E Hënë, 04.29.2024, 12:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
HAVEL, NJERIU QË RRËZOI KOMUNIZMIN NË ÇEKOSLLOVAKI
E Hënë, 12.19.2011, 10:45pm (GMT+1)

E hënë, 19 Dhjetor 2011

Zëri i Amerikës

Mijra çekë i bënë sot homazhe ish presidentit Vaclav Havel, i cili vdiq dje në gjumë në moshën 75-vjeçare. Havel ishte presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vendin e tij. Në vijim një portret i njeriut që rrëzoi komunizmin në Çekosllovaki.

Vaclav Havel udhëhoqi tranzicionin e Çekosllovakisë drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut të lirë si dhe ndarjen paqësore të vendit në Republikën Çeke dhe Sllovaki në vitin 1993.

Zoti Havel, u largua nga posti në vitin 2003, 10 years pas ndarjes së Çekosllovakisë dhe vetëm pak muaj pasi dy vendet e reja u anëtarësuan në Bashkimin Evropian.

Atij i njihet merita se hodhi bazat për pranimin e Republikës Çeke në bllokun e 27-shes. Zoti Havel ishte president kur vendi i tij u pranua në NATO në vitin 1999.

Vaclav Havel njihej si njeri i drojtur dhe studioz. Ai u bë simbol i fuqisë popullore që përmbys pa dhunë sistemin totalitar.

"E vërteta dhe dashuria duhet të triumfojë mbi gënjeshtrat dhe urrejtjen," ishte shprehja e tij e njohur. Kjo u bë edhe motoja me të cilën ai jetonte.

Zoti Havel ishte emëruar disa herë për Çmimin Nobel dhe gëzonte respekt në të gjithë botën për përpjekjet e tij si ambasador i ndërgjegjes, që mbronte të shtypurit në cilindo vend qofshin.

Ai u bë fillimisht i famshëm pas pushtimit të Çekosllovakisë nga Bashkimi Sovjetik më 1968, ndërhyrje që u dha fund reformave të ashtuquajtura Pranvera e Pragës, të drejtuara nga Alexander Dubcek dhe komunistë të tjerë liberalë.

Dramat e tij u ndaluan pasi radikalët e vendosur në pushtet nga Moska nuhatnin çdo shenjë rebelimi. Por ai vazhdoi të shkruajë, duke nxjerrë një seri esesh që shpërndaheshin fshehurazi, të cilat, së bashku me punimet e disidentit sovjetik, Andrei Sakharov, u bënë analizat më elokuente të asaj që komunizmi i shkaktoi shoqërisë dhe individit.

I lindur në Pragë më 5 tetor 1936, si bir i një familjeje të pasur që humbi pronat për shkakl të shtetëzimeve komuniste në vitin 1948, Havelit iu mohua shkollimi normal dhe ai u detyrua të ndjekë shkollat e mbrëmjes dhe të filloi të punojë në teatër si ndihmës skene.

Aktiviteti i tij politik filloi në janar 1977 kur ai u bë bashkautor i manifestit për të drejtat e njeriut, të quajtur Karta 77, çka zgjoi mjaft vemendje në Perëndim.

Havel u arrestua shumë herë dhe kaloi katër vjet në burgjet komuniste. Letrat e tij nga burgu drejtuar të shoqes u bënë një nga veprat e tij më të njohura.

Ngjarjet e gushtit 1988 20-vjetori i pushtimit të Çekosllovakisë nga Pakti i Varshavës, treguan për herë të parë se Haveli dhe miqtë e tij mund të zëvendësonin një ditë aparatçikët pa emër të regjimit që i kishin burgosur ata.

Mijra njerëz, kryesisht të rinj, marshuan nëpër qendrën e Pragës, duke thirrur emrin e Havelit dhe atë të Masarikut, Presidentit të parë të Çekosllovakisë, pas themelimit të saj në vitin 1918.

Arrestimi i Havelit në janar 1989 gjatë një tjetër proteste në rrugë si dhe gjyqi i tij shkaktuan zemërim brenda dhe jashtë vendit.

Trysnia ishte aq e madhe saqë komunistët u detyruan ta lirojnë atë përsëri në muajin.

Në vjeshtë të atij viti komunizmi filloi të shembej kudo në Evropën Lindore dhe në nëntor Muri i Berlinit ra.

Tetë ditë më vonë, policia komuniste shpërndau me dhunë një demonstratë të mijra studentëve në Pragë. Ky ishte sinjali që priste Haveli dhe vendi i tij. Brenda 48 orësh, u themelua një lëvizje e re opozitare dhe një ditë më vonë, qindra mijra njerëz dolën në rrugë. Pas tre javësh, sistemi komunist u thye. Ndërkohë që ushtria sovjetike largohej, në Çekosllovaki arrinte Mick Jagger dhe grupi Rolling Stones.

Më 29 dhjetor 1989, Havel u zgjodh president nga parlamenti ende komunist i vendit.

Por jeta pas revolucionit ishte plot vështirësi. Në korrik 1Shtetet e Bashkuara 1992, kur u bë e qartë se Federate Çekosllovake po shkonte drejt ndarjes, zoti havel e pa këtë si një dështim personal dhe dha dorëheqjen si president.

Por ai mbeti një figurë popullore dhe u zgjodh president i Republikës së re Çeke.

Ai ishte i pakët në shtat por prania dhe mençuria e tij mbushnin një sallë të tërë.

Në dhjetor 1996, vetëm 11 muaj pasi gruaja e tij e parë Olga Havlova, vdiq nga kanceri, atij i hoqën me operacion një tretën e mushkërisë së djathtë pas dyshimeve për tumor.

Ai hoqi dorë nga duhani dhe u martua me aktoren Dagmar Veskrnova, 20 vjet më e re se ai.

Duke mbajtur një post me shumë prestigj por me pak pushtet, imazhi i Havelit pati një rënie në vitet e mëpasme ndërkohë që njerëzit zbulonin vështirësitë e transformimit të shoqërisë së tyre në epokën pas komuniste.

Përpjekjet e tij për të pajtuar politikanët rivalë u konsideruan nga shumë analistë si ndërhyrje jokushtetuese dhe thirrjet e tij që udhëheqësit politikë të ndërtonin një shoqëri civile bazuar mbi respektin, tolerancën dhe përgjegjësitë individuale nuk morën përgjigje.

Kritika e medias për të, dikur e paimagjinueshme, filloi të bëhej e pandërprerë. Disa gazetya nga më seriozet vunë në pikëyetje vizionet e tij politike, tabloided nisën të merren shumë me jetën e tij private dhe me gruan e tij të dytë.

Në fillim të vitit 2008, Havel iu kthye dashurisë së tij të parë, teatrit. Ai botoi një dramë të re me titull "Largimi", ku përshkruhen përpjekjet e një udhëheqësi që është gati të largohet nga politika. Një vepër e cila u prit mjaft mirë por edhe me kritika.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HAVEL KISHTE SHKRUAR MESAZH PËR TË BURGOSURIT POLITIKË PARA VDEKJES (12.19.2011)
FALËNDEROJNË BURRËSHTETASIN (12.19.2011)
RADIO EVROPA E LIRË NË PËRKUJTIM TË HAVELIT (12.19.2011)
ÇEKËT NDEROJNË HAVELIN ME LULE E QIRINJ (12.19.2011)
Obama shpreh ngushllime për vdekjen e Havelit"HAVEL KA FRYMËZUAR BREZAT PËR TË ARRITUR VETËVENDOSJE DHE DINJITET NË TË GJITHA PJESËT E BOTËS" (12.19.2011)
NGUSHLLIME PËR VDEKJEN E HAVELIT NGA MBARË EVROPA (12.19.2011)
DALJA E FUNDIT E VACLAV HAVELIT NË PUBLIK: TAKIMI ME DALAI LAMËN MË 10 DHJETORHaveli e priti liderin shpirtëror tibetian duke i uruar mirëseardhjen në "vendin që të do, por ku politikanët ta kanë frikën"< (12.18.2011)
BURIM RAMADANI: CARLA DEL PONTE E BËRI KRYEMINISTËR THAÇIN (12.18.2011)
MAJLINDA KELMENDI, FËMIJA I PËLQYER I KOSOVËS (12.17.2011)
A ËSHTË ZBULUAR "GRIMCA E ZOTIT"? (12.16.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]