E Shtunë, 04.27.2024, 01:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ÇMIMI DHE LEXUESHMËRIA
E Shtunë, 03.03.2012, 08:28am (GMT+1)


Çmimet e librave në Kosovë, sipas disa qytetarëve janë të larta, arsye kjo që ata i shtynë ata të mos lexojnë aq sa duhet.

Fatbardha Ajvazi, qytetare nga Prishtina, thotë se i pëlqen të lexojë, por nuk ka mundësi t'i blejë librat, prandaj shpesh i huazon.

"Mendoj se janë shumë shtrenjtë. Shpeshherë i huazoj, se janë shumë shtrenjtë".

Ndërkaq Albana, studente e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës, mendon se librat në përgjithësi janë shumë të kushtueshëm.

"Shumë shtrenjtë. Lexoj libra shumë, sepse jam studente e gjuhës shqipe, por janë shumë shtrenjtë. Kam mundësi që t'i blej disa prej tyre, por jo aq sa kam dëshirë të lexoj".

E Albiona nga Skenderaj, thotë se i pëlqen shumë të lexojë, kryesisht romane, por për shkaqe financiare nuk ka mundësi ta përcjellë trendin e librave.

"Unë nuk jam studente. Lexoj romane, dhe mendoj se janë shumë shtrenjtë për standardin tonë. Kisha pasur dëshirë me ble shumë libra edhe pse kam në shtëpi, por çdo ditë botohet diçka e re, dhe nuk kam mundësi ta përcjell trendin, se çmimi i tyre është shumë i lartë".

Sabahete Qavderbasha, nga libraria "Dukagjini", e cila gjendet në qendër të Prishtinës, thotë se çmimet sillen nga 1 deri në qindra euro për një libër.

"Çmimi i librit për standardin tonë është i shtrenjtë, mirëpo duke e marrë parasysh literaturën e fëmijëve, ajo shitet edhe përkundër çmimit të lartë. E shoh që fëmijët kanë njohuri shumë të madhe, ndoshta edhe interneti ka ndikuar, por edhe libri", shprehet Qavderbasha.

Po në disa librari tjera të frekuentuara, shitësit thonë se librat shiten shumë pak.

Sipas tyre, për shkak të çmimit të lartë, shpeshherë librat fotokopjohen.

Derisa Valon Qarkagjia, nga Studio N e fotokopjimit, pohon se kërkesat për të fotokopjuar libra janë mjaft të mëdha.

"Ka kërkesa të fotokopjohen librat, kryesisht nga studentët. Kur e kanë kohën e provimeve zakonisht i fotokopjojnë. Shumë lloje të librave fotokopjohen", thekson ai.

E nga pamundësia për t'i blerë librat, shumë të rinj anëtarësohen në bibliotekë dhe huazojnë libra për lexim. Njëra nga to është edhe Vjollca Peja.

"Si studente, librat i huazoj në bibliotekë. Jam anëtarësuar në bibliotekë dhe anëtarësimi është 5 euro në vit, dhe aty marr libra dhe lexoj, se përndryshe nuk kam mundësi t'i blej se janë shumë shtrenjtë", thotë ajo.

Edhe Vlora Krasniqi, është një nga studentet që është e anëtarësuar në bibliotekë.

"Unë zakonisht shkoj në bibliotekë për të lexuar libra, mundem edhe t'i marr, por zakonisht i lexoj brenda. Jam e anëtarësuar qe disa vjet. Kjo prej pamundësisë për t'i blerë".

Në tregun e literaturës, një ndikim të padiskutueshëm ka luajtur edhe Interneti, nga i cili, libra të shumtë mund të shkarkohen dhe lexohen përmes ekranit. (rel)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VERIU I KOSOVËS ËSHTË NËN KONTROLLIN E MAFIES SË SERBISË (03.02.2012)
SI TA KUPTOJMË TË SOTMEN, SI TA LEXOJMË TË ARDHMEN?!Nga Dr. PËRPARIM KABO (03.02.2012)
ZË I FUQISHËM PËR TË DREJTAT E SHQIPTARËVE NË MAL TË ZINga GJEKË GJONAJ (03.02.2012)
PATRIOTËT TALLAVA DHE UDHA E KOMBIT(fragment nga libri "Udha e Kombit (pro dhe kundër)"Nga REXHEP SHAHU (03.02.2012)
NË MAQEDONI SITUATA TRAGJIKE PËRSHKALLËZOHET NË TENSIONE NDËRETNIKE (03.02.2012)
NË GOSTIVAR PROTESTUAN 5 MIJË VETË KUNDËR VRASJES SË DY SHQIPTARËVE (03.02.2012)
NË 20 VJETORIN E REFERENDUMIT KUVENDI I KËSHILLTARËVE SHQIPTARË TË LUGINËS SË PRESHEVËS DEL ME PLATFORMË POLITIKE (03.02.2012)
RONA NISHLIU REGJISTRON KËNGËN "SUUS" NË HOLLIVUD (03.01.2012)
TË ENJTEN PROTESTË NË GOSTIVAR PËR VRASJEN E DY TË RINJVE SHQIPTARË (02.29.2012)
AGIM TIRANA E KA DJEGUR GJERGJ NDRECËN NË HETUESI ME CIGARE NË FYTYRËNga AGRON SHIJAKU (02.29.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]