur me bashkepunimin qe duhet te kene forcat politike bazuar ne nje reflektim te thelle mbi rezultatin e ketyre zgjedhjeve dhe cilesise se ketyre zgjedhjeve perfshire dhe problemet qe kane pasur. Prandaj sot kam marre edhe guximin dhe kam bere sakrificen ndoshta me te madhe ne jeten time duke ardhur sot ne parlament dhe thyer ne ne menyre simbolike nje vendim te gabuar dhe per me teper per te treguar se ka dhe njerez te tjere ne kete vend, me dinjitet e integritet, qe mendojne ndryshe e veprojne ndryshe nga shumica ne PS; besoj dhe shpresoj sinqerisht qe nje dite do te vije ne kete pozicion normal e te matur, konstruktiv e te drejte, e gjithe Partia Socialiste.

4. Rama nuk fton ata qe mendojne ndryshe ne mbledhjet e grupit kuvendor

Arsyeja e dyte apo banale qe duhet thene dhe duhet marre vesh nga publiku, ka te beje me faktin se ka disa mbledhje te grupit parlamentar qe une dhe kolegu im Andis Harasani pa asnje arsye dhe cuditerisht nuk ftohemi ne mbledhjet e grupit dhe askush nuk jep asnje shpjegim. Mund te kishim heshtur duke luajtur naivin dhe duke bere sikur nuk kuptojme dhe sot te vinim ketu duke thene se nuk kemi dijeni per vendimin e grupit per te rifilluar bojkotin sepse nuk kemi qene te ftuar ne mbledhjen e grupit parlamentar. Natyrisht po te isha ftuar ne mbledhjen e grupit parlamentar do te kisha thene ekzaktesisht kete qe po them sot para jush, pra do te isha kunder ketij vendimi megjithese sic me tregojne qe klima ka qene relativisht e renduar dhe e karakterizuar nga nje konkurrence e larte propozimesh sa me radikale deri tek lenia e mandateve qe besoj nuk perben mendim serioz.

5. Forumet e PS jane te paralizuara, PS sillet me shume si nje parti private

Forumet ne PS nuk funksionojne, sekretariati nuk thirret nga Rama qe prej dy vitesh, kryesia mblidhet shume rralle formalisht nderkohe qe Asambleja mblidhet vetem per te degjuar fjalen e kryetarit. Hapesirat e debatit racional jane mbyllur teresisht nderkohe qe klima ndaj mendimeve ndryshe eshte kercenuese.

6. Incident qe te kujton revolucionin kulturor kinez... por jo vetem... edhe kercenues per fjalen e lire e mendimin ndryshe...

Po ju kujtoj vetem nje shembull sa komik aq edhe tragjik per PS, nje incident fare te vogel, te pergatitur me porosi te Rames dhe zbatuar nga dy personazhe, njeri deputet dhe tjetri gazetar qe pergatisin faqen e pare te nje media te shkruar. Nje profesor si une qe ka 20 vjet qe kontribuon sa askush tjeter ne PS (me falni per mungesen e modestise), qe eshte formuar dhe kualifikuar ne perendim dhe ka pasur vazhdimisht projekte per te punuar e jetuar ne France, Gjermani apo kudo ne Evrope, por qe ka preferuar se bashku me familjen e tij dhe femijet te qendroje ne Shqiperi dhe te jape kontributin e tij, shkruan nje artikull qe ka thjesht analize racionale dhe matematike, pa permendur asnje emer dhe pa asnje kritike apo sharje, dhe parashikon nje rezultat per Tiranen ku me teper i terhiqet vemendja PS dhe Rames, duke i kujtuar te kete kujdes nga percarja e se majtes e cila mund te jete, dhe keshtu doli, arsyeja qe ne Tirane nga 9 me 2 minibashki per PS ne 2007 do te perfundohet ne 7 me 4 minibashki ne favor te PD ne 2011. Dhe a dini cili ishte incidenti? Nje grup i vogel i instruktuar ne menyre mediokre dhe me orientim direkt nga Rama dhe me nje stil te gardisteve te te revolucionit kulturor kinez, vjen poshte shtepise, i bie ziles dhe kerkon te zbres poshte dhe t'i shpjegoj artikullin. Dikush pas dy ditesh doli ne televizor, nje "kapter stalinist", duke me kercenuar "me denim per perjashtim nga PS per parashikim te gabuar", edhe vete shoku Mao do ta kishte pasur zili kete skenar. Pra, sa dramatike aq edhe qesharake e gjithe kjo ngjarje tregonte panik nje jave para zgjedhjeve.

7. Ne PS klima eshte mbytese dhe kercenuese per mendimin ndryshe...

Me shqetesues eshte fakti qe tregon sesa larg ka shkuar Rama dhe nje pjese radikale rreth tij ne krijim e pengesave e kercenimeve per te shprehur lirisht opinionet dhe mendimet ne nje parti qe modestisht u reformua nga partia e punes, partia me e rrenuar e sistemit komunist me te deshtuar ne Evrope ne 1991. Nje reformim i veshtire dhe plot sakrifica, gati i pamundur ne ate kohe, qe u krye nga nje grup intelektualesh, si nga me te moderuarit qe vinin nga partia komuniste qofte nga ata qe nuk kishin lidhje me PP por ishin te formuar ne perendim si dhe nga nje grup te rinjsh me shume energji qe kishin prirje per te besuar majtas e transformuar ne nje parti socialdemokrate perendimore partine e vjeter te punes.

PS e modernizuan profesoret dhe te rinjte kurse sot po e shkaterrojne radikalet

Kjo parti per 5 vjet jo vetem u transformua duke u bere anetare te Internacionales Socialiste, jo vetem arriti te vinte ne pushtet 5 vjet nga fillimi i reformimit te saj, por gjate tete viteve ne pushtet ne saje te ketyre figurave kjo parti ndermori reforma te medha, te paimagjinueshme ne 1991 per ish-partine Komuniste nga e cila kjo kishte lindur. Kjo parti do kryente reforma kolosale per ta sjelle Shqiperine afer NATO-s; 8 cikle te NATO-s jane kryer nen drejtimin e qeverisjeve socialiste dhe te majta. Kreu reforma te veshtira duke e marre vendin nga humnera e 1997 dhe bere gati per ta futur ne BE. Dha nje kontribut te vyer per luften ne Kosove dhe pavaresine e Kosoves. Transformoi ekonomine dhe perfundimisht e futi ne shinat e nje ekonomie tregu dhe nje stabiliteti makroekonomik e rritje te qendrueshme. Ishte pikerisht kjo parti me gjithe liberalizmin e saj dhe frymen e perfshirjes qe mbeshteti nje kandidat per bashkine e Tiranes sic ishte Edi Rama, qe nuk kishte asnje lidhje me PS.

9. Rama me ardhjen ne PS, me nje strategji makiavelike ka larguar te gjithe vlerat ne PS dhe ka prishur sistemin e karrieres

Ishte kjo fryme liberale dhe demokraci e brendshme qe i dha mundesi zotit Rama te vinte nga jashte dhe te vendosej ne krye te PS. Dhe sot, 6 vjet pasi Rama ka ardhur ne krye te PS, pikerisht keta njerez qe e kane transformuar kete parti dhe krijuan mundesine qe Rama te vije ne krye te PS, jo vetem nuk i lejohen te thone mendimin e tyre, por kercenohen deri ne perjashtim nga partia. Pra a kuptoni se cfare transformimi negativ ka ndodhur ne PS? Ne PS nuk eshte prezent dhe konsiderohet tradhtar ish-kryetari i saj dhe ish-kryeministri Fatos Nano. Ne PS nuk eshte me ish-kryeministri dhe kryetari i FRESSH, Ilir Meta dhe konsiderohet tradhtar e i thuhet "qofte largu" duke i kujtuar vdekjen politike kur dihet shume mire qe e majat e percare do te shkoje nga humbja ne humbje. Nuk eshte me ish-presidenti i Republikes dhe nuk konsiderohet si nje vlere Rexhep Mejdani. Kercenohet per perjashtim dhe tirren me muhabete lagjesh nga Rama te tilla si "hurdha e partise" apo "ka shkuar te Saliu" per ish Kryetarin e Kuvendit te pare pluralist Kastriot Islami. Perjashtohet nga lista e kandidateve per deputete ish Kryeministri Ylli Bufi. Eleminohet kryetari legjendar i PS se Tiranes Musa Ulqini, e tjere e tjere pa fund. Po permend vetem keto figura per mos permendur nje numer mjaft te madh qofte ministrash, qofte personalitetesh te PS ne nivel qendror lokal, te qeverisjes vendore dhe te partise qe ndjehen te perzene nga PS qe kur ka ardhur ne PS Rama. Per te mos permendur ngjarjen e dale ne shtyp per Gramoz Rucin qe nuk e besoj dhe nuk do besoja kurre.

10. PS duhet te reflektoje thelle pas rezultatit zgjedhor ne shkalle kombetare dhe atij per Tiranen

PS ka nevoje ne kete moment pas zgjedhor dhe pas dy vitesh veprimesh radikale te reflektoje thelle dhe keto qe them une nuk jane ne funksion as per te mbeshtetur Sali Berishen dhe as per te kritikuar Edi Ramen. Une nuk kam ardhur ketu ne parlament per te mbeshtetur Sali Berishen dhe as kunder Edi Rames por per t'i dhene nje mesazh te gjithe socialisteve, per te reflektuar thelle sepse PS eshte ne rruge te gabuar dhe nese nuk reflekton me siguri ne 2013 do te humbase perseri. Por edhe per t'ju kujtuar se kjo qe po u them u tha mbreme per tu degjuar nga te gjithe shqiptaret nga zyrtari me i larte Amerikan qe merret me Shqiperine dhe qe ka dy vjet qe shqetesohet me sjelljen e PS. Kerkohet nje reflektim i thelle per te ndryshuar kursin e PS, per te ndryshuar deformimin qe ajo ka pesuar gjate ketyre dy viteve. Per ta kthyer PS ne nje force alternative te shpreses dhe per me teper per te menduar per nje bashkim te se majtes.

11. Leksioni me i qarte nga 2011:

E majta e percare mund te humbase edhe ne 2013

Leksioni me i rendesishem dhe me i qarte i ketyre zgjedhjeve eshte qe e majta e percare nuk fiton. Dhe kjo ka qene motoja e gjithe analizave te mia 2-vjecare per te cilat une mund te jem konsideruar dhe tradhtar duke thene pse flet per LSI. Nuk kam folur per LSI, nuk kam folur as per PD, nuk kam folur as kunder PS apo Edi Rames, por kam folur per te majten e bashkuar sepse kam bindjen e thelle se vetem e majta e bashkuar fiton. Kam thene qe e majta e percare nuk i fiton zgjedhjet. Eshte vertetuar ne 2005, 2009, u vertetua me saktesi matematike ne 2011. Eshte vertetuar dhe ne 2007 pozitivisht se si nje e majte e bashkuar mund te jete e suksesshme.

12. Perfundimisht Rama nuk e bashkon dot te majten...

Por perfundimisht jam i bindur se Rama nuk e bashkon te majten dhe nese nuk ndergjegjesohen te tjeret PS ne kete rruge dhe me Ramen percares te se majtes humbet edhe ne 2013. Pra ky eshte mesazhi im, kjo eshte arsyeja ime qe po vij ne parlament me sakrificen perkatese sepse asnjehere ne jeten nuk i kam thyer rregullat dhe kam respektuar disiplinen por natyrisht nuk mund te duroj as kercenimet dhe klimen qe me pengon te them ate qe mendoj. Do te ishte turp po veproja ndryshe dhe eshte turp per Ramen qe ka transformuar PS deri ne kete gjendje.

* Fjala e mbajtur dje ne Kuvend

(http://www.panorama.com.al)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AKTAKUZA QË RIDËNOI PJETËR ARBNORIN, MANDELËN E EVROPËS (05.26.2011)
MAJLINDA MBETET E KOSOVËS (05.25.2011)
50 VJETORI I FJALIMIT TË PRESIDENTIT KENEDI PËR HAPËSIRËN (05.25.2011)
OBAMA E MICHELLE TAKOHEN ME WILLIAM E CATHERINE (05.24.2011)
MAFIA, "BREND" EKSPORTUES I SERBISË (05.24.2011)
ISH PJESËTARË TË UÇK VAZHDOJNË GREVËN E URISË (05.24.2011)
DËME MË TË MËDHA NGA SHIU NË SHKABAJ, HAJVALI DHE NË KODRËN E TRIMAVE (05.23.2011)
TURNEU I OBAMËS: RIAFIRMIM I ALEANCËS ME EVROPËN (05.23.2011)
OBAMA NË EVROPË - NË KËRKIM TË ALEATËVE STRATEGJIKË (05.22.2011)
PROMOVIMI I LIBRIT "AGIMI I LIRISË" NGA IBRAHIM KADRIU KUSHTUAR HEROIT TË KOMBIT AGIM RAMADANI - KATANAORGANIZUAR NË BERNË NGA BASHKIMI I INTELEKTUALËVE SHQIPTARË TË ZVICRËS MË 13 MAJ 2011 (05.22.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]