E Martë, 03.19.2024, 06:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Lufta Gjeorgji-Rusi: Realiteti i ri, raportet e vjetra

Nga Robert Coalson


E Premte, 08.14.2009, 01:53pm (GMT+1)

 

Një vit pas luftës Gjeorgji Rusi, pak gjë ka ndryshuar në pozicionet e dy palëve....


Një vit pas konfliktit ushtarak ndërmjet Gjeorgjisë dhe Rusisë, që la forcat ruse si okupuese në rajonet e Osetisë Jugore dhe në Abkhazi, tensionet sërish janë në rritje.

Zyrtarët gjeorgjianë, siç është deputeti David Darkiashvili, që kryeson Komitetin për Integrime Evropiane, vazhdojnë të mbështesin shpresat te aftësia e bashkësisë ndërkombëtare për të zgjidhur situatën.

"Bashkësia ndërkombëtare dhe ligji ndërkombëtar janë në anën e Gjeorgjisë. Nuk bën të dëshpërohemi nga provokimet e fundit të palës okupuese ruse. Bashkësia ndërkombëtare gjithnjë do të jetë e aftë për të përballuar aksionet e një shteti agresiv, iracional pavarësisht nga madhësia e tij", thotë Darkiashvili.

Por, dilema mbetet e hapur, sepse sanksionet e Bashkësisë Evropiane dhe NATO-s ndaj Rusisë pas luftës ishin afatshkurtra.

Daniel Korski, ekspert në Këshillin e Evropës për Marrëdhënie me Jashtë, thotë se lufta e gushtit nuk i ka ndryshuar shumë gjërat.

"Një vit pas, ne nuk shohim ndonjë ndryshim fundamental, së paku jo ashtu siç kishin supozuar disa", thotë Korski.

Ai pohon se lufta e vitit të kaluar dëshmoi gatishmërinë e Moskës për të shfrytëzuar forcën kur e konisderon të nevojshme, por edhe shkurtëpamësinë e kësaj politike.

Eduard Lukas, autor i librit "Lufta e re e ftohtë", pajtohet se nëse Kremlini ka synuar të dërgojë sinjal në qendrat botërore për rëndësinë e territoreve që i konsideron "fqinjësi e afërt", atëherë ka bërë llogari të gabuar.

"Rusia tash ka filluar ta kuptojë se të kesh mosbesimin dhe frikën e fqinjëve, është disavantazh në realizimin e synimeve përfundimtare", thotë Lukas.

Ai thotë se lufta e vitit të kaluar ka bërë që fqinjët e Rusisë të fillojnë të kuptojnë se nuk bën të lejojnë varshmëri energjetike nga Rusia.

Daniel Korski pohon se pikërisht ndihma për vendet e Evropës Lindore dhe të Kaukazit për t'u liruar nga varshmëria energjetike, është çështje që duhet çuar përpara.

"Çështja është se si të ndihmohet një numër i vogël vendesh që janë të varura nga dominimi energjetik i Rusisë. Kjo është një sfidë për politikëbërësit evropianë", thotë Korski.

Sa i përket rolit të Shteteve të Bashkuara, disa thonë se lufta ka treguar se Gjeorgjia nuk është në kreun e listës së prioriteteve të Uashingtonit, pavarësisht faktit që Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë pohimet e Rusisë për një lloj sfere speciale të interesit në ish-hapësirën sovjetike.

Zyrtarë amerikanë thonë se "përmirësimi" i marrëdhënieve me Moskën nuk do të shkojë në dëm të vendeve fqinje të Rusisë, siç është Gjeorgjia ose Ukraina. Përkundrazi, ata thonë se Tbilisi dhe Kievi do të përfitojnë nga ky zhvillim eventual.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Çeçeni: Vriten aktivistë për të drejtat e njeriut (08.12.2009)
Botohet për herë të parë i plotë libri "Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman" (08.11.2009)
Kruma, qyteti i vogël me investime të mëdhaNga Riza Hoxha (08.11.2009)
Shtatorja e Leninit vret njeriun (08.11.2009)
Këshilli i Evropës: rëndësi e dorës së parë për bashkimin e Evropës (08.11.2009)
Si u përvetësuan kishat ortodokse shqiptare nga ortodoksizmi në Maqedoni (08.10.2009)
Xhuda: Veriu - pak gjasa të kthehet nën qeverisjen e Kosovës (08.10.2009)
Marrëdhënie të rrezikshmeNga Franco Venturini (08.10.2009)
Kosova "shtet i papërfunduar" (08.10.2009)
Krimi i rëndë ndodhi gjatë një operacioni për arrestimin e të shumëkërkuarit Dritan Dajti (08.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]