E Martë, 03.19.2024, 04:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Wall Street Journal: Putini godet Radion Evropa e Lirë
E Shtunë, 08.15.2009, 12:56pm (GMT+1)

Para 10 vjetësh, Duma e atëhershme e Rusisë e pati konfirmuar emërimin e Vlladimir Putinit në postin e kryeministrit.

Ky votim u bë vetëm një javë pasi presidenti i atëhershëm, Boris Jelcin, e kishte nominuar ish-operativistin pak të njohur të KGB-së, Vlladimir Putinin, për këtë post.

Dorëheqja befasuese e zotit Jelcin, vetëm katër muaj më vonë, e solli zotin Putin në pozitën e ushtruesit të detyrës së presidentit, duke e hapur rrugën për zgjedhjen e tij për shef të shtetit në mars të vitit 2000.

Ky ndryshim i shpejtë dhe larg nga transparenca i ngritjes në krye të postit më të lartë në Rusi, ishte një shenjë e gjërave që do të vijnë.

Gjatë dekadës së kaluar, Vlladimir Putin ka shfrytëzuar instrumentet e shtetit për ta forcuar atë që në Rusi njihet si "autoriteti vertikal", që është një model i qeverisjes, në të cilin autoriteti është ngushtë i konsoliduar në krye.

Putinizmi e shfrytëzoi momentin në Rusi derisa njerëzit ishin të etshëm për stabilitet, apo, së paku, dukje të stabilitetit.

Në thelb të këtij sistemi përfshihet edhe kontrolli politik në sektorin e energjisë, që është dominant në këtë vend, synimi për ripërtëritjen e statusit të fuqisë globale të Rusisë dhe rikërkimi për ndikimin e Rusisë në ish-shtetet sovjetike.

Megjithatë, cilësia më goditëse e Putinizmit është armiqësia ndaj shprehjes së lirë.

Kjo periudhë e gjatë një dekadë e sulmit ndaj të drejtës fundamentale të njeriut, nuk është reprizë e kontrollit ideologjik, që ishte simbol i periudhës sovjetike.

Autoritetet kanë përdorur një model të ri selektiv të censurës. Në këtë sistem, shteti përpiqet t'i censurojë informacionet me konsekuenca të vërteta politike, ndërsa në margjina lejon një sasi të pavarësisë.

Kontrolli i mediave ishte bërë prioritet i lartë i epokës së Vlladimir Putinit. Shteti tashmë e ka marrë kontrollin ose i ka zbutur të gjitha kanalet kryesore kombëtare televizive.

Kremlini jo vetëm që nuk i ka margjinalizuar ata që mendojnë ndryshe në Rusi, por është përpjekur që ta shuajë edhe punën e mediave të jashtme.

Inspektimet kapricioze të taksave dhe ligji i paqartë e ekstrem, janë të përpiluar për t'i frikësuar transmetuesit ndërkombëtarë, përfshirë Radion Evropa e Lirë dhe BBC-në.

Duke përdorur këto metoda, autoritetet tashmë i kanë mbyllur 28 prej 36 radiostacioneve ruse, që i marrin dhe i transmetojnë programet e Radios Evropa e Lirë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Forbes: Analogjia mes Jugosllavisë dhe GjeorgjisëNga Melik Kaylan (08.15.2009)
Reporterët pa Kufij mbi sulmet ndaj "Ekspresit" (08.15.2009)
Lufta Gjeorgji-Rusi: Realiteti i ri, raportet e vjetraNga Robert Coalson (08.14.2009)
Çeçeni: Vriten aktivistë për të drejtat e njeriut (08.12.2009)
Botohet për herë të parë i plotë libri "Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman" (08.11.2009)
Kruma, qyteti i vogël me investime të mëdhaNga Riza Hoxha (08.11.2009)
Shtatorja e Leninit vret njeriun (08.11.2009)
Këshilli i Evropës: rëndësi e dorës së parë për bashkimin e Evropës (08.11.2009)
Si u përvetësuan kishat ortodokse shqiptare nga ortodoksizmi në Maqedoni (08.10.2009)
Xhuda: Veriu - pak gjasa të kthehet nën qeverisjen e Kosovës (08.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]