E Mërkurë, 05.08.2024, 08:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KFOR BËN MARRËVESHJE ME SERBËT, QEVERIA S'E PRANON
E Enjte, 08.04.2011, 08:31am (GMT+1)

Foto e datës 2 gusht 2011

03.08.2011

Radio Evropa e Lirë

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Byler, kryengeociatori i Serbisë, Borisllav Stefanoviq, dhe ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq, në orët e mbrëmjes, kanë shkëmbyer për herë të dytë pikëpamjet mbi situatën në veri të Kosovës dhe kanë diskutuar për mënyrën e zgjidhjes së problemeve atje.

Sipas komunikatës për media të lëshuar nga KFOR-i, ata kanë hartuar një marrëveshje, sipas së cilës parashihet:

***Në portën 1 (vendkalimi kufitar në Jarinë) dhe portën 31 (vendkalimi kufitar në Bërnjak) sistemi i tanishëm i kontrollit do të vazhdojë i pandryshuar deri në mes të muajit shtator, 2011. Nëse është e nevojshme, kjo kornizë kohore mund të zgjatet. KFOR-i mban komandën dhe kontrollin në kalimet kufitare.

***Veturat, kamionët me peshë deri në 3.5 tonë dhe kamionët që transportojnë ndihma humanitare, përfshirë edhe ushqimin, mund të kalojnë pas kontrollimit të identitetit dhe kontrollit për armë.

***Bllokadat rrugore do të hiqen dhe liria e lëvizjes do të rivendoset.

Por, Qeveria e Kosovës, draft-marrëveshjen në fjalë e ka vlerësuar të papranueshme.

Përmes komunikatës për media, ekzekutivi ka njoftuar opinionin publik se, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, "kjo draft-marrëveshje është e papranueshme për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe e parealizueshme në territorin e Republikës së Kosovës".

"Qeveria e Kosovës do të respektojë në përpikmëri masat e reciprocitetit me Serbinë", thuhet në komunikatë.

Ekzekutivi i vendit ka mirëpritur përpjekjet e KFOR-it për zhbllokimin e rrugëve dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, detyra këto që, siç thuhet, janë në përputhje me mandatin që e ka KFOR-i.

"Për Kosovën nuk do të ketë kthim prapa në gjendjen e para 25 korrikut", thekson Qeveria e Kosovës në komunikatën drejtuar mediave. (v.t.)

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FILMI ARTISTIK FRANCEZ "CAPTIFS" PORTRETIZON NJË SHEKULL TERROR QË KANË BËRË SERBËT NË KOSOVËPër realizimin e filmit Beogradi fajëson Kushnerin (08.03.2011)
ATIFETE JAHJAGA: "EULEX TË ZBATOJË RENDIN DHE LIGJIN"Jahjaga: Vetëm sundimi i rendit dhe i ligjit dhe zbatimi i plotë i kushtetutshmërisë dhe i ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, a (08.02.2011)
ELIOT ENGEL: I DREJTË VENDIMI I KRYEMINISTRIT THAÇI PËR TË MARRË NË KONTROLL DY PIKAT DOGANORE (08.02.2011)
A PO BOJKOTOHEN PRODHIMET SERBE? (08.02.2011)
JAHJAGA E THAÇI PËRGËZOJNË NJËSINË SPECIALE (08.01.2011)
PRESIDENTI OBAMA NJOFTON ARRITJEN E MARRËVESHJES PËR DEFICITIN DHE BORXHINObama: Nuk kemi mbaruar ende! (08.01.2011)
ELIZA I KUNDËRPËRGJIGJET "PATRIOTIZMIT" TË BLEONËS: "UNË SË SHPEJTI NË KOSOVË"ELIZA DUSHKU SHUMË MË PATRIOTE SE BLEONA QERRETINga BEQIR SINA, New York (07.30.2011)
WATERGATE, NUK ËSHTË MË SEKRETE DËSHMIA E NIKSONIT (07.30.2011)
MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME E KOSOVËS: LEJLA SELACI REZULTON E VRARË (07.29.2011)
ÇFARË FSHIHET BRENDA THEMELEVE TË PIRAMIDËS?Nga HYQMET ZANE (07.29.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]