E Hënë, 05.13.2024, 09:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
A PO BOJKOTOHEN PRODHIMET SERBE?
E Martë, 08.02.2011, 12:06pm (GMT+1)

Produkte të Serbisë

02.08.2011

Ariana Kasapolli - Selani

Ndonëse është bërë thirrje nga disa qytetarë, që të bojkotohet blerja e prodhimeve serbe që ende gjenden në tregun kosovar, konsumatorët po vazhdojnë t'i blejnë ato. Pronarë të shitoreve, thonë se konsumatorët po i kërkojnë produktet serbe, edhe pse sipas tyre, tashmë ka filluar të shpenzohen sasitë rezervë.

Në tregun kosovar, ende po vazhdojnë të shiten produktet serbe, ndonëse disa qytetarë tashmë kanë bërë thirrje që këto produkte të bojkotohen.

Në shitoren "Linda" në Prishtinë, pronarja Majlinda Berisha, thotë se nuk po ndjehet mungesa e produkteve që janë importuar nga shteti serb, për shkak se ende ka sasi rezervë.

Por sipas saj, ka edhe konsumatorë, që tashmë kanë filluar ti zëvendësojnë këto produkte me prodhime vendore.

"Një herë për një herë i kemi produktet e Serbisë në treg, për shkak se kemi pasur sasi rezervë. Konsumatorët nuk po i bojkotojnë, po i blejnë. Kemi pasur një rast, kur një e re ka pyetur për "˜keks sempre' në vend të "˜plazma keksit', edhe pse atë produkt e kemi pasur në treg", thotë Berisha.

Ndërkaq, Adelina Jonuzi, thotë se në shitoren ku ajo punon, nuk është e shprehur kërkesa për produkte serbe, edhe pse ka të tillë që po i kërkojnë ato.

"Janë disa produkte që po kërkohen si "˜plazma keksi' dhe "˜koka kola', por të tjerat jo. Shumicën po i refuzojnë. Nuk mund të them se është e shprehur kërkesa", sqaron ajo.

Edhe Naim Miftari, thotë se në shitoren ushqimore ku ai punon, shumica e konsumatorëve po i bojkotojnë prodhimet serbe, edhe pse të tillat po gjinden ende ne tregun kosovar.

"Nuk po i kërkojnë, po i bojkotojnë. Gjitha produktet po zëvendësohen me prodhime vendore. Gjitha produktet janë duke u zëvendësuar", tregon Miftari.

Ndërkaq, Selman Kastrati, pronar i shitores "Dioni", thotë se konsumatorët ende po i kërkojnë produktet që janë mësuar t'i konsumojnë.

"Nuk po i bojkotojnë. Mendoj se ende nuk janë vetëdijesuar qytetarët. Ka produkte që i kërkojnë, si për shembull plazma keksin", bën të ditur ai.

Sidoqoftë, në shitoren "Niki", pronari i saj, thotë se shumë produkte serbe që kanë qenë në tregun kosovar, tashmë kanë filluar të humbin.

E pronari Latif Muharremi, thotë se pikërisht ato produkte i kërkojnë konsumatorët.

"Deri tash nuk po i bojkotojnë. Mendoj se është ende herët. Ne jemi market (shitore) më e vogël dhe kemi sasi më të vogla të produkteve, dhe po shihet që tash që ka mungesë. Sa i përket konsumatorëve, veç kanë filluar t'i kërkojnë disa prodhime që tashmë si kemi, si "˜koca kollën', "˜shfepsin', "˜fantën', e që ne i kemi marrë nga Serbia edhe pse nuk janë prodhim serb".

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JAHJAGA E THAÇI PËRGËZOJNË NJËSINË SPECIALE (08.01.2011)
PRESIDENTI OBAMA NJOFTON ARRITJEN E MARRËVESHJES PËR DEFICITIN DHE BORXHINObama: Nuk kemi mbaruar ende! (08.01.2011)
ELIZA I KUNDËRPËRGJIGJET "PATRIOTIZMIT" TË BLEONËS: "UNË SË SHPEJTI NË KOSOVË"ELIZA DUSHKU SHUMË MË PATRIOTE SE BLEONA QERRETINga BEQIR SINA, New York (07.30.2011)
WATERGATE, NUK ËSHTË MË SEKRETE DËSHMIA E NIKSONIT (07.30.2011)
MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME E KOSOVËS: LEJLA SELACI REZULTON E VRARË (07.29.2011)
ÇFARË FSHIHET BRENDA THEMELEVE TË PIRAMIDËS?Nga HYQMET ZANE (07.29.2011)
ASNJË MALL SERB NUK PO HYN NË KOSOVË (07.28.2011)
JAMES HOOPER: DIALOGU MBASE KA VDEKUR (07.28.2011)
BUJAR KALOSHI NDEROHET ME TITULLIN "DËSHMORI I ATDHEUT" (07.28.2011)
EMI UAJNHAUS, E GJASHTA E KLUBIT TRAGJIK 27 (07.27.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]